E marte, 23.04.2024, 10:08 AM (GMT+1)

Kulturë

Qazim Shehu: Instikti i gruas

E diele, 06.01.2013, 01:48 PM


INSTIKTI I GRUAS

Tregim nga Qazim D. Shehu

Nuk e fiksoi atë sekondë, kur vështrimet e tyre u kryqëzuan në ajër dhe mbetën ashtu në një pikë të ngrirë ,sikur të kishin frikë të ndaheshin nga njëri tjetri.I pari u tërhoq ai,duke e ndjerë me një përvëlim të brendshëm sulmin e atij syri të ëmbël, që pa drojë dhe ngulmueshëm sulmonte gjithë qenien e tij. Ai pa poshtë tavolinës, po aty ndodheshin vetëm dy këmbët e saj,futur në këpucka të bardha dhe pulpat që iu dukën akoma më të bardha.Kryqëzo e tërhiqu, me nje lojë inkadeshente, vështrimet e tyre,mbase do të shkërmoqeshin në një pluhur të zjarrtë po  të mos vinin në ndihmë fjalët.Dhe  e ndjeu të nevojshme këtë.-Lira, ke sy të bukur,tha ai.Ajo buzëqeshi me shpirt.Eptimi i saj prej zjarri dhe ajri i fërgëllonte  fare pranë.-Tjetër?-pyeti ajo.-Të dua dhe s`mund të gjendet fjalë tjetër për ta përforcuar këtë,i tha .Si një flutur e lodhur nga përplasja me dritën, ashtu edhe fjala e tij u duk se ra  mbi syprinën e tavolinës.Rrezëllimi i buzëqeshjes së saj,prarimi i flokëve ngjyrë bakri të ndezur, u duk se e ngriti atë fjalë në ajër, për ta vërvitur në një lojë mallëngjyese e pastaj për ta kyçur në zemër e çelsin e kyçit për ta hedhur në detin e harresës.E para zgjati dorën drejt dorës së tij,ia shtrëngoi fort,me gishtat e trashë,mishtorë,mbushur me unaza floriri.Gishta të çuditshëm për atë trup elegant,unaza të tepërta për dashuri.Pastaj filloi loja, në kërkim të pjesëve intime,gjithnjë poshtë tavolinës, me një magnitutë dridhjesh verbuese.Të tjerët hanin në tavolinë, ngrinin shëndete, këndonin,e flisnin për letërsi, filozofi,tradita e ushqim,duke përzier kohrat.Ndërsa ata të dy kishin një kujdes të rafinuar,që asgjë të mos diktohej,sepse poshtëtavolina ishte mbrojtësja më e mirë.Këmbët e tyre ishin puqur,dhe ajo i tha se ishte grua e martuar,po burrin nuk e kishte,ishte e pasur me tri shitore,dhe drama e saj  ishte kushtëzuar nga to, sepse nëse martohej,kunetërit i përvetësonin dyqanet.I shihte fytyrën lulëkuq,një fytyrë e bukur,rrezëlluese, po ai vetë nuk e ndjente se emocioni i tij reflektonte më hapur.Drekës po i vinte fundi,sepse kamarieri po mblidhte pjatat.-Po ju nuk hëngrët, pyeti një plak duke i parë me vëmendje, apo s`u pëlqeu dreka?Vetëm atëhere Nedimi kuptoi se kishte ngrënë fare pak,Lira po kështu.Kur ata dolën jashtë ,shkëmbyen numrat e telefonit,dhe Lira i tha se duhej të ndaheshin patjetër ,sepse njëri nga kunetërit po sillej aty rrotull.Ajo e puthi në buzë me vrull dhe iku si një çapkëne që provon dashurinë për herë të parë.Vetëm kur u largua nga qyteti N. dhe hipi në furgon Nedimi u kujtua se kishte grua dhe dy djem të vegjël.I mbushur me ajrin e ngrohtë të dashurisë,ai ndjente se ky ajër po kondesohej ngapak në një shi arsyetimi.Rrotat e furgonit vërshëllenin në asfalt,dritat e fshatrave e theksonin më tepër natën.Sa dëshirë kishte të rrinte natën në një arë me misër,apo në një kodër me ullinj dhe pranë të kishte Lirën,në dritën e yjeve dhe freskun që kishte fusha të dy të flinin në krahët e njëri tjetrit dhe kur të zgjoheshin në mëngjes të arratiseshin në ndonjë lagunë dhe të zhveshur cullak të laheshin në det larg syrit të njerëzve.Po kjo pamundësi ia tymoste mendimet dhe ai se kapte dot thelbin e tyre,sepse ashtu siç tymosim një bletë për t`i marrë mjaltin ,në atë gjendje jemi kur duhet të ndërgjegjësohemi për hidhësinë e mjaltit të dashurisë.Kur arriti në shtëpi ishte vonë.E shoqja flinte,djemtë po ashtu.Ata nuk ndjenë asgjë,Nedimi u shtri në divan, fiku dritën dhe filloi sërish të mendonte,po ç`mund të mendonte,kur shtigjet e tyre pamundësoheshin në hapje përderisa nuk e kishte Lirën pranë.E zuri gjumi.Në mëngjes e shoqja i erdh tek koka dhe e pyeti se çfarë kishte ndodhur me të,ishte herë e parë që ai flinte vetem,ajo e pa me kujdes sikur donte ta hetonte, po fytyra e tij nuk shprehte asgjë, dhe duke mos shprehur asgjë rrëfente një dramë.E shoqja e kuptonte këtë, gjithnjë duke menduar se s`duhej ti kishte mirë punët,ndaj ajo iu afrua dhe e puthi me afsh e dhimbsuri,duke ndjerë se në këto çaste t`i qëndrosh bashkëshortit pranë,jo vetëm është detyrë po më shumë se kaq.Veçse Nedimi e largoi lehtësisht me dorë, duke i thënë se nuk kishte gjë,thjesht një dhimbje të zakonshme koke ,e cila do t`i kalonte shpejt dhe ajo s`kishte pse mërzitej.Fytyra e saj ishte e qetë,bukurine  e treste në një paqartësi lodhje.Ai u ngrit dhe vështronte përjashta.Lagja shpinte gjymtyrët.Gruaja kishte ikur me një nxitim të ndryshëm nga herët e tjera.Si ta priste këtë rast Lira e mori në telefon.-Alo,a fjete gjumë, unë gjithë natën jam përpëlitur në shtrat duke menduar për ty…Ky zë zjarrndjellës,artikulohej lirshëm,përcillte një afsh tundues, të cilin ai e ndjente ,por edhe e kuptonte se ishte brenda tij.Kur vajti në zyrë ai i foli Lirës me falët më të mundshme intime,për  çudi edhe ajo sikur të kishte lexuar fjalorin erotik të një profesori të njohur ,i kthente po këto fjalë me teprimin e një guximi të paturpshëm.Nedimi u ndez nga fantazia e fjalëve të saj ,po shkrehej i tëri në kolltuk.Njeriu, mendonte ,ka nevojë të dëgjojë nganjëherë fjalë të tilla, sidomos nga një e vluar që të jepet tërësisht.Atë ditë s`bëri asnjë punë, ndoshta nuk kishte apo nuk i sajonte dot,apo s`qe i zoti të vinte një radhë në bërjen e tyre.Ishte i përhumbur në kolltuk kur tringëlliu zila e telefonit.Nedimi u ngrit rrëmbimthi.E shoqja e porosiste të blinte patate.Ç`banalitet, mërmëriti ai.Kur u kthye në shtëpi e pa të shoqen që lante gotat.Tek e kqyrte ashtu,ndjente heshtjen e saj, sepse provoi një keqardhje të thellë,ajo iu dhimbs, ndonëse nuk kishte shkak për këtë.-I solle patatet ,pyeti ajo.Ç`patate?-foli Nedimi.Ajo iu afrua dhe filloi ta shikonte.Ishte kaq e përqëndruar sa kërkonte të zbulonte diçka prej tij.-Nedim, i tha,çfarë ka ndodhur me ty, tregoi Sanijes tënde.Nedimi uli kokën ,po u kujtua se s`duhej të bënte rolin e një hutaqi idiot,shpejt ai e vështroi të shoqen, madje e përfshiu në krahët e veta duke i thënë:-S `guxon njeriu as të trishtohet njëherë, as të harrojë , se fillon hetuesia…Nganjëherë njeriu ndjehet bosh, pa e kuptuar pse,ty s`të ka ndodhur kështu?Tani më duhet të shtrihem se jam vërtet i lodhur, përfundoi ai  dhe vajti në dhomën tjetër.Nga dera e hapur dëgjohej përplasja e pjatave mbi lavaman, me një ritëm kërcitës, bllokues ,sikur ato të bënin luftë me njëra tjetrën, enkas për të cimbisur nervat e tij.Kishte fjetur një orë gjumë, u ngrit bëri një dush dhe i tha së shoqes se duhej të ikte, në zyrë ai kishte një projekt që për shkak të një nervozizmi që s`dihej nga i vinte e kishte lënë përgjysmë,dhe ai duhej ta dorëzonte të nesërmen.E shoqja e pa me bisht të syrit dhe nuk tha asnjë fjalë.Ajo tani po fshinte duart me një pecetë sikur po fshinte dyshimet për të.Po Nedimi do fliste me Lirën ,dhe gjithnjë të njenjtat fjalë, përgjërime të thekshme, urime e britma të lehta,nga ato të cilat mund të hasen nëpër filma erotikë.Kjo lloj fshehtësie përzier me një ndjenjë pasigurie të këndshme i pëlqente tej mase.Ky lloj teatri i padukshëm që luhej nëpër valët zanore,i siguronte një komoditet metafizik të allosojshëm.Zëri isaj kishte një tonus elegant,një njomështi vajzërore, ai ndryshonte nga zëri i Sanijes së tij të dashur,i cili me kalimin e viteve kishte marrë një timbër burrëror.Ndoshta ky qe shkaku që ai  ra në atë humnerë të ëmbël, duke u bërë burri i ëndrrave të pritshme të Lirës.Gjithë atë mbrëmje Nedimi nuk foli asnjë fjalë, madje edhe darkën e hëngri në mënyrë mekanike.As Sanija nuk foli.Fytyra e saj dukej si e ngurosur në një përhumbje të thellë.Sa e kishte dashur dikur, atëhere kur besonte se nuk kishte femër tjetër që mund të barazohej me të, atëhere kur trupi dhe hiret e saj I jepnin një kënaqësi dhe ngjitje të hovshme drejt qiellit të ëndrrave të pambarimta. Vecc , ja si rrjedh jeta, në një gërryerje të pakuptimtë ndjesishë, në kthesa të papritura, të cilat sjellin e fshehin të panjohura që zbulojnë tronditje të mëdha.Tani ajo I dukej fare e zakonshme pa ato drithërimat e zakonshme, plot të rrënqethura erotike konvultive.Duke e parë pa vëmendje gjithësesi ai kishte ndjesinë se ajo nuk kishte rënë aq sa mendonte ai, po këtë rënie e sillte imazhi I Lirës.Një imazh tundues këndellës që sikur ia kishte gjethëruar dushkajën e ëndrrave të përzhitura.Fytyra e saj herë I sillej e plotë e herë I zhdukej, sipas dallgës trazuese të përjetimit të vet dashuror.Ditët rridhnin të qeta ,vazhdonin të njenjtat telefonata,Sanija që s`thoshte ndonjë gjë,gënjeshtrat e tij të përsëritura që ftilloheshin përmes sajimesh të paturpshme,për të cilat ai mendonte se Sanija duhet ti besonte,ose në mos i besonte në djall të shkonte,sepse po ia çirrte ndjesitë në një mënyrë të tillë sikur ai të kishte një iriq lëvizës përfund zemrës.Ishte ditë e diel dhe ai po rrinte tek klubi i lagjes.Bënte ngrohtë ,rrezet e diellit e përhumbnin në një fantazi joshëse.Që prej njohjes meLirën atij i pëlqente vetmia,vetëm brenda saj mund të ëndërronte,ose të përjetonte dilemat e ëmbla të dashurisë .Ai nuk e priste atë çast, po ndodhi. Lira e mori në telefon dhe i tha se ishte tre kilometra larg qytetit të tij.Ajo po vinte e vetme me makinë,ndaj pas një ore ata duhet të takoheshin patjetër ,diku në periferi.Si zakonisht ajo lëshoi drejt tij fjalët e zakonshme standarte që merren me mend, por që mund t`i thotë vetëm një e vluar e përvëluar për burrë.Më në fund, mërmëriti Nedimi,po telefoni ra sërish.Ishte Sanija, ç`koinçidencë vrastare,mendoi ai.Me një ton të ngulët, lutës apo urdhërues, ajo i tha se duhej të nisej urgjent për në shtëpi.Ç`kishte ndodhur, mos vallë ishte ndonjë fëmijë sëmurë, mos duhej marrë ambulance,apo….Si një njeri që ndohet në një kryqëzim ku e josh ccdo krah ashtu ndodhej edhe Nedimi.Ai nuk po nxitohej, tani po mendonte përtueshëm, me një ankth të fortë.Me pamjen e një hutaqi që s`di cctë bëjë, ai kuptoi se këmbët e kishin thirrur drejt shtëpisë.Kur shtyu derën dhe hyri Brenda pa se si  ishte shtruar një tryezë me gjithë të mirat, aty ndodheshin motra e tij,dy motra të Sanijes,të cilat Nedimi i përshëndeti sa për të thënë.Ai nuk e kuptoi këtë,por Sanija i tha se njëra nga motrat e saj dp nise të nesërmen për Gjermani me specializim dhe kishte menduar të shtronte nje drekë.Ajo I kërkoi falje që nuk e kishte njoftuarpo duke e ditur mirëkuptimin e tij të kulturuar, dhe surprizat që I kishte bërë gjithnjë,ajo kishte menduar se kjo drekë do I pëlqente shumë. .Po Lirës çfarë do t`i thoshte,si i zënë në çark ai e ndjeu se s`kish si lëvizte.Tani duhej të vishte një maskë tjetër, po a e bënte dot?Do të mundohej dhe dreka kaloi mirë.Motrat e Sanos flisnin shumë, hargaliseshin dhe e ngacmonin bisedën gardh më gardh, pa lidhje, si gjithnjë,ato kishin tip tjetër nga Sano.Ndërsa Sano lavdëronte papushim të shoqin , si për inat të dy motrave që lavdëronin burrat e tyre.Ai nuk e kishte mendjen se cc`thoshin ato, tani shihte me sytë e mendjes se ccfarë ankthi do të provonte Lira duke e pritur atë dhe sa do të zhgënjehej kur ai nuk do dilte.Gjithçka do t`ia spjegonte Lirës, ajo me siguri do ta kuptonte dhe s`kish sesi të mos e kuptonte,dhe të gjitha ia tha  në darkë në telefon ,po ai ndjeu se në zërin e saj kishte një pezmatim , të cilin tjetra mundohej ta fshihte po nuk e bënte dot.Ajo nuk e merrte më në telefon siç bënte herë më parë.Kjo e tërbonte Nedimin, aq sa e ndjente këtë tërbim ndaj Sanos së tij ,e cila ishte bërë aq e kujdeshme sa i ngjante një dedektivi të sprovuar.Një ditë pasi u vesh mirë , ai i tha Sanos se do nisej me shërbim për në qytetin bregdetar.Nëse nuk vinte në darkë do ta lajmëronte.Fytyra e Sanos shprehte një pikëllim të lehtë , ajo iu var në qafë, e puthi me ngrohtësi dhe i uroi udhën e mbarë.Nedimi u nis, po u kujtua se do ishte mirë që më parë ta merrte Lirën në telefon dhe formuloi numrin e saj.Alo, Lira…Po,sa e tmerrshme… U dëgjua një zë burri:More maskara, ti kujton se Lira është një grua rrugësh…Të njohim mirë dhe në rast se guxon,ta marrësh në telefon , do shkosh në të sat shoqeje pastaj…Nedimi u zverdh.Mbaroi, tha me vete, dhe u kthye mbrapsht, po Sanos çfarë do t`i thoshte? Me siguri  prapë do gënjente duke shpresuar se kjo ishte gënjeshtra e tij e fundit…



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora