| E shtune, 05.01.2013, 12:29 PM |
Qendra
Kulturore Shqiptare me seli në
Nga Xhafer LECI
Në këtë
manifetim solemn me një program të pasur kulturoro – artistik, për dallim nga manifesimet
në vende tjera, dominonte një qetësi absolute…
Hasan
Prishtina ideator i shpalljes dhe bërjes të Shqipërisë Etnike, Ismail Qemali
lexues dhe zbatues i deklaratës së Pavarësisë, bashkë me Isa Boletinin, Luigj
Gurakuqin dhe shumë atdhetarë e luftëtarë të tjerë, të pendës dhe pushkës,
shpallën pavarësinë në Vlorën heroike, më 28 nëntor 1912. Pas 500 vitesh
robërie mposhtën flamurin turk, duke ngritur lartë të valëvojë flamuri ynë me
shqiponjen dy krenare. Vetëm të bashkuar, me urtësi e mendje të shëndoshë, mund
të arrijmë deri te bashkimi i popullit dhe tokave tona të lashta.
Si
veprmitar i vjetër që jam më ka rënë të marë pjesë nëpër shumë tubime të
ndyshme të karakterit kombëtar dhe të tjerë, të organizuara nga bashkatdhetarët
mërgimtarë. Asnjëherë deri më sot nuk më ka rënë të shoh një masë kaq të
disciplinuar, e cila, me një vëmendje të veçantë përcillte fjalët e
diskutuesëve, recituesëve, vallëtarëve, këngëtarëve… Nuk e di si kanë arritur
organizatorët e Q K SH të mbajnë kaq shumë tubime, si manifestime, përurime
librash, takime me shkrimtarë, poetë e tjerë dhe gjithëherë të dominojë një
qetësi ku dëgjohët fjala e sejcilit.
Në disa
tubime të ndyshme është për keqardhje, sikur masa nuk e kuptojnë rëndësinë e
festave kombëtare, si Pavarësia e Shqipërisë, e Kosovës e tjerë, nga zhurmat e
mëdha nuk dëgjohët zëri, kur lexohën referatet, kur përshëndetën mysafirët dhe
kur ata ftohen në foltore të flasin, kur recitohët, vallëzohët e këndohët. Nuk
është se popullata jonë nuk ka respekt për festat tona, për musafirët, por disi
janë mësuar keq duke folur me zë të lart, sikur të ishin në ndonjë dikotekë me
muzikë tallava…
Shumë
herë mungojnë edhe duartrokitjet që meritojnë vallëzues e recitues të
shkëlqyer, pikërisht për shkak të zhurmës.
Nuk më
habisin fëmijtë e vegjël, por të rriturit që bëjnë zhumë të pa nevojshme, sikur
kanë ardhur të çmallën, duke biseduar njëri me tjetrin, duke harruar anën
artistike, kulturore si dhe diskutimet atdhetare, ku flitet për luftërat,
vuatjet, burgjet, për peronalitetet atdhetare, diplomatike, luftarake, të cilët
duhët nderuar me kulturë dhe disciplinë, të cilën ata e meritojnë.
Ende jemi
me përshtypjet më të mira të asaj mbrëmjeje të bukur që kaluam në Stuttgart, më
25 nëntor 2012, në solemnitetin e kremtimit të 100 – vjetorit të pavarësisë.
Këtë
solemnitet e realizuan kryesia e Q K SH, ku morën pjesë rreth 500
bashkëatdhetarë.
Për këtë
manifestim prof. dr. Shefqet Canhasi
mbajti një referat të shkëlqyer për historikun e Shpalljes së Pavarësisë të
Shqipërisë. Pastaj, recitatorët të cilët me artin e fjalës shqipe, me
ngarkueshmëri ideo-estetike dhe emocionale e me aftësi shprehëse, arritën
efektin e duhur, duke ndikuar për të mirë te të gjithë pjesëmarrësit .
” Vetëm
me programe e organizime të tilla ne do të bëhemi ambasadorë të artit, të
kulturës e të qytetërimit shqiptar nëpër botë dhe do ta mbjellim dhe kultivojmë
atdhedashurinë shqiptare në zemrat e breznive të reja”, – ishin fjalët e prof. dr. Shefqet Canhasit për
vlerësimin e programit të përgaditur nga QKSH në Stuttgart.
Falë
interpretimit të suksesshem të këngëtarëve, vallëtarëve dhe ekzekutuesëve të
instrumenteve, të cilët na bënë të shijojmë bukurinë e fjalës shqipe, të
ndjejmë kënaqësi të madhe estetike e të dëshmojmë vlera të veçanta artistike të
poezisë e të këngës shqipe para publikut tanë dhe të huaj.
1.Programi
akademik
Kryetari
i Qendrës Kulturore Shqiptare në
Konsulli
– Faket Kajtazi uroi për festën e madhe dhe përshëndeti organizatorët dhe të
pranishmit.
Prof. dr.
Shefqet Canhasi mbajti referatin: “100 – vjetori i Shqipërisë së lirë e të
pavarur dhe ngritja e Flamurit Kombëtar Shqiptar në Vlorë më 28 Nëntor 1912?.
Deputeti
i Parlamentit Gjerman(CDU) – dr.Stefan Kaufmann, uroi për Pavarësinë e
Shqipërisë, dhe shprehu gadishmëri për ta mbështet Qendrën Kulturore Shqiptare
në
Musafirët
e nderuar, ish ambasadori i R. të Kosovës në
Dr.med.internist
Bekim Balidemaj, etj.
2.Programi
artistik ( festiv)
Recitatorë:
Miriman Bajraktari, Valdrin Asllani, Erand Hoxha
Domenik
Spaçi-Piano (klasikë)
Këngetarët:
Shkodran
Tolaj -(Interpretimin e Hymnit Kombëtar)
Lindita
Haxhiu Zeqiri – (Këngë patriotike)
Grupin
Gazmorët – Besim Lokaj
Grupi i
vallëtareve – Famullia Katolike Shqiptare në
Grupi
“Floor Maniacs”-
Grupi
Simbol Gjirokastër – Flamur Cana-këngëtar, Haki Karagjozi-këngëtar, Stavri
Lula-tastierë
Moderatore
e programit
Gjylije
Lecaj