E premte, 19.04.2024, 11:32 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: shifra 20 mijë...

E shtune, 05.01.2013, 12:39 PM


SHIFRA 20 MIJË …

Nga Dedë Preqi

Çka do të thotë shifra 20 mijë, njëzet mijë njerëz të vdekur,apo të ngjallur prej së vdekuri, dhe si të doni i quani, por edhe më keq kur thëmi se, kjo shifër paraqet 20 mijë femra shqiptare të  dhunuara nga paramilitarët dhe ushtrija fashiste serbe gjatë luftës së vitit 1998-99, në Kosovë, të cilat më më dëshirë e kërkonin vdekjen, se sa përçmimin dhe ç’njerëzimin.

Edhe pse lufta në Kosovë mbaroi, pasojat nuk mbaruan, ato janë të dhimbshme dhe të rënda, po sikur asgjesimi i njerëzve, ashtu edhe përjetimet  e dhunës barbare serbe ndaj femrave shqiptare, kanë lënë pasoja të pa shlyera me trauma , të cilat kërkojnë tretman e kujdesje të posaqme shoqërore e mjekësore dhe ndikimi i menjëhershëm i veprimit, do të jetë më efektiv se sa ndikimi i fjalëve.

Kjo formë e dhunës dhe poshtërimit njerëzor, paraqet cenimin e integritetit moral e shpirtëror të njeriut, i cili me karakterin e tij poshtërues, kishte për qëllim edhe thyerjen e moralit shpirtëror të popullit shqiptarë.

Kjo ndjenjë ankthi dhe brenge shpirtërore e akterëve të gjallë , të cilët i përjetuan këto përçmime nga një popull barbar,përditë e më shumë rritët, sepse deri më sot asnjë nga këta poshtërues dhe dhunues serb nuk janë dënuar, ose që ka dalë ndonjëri para drejtësisë, dhe në këtë mënyrë jeta e tyre paraqet një humbje të madhe të vlerave njerëzore e shoqërore, sepse ekzistenca  e këtyre njerëzve nuk paraqet  një ndryshim në ardhmërinë e tyre.

Dikush duhet të përgjigjet për gjendjen e këtyre njerëzve të vrarë moralisht dhe shpitnisht, ose duhet të deklarohet vet Drejtësia Ndërkombëtare, se nuk ka më drejtësi njerëzore, por vetëm djallëzore.

Sipas vëzhgimëve psikologjike për këto femra të dhunuara, tregojnë se shumica e tyre nuk e  lejojnë vetën të fundosën ,por e mbajnë fuqinë e brendshme të moralit dhe shpirtit deri në fund, edhe pse kanë rënë viktimë  e ndikimit degjenerues të barbarizmit serb.

Shumica e atyre femrave , të cilat shkruajnë apo rrëfejnë për përjetimet e tyre, nuk pajtohen se ndikimi i shoqërisë ,apo i Qeverisë kosovare , ka bërë diçka në mënyrë politike ,apo ka bërë hetime në këtë drejtim për gjetjen e sadistave serb, duke i lënë të shetisin të lirë, në një mënyrë edhe ata ndjehën krenar se çka kanë vepruar me femrat shqiptare.

Mënyra se si këto viktima e pranojnë fatin e vet dhe gjitha ato vuajtje që fati i tyre i kërkoj dhe i detyroj, mënyra se si ato ndjehën të fyera para shoqërisë sot, jep mundësi të mjaftueshme të kuptojmë dhe në rrethana më të vështira, duhet të shtojmë se, morali dhe shpirti shqiptarë nuk thyhet lehtë dhe ekziston një forcë e fuqishme brenda njeriut, që e ngritë atë mbi fatin e jashtëm.

Shtrohet pyetja, a ka gjithë ky poshtërim rreth popullit tonë kuptim ? Edhe pse jo, përgjegja e popullit serb ende është e pa shpjegushme, e pa ndërgjegjshme, të cilët as që menduan të kërkojnë falje, edhe pse një kërkim-falje e tyre nuk bënë asgjë dhe nuk i shlyen mëkatët e tyre shtazarake.

Jeta e cila është e mvarur prej mëshirës, ajo nuk është jetë e drejt dhe e vërtetë,por pikpamjet,reagimet e atyre që i krijuan këto vepra makabre e ç’njerëzore, sikur që veproj populli serb ndaj shqiptarëve dhe popujve tjerë, nuk janë ende të zbutura  ato urrejtje në demokracinë e shtetit serb, e cila po predenton pa kushte të futët në zemren e Evropës.

Evropa është e mbushur me  mëkatet e veta, të cilat duhet ti përmirësoj, sidomos me shqiptarët, sepse janë  populli më i lashtë në Ballkan, dhe mënyra se si ata u sjellën ndaj Evropës dhe fqinjëve të vet,  janë më të denjë dhe më të ndërgjegjshëm për të synuar Evropën, se disa vende tjera, të cilat janë bërë therrë në gjirin e saj.

Cili shqiptar  e ndien vetën krenar???

Është ndjenjë e pa këndshme nëse para miqve tanë dhe të tjerëve krekosëmi për krenarinë tonë shqiptare, duke bërë folklorizma e patriotizma në çdo tubim dhe nëpër kafenetë tona të stërmbushura me tym,  shpeshherë edhe duke shkelur nëpër gjakun e dëshmorëve të lirisë, dhe duke përfituar në emër të tyre, dhe as që  na bie ndërmend për motrat tona të dhunuara e të poshtëruara nga armiku serb.

Cili shqiptarë e ndien vetën krenar, dhe nuk ka ndjenja për motrat e veta të dhunuara e të poshtërura nga barbarizmi serb, jo të rroku pushkën, sepse lufta ka mbaruar, por të ngritët zëri i fuqishëm i moralit  shqiptar ,dhe ti dalim zot motrave tona shqiptare, që kriminelët e barbarët serb të marrin denimin e merituar  kudo që janë.

Cili shqiptar e ndien vetën krenar, dhe e mbajti emblemën e UçK-së, kinse duke luftuar kundër armikut dhe la motrat e veta nën poshtërimet e duarve të fliqura dhe shtazarake serbe, edhe pse ndoshta në pamundësi për ti mbrojtur ato, por nuk duhet të ndjehën krenar dhe fryejnë gjoksat e tyre si çlirimtarë.



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora