E enjte, 25.04.2024, 02:29 PM (GMT+1)

Kerko: xhafer leci

Xhafer Leci: 100 vjetori në Stuttgart

E shtune, 05.01.2013, 12:29 PM


Qendra Kulturore Shqiptare me seli në Stuttgart të Gjermanisë manifestoi 100 vjetorin e Pavarësisë të Shqipërisë

Nga Xhafer LECI

Në këtë manifetim solemn me një program të pasur kulturoro – artistik, për dallim nga manifesimet në vende tjera, dominonte një qetësi absolute…

Hasan Prishtina ideator i shpalljes dhe bërjes të Shqipërisë Etnike, Ismail Qemali lexues dhe zbatues i deklaratës së Pavarësisë, bashkë me Isa Boletinin, Luigj Gurakuqin dhe shumë atdhetarë e luftëtarë të tjerë, të pendës dhe pushkës, shpallën pavarësinë në Vlorën heroike, më 28 nëntor 1912. Pas 500 vitesh robërie mposhtën flamurin turk, duke ngritur lartë të valëvojë flamuri ynë me shqiponjen dy krenare. Vetëm të bashkuar, me urtësi e mendje të shëndoshë, mund të arrijmë deri te bashkimi i popullit dhe tokave tona të lashta.

Si veprmitar i vjetër që jam më ka rënë të marë pjesë nëpër shumë tubime të ndyshme të karakterit kombëtar dhe të tjerë, të organizuara nga bashkatdhetarët mërgimtarë. Asnjëherë deri më sot nuk më ka rënë të shoh një masë kaq të disciplinuar, e cila, me një vëmendje të veçantë përcillte fjalët e diskutuesëve, recituesëve, vallëtarëve, këngëtarëve… Nuk e di si kanë arritur organizatorët e Q K SH të mbajnë kaq shumë tubime, si manifestime, përurime librash, takime me shkrimtarë, poetë e tjerë dhe gjithëherë të dominojë një qetësi ku dëgjohët fjala e sejcilit.

Në disa tubime të ndyshme është për keqardhje, sikur masa nuk e kuptojnë rëndësinë e festave kombëtare, si Pavarësia e Shqipërisë, e Kosovës e tjerë, nga zhurmat e mëdha nuk dëgjohët zëri, kur lexohën referatet, kur përshëndetën mysafirët dhe kur ata ftohen në foltore të flasin, kur recitohët, vallëzohët e këndohët. Nuk është se popullata jonë nuk ka respekt për festat tona, për musafirët, por disi janë mësuar keq duke folur me zë të lart, sikur të ishin në ndonjë dikotekë me muzikë tallava…

Shumë herë mungojnë edhe duartrokitjet që meritojnë vallëzues e recitues të shkëlqyer, pikërisht për shkak të zhurmës.

Nuk më habisin fëmijtë e vegjël, por të rriturit që bëjnë zhumë të pa nevojshme, sikur kanë ardhur të çmallën, duke biseduar njëri me tjetrin, duke harruar anën artistike, kulturore si dhe diskutimet atdhetare, ku flitet për luftërat, vuatjet, burgjet, për peronalitetet atdhetare, diplomatike, luftarake, të cilët duhët nderuar me kulturë dhe disciplinë, të cilën ata e meritojnë.

Ende jemi me përshtypjet më të mira të asaj mbrëmjeje të bukur që kaluam në Stuttgart, më 25 nëntor 2012, në solemnitetin e kremtimit të 100 – vjetorit të pavarësisë.

Këtë solemnitet e realizuan kryesia e Q K SH, ku morën pjesë rreth 500 bashkëatdhetarë.

Për këtë manifestim  prof. dr. Shefqet Canhasi mbajti një referat të shkëlqyer për historikun e Shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë. Pastaj, recitatorët të cilët me artin e fjalës shqipe, me ngarkueshmëri ideo-estetike dhe emocionale e me aftësi shprehëse, arritën efektin e duhur, duke ndikuar për të mirë te të gjithë pjesëmarrësit .

” Vetëm me programe e organizime të tilla ne do të bëhemi ambasadorë të artit, të kulturës e të qytetërimit shqiptar nëpër botë dhe do ta mbjellim dhe kultivojmë atdhedashurinë shqiptare në zemrat e breznive të reja”, –  ishin fjalët e prof. dr. Shefqet Canhasit për vlerësimin e programit të përgaditur nga QKSH në Stuttgart.

Falë interpretimit të suksesshem të këngëtarëve, vallëtarëve dhe ekzekutuesëve të instrumenteve, të cilët na bënë të shijojmë bukurinë e fjalës shqipe, të ndjejmë kënaqësi të madhe estetike e të dëshmojmë vlera të veçanta artistike të poezisë e të këngës shqipe para publikut tanë dhe të huaj.

1.Programi akademik

Kryetari i Qendrës Kulturore Shqiptare në Stuttgart -Vitor Spaçi, përshëndeti të pranishmit dhe mysafirët.

Konsulli – Faket Kajtazi uroi për festën e madhe dhe përshëndeti organizatorët dhe të pranishmit.

Prof. dr. Shefqet Canhasi mbajti referatin: “100 – vjetori i Shqipërisë së lirë e të pavarur dhe ngritja e Flamurit Kombëtar Shqiptar në Vlorë më 28 Nëntor 1912?.

Deputeti i Parlamentit Gjerman(CDU) – dr.Stefan Kaufmann, uroi për Pavarësinë e Shqipërisë, dhe shprehu gadishmëri për ta mbështet Qendrën Kulturore Shqiptare në Stuttgart dhe se organizimet kulturore te këtij lloji ndihmojnë edhe integrimin e popullit shqiptar në Gjermani.

Musafirët e nderuar, ish ambasadori i R. të Kosovës në Berlin, dr.Vilson Mirdita,

Dr.med.internist Bekim Balidemaj, etj.

2.Programi artistik ( festiv)

Recitatorë: Miriman Bajraktari, Valdrin Asllani, Erand Hoxha

Domenik Spaçi-Piano (klasikë)

Këngetarët:

Shkodran Tolaj -(Interpretimin e Hymnit Kombëtar)

Lindita Haxhiu Zeqiri – (Këngë patriotike)

Grupin Gazmorët – Besim Lokaj

Grupi i vallëtareve – Famullia Katolike Shqiptare në Stuttgart

Grupi “Floor Maniacs”-Stuttgart

Grupi Simbol Gjirokastër – Flamur Cana-këngëtar, Haki Karagjozi-këngëtar, Stavri Lula-tastierë

Moderatore e programit

Gjylije Lecaj



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora