E premte, 19.04.2024, 12:27 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista

E hene, 07.01.2013, 09:05 PM


MIMOZA ÇEKIÇI RISTA

SIRENA E LIQENIT

Ti më quan sirenë ne liqen,
që nuk jam sirenë, dhe ti vete e di..
por nëse një ditë te gjoli me vjen,
në sirenë do të kthehem për ty.

PER TY

Për ty jam nektar e mjaltë,
të rrjedh shtruar nëpër deje,
jam si hënë, si diell i zjarrtë,
që të ngroh kur vjen drejt meje.

Kur prek lehtë lëkuren tënde,
zjarri ndizet në zëmren time,
kur ti me shikon me ëndje,
unë humbas në ëndërrime…

Pastaj shkrihemi në dashuri,
unë në prush, dhe ti si shi...

MBRETERIA JONE

Sa herë më gjen në gjumë,
me puthje nis me zgjon,
drejt teje kthehem unë,
dhe ëndrra në çast fillon..

Në këtë ëndërr të bukur,
i vetmi mbret më je ti,
mbretëresha jam une,
mjafton dhoma për mbretëri.

DHIMBJA E IKJES

Kur bie mbremja dalngadale
e hena malit del perpjete
une bie te fle, por gjume s'kam
nje lot nga syri me rreshqet.

Nga Pogradeci, e para ndarje
ndarje qe akoma dhemb
veshtrimin ne te ikur hodha
tek bregu vales mbi liqen.

Lart ne Plloce, ne kapercim
Nje cast u ndjeva si e perzene
mos mora rrugen qe s'ka kethim?
Zemra me dhemb, forcat me lene

TE NJOHA NE QERSHOR

Ti erdhe ne nje dite qershori
dhe yjet m'i zbrite ne sy
shpirtit me solle pranveren
fare dashurie mbolle aty.

Kaluan dite, muaj kaluan
e ne te dashuruar mbetem
une - lulja jote plot me ere
ti - ylli qe me ndricon jeten

KUR  TI

Kur ti me perkedhel, me duar e me fjale
Une lehte buzeqesh e syte i mbyll ngadale
Zili na ka qielli, kur ti ne krahe me mbart
Ti yjet zbret ne toke, qe une te shkelqej lart.

Kur ti fillon me puthsyte si perhere,
Strukem ne gjoksin tend, si zog me krahe te prere,
Nis e te perqafoj me nje deshire te heshtur
Ti lumenjte nder vena, nis m'i zgjon pareshtur.

Kur ngadale , me mua, shkrihesh, behesh nje
Nuk di me se c'dua, nuk kuptoj asgje
Nje moment bashkohen toke edhe qiell
Shkrihem permbi ty, si vesa ne diell

LOTI I KRIPUR

Fati, valle , me ka ngritur kurthe?
Ka shume kohe qe me mundon
tani me hedh vela lumturie
pastaj me gracka dashurie me rrethon.

Po c'faj kam , o jete djallezore
qe shpirtin e ndjeshem roberon
kush i ka formuluar ligjet kanunore
e kaq ashper dashurine ndershkon?

E kush mundet t'i burgose ndjenjat
neper pallatet e erreta te mjerimit?
Kush lotin e ben te buroje,
s'do ja njohe kurre embelsine gezimit.

FALMI MEKATET

Falmi mekatet zoti im
s'dua lot se rendohem
me ler te prehem ne paqe,
ne yll me ler te shnderrohem.

Falmi mekatet, te them ngadale
por pse kerkoj falje, as vete s'e kuptoj
sepse sapo u dashuri perpara te me dale
drej tij do rend e prepe do mekatoj...

Por ti falmi mekatet gjthsesi
ose, po s'deshe shnderrome ne lugat
megjithese jam e bindur qe edhe ti e di
qe dashuria s'mund te quhet mekat.

MAKINA PRET…

- Babit tim të paharrueshëm-

Makina jote e ndalur tek rrugica
e heshtur rri, si e veshur në zi,
duket se edhe asaj i është ndalur zemra,
që atë ditë kur prej nesh u ndave ti.

Ajo ish makina e ëndërrave tona,
heroi ynë ti ishe mbi timon,
me sytë e qeshur, pasi ktheheshe nga puna,
na shëtisje rrugëve deri natën vonë.

Ti dije ta ktheje në një dhomë gazmore,
ku buçisnin radioja, muzika, shakatë
e dukej sikur na shpije për dore
që nga Qafë e Thanës gjer në Mal të Thatë.

Ashtu siç dije ta ngrohje shtëpinë,
kur mysafirët i prisje me sytë plot shkëlqim,
me shakatë e bëje me të këndshme dollinë
e shtëpia mbushej me dritë e gëzim.

Në mbremje uleshim në Turizmi i Vjetër
me mamin pinit verë, ne aranxhatë e akullore
me atë dashuri që natyrshëm të buronte
na sillja ngaherë botën fëminore.

Nga larg ne vijmë sërish tek prag i vjetër,
me një tufë lule e me lotë ndër sy,
makina në rrugica, nuk qas asnjë tjetër,
që të na ftosh brenda, të pret vetëm ty…

MBI KULLËN EJFFEL

Tek ngjitemi në majë të Kullës Ejffel,
ndjej marramendje nga lartësia e rrëmuja,
më duket sikur jam në kullën e Babelit
ku fliteshin me qindra gjuhë të huaja.

Nuk e di si një çast më humbe nga sytë,
të kërkoja, por nuk ishe aty pranë, me mua,
befas majë kullës, me zë të lartë,
ndjeva në shqip: Moza – Të duaaaa.

Si me magji në atë moment,
në mijëra drita kulla u ndriçua,
nuk e di në bëre ti magjistarin
apo dritat i ndezi fjala “Të dua”.

NGA DUART E TUA

- Mamit tim, strehe dashurie -

Tek shtëpizë e vjetër, folezë dashurie,
me syrin tek rruga rri shpesh herë pranë portës,
e pret që të mblidhen sërish gjashtë fëmijët,
që koha i shpërndau mëhallave të botës.

Të gjashtë ndjemë ngrohtësinë e prehërit tënd,
për ne ti thurje triko orëve të vona,
me duart e tua na ngrite në këmbë,
në gishtat e tu zënë fill rrugët tona.

Skulpturë e gdhendur tek rrugicë e dashur,
në brazdat e fytyrës veç gjurmë dashurie,
shtizat akoma në duart që s’u mplakën,
mbi flokë kanë çelur ca lule qershie.

Nëna tashmë, me fëmijët vijmë tek ti,
ata vrapojnë gjyshen të përqafojnë,
ti krahët hap që t’i marrësh në gji,
tek vrap i tyre rend fëmijëria jonë.

Si zogjtë na mbledh rreth sofrës së vjetër,
vëllait i thua: Ngrije ti dollinë,
e sytë i kthen lehtë në anën tjetër,
shmang vështrimin nga vendi bosh në tavolinë.

Fëmijët me zhurmë e bëjnë ambientin të gjallë,
harrohen në çast fjalët e pathëna,
gështenjat fillojnë të kërcejnë në zjarr,
të tillë ngrohtësi e gjemë veç tek nëna…

MOS

Mos me mundo o i munduar
une s'jam ylli qe braktis qiellin
nje shpirt pata ta kam dhuruar
mbajta ersiren, te dhashe diellin

Kete nate te thelle, mos m'i mundo
emdrrat qe e nde pa lindur vdesin
eja e serisht me puthje me zgjo
e nga puthjet tona te celet mengjesi.

AJO NATE

Ajo s'ishte nje nate e zakonshme
ajo nate isha une, ishe ti,
ti qe me magji kohen e ngrije
dhe mua me shkrije si qiri.

Lodronin gishtat mbi trupin tim
qe vibronte lehte si kitare
here tingulli isha une, here ishe ti,
qe shuanim malle e digjnim zjarre.

Mbeshtjelle te isha si nje kulper
porsi lisi me pushtoje ti
me puthje benim c'do cast te bukur
e mbushej nata me magji.

VETEN NJE FJALE

Nuk dua shume:
nje fjale, vetem nje fjale e jotja
dhe une ne lot denese shperthej

Nuk dua shume;
nje fjale, vetem nje fjale e jotja
dhe une ne mijera yje shkelqej.

si te duken???

MALLI

Nuk e di, pse s'me bindej sonte
s'degjoi, rrugen mori per tek ti,
kur te vije, hapja porten, perqafoje
mallin mos ma ler jetim....



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora