E merkure, 24.04.2024, 07:40 PM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Selimi: Problemet e emigrantëve

E hene, 07.01.2013, 11:07 PM


Emigrantët duhet të punojnë më shumë, të përpiqen më shumë në integrim

Problemet e emigrantëve në suaza afatgjata

Shkruan Ramiz Selimi

Mungesa e arsimimit, e përgatitjes profesionale, e ndryshimit të mentalitetit, e përshtatjes dhe integrimit, e të perceptuarit që të jetohet nga puna e jo nga sociali, e planifikimit në suaza afatgjata, e jo përfitimit të shpejt, janë probleme të gjeneratës së dytë në emigracion.

Çdo i treti emigrant është i papunë në Bashkimin Evropian, këto të dhëna kanë dalë nga një studim i Institutit për Hulumtime Ekonomike në vende të ndryshme të BE-s. Pse është kështu, ka shumë shpjegime për këtë!

Rrjetet sociale të vendeve të ndryshme po kthehen në burime të përgjithmonshme për këta persona. Mungesa e përgatitjes profesionale dhe mungesa e integrimit të mirëfilltë po i sjellin këto probleme emigrantëve dhe fëmijëve të tyre.

Prindërit erdhën për të punuar në vende të ndryshme të BE-s, për të fituar kafshatën gojës. Ata kapen një vend pune, u përqendruan aty dhe me dëshirën pasi të fitojnë ca lekë, të kthehen sa më parë në vendin e origjinës. Nuk u përkujdesën në mënyrën e duhur për pasardhësit e tyre, menduan të kthimi që ju mbet dhe do ju mbetet vetëm dëshirë e pa realizuar, kurse fëmijët e tyre po dështojnë që në shkollën fillore, gjendja e arsimimit të emigrantëve është shqetësuese dhe alarmante. Kjo është raportuar nga Instituti Evropian për Kërkime Ekonomike. Tre nga katër nxënës me rrënjë emigranti nuk posedojnë certifikatë as për shkollën obliguese të përfunduar, e lerë më ndonjë certifikatë për profesion të caktuar.

Çdo i dyti në moshë pune është i papunë! Paratë që marrin ata nga shteti si duket ju mjaftojnë atyre për të jetuar, sipas këtij studimi, të ardhurat jo vetëm që mjaftojnë por edhe i de-motivojnë për përgatitje profesionale apo vend pune. Një familje me dy fëmijë, merr të ardhurat e një punonjësi me kohë të plotë nga sociali, që mund të barazohen me 10 € për orë të një punëtori normal. Supozohet shumë se ky grup i emigranteve nuk duket të jenë të gatshëm për të punuar, përderisa ekziston një mundësi e tillë.

Disa prindër dhe studentë thonë se janë të pamotivuar dhe të frustruar, sepse ata e dinë se pas shkollës gjithsesi nuk do të ketë perspektivë dhe barazi për ta. Janë disa student të emigrantëve ku pas aplikimeve për një pozitë të mësimdhënësit apo vendeve me përgjegjësi u refuzuan, janë fakte që edhe studimi i nxjerrë në shesh sidomos nga komuniteti turk dhe mysliman. Ata student theksojnë se zgjidhjet bëhen në mënyrë specifike. Ishin të detyruar të punonin punën që nuk kishte nevojë për studime. Sidomos rajoni Gjermano-folës ka një perceptim negativ dhe jo pranues, duke ngatërruar integrimin me asimilimin.

Gjithashtu studimet tregojnë se fëmijët e emigrantëve edhe për një vend praktikanti kanë vështirësi dhe nuk e gjejnë veten, pasi kompanitë kanë përvoja të hidhura nga mentaliteti dhe në shumicën e rasteve preferojnë nxënës të nacionalitetit vendas me arsyetimin se ata janë të dëgjueshëm dhe se vetëm po dëshirojnë të ju ikin problemeve që mund të u sjellë një emigrant. Studimi është mbështetur edhe nga një deklaratë e Fondacionit Friedrich Ebert nga vjeshta e kaluar, sipas të cilës pavarësisht suksesit shkollor, kompanitë kanë bindje negative për emigrantët dhe fëmijët e tyre.

Disa politikanë nga Bashkimi Evropian i marrin seriozisht këto çështje, por edhe e shohin anën tjetër: "Emigrantët duhet të punojnë më shumë, të përpiqen më shumë në integrim të shëndoshë në vendet ku jetojnë, si në anën e arsimimit ashtu edhe atë të edukimit, do të jetë më e lehtë jeta për ta. Ne shumë më shumë po kemi probleme me gjeneratën e dytë të emigrantëve, pasi shumicës po ju mungon një edukatë familjare, civilizuese, qytetare" thonë ata.

Respektin dhe njohjen nuk jua falë askush

Kjo gjeneratë (e dyta) gjithmonë është ankuar për statusin e tyre të ulët në shoqëri, për diskriminim, për pa barazi etj, por politikanët thonë se "Respekti dhe njohja e pastaj angazhimi në vendet kyçe duhet fituar me mund, atë nuk jua falë askush. Nëse ju jeni të paarsimuar, me këtë do të mbeteni në periferi të shoqërisë, kështu duhet ta kuptoni se nuk e meritoni njohjen, respektin dhe përgjegjësinë për maja të shoqërisë. E vërtetë për të gjitha vendet është se. Shtetet krijojnë mundësi, dhe njerëzit janë ata që shfrytëzojnë ato”. Edukimi për emigrantët përbëjnë një libër të trashë në vete, pasi që për të parë efektet megjithatë, arsimi do të zgjasë përgjithmonë, me vite të tëra.

Temë të diskriminimit në mësim dhe vlerësim, studimi nuk kishte gjetur, por ata kanë zbuluar së emigrantët shumë pak janë të kyçur në themelimin e kompanive Industriale apo Tregtare. Ato pak kompani që ekzistojnë janë jo të shëndosha dhe në shumicën e rasteve janë kompani me një person, që pas një viti për shkak të borxheve tatimore dhe parregullsive janë të detyruara të falimentojnë. Por, studimi gjithashtu tregon se kjo ka të bëjë direkt edhe me mentalitetin shkatërrues të emigrantëve, mentalitet i trashëguar nga familja, duke planifikuar në suaza të shkurtra dhe përfitime të shpejta joligjore.

Studimi parashikon kurse të gjuhës edhe në forma të detyrueshme për të gjithë emigrantët pa dallim moshe, për të gjithë ata që nuk e flasin mirë gjuhën, edhe për ata që jetojnë një kohë të gjatë. Kushtëzimi do të bëhet nga entet sociale, e të punësimit, sidomos në vendet gjermano-folëse.



(Vota: 7 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora