E premte, 19.04.2024, 02:26 AM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

Seksualiteti, bilanci botëror i seksit për vitin 2004

E shtune, 22.01.2005, 01:36 PM


Publikohet anketa më e madhe në botë për zakonet seksuale të njerëzve. 380 mijë persona të intervistuar në 41 vende. Këto janë statistikat e kërkimit të realizuar në shkallë botërore nga një gjigant i këtij sektori, “Durex”

Nuk mund të mungonte, në fillim të vitit 2005 studimi i shumëpritur ose bilanci i seksit global për vitin 2004. Kësaj radhe shifrat janë befasuese: afro 380 mijë persona kanë marrë pjesë në këtë anketë, më e madhja që ekziston në nivel botëror për sjelljet dhe zakonet seksuale të burrave dhe grave. Monopolin e këtij kërkimi e ka tashmë prej disa vjetësh kompania shumëkombëshe e prodhimit të kontraceptivëve mashkullorë, “Durex”. Janë shtuar edhe vendet që marrin pjesë në anketë. Numri i tyre është 41 pasi këtë vit janë shtuar Brazili, Greqia, Izraeli, Irlanda, Japonia, Maqedonia dhe Sllovenia. Eshtë plotësuar me tre vjet edhe sektori kushtuar të rinjve duke përfshirë edhe të rinj nga 16 në 21 vjeç.
Në një farë mënyre studimi duket se konfirmon disa “tradita”. Siç është rasti i francezëve të cilët rikonfirmohen në vend të parë për frekuencën e raporteve seksuale. Francezët bëjnë dashuri 137 herë në vit duke e tejkaluar mesataren ndërkombëtare të vitit 2003 që ishte 103 herë në vit. Franca pasohet nga Greqia dhe Hungaria të cilat vërtetojnë një teori: evropianët e bëjnë më shpesh. Dhe ndoshta edhe më mirë. Po, sepse edhe në fazën përgatitore, domethënë jo vetëm gjatë aktit, në Evropë seksit i kushtohet impenjim më i madh. Fitojnë britanikët me 22,5 minuta kushtuar përkëdheljeve të ndjekur nga gjermanët. Shumë prej të intervistuarve pranojnë se në fazën e përkëdheljeve përdorin me partnerin materiale “hard”, lojëra për të rritur dhe objekte të tjera.
Mosha e raportit të parë seksual llogaritet rreth 18 vjeç (saktësisht 17,7). Është kapërcyer miti i ekspertit më të rritur për raportin e parë. Tani partneri zgjidhet mes miqve që shkojnë nga 16 në 20 vjeç. Gjithmonë ndër të rinjtë është përqindja më e madhe e personave (3 në 10) që ankohen për edukimin e mangët seksual shkollor, edhe sepse 3 në dhjetë të rinj të kësaj moshe pranojnë se kanë seks për herë të parë pa ditur shumë rreth tij. Studimi mbyllet me një konkluzion të lehtë kushtuar yjeve të konsideruara më seksi. Nëse viti 2003 kishte nxjerrë në krye të këtij klasifikimi David Beckham dhe Jennifer Lopez, këtë vit në podium janë ngjitur Brad Pitt dhe Angelina Jolie.

Raporti i parë
Femrat i kalojnë meshkujt për pak muaj: mesatarja e moshës së përgjithshme të raportit të parë seksual është 17 vjeç e pesë muaj për gratë përkundrejt moshës 17 vjeç e tetë muaj për meshkujt. Por duhet bërë një dallim. Për të intervistuarit ndërmjet moshës 40 dhe 45 vjeç, raporti i parë ka ndodhur aty rreth moshës 19 -vjeçare, ndërsa zbret në 18 vjeç për ata që sot janë 30 vjeç. Shumë më të shpejtuar kanë qenë djemtë dhe vajzat që sot janë 20 vjeç: ata janë afruar seksualisht me njëri -tjetrin rreth moshës 16 -vjeçare. Sipas një rendi gradual të saktë të parët janë islandezët, të dytët gjermanët, të tretët austriakët.

Edukimi seksual
15 % e të intervistuarve e pranojnë: nuk kanë marrë kurrë një edukim seksual zyrtar dhe gjithçka dinë për seksin dhe rreth tij e kanë “mësuar” nga miqtë e shokët. Në moshën e para adoleshencës gratë kujtojnë se mësimet e para i kanë marrë rreth moshës 12 -vjeçare, ndërsa meshkujt pak pas moshës 13 -vjeçare. Ka edhe disa vende që bëjnë përjashtim nga ky rend: në Gjermani, Finlandë dhe Austri edukimi seksual mësohet në shkollë.

Mbrojtja e meshkujve
Në shkallë botërore, më shumë se gjysma (59%) e pranojnë pilulën kontraceptive për partnerin. Ndërsa më shumë se gjysma e grave (52%) nuk i zënë besë kurrë pilulës dhe sensit të përgjegjësisë mashkullore. Gratë më pak skeptike janë brazilianet (i besojnë kontraceptivit 81% e tyre) dhe ato kroate (64%)

Sa shpesh
Mesatarja është një herë në tre ditë. Sipas studimit frekuenca e raporteve është 103 herë në vit për meshkujt dhe pak më shumë për gratë (106 herë). E bëjnë më shpesh personat ndërmjet moshës 35 dhe 44 -vjeçare (116 herë), ndërsa të rinjtë që ndoshta kanë më shumë energji por më pak raste: vetëm 91 herë në vit për të intervistuarit ndërmjet 16 dhe 20 vjeç. Ndër më të mirët janë francezët dhe në rend zbritës grekët, hungarezët, malazezët dhe serbët. Më pak aktivët janë japonezët (46 herë në vit) dhe banorët e Hong Kongut dhe Singaporit (79 herë).

Përgatitjet paraseksuale
Mesatarisht në gjithë botën i dedikohet rreth 19,7 minuta fazës përgatitore me një përqindje më të lartë të burrave (20,12 minuta) ndërsa gratë më pak (18,1 minuta). Ata që jepen më shumë pas përkëdheljeve janë të rinjtë ndërmjet moshës 16 dhe 21 vjeç ndërsa ata mes 44 dhe 55 vjeç “kapin çastin” dhe janë më të drejtpërdrejtë. Më të mirët në fazën e përgatitjeve janë anglezët, gjermanët, irlandezët dhe spanjollët. Më të këqijtë janë tajlandezët, japonezët, vietnamezët.

Numri i partnerëve gjatë gjithë jetës
Mesatarja botërore është 10,5 (mbetet për t’u shpjeguar ajo 0,5) partnerë seksualë në harkun e gjithë jetës. Më konkretisht: 21% thotë se ka “luajtur” me më shumë se 10 partnerë, 27% që ka patur vetëm një partner; burrat kanë patur rreth 12 ndërsa gratë 7. Kinezët janë më liberalët: më shumë se 19 partnerë, ndërsa brazilianët 15 të tillë, japonezët dhe danezët 12. Më tradicionalistët janë vitenamezët, indianët dhe malajzezët me 2 ose 3 partnerë seksualë.

Lojërat seksuale
35% shohin e filma “hard” me partnerin dhe 22% luan me pranga, shall për të mbyllur sytë dhe i lejon disa teprime. 38% e grave ia kërkojnë vetë partnerit të lidhen ndërsa 33% e burrave e duan këtë nga gratë. Afrikano -jugorët janë populli që sheh më shumë filma me pullë të kuqe (60%) ndërsa danezët adhurojnë prangat e kamzhikët (50%). Më paqësorët janë indianët (38% luan me objekte gjatë seksit)

Fiziku ideal
Meshkujt, kur takojnë një grua, shikojnë gjoksin (22%) dhe gratë përqendrohen tek sytë e partnerit (21%). Miti mashkullor është Brad Pitt: aktori është jashtëzakonisht popullor tek tajlandezët dhe izraelitët. Në vend të dytë është Johnny Depp dhe në të tretin George Clooney. Gruaja më e imituar është Angelina Jolie. Tepër e dashuruar në Maqedoni, Slloveni dhe Kroaci e ndjekur nga Jennifer Lopez dhe Catherine Zeta Jones.

TABELA

Francezët bëjnë dashuri 137 herë në vit duke e tejkaluar mesataren ndërkombëtare të vitit 2003 që ishte 103 herë në vit

Britanikët i kushtojnë 22,5 minuta përkëdheljeve përgatitore seksuale dhe pas tyre vijnë gjermanët

Mosha e raportit të parë seksual llogaritet rreth 18 vjeç (saktësisht 17,7)

Nëse viti 2003 kishte nxjerrë në krye të këtij klasifikimi David Beckham dhe Jennifer Lopez, këtë vit në podium janë ngjitur Brad Pitt dhe Angelina Jolie.

Mesatarja e moshës së përgjithshme të raportit të parë seksual është 17 vjeç e pesë muaj për gratë, përkundrejt moshës 17 vjeç e tetë muaj për meshkujt.

Sipas studimit frekuenca e raporteve është 103 herë në vit për meshkujt dhe pak më shumë për gratë (106 herë)

Më pak aktivët në seks janë japonezët (46 herë në vit) dhe banorët e Hong Kongut dhe Singaporit (79 herë).

Mesatarja botërore është 10,5 (mbetet për t’u shpjeguar ajo 0,5) partnerë seksualë në harkun e gjithë jetës

35% shohin filma “hard” me partnerin dhe 22% luan me pranga, shall për të mbyllur sytë dhe kamzhik

Kinezët janë më liberalët: më shumë se 19 partnerë gjatë jetës, ndërsa brazilianët 15 të tillë, japonezët dhe danezët me 12


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora