E enjte, 25.04.2024, 01:16 AM (GMT+1)

Mendime » Dardani

Ilir Dardani: Faqja e zeze e Shqiperise (VII)

E diele, 27.04.2008, 05:52 PM


Faqja e zeze e Shqiperise (VII)

Nga Ilir Dardani

Hej Shqipni, ta marrte dreqi kryte, zgjohu!

Sic duket shqiptaret e Shqiperise nuk e pelqejne dhe aq shume bashkimin kombetar. Shqiptaret ne vende te ndryshme ne Ballkan jane akoma te pushtuar dhe duan me cdo kusht lirine! Une mendoj se pervec te tjerave, Shqiperia shikon shume kulture turko-arabe ne territoret shqiptare te okupuara dhe mungon deshira e perzierjes se kulturave te ndryshme. Shqiperia, edhe pse nje vend pa stabilitet, shpirtin e ka evropian. Kosova, edhe pse eshte nje shtet i ri, nuk eshte e sigurte ne vizionin e saj. Shqiptaret ne Maqedoni etj, shquhen per turqizem esktrem. Politikanet dhe elita e Shqiperise jane evropian. Ne Kosove as me te gjallet dhe as me te vdekurit! Ne Maqedoni kokat me te medha jane evropiane. Mendoj se duhet te bejne me shume per te kthyer ne rruge te drejte popullin injorant qe ecen si pula pa koke. Mjafton t’i thote nje fjale mjeker-carcafi i ardhur nga Arabia dhe shqiptari, duke qene anti-miresi, behet viktime e dyfishte! Politikanet dhe intelektualet e Shqiperise nuk duhet te heshtin. Sensibilizimi eshte shume i nevojshem per shqiptaret jashte Republikes se Shqiperise. Hej Shqiperi, ta marrte dreqi kryte, zgjohu!

Sikur te isha Polic!

Sikur te isha polic, s’do hezitoja te arrestoja vashezat e milioniereve shqiptare, edhe nese i frynin ligjit, jo me ta preknin! Para pak ditesh policet arrestuan vajzen e nje milionieri, 20 vjecare, e cila ngiste nje BMW – X3, pasi kishte qelluar policin - ishte e dehur dhe nuk kishte dokumenta te rregullta! Vajza e parave thote se ‘’i vetmi gabim ishte gjaknxehtesia’’! Policet shqiptare, si te gjithe shqiptaret kane paga skandaloze, por policet perballen cdo dite me qenjet me te egra te shoqerise, ku ben pjese edhe vajza e lekeshumtit te parruar, dhe meritojne me shume. Shqiptaret, ne vecanti femrat e pasura shqiptare, te cilat kane para pa derdhur djerse vete, jane qenjet me te shpifura te shoqerise. Arrogance kanceroze qe ta shpif diten edhe nese je mijera kilometra larg! Drejtesia duhet te jete e njejte per te gjithe dhe vasheza duhet te qendroje prapa hekurave per te pakten nje vit, njekohesisht mungesa e briskut te rrojes te paguaje edhe demshperblim, dhunen e se bijes! Polici eshte i paprekshem. Hekurat!

BollGjarperi!

Qeveria shqiptare duhet t’i veje grushtin kokes! Nga Himara duhet te fluturosh shume drejt Athines qe te arrish ne kufirin origjnal Shqiperi-Greqi. Fatkeqesisht per kombin tone, shkelja eshte e pranishme edhe ne kete cope vend qe na kane lene! Aryeja e pare qe shteti shqiptar hesht eshte mungesa e atdhetarizmit, pastaj arsyeja e emigranteve shqiptare  qe punojne e jetojne ne Greqi, sepse pjella e cmendur greke hakmerret me ‘’fshesa’’! Nje BollGjarper degjohet shpesh per antishqiptarizmin e tij, por politika shqiptare ben sikur nuk degjon. Asnje shqiptar apo shqipfoles, qe ka deshire te largohet nuk e ndalon njeri, por nese qendrojne brenda teritorit shqiptar, atehere duhet te jene shqiptare, qofte dhe me dhune, te plasen brenda hekurave derisa ta harrojne rrezen e diellit shqiptar. Eshte shume e thjeshte: Shqiperia per shqiptaret, Greqia per greket!

Baze, ish-dashuria e madhe e Berishes!

Nese permendet emri ‘’Mero Baze’’, te kujton dashurine e madhe, pasion gjigant ndjenjash qe ja shprehte gjithe ‘’donzhuanllek’’ Sali Berishes, per vite te tera. Sot Mero Baze ben si i ditur duke sulmuar here pas here Berishen, thua se nuk e njihte me pare! Duket qarte qe i jane prekur interesat shefit te gazetes Tema dhe eshte tradhetuar ne dashuri! Sic ndodh shume here, cifti thyhet dhe lind urrejtja! Nese z. Baze ishte ne sherbim te Enverit ne kohe diktature, une e kuptoj, por ne kohe lirie, kur nuk ke frike nga persekutimet komuniste, dashuria ne kete rast ka vetem nje emer: interes lekprures nga djersa e shqiptareve! Ne kohen qe Mero Baze duhej te kujdesej per gazeten e tij dhe mos ta linte tirazhin vetem 27 kopje, ai si kryemilitant i Berishes nuk linte fshat pa shkelur neper fushata elektorale, duke u bere edhe objekt sulmi fizik! Eh…leket nuk fitohen pa kallo ne shpine, por dhe leket s’te bejne mire me fytyren nxire!

Blloku i vajzave te mbara!

Te ‘’blloku’’ nuk shkova per kurva, por sepse me duhej te kryeja nje porosi te nje miku nga Brukseli. Kisha shume vite pa shkelur ne ate pjese te renduar prapanicash dhe direkt me beri pershtypje parada e kurvave qe te ngjiteshin si m… ne pjesen e poshtme te kepuces! Nese jeni ne kerkim te ndonje kurve, blloku ofron kurva me shumice, por nese ndonjehere jeni ne kerkim te ndonje vajze qe ja vlen, bllokun duhet ta hiqni nga harta e Tiranes. Tirana s’mund te jete si Brukseli, por persa i perket ‘’parajses kurve’’ thyen cdo rekord. Por s’ka vetem kurva! Ka edhe prostituta me pagese modeste, psh, nese do qe ta besh gjumin e embel me ndonjeren, mjafton nje darke, nje dhurate e thjeshte. Vajzat shqiptare ne pergjithesi dhe ato ''Tironce'' ne vecanti po ‘’konsumohen’’ shume nga ana fizike dhe mendore. Pra, nese ka shijuar gjithcka dhe ska asnje gram mend, pse nje dite do kerkoj te kaloj jeten me ndonjeheren prej tyre, kur te huajat jane shume me lart ne cdo drejtim!? Duke u bazuar ne eksperiencen time: Vajzat shqiptare jane arrogante, kokboshe, shpirtliga dhe brekpalara ne shume raste, me nje pamje fizike normale. Kuptohet, jo te gjitha por vetem nje pjese e madhe e tyre! Edhe pse e percmoja nje grup qe se mbaj mend si quhej, por kenga ishte ‘’Vajzat e mbara’’, teper banale por qe shpreh nje realitet te pakundershtueshem. Ne grup bente pjese edhe nje kurve, por qe tregon per kurvat e tjera! Eshte koha e demokracise por jo koha e kurvave qe lundrojne sa ne njerin shtrat ne tjetrin! Shqiptare nga ato? – Jo, shume faleminderit!

Enver Hoxha te qofshim fale!

‘’Enver Hoxha te qofshim fale’’ - titullohet kenga e treshes se Hasit: Dida – Cela – Kovaci. Hasi i thate asnjehere nuk u njom, perjashto rastet kur eshte njomur me gjak! Pasi uji nuk kishte si te shteronte sepse mungonte, duhej qe rapsodet hasjane te perbuznin diellin e henen (pasurine e vetme qe kishte ajo pjese e popullit te stervuajtur shqiptar) dhe i kendonin mos-shterimit (mos-shtjerrjes) te kenges per bace Enverin. ‘’Gjithe Shqipnia per nji djal/Enver Hoxha te qofshim fale’’ – usheton ne bjeshket e nemuna te Hasit! Amaneti i rapsodeve nuk plotesohet dot sepse madheshtia e Enver Hoxhes nuk shtohet nga brezat e sotshem dhe ata qe do vine me pas.
‘’Plot pese shekuj nana priti’’ – eshte nje kenge tjeter e ketij grupi qe qante ne kenge, ne sy e ne zemer per bacen jete-sharrues, monstren shqiptare, Enver Hoxha. Paturpesisht, ne kengen e tyre, qane edhe shpata e Skenderbeut per vdekjen e perbindeshit!
Dide-Cele-Kovaci, Merre cifteline, shko te nje i moshuar ne fshat, degjoje rrefimin e tij dhe fillo te thuresh kengen per te dale nga keneta e turpit tend!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora