E enjte, 25.04.2024, 11:14 PM (GMT+1)

Kulturë

Illo Foto: Bujqesia dhe mjedisi në trazicion

E shtune, 05.01.2013, 11:08 AM


Bujqesia dhe mjedisi në trazicion

Fragment nga libri i ILLO FOTO?

-         Ligji  7501  , perfundon reformen agrare te nisur  ne  1946 , duke bere realitet  parullen :”toka i takon atij , qe e punon “.   Mbas kesaj batute miqesia ,  midis tyre , i perket vetem te shkuares.

E sollem kete bisede te inprovizuar  , midis miqsh , per te vertetuar se  ligji  7501 ,  i mbiqujtur ligji i tokes , eshte nje platforme e menduar gjere e gjate dhe nuk eshte mungese pervoje .  Minisrin  Xhuveli,   rrastesia  e solli ne krye te organeve vendimarrse   te larta  te bujqesise shqiptare .  Nuk mund te anashkalohet fakti ,  qe kyj ligj jetik nuk mund te kete autor nje njeri te vetem ,  as nje grup te ngushte  rreth tij ,  qofte dhe nje njeri i pushtetshem   sic eshte rrasti Xhuveli, qe mund te quhet konceptus  teknik  i ligjit .  Me kete ligj  jane marre edhe  ish Ministrat Zydi Pepa , Nexhmedin Dumani dhe Rexhep Uka .  Ligji per token ka karakter politik  dhe me pak  teknik.    Per miratimin e ketij ligji , ekziston edhe drafti i kundert, drafti i propozuar nga pronaret .  Kuptohet lehte , se atyre , qe u duhej ligji per vete ,  nuk mund te pajtoheshin me interesat e pronarve . Ne zhargonin politik te kohes pronaret u quajten ish pronare .  Kyj emertim nuk eshte pa kuptim politik , qe do te thote pronaret jane” isha” ,  pronaret e vertete do te krijohen dhe realisht u krijuan,  ashtu sic ishte vullneti i krereve te politikes se kohes .   Kyj ligj  po vepron ne jeten fshatare  me shume se  gjysmen e periudhes  , qe ka vepruar kolektivizimi monist .  Per aq sa ka permiresuar klimen sociale,  kaq edhe e ka shkaterruar ate .  Midis  ceshtjeve ,  ku jane mbeshtetur hartusit e ligjit ,  spikat  ceshtia  ,  se kyj ligj behej i domosdoshem ,  per te cpronesuar latifondistet  shqiptare ,  qe ishin diku tek 12 familie.  Faktikisht  u dogj bari i thate dhe i njom njeheresh,  duke cpronesuar te tere pronaret . Sa per latifondiste t ,  vertet u cpronesuan ,  por u krijuan   kushte per latifondiste  te tjere  ,  jo vetem te pa ligjshem ,  por shume me potenciale  se  klasiket .

Asell asell , ndarja e tokes sipas frymeve , qe banojshin  ne fshat , perben nje zgjatim te platformes ramiziste te tufezave , por  ne forme tjeter.  Po qe se ish fermat do te ishin privatizuar , sic kemi  siper sqaruar , toka do te ndahej fshace  dhe    latifondisteve do t’u lihej vetem  100  Ha. toke .  Nuk do te kishte asnje problem , per t’u amenduar  ligji i plote , me  titullin  :”Toka tek i zoti “ .  Shqiperia  vendi me me pak toke per fryme s’duhet te kete latifondiste .  Ne rrast se nje familje ka nevoje te domosdoshme ,  te kete  mbi 100  Ha. toke dhe duhet ta bleje,    ligji duhet te kete hapesire , per tja  ligjeruar  . Keto do te jene rraste  te vecanta, qe pa dyshim drafti duhet t’i parashofi.  Aktualisht ,  klasa politike shqipetare , konsiderohet teresisht e deshtuar , per legjitimitetin  e   te drejtes  mbi  pronen.  Nuk mund ta dallosh  te drejten ,  pas perdes se pa aftesise dhe te korrupsionit masiv bipartizan.

Toka bujqesore ka vuajtur te zezat e ullirit ne regjimin monist ,  por ka vuajtur vetem ligjerisht ,  sepse  u mohua prona . Ama nga ana fiziollogjike ,  toka bujqesore  gezonte shendet te plote . Funksiononte shkelqyshem , si kullimi ashtu  dhe ujitja .  Vuajtjet e tokes bujqesore  ne keto 20 vite  ,  jane te pa konceptushme per nje specialist ligjor si dhe per  nje specjalist   te  cfardollojshem agronom.

14. Emigracioni  masiv ,  valvul ckarkimi e bombules tranzicion

Emigracionin nuk e shpiken shqiptaret .  Kyj fenomen i kthyer ne industri   , njifet si fenomen mbareboteror . Expollatoret e medhej , Americo  Vespuci , Kristofor Kolombi , Marko Pollo , u bene te famshem dhe popullor  jo se luftuan me shpate dhe topuz , por vetem se u mesuan njerzve rruget e botes.  Ata i treguan njerezimit , se resurset natyrore , nuk mbarojne , aty ku  rrok shikimi , por larg dhe shume larg . Prej asaj kohe ka rrjedhur shume uje , sic kane rrjedhur lote dhe brenga , qe shoqerojne emigrantet  ne dhe te huaj .

Nuk mund te parafytyrohet se c’do te kishte ndodhur ne Shqiperi , mbas 1990 , po qe se nuk do te ishte kryer  emigracioni spontan  ,  nepermjet te te cilit u larguan nga vendi  30 % te popullsise banuse , kryesisht fuqi puntore . Historikisht Shqiperia eshte vend qe ka praktikuar emigracionin  dhe ja ka pare hajrin atij .  Ne te tera rrastet, kane emigruar 5-6 % e popullsise  dhe keto jane shifrat , qe kane praktikuar te tera vendet me problemet analoge.  Emigracioni  shqipetar  i viteve 90  te shekullit te kaluar ,  ne menyre spontane ,  balancoi  nje krize  ekonomike,  qe kishe 50 vite , qe vetem akumulonte.  Kyj emigracion i ngjan kokrres trinitrine  , qe merr i semuri me  zemer  . Kjo kokerr ndan jeten  nga vdekja.  Eshte fare e sigurte se Shqiperia i ngjante te semurit me  zemer te semure.  Nga  trinitrina  emigracion , Shqiperia u ngrit nga koma dhe ka 20 vjet, duke udhetuar ne autostraden , qe te con tek demokracia e vertete  dhe tek Europa , te ciles i perket  gjenetikisht .

Emigracioni masiv , i pas viteve 90 te shekullit te kaluar , nuk ishte nje medikament , qe krijonte nje imunitet momental , ndaj varferise dhe urise. Emigracioni  i atyre viteve te stuhishme , gjat te dy dekadave te tranzicionit, vazhdon te luaj rolin e serumit per  gjithe shoqerine  shqiptare , sepse emigranti  , pervec sigurimit te minimumit jetik , per pjesen e popullsise se emigruar , rezulton te dergoi brenda vendit  afersisht 700 milion $ , ne forme remishencash.  Kjo shume eshte pare e thate  , qe  vazhdon te ekuuilibroi  te tere dificitetet , qe krijon ekonomija vendase . E thene me konkretisht , sejcili emigrant , me te ardhurat vjetore , siguron minimumin jetik dhe per dy  shqiptare te tjere  brenda kufirit.   Vetem kaq te  marresh ne konsiderate  , a  nuk  behet   e qarte se  emigracioni  eshte serum per ekonomine e vendit?   Ne vitet e para , te fillimeve demokratike ,  ju neneshtrua nje vale shkaterruse qe nuk mund ta imagjinoi nje mendje me zhvillim normal.  Sikur te mos mjaftonte kjo,  ndodhi fenomeni  shkaterrus i firmave mashtruse ,  qe vijuan me dy vale goditjesh shkaterruse ; ne vitet 1997 dhe 1998.  Keto trauma te renda ,  kane ndodhur brenda nje menazhimi diletant ekonomik,  nga qeverrite post komuniste te tranzicionit . Burimet  nga emigracioni  i mjekuan keto trauma , per aq sa mund te mjekoheshin.

Eshte kuptimplot nje shembull aktual . Gjykata kushtetuse ka shpallur antikushtetus , mbi 20 nisma dhe vendime te Qeverrise Berisha 2005  e ne vazhdim.  Shumica e ketyre kontravajtjeve  kane fature  ekonomike  te shtrenjte .   Qeverrisjet tona te tranzicionit   kufizojne favorret  qe te jep pushteti  brenda rrethit te militanteve  te tyre, qe do te thote taxat i paguajme bashke , favorret jane vetem tonat .  Partia qeverrisese  qeverrine e ka konsideruar dyqan, ku psonisin pa karte  militantet . Te tera keto pelivanlleqe qeverrisese , i  ka mbyllur emigracioni  dhe vijon t’i mbylli , ne menyre te vazhdushme  , nepermjet parave te thata , qe vine    brenda vendit.

Emigracioni post komunist , ishte dhe mbeti nje faktor i rendisishem i integrimit ekonomik  te te tere ish shteteve te  lindjes komuniste dhe me gjere , po te kemi parasysh edhe  reformimin rrenjesor te ekonomise kineze.  Emigracioni i hapjes te ish socializmiit ndaj botes se zhviluar perendimore ,  jo vetem perben pervoje te re ,  por behet fillimi i nje epoke  te nje qyteterimi te ri , qe e mori emrin ekonomija globale .  Nje transformim i tille  u realizua me shume dhimbje ,  gje qe u duk shume qarte me asimilimin e Gjermanise  lindore,  nga shteti ame , Gjermania perendimore , shteti i fuqishem dhe vital, qe themeloi Adenauri dhe , krejt pa pritur , u be superfuqia ekonomike e Europes .   Ne kete veshtrim thithja e Lindjes nga perendimi gjerman ,  une e konsiderohej thjesht si nje emigrim masiv . Kyj operacion u krye me shume dhimbje.    Politologet dhe studjusit , nepermjet te analizes se situates pas renies se murit te Berlinit,  fenomenin e migracionit  e kane trajtuar gjeresisht  si nje instrument te rendesishem te ekonomise globale. Aktualisht emigracioni eshte institucion , nga menyra se si trajtohet dhe  formesohet metoda qeverrisese.  Eshte  segment i rendesishem i programeve te Partive politike.  Emigracioni tradicional ,  qe  konsiderohet ai para viteve 90 te shekullit te kaluar,  nuk ka pasur te tille rendesi  ekonomike dhe te tille ngjyrim te theksuar politik.   Ai lloj emigracioni kalonte si pa u vene re edhe nga vendet nisese edhe nga ato pritese . Kaq eshte e vertete kjo sa  u deshen gati 100 vite  , qe ne Europen kristiane dhe te bardhe , te behen partnere negrit dhe muslimanet .  Mjafton te permendim  faktin ,  qe komunitet muslimane ne perendimin  kristjan  , jane nga perfaqesusit me ekstremiste te fese islame . Ne keto kushte , qeverrite perendimore miratuan ligje me nuanca te theksuara antiemigracion ,  duke tejkaluar, me te drejte ,  edhe disa parime te kartes se te drejtave te njeriut .

Emigracioni  yne  tradicional ,  ka qene krejtesisht i ngjashem me ate te fqinjve dhe , ne nje linje me emigracionin  boteror te kohes .  Pervec vlerave konomike ,  emigracioni yne , ka vlera te medha patriotike dhe kulturore .  Shumica dermuse e rilindasve  veprat i kryen ne emigracion  ashtu si dhe shoqatat kryesore patriotike ,  jane themeluar dhe kane kryer veprimtari ne emigracion.   Ne emigracion u themelua shoqata “Vatra”, qe quhet ndryshe  Qeverria e pare shqiptare .  Ne emigracion u pergatit pavaresia e 1912.  Levizia per pavaresine e Kosoves ,  ka lindur dhe eshte fuqizuar ne perendim ,  madje Qeverria ka ushtruar veprimtarine ne exzil . Ndersa rendesia ekonomike e emigracionit shqiptar eshte  paresore , per Shqiperine  zyrtare  dhe te tere trevat arbenore.  Kur flasim per krahina me zhvillim  ekonomik te diferencuar,  kemi parasysh  krahina,   qe kane tradita emigrimi.  Emigracioni ka sjelle para , teknollogji dhe kulture.  Pa marre parasysh asnje nga favorret , qe sjell emigracioni  ,regjimi hoxhist  me nje te rene te lapsit ,  e zhduku nga skena shqiptare. Per me shume se 45 vite , emigracioni i Shqiperise zyrtare u  ndalua me ligj . Kufiri u mbyll hermetikisht.  Ndonjeri , qe guxonte te kapecente  telat me gjemba,  ekzekutohej  pa gjyq.  Pak  vende  te  botes  kane  provuar nje mbyllje te tille hermetike .

Emigracioni  i zakonshem , i para luftes ka qene ne shifer  rreth 6 % ; ndersa  mesataria e emigracionit europian vertitet ne shifren nen 1 % .    Ne emigracionin e  ri shqiptaret , u takuan me emigrantet e vjeter , ata qe paten mbetur gjalle;  ndersa emigricioni nga trojet arberore , po thuaj nuk u nderpre ,  gje qe e ben dy here fajtor regjimin   hoxhist.  Qeverrite e tranzicionit shqiptar , nuk kane ndonje merite te vecante  ne rivendosjen e  tradites emigruse . Emigracioni i ri ishte  spontan ,  masiv dhe mix ,  po qe se marrim parasysh  moshat , venbanimet , seksin,  besimin fetar,  nivelin kulturor, shpernguljen familjare . Emigruan  te rinj te pa pune  dhe profesoresha ne prag te pleqerise  dhe te tere bashke formuan korpusin  gjithperfshires ,qe perfaqesoi Shqiperine , ne shumicen e kontinteve .  Shqiperia e 50 viteve  te ferexhese komuniste, dolli  nudo , perpara perendimit te qyteteruar .  Spontaniteti i emigracionit  masiv , ishte i plote . 50 vjet izolim kishin bere te veten . Njeriu i ri qe pretendonte Enveri ,  kishte mbetur me i vjetri ne planet .  Shqiptaret ,  qe rrjedhin nga nje qyteterim i lashte , fisnikerisht diten te dalin mbi kohen duke sfiduar veshtiresite  , ne te dyja anet e ekuacionit.  Ne doren e shqiptarve ishte emigracioni , qe pati fizionomine  origjinale  dhe dobiprurese per kombin.  Zhvillimi teresor , brenda vendit , pati  dy  pamje   te ndryshme . Zhvillimi spontan i shendetshem , qe perbehej nga veprimtarite e biznesit, rikonstruksioni  i  jetes sociale,  pershtatje me legjislacionin e ri dhe  ndikimi i drejtperdrejte  ne jeten kulturore dhe mjedisore te vendit.  Per nje kohe  te shkurter ,  po thuaj brenda dites, shqiptaret nga argate 50 vjecare ,  u gjenden bizesmene , menazhere , shofere,  operator te teknollogjive moderne , ndertuse dhe tregetare  me nje fizionomi profesionale  te pa imagjinushme . Qysh ne javen e pare transformuse ,  nuk e dalloje  ne se ishe ne Tirane , apo ne  Rome ose ne Amsterdam . Kjo ishte ana spontane , krejtesisht e ndryshme nga zhvillimi i organizuar ,  qe perfaqesohej nga pushtetaret ,  qe moren ne dore stafeten e ndryshimeve  rrenjesore demokratike , por nuk munden te benin as ndryshime siperfaqesore .

Me  duhet te sqaroj  , pak me gjate ate , qe ka kryer emigracioni , ne kete bujqesi,  qe eshte sot ne   prapambetie te plote .  Kjo prapambetie ka nje autor te vetem : Qeverrite post komuniste  te tranzicionit demokratik . Puna e shtetit per bujqesine ,   duhet te filloi  ne momentin , qe fshatari behet pronar . Kyj moment eshte injoruar teresishe nga Qeverrite e tranzicionit  . Simbas analizes , qe kryej ne kete liber, Qeverrite   ose s’kane bere asgje , ose ne rrastin me te mire ate qe kane bere , e kane bere keq  dhe shume keq . Asnje vizion , asnje program .

Ate qe s’kane bere qeverrite , per bujqesine  e ka kompesuar,  emigracioni  masiv .  Eshte vendi ,  qe ketu mund te jepja fakte te detajuara   se çka mundur te beje emigracioni specifik shqiptar.   Kete nuk do ta bej ,  sepse c’do familie shqiptare  i ka prekur beneficet e emigracionit .  Do te parashtroj  nje  ndjesi timen ,  per kete problem  .  Sa here takoj ndonje te sapoardhur nga Atdheu,   i marr nje” interviste “te gjate , per gjendien ekonomike dhe vecanerisht , per bujqesine e vendit.  Peregjigjet e tyre ,  jane shume te ngjashme ,  gati te para fabrikuara :  Fshatin dhe pensionistet i mba emigacioni .  Kjo eshte pergjigja standarte e te” intervistuarve “te mij , te shumte ne numur dhe  brenda nje diversiteti  te gjere kulturor , moshor dhe  botkuptimor.  Nuk ka devijuar askush ,  nga kjo linje ,  perfshire edhe shume partiake fanatike ,  qe ne emigracion  jane me te  fandaksur  ndaj  “Partise se zemres” .  Parate e emigranteve , mund te ruajne stata quone , por kurre nuk mund te nxjerrin nga pika zero ,  prodhimin kompleks ekonomik dhe ate te bimeve te arave vecanerisht   .  Po te ishin  ruajtur  veprat e bonifikim –ujitjes dhe ish fermat shteterore ,  emigracioni i masiv , do ta kishte kthyer Shqiperine ne Svicer.  Emigracioni sezonal i zonave kufitare  , spontanisht eshte vendosur , pa marre dore nga askush .  fermeret devollinj kooperojne me homologet greke , per perballimin e puneve te stines .

Nuk ka pse te  cenohet dinjiteti i  kerkujt   kur pohohet me ze te larte , se  bujqesia e vertete shqiptare , eshte krijuar nga brezi , qe sot jeton moshen e   trete .  Sado i guximshem te jete njeriu , nuk gjen asnje shenje piktakimi, ne kuptimin teknik  te asaj bujqesie , me bujqesine e sotme skeletike te serxhove.   Kam mendimin fiks ,  se nje nder gabimet themelore te qeverritareve tranzitive eshte fakti ,qe nuk ka perfillur mendimin e kualifikuar te expertve bujqesore, qe u ndodhen te shumte , ne keto dy dekada  dhe , qe ne te arthmen do t’i kerkojne dhe  s’do t’i gjejne .  Kjo ndodh vetem me bujqesine    sepse me dege te tjera te ekonomise dhe kultureas ,  kemi nje dukuri disi me ndryshe . Te gjithve na kujtohen skenat  televizive te ngjarieve te permbytjeve ne Shkoder –Lezhe ,  ne pranveren e ketij viti . Thirreshin per te deshmuar  shume experte te profileve te tjera inxhinjerike dhe ekonomike ,  por nuk  u thirr  asnje agronom , te jepte mendime  per gjendjen , madje as per masat e metutjeshme te  kaperximit te saj.  Kyj eshte nje nga rrastet ,  por jo me extremi ,  kur dihet se per ligjin mbi token nuk jane pyetur agronomet e prodhimit ,  por thjesht burokrate dhe  te pa afte  ,  qe rrethonin ministrat  .   Nenevleresimi mendimit te kualifikuar teknik ,  ne bujqesi eshte  trasheguar nga monizmi.  Kryetari i koperatives dhe Sekretari funksionar i organizates se   Partise ,  e kishin per bezdi te pyesnin specialistet  e te dy profileve bujqesore ,   ku kishte mbeshtetur veprimtarine ekonomija bujqesore dhe ku ushqehej gjithe popullsia banuse.  Te njejten gje benin edhe strukturat e larta shteterore dhe partiake  te shtetit dekadent monist .  Keta pushtetaret e sotem  pseudo  demopkrate , jane ish kryetaret me te keqinj dhe sekretaret me extremiste te monizmit te urryer.  Pushtetaret e sotem kane te njejten metode pune ,  te njejten edukate pune ,  te njejtin botkuptim . Ata nuk bene ndonje shkolle apo edhe kurs te thjeshte ,  si ai i Plepave ,  qe te benin nje kthese te  yryshit , qe kishin marre gjat monizmit.  Ende jane duke vazhduar ate yrysh , amballazhuar me demagogji  blusax.

Emigracioni masiv mbetet zgjidhia me inteligjente,   qe kreu populli shqiptar ne rrugen drejt konsolidimit te demokracise dhe mbetet ngjaria me e rendesishme  ,  pas revolucionit studentor.  Eshte plotesimi i tij , ne aspektin ekonomik  dhe botkuptimor .  Emigracioni mbylli plage te dukshme dhe te fshehura  te sistemit monist dhe te vazhdimit te tij demokrat .  Emigracioni vazhdon te siguroi mbijetesen ekonomike te Shqiperise demokratike, kryesisht te fshatit .  Kini degjuar Kryeministrin , kur shqipton me ze te larte qendrushmerine ekonomike ?  E keni degjuar  Ministrin e financave dhe Guvernatorin e Bankes , kur flasin per qendrushmeri te monedhes dhe norme te ulet inflacioni ?  Te tera keto “suksese dhe kyj bum” ekonomik e kane burimin tek emigracioni  spontan masiv,  i ketyre dy dekadavet. Qeverrite e tranzicionit  e kane cfrytezuar emigracionin, ne interesa te ngushta partiake .   Shqiperia eshte rrast specifik  i  ekonomise , sepse specifik eshte emigracioni i saj . Me statistike pranohet se kane emigruar 1 milion shqiptare , por cmimet ne tregun shqiptar  varen teresisht nga loja e cmimeve ne tregun boteror , sepse jemi vend , qe vetem importojme .  Ne kete kuptim , te tere shqiptaret  konsiderohet se jetojne ne emigracion, sepse ajo qe prodhohet dhe konsumohet brenda , lidhet me importin  .  Kyj  shtet ,  nga do qe ta rrotullosh , mbetet shtet emigrant .  Nje lexus i gazetes “Shekulli “ e ka percaketuar emigracionin  shqiptar  “Qeverri shqiptare , qe nuk vetmburret dhe nuk ben korrupsion “.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora