E hene, 21.10.2019, 09:21 PM (GMT+1)

Komente » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Shënime të rralla për Ali Pashën

E diele, 06.01.2013, 11:09 PM


Rast: Iniciativa e Kryeministrit për të sjellë kokën e Aliut në Shqipëri.

Ca shënime të rralla për Ali Pashë Tepelenën

Ekskluzive nga  Reshat Nexhipi

Në vend të hyrjes

Gjatë një interviste, që kishte të bëjë me kontributin e figurave shqi

ptare në të kaluarën, gazetari më pyeti : Cilët  pesë shqiptarë, sipas meje, meritojnë të zënë vend më të lartë  në piedestalin e historisë tonë. Meqenëse numri i figurave që duhej t i permend ishte i limituar, pa lodhur shumë mendjen, thashë: Skenderbeu, Ali Pashë Tepelena, Ismail Qemali, Ahmet Zogu dhe Gonxhe  Bojaxhiu. Edhe pse nuk pretendova  që kjo përzgjedhje  të jetë e drejtë,  në shtypin e përditshëm  e sidomos përmes telefonatave, njerës të njohur dhe të pa njohur, kundërshtarë të ndonjërit nga pesë të apostrofuarit, më akuzonin  ashpër, duke theksuar  gabimet e  çdonjërit. Në përgjigjet time, u thosha që s ka njeri ideal, pa gabime, por për të vlerësuar atë, duhet vënë në peshore edhe negativet por edhe pozitivet dhe në bazë të saj të vlerësohet kush sa peshon dhe se puna e çdo njeriut duhet parë me sytë e kohës kur ai ka jetuar dhe vepruar e jo me optikën e sotme. Mirëpo, edhe kjo nuk ishte e mjaftueshme për disa, të cilët, madje edhe Skenderbeun nuk e  kursyen, duke  kujtuar  një betejë, udhëheqës të së cilës, sipas reaguesit,  paskësh qenë një i afërt i tij, por i paaftë për atë detyrë, prandaj në frontin e luftës paskan mbetur  mijra shqiptarë të vrarë etj. Një nga reaguesit, nuk mbeti pa kujtuar  shërbimin dyzetvjeçar të Ismail Qemalit  në Perandorinë osmane, disa komunistë më  flisnin për largimin e ,,turpshëm,, sipas tyre të Mbretit tonë, kurse  një  fetar i madh musliman, qortonte Gonxhe Bojaxhiun që, sipas tij, nuk bëri gjë për popullin e vet. etj. etj.

Bëra këtë hyrje, për  të thënë që, e njëjta gjë mund të më ndodhë edhe me këtë shkrim, kushtuar Ali Pashë Tepelenës, edhe pse  për gabimet e te tij  kam shkruar më parë, prandaj, kësaj  rradhe  përqendrohem  vetëm në anët pozitive të tij.

xxx

Ali Pasha, inspiruar nga nëna e  vet. Ajo, në një rast, kur i biri, u kthye nga lufta pa sukses, i tha të merte boshtin e të tirrte lesh me gratë në konak se nuk i kishte hie të mbante armët dhe të qëndronte në mesin e burrave. Hankua gjithmonë e porosite atë që nga lufta të kthehet ose si fitimtar ose i vdekur dhe se nuk duhej hedhur në luftë si luan e pastaj të kthehesh si lepur.

xxx

Ali  Pasha për Turqinë. Në fazën e parë, kur ky i kishte punët mirë

me Sulltanin, si komandant  Sanxhaku, etj., kontribuoi tepër në stabilizimin e Perandorisë osmane, sepse, përveç të tjerave, pengoi sulmet

e kundërshtarëve të pushtuesëve osmanë, kurse në vendet ku sundonte

vetë ai, siç ishte edhe  Maqedonia, vendosi rregull dhe  qetësi që nuk e kishte në asnjë vëndë tjetër të Perandorisë osmane, gjë që, flet edhe shënimi  se në kohën e tij ,,Shqera dhe ujku mund të rrinin bashkë, pa patur aty barinë,,.

xxx

Ali Pasha, me qendrim tolerant ndaj popujve dhe konfesioneve  fetare.Me siguri, për qëndrimin e këtillë, kishin  ndikuar  edhe këshillat e një babajt bektashi që, nëse do të sundojë sa më tepër dhe të vdesë me nder, të sillet mirë me të gjithë, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre

etnike, fetare etj. Prandaj ai, jo rastësisht, bashkëshorten e kishte ortodokse dhe kishte ndërmend të ndrojë emrin në Aleksandër, me siguri edhe për adhurimin që kish ndaj Lekës, të ciln e konsideronte për stërgjysh të kombit të vet.

xxx

Ali Pasha, myhyp bektashi. Këtë  e shkruan Nathaly Cleyer, e cila shton se ai  ka qenë njëkohësisht përgjegjës për përhapjen e Urdhërit Bektashi të dervishëve ndër shqiptarët. Përndryshe, në fillim  ishte sy

nit, pastaj u bë shihit-bektashi, me siguri, duke e çmuar këtë sekt ose tarikat  musliman më tepër se çdo konfesion tjetër fetar, si dhe për shkak që, sipas Nathaly Cleyer, bektashinjtë mbanin qëndrrim të veça

ntë kundër Sulltanit, të cilin e quanin “Jezit” etj. Pra, Aliu u lidh me bektashinjtë me qëllim që të ketë përkrahjen e tyre në realizimin e qëlli

meve të veta për të krijuar,sipas disave një shtet të madh shqiptar. Nën ndikimin e tij   ,,Një pjesë  e mirë e Shqipërisë jugore dhe Epirit u kë

thye në bektashi,,  siç ishte  edhe  vetë  ai- thuhet në një tekst  të internetit, kushtuar tarikatit në fjalë.

xxx

Janina e Aliut-qendër bektashiane. Kjo kryeqendër  e pashallëkut në fjalë, ishte kthyer në vetqendrim për mjaft dervishë e misionarë të ndryshëm të urdhrit  bektashian, të cilëve Ali Pasha u  linte në dispo

zición shuma të hollash, banesa për të jetuar, prona etj.-thuhet në tek

stiin e theksuar    internetit, duke përmendur emrin Sheh Bursaliu nga Anadolli, shef i një teqeje në Prevezë, një dervish nga Maroku, një nga Siria, poashtu shef i një teqeje  afër Janinës, etj.

xxx

Ali Pasha dhe bejlerët e Prespës. Bektashinjt  e kësaj ane, që e përk

rahën, fituan prej tij  titullin be. Edhe pse nuk është modeste,  rasti e kërkon të them se midis tyre  ishte edhe gjyshi i babajt të këtij shkrimi-Ismail beu, pra,  babaj  i Nexhip Beut. Ismail Beu, nën ndikimin  edhe të Ali Pashë Tepelenës, kishte sjellje korekte ndaj sllavëve, prandaj

dhe këta  i  kishin  thurur këngën  me titul ,, Ќе го земам Исмаил Бега, умирам за него,,(Do ta marr Ismail Beun, vdes për të), ku përshkru

het bukuria dhe zotsia e tij dhe, sipas këngës, në të  ishte dashuruar  vajza sllave, por që, gjithmonë sipas këngës, ai nuk ia vinte veshin fare, asaj,etj.etj. Tregova këtë rast për të theksuar faktin se  sllavët e asaj kohe, për dallim nga të sotmit,  kishin respekt ndaj shqiptarëve, që  ishte pasojë edhe, siç thashë, qendrimit korekt të Ali Pashë Tepelenës ndaj popujve të tjerë, gjë që vlen edhe për kohën e Skenderbeut, të cilit, sllavët  i kishin thurur disa këngë, siç ishte edhe  ajo me titul ,,Скен

дербег и моме битолско,, (Skenderbeu dhe vajza e Manatirit,,).

xxx

Ali Pasha, përmes  bektashizmit, Prespën e shëndroi  në vend më të emancipuar nga çdo region tjetër shqiptar. Ky emancipim, erdhi në shprehje  sidomos pas  paraqitjes në skenën  kulturore të  Naim Frashërit, veprat e të cilit përhapeshin me të madhe  midis familjeve të sek

tit në fjalë, sidomos ,,Qerbelaja,, dhe strofa e  një vjershe  lidhur me

dashurinë ndaj njëri-tjetrit, pa marrë parasysh përkatësinë fetare, gjë që, me siguri, ka ndikuar  në marrëdhëniet e shkëklqyera ndërkonfesionale në Shqipëri. Vjersha në fjalë thotë: ,,Gjithë njerëzit që janë, vëllezër janë të tërë, një mëmë një at kanë, nga një baltë janë bërë.

xxx

Ali Pasha, për  Anglinë. Në historinë e këtij shteti, përveç  lidhjeve me  Bajronin, emri i Aliut, ka hyrë,  edhe për shkak të lidhjeve  me  hulumtuesin e  dalluar-Viliem Martin Likut, nga Anglia, të cilit, gjatë një vizite në Manastir, veç tjerash,  i kishte dhënë  si dhuratë  bustin e Es’hinit,që, sipas disa shënimeve, edhe sot e kësaj dite  gjindet në  Muzeun e Londrës dhe që është një ndër më atraktivet për turistët e huaj dhe njerëzit e shkencës. E theksova këtë rast edhe për të dëshmuar praninë e Ali Pashë Tepelenës në Manastir.

xxx

Ali  Pasha   dhe Bajroni. Ky shkrimtar  me famë botërore, në shkrimet  e tij, për Aliun  dhe për shqiptarët  ka shkruar në superlativ. Atë e quante ,,Piro i Ri,, si dhe ,,Luani i Epirit,, prandaj dhe  ndoshta  jo rastësisht, veç tjerash,  i kishte dërguar si dhuratë  një çift luanësh,  si dhe një kuti duhani  e  zbukuruar me xhevahire ku në kapak kishte  por

tretin e Aliut. Viktor Hugo,  të dy  këta i  krahasonte  dhe  i ngrinte në qiell, kurse një shkrimtar tjetër  theksonte se Aliu vendin ku sundonte  e ktheu në një vend luftarësh, që me trimërinë e tyre u dëgjuan    tërë botën. Pra, Aliu, përmes Napoleonit dhe Bajronit afirmoi kombin shqiptar  në tërë planetin e atëhershëm, gjë e cila duhet të çmohet dhe mos harrohet, pa marrë parasysh të metat e tij që ishin pasojë e kohës në të cilën jetonte dhe vepronte ai. Mos harrojmë se Aliu dhe Napole

oni ishin të një gjaku.

xxx

Ali  pashëa  për Greqinë. Ai, veç tjerash,  nxiti Revolucionin grek,më 1821, me qëllim që të çlironte popujt e robëruar që jetonin në atë vend, por  edhe  të çlironte dhe bashkonte  trojet shqiptare. Pa të,  Revolu

cioni, edhe sikur të fillonte, do të shuhej që në djep,,-thuhet në litera

turën historike. Përndryshe, një kohë, nën zotrimin e Aliut ishte edhe një pjesë e madhe  e teritorit të  sotëm grek në Thesali.

xxx

Ali  Pasha dhe Rigasi. Emri i vërtetë i këtij revolucionerit të parë grek është  Andon Qirijazi, me origjinë vllehe. Në pallatin e Ali pashë Tepe

lenës  këndoheshin këngë për të, që do të thotë se ai ishte tepër i respek

tuar nga pashai në fjalë, prandaj edhe ky i fundit bëri përpjekje mak

simale që ta lironte nga burgu i Beogradit. Përveç ndërhyrjeve të tjera, kishte dërguar edhe një shumë të madhe të hollash për të koruptuar

Pashën e atij qyteti, por pa sukses, sepse  atë dhe disa revolucionarë

të tjerë i kishte varrur në një kështjellë të Beogradit dhe i kishin hedhur në lumin Danub.

xxx

Ali Pasha dhe Kapllan Pasha. Ky ishte vjehri dhe njeriu  më i  dashur  i Aliut, sepse  familja e  tij  ishte jatak-vend strehimi për të parin, gjegjë

sisht i kishte shpëtuar vdekjen nga kundërshtarët e tij dhe nga sunduesët osmanë. Prandaj dhe, jo rastësisht, me urdhërin e Vezirit të Manastirit, Kapllanit, akoma pa zbritur nga kali, ia kishin prerë kokëln dhe e kishin lënë  në gjendje të tillë në një shesh të këtij qyteti disa ditë me rradhë.

Aliu, u hakmor keq për këtë, duke e sulmuar disa herë Manastirin dhe duke vrarë shumë  qeveritarë të njohur turq.

xxx

Koka e prerë e Aliut, pasuroi tepër një pasha turk. Në literaturën historike, thuhet: ’’Atë  natë,  u nis  për Stamboll  koka e ballsamosur e Aliut..E përcillnin 300 kalorës, me në krye Mehmet Pashën, i cili kishte  marrë  pjesë  në ekzekutimin e dënimit.. Ky, shpalli se, për të parë ko

kën e Aliut, çdo njeri duhej të paguante dy para, të  cilat për atë kohë ishin mjaft  të vlefshme, kështu që, në këtë mënyrë, Mehmeti u pasurua tepër. Përndryshe, koka e Aliut ishte vendosur në një sini të argjentë kurse pashaj  në fjalë paskësh thënë  që do të ndjehej i lumtur sikur të

mbaronte jetën si Ali Pashë Tepelena.

xxx

Koka  e tij, varroset nga një dervish bektashi. Bashkë me tre kokat e djemve dhe të një nipit të tij, ia dërguan në Stamboll, kurse trupin ia varrosën në kala të Janinës përballë një pallati (saraji) që u dogj. Katër kokat u varrosën në  vendin  Silvi Kapi, afër Stambollit.  Këtë,  sipas disa shënimeve,  e kreu një dervish bektashi,  i cili mbi varr,  shkrojti fjalë me vlerë të madhe  për këtë kolos shqiptar. Më vonë edhe nipërit e tjerë, me urdhërin e sulltanit, u sollën nga Shqipëria në Turqi dhe u mbytën. Kështu që, sipas literaturës historike, kishte mbetur gjallë vetëm një nipi i tij- Sirri Selim Pasha.

Edhe ca shënime të tjera interesante për të

xx

Në qafë, Ali Pashë Tepelena mbante vazhdimisht të varrur  një shenjë ose simboll  të falur  nga një dervish bektashi, kurse  mbi pllakën e va

rrit të tij, ka patur një tyxh bektashian.

xx

Oficeri francez, Pirgot, nga Maharaxhai i Madarasit, kishte marrë diamantin e mrekullueshëm 84 karatësh të cilin ia varri në gjoks Ali Pashë Tepelena- bashkëshortes së vet, Vasiliqisë,  përkatësia  etnike e së cilës ka mbetur enigmë, sepse  disa shkruajnë se ishte greke,kurse  ca të tjerë thonë se kishte origjinë shqiptare.

xx

Përndryshe, në një rast, Ali pashë Tepelena,  ka thënë: Atyre që lëshoj

  Atdhenë, u takon litari  (Shyqyr nga Zoti që  nuk është gjallë, se ku do gjendeshin gjth ato litarë)

Në vend të përfundimit

Sjellja  e kokës së Ali Pashë Tepelenës,  dy shpatave  dhe përkrenares së  Skenderbeut , eshtrave të Ahmet Zogut dhe vendosjen  e përmendoes  së tij në Tiranë, janë ngjarje që përmes internetit përcillen anembanë  botës, gjë që afirmon  jo vetëm Shqipërinë por edhe mbarë kombin shqiptar, sepse bëhet fjalë për figura  të shquara, që  rrallë  i  ka tjetër popull  i  kësaj planete, krahasuar me  numrin  e  popullsisë. Se sa kjo  bën, ose duhet    bëjë  krenar   çdo shqiptar, kudo    ndo dhet  ai,  nuk  duhet  koment   tjetër.  Prandaj,  iniciativa  në fjalë,  duhet  përkrahur,  me  qëllin  që sa    shpejt    bëhet  realitet,  e  jo  të çpikim yçkla  për  ta  penguar, vetëm  e  vetëm  se  nuk  na pëlqen  iniciatori !!.



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT