Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Tuna Prekpalaj: N? shpirtin e shpraz?t lind Zoti

| E enjte, 03.01.2013, 08:48 PM |


N? shpirtin e shpraz?t lind Zoti

Nga Tuna Prekpalaj

Eckhart von Hochheim i njohun me em?n Meister Eckhart. Lindi n? vitin 1260, afër Gotha Hochheim, Tambach ose Wangenheim. Ai ishte nji bir i kalorsit t? famsh?m Eckhardus.

Meister Eckhart  âsht nji filozof, teolog dhe mistik i randësishëm n? Mesjet?. Ai i përkiste rendit Domenikan.

Në Köln (Këln) t? Gjermanis? në vitin 1325 dhe shtator t? vitit 1326, u ngrit?n akuzat  dhe u vnun në lëvizje procesiet e nji inkuizicioni kishtar kundër Meister Eckhartit. Në vjeshtën e vitit 1326 u gjet?n disa seanca studimore, në të cilat i akuzuemi Eckhart âsht paraqit me dy lista inkriminuese me deklaratat e bâme prej tij. E papa Gjoni XXII e shpalli – mbas vdekjes s? Ekchartit, me 27 mars 1329 –  zyrtarisht se  prej 28 deklaratave t? Eckhartit 17 nuk u pranuen nga Kisha katolike, kurse ato tjerat (11 deklarata) do t? kritikohen nga teolog?t.  Papa  n? sentenc?n e akuzimit – pos t? tjerash – ka than? se (po e citoj n? m?nyr? t? lir?) Ekcharti ka dasht me dit ma shum se sa âsht kan? e nevojshme me dit, dhese  ka qen? nga djalli i ngash?njuem p?r me i  udh?zue njer?zit e thjesht? n? m?nyr? t? gabueshme.

N? pikpamjen e par? un? nuk kam deshir? k?tu me shkrue ma gjansisht mbi biografin? e Meister Eckhartit, por vet?m substancialisht due me vnue n? pah disa mendime t? tij filosofike, teologjike dhe mistike. Kurse n? pikpamjen e dyt? shpresoj se dikush tjet?r do t? shkruen ma gjansisht mbi k?te filozof dhe teolog.

Mendimet e Eckhartit m? kan afascinue qysh se kur kam qen? student i filozofis?. Sepse: ai ka qen? nji person me diapazan t? gjan? t? ditunis? dhe t?  shikimit n? bot?. Por, edhe p?r faktin se ai ka shum implikime misterioze n? shpalljen e mendimeve t? veta. Ai nuk pati frig? prej askujt. As prej pap?s dhe as prej rrethan?s ku ai djetonte. Eckharti  e ka pas terrenin e ngurt? n?n kamb?t e veta. Si p?r shembull, kur ai thot: “Un? e lus Zotin q? t? m? shpraz, t? m? ban bosh prej Zotit”. Edhe nji shprehje: “Zotin duhet me e dasht si nji jo-Zot, jo-shpirt, jo-person”. Por ai thot edhe diçka shum befasuese dhe intriguese: “Un? jam ma i mir? se Zoti”. K?to shprehi paradoksale duken se jan? pothuaj se ateiste, t? thjeshta dhe pa lidhje. Po, n? momentin e par? njimend jan? ateiste, t? thjeshta dhe pa lidhje. Por, n?se mendojm pak ma thell, do t? vijm deri te konkluzionet tjera. E k?to mendime rrjedhin prej nji domenikani t? zgjuem,  i cili ishte nji prej filozof?ve, teologjve dhe mistik?ve ma t? mdhaj t? Mesjet?s: Meister Eckhartit. K?to mendime t? Eckhartit nuk jan? si nji ushqim i macave, por kan? thell?si t?  madhe. Eckharti erdhi edhe n? kundershtim me Tom?n e Akuinit. Disa komentatorë theksojnë se t? menduemit âsht procesi bazë i strukturave si faktor thelbësor në doktrinën filozofike dhe teologjike t? Meister Eckhartit. Kjo e pruni Eckhartin në kontrast të mprehtë n? lidhje me diskusionet mbi substanc?n – ontologjinë e Tom?s t? Akuinit. Ndërsa “qenja e Zotit” te Toma i Akuinit âsht baza e të menduemit t? tij, përmbyset ky raport n? shkresen e Eckhartit  n? “Quaestiones”: Deus est intelligere (Zoti âsht mendje). Q? do t? thot se Zoti âsht bazue me mendje. Për këte mund t? thojm se Eckharti e p?rdor nji filozofi t? shpirtit dhe t? mendjes, t? cil?n Toma i Akuinit e hudh posht. Në  “Leksionet” e veta Eckharti sjell nji dallim mâ të saktë në mes të këtyne dy deklaratave. 'Qenja' nuk dallohet mâ nga t?  'menduemit' t? Zotit, por âsht nji pjesë integruese e:  Esse est Deus (Qenjai âsht Zot).

Meister Eckhart n? ket? koh? kontemporane konsiderohet si  nji nd?r filozof?t ma t? guximsh?m – sikurse Giordano Bruno, Baruch de Spinoza - n? histori. Kjo mund t? konstatohet n? baz? t? mendimeve t? tija q? p?rbashken si gurt? e nji mozaiku n? lamin? e filozofis?, teologjis? edhe t? mistik?s. Simbas meje Meister Ekchart ka dasht me filozofin? e vet me e thye jo vet?m egon (un?-in) e njeriut por inkluziv edhe egon (un?-in) religjioze. Zoti âsht – simbas filozofit – nji mister i pathansh?m. S’ka kurrfar domethanje, âsht si me e rrah san?n pa grun?, n?se na njer?zit flasim mbi Zotin dhe i projektojm n? te llojlloj imagjinacionesh. N? vend t? ksaj njeriu duhet me e shpraz shpirtin e vet dhe ashtu q? t? hyhet n? nji “shkretin?” shpirtnore t? mbrendshme. Vet?m ashtu mund – simbas Eckhartit – t? bâhet nji transformacion i mrekulluesh?m i egos (un?-it) : sepse shpirti largohet nga t? gjitha ato imagjinacione t? rrejshme dhe ashtu mund krijohet, t? bahet vendi i volitsh?m dhe i p?rshtatsh?m me e  pranue misterin e Zotit dhe vet Zotin. Pohimi i Eckhartit me e shpall? me an?n e metafor?s mendimin e tij asht i fort kur thot se vet?m  “n? shpirtin e shpraz?t t? njeriut lind Zoti”. T? thojm sikurse n? art, poashtu edhe n? baz? filozofike, para se t? krijojm diçka, duhet t? asgjâsohet objekti q? gjindet para nesh – p?r me muejt me krijue diçka t? re q? âsht dhe q? âsht shum kryesore p?r jet?n ton?.  N? shikimin e par?, kjo doktrin? duket se ka parime abstrakte. Por dukja mashtron. Krejt çka shk?lqen nuk âsht âri. Sikurse: krejt çka gjinet n? garazh?, nuk âsht vitur?.  Njeriu q? lejon q? n? vetveti t? lind Zoti, nuk âsht thjesht si nji lafitje ose ekstaz? qiellore, por nji parim serioz jetsor.  Q? filozofija e Eckhartit qohet nalt prej tradicionit krishen? mund t? konstatoj se Eckharti e paraqet nji m?nyr? dep?rtimi  n? paralele nd?rmjet filozofis? t? Perendimit dhe t? Lindjes - posaç?nisht t? asaj t? budizmit.  Bjen n? sy se zenm?suesit e budizmit gjithnji e ma tep?r mshojn me çekiq mbi ate çka âsht e pathanshme dhe mbi ate çka âsjht e padijshme – ky âsht thelbi i doktrin?s. Un? e çmoj Eckhartin kur thot? me bindje se njeriu nuk duhet me i bâ imagjinimet filozofike mbi Zotin. Se, kush don me e takue Zotin, duhet me e hudh posht  konceptin “Zotit”. P?r ate Eckharti shkruen: “Un? e lus Zotin me m? shpraz, me m? ba bosh nga Zoti”. Eckharti dhe zenm?suesit dojn q? n? jet? njeriu duhet t? jet pa ego. Kjo nuk asht nji mesazh i kandsh?m, sepse t? gjitha sigurit? hiqen dhe njeriu mbrrin n? nji “hiç’, “asgjâ”.  Sepse, n? k?t  “hiç’, “ashgjâ”, n? k?t doktrin? nd?rtuese,  un? zbuloj se un? jam gjithçka ose mud t? bâhem dikush, diçka dhe gjithçka. K?tu  shfaqet  ai shpirt i menquris?, urt?sis? i cili âsht edhe  dhimbshm?ni, gjunah me pas? p?r t? tjer?t. Altruizmi. Ashtu e shof  Meister Eckhartin jo si nji domenikan skolastik i err?t, por, p?rkundrazi, ky shpirt i pasionuem e paraqet nji gja t? vlefshme si pik? qendre: t? ndihmojsh – pa interesin egoist  – t? tjet?t. E k?to jan? parimet ma t? qmueshme n? kampin e filozofis?, t? teologjis? dhe t? mistik?s. P?r ate, na duhet t? lusim Zotin p?r me na shpraz, t? na ban bosh - nga Zoti, t? cilin na e kan krijue t? tjer?t me imagjinat?n e tyne.  Zotin,  t? cilin t? tjer?t e kan? çpik? dhe na kan? servue n? pjat? dhe e kan programue trunin ton? se si duhet me e paramendue Zotin.  Na jemi p?rgjegj?s vet p?r veprimet tona. Ego i jon? duhet me u bâ ate çka - n? thelb – akoma s’âsht. E n?se jemi aq t? aft? me u bâ – s? parit - bosh, at?here n? shpirtin ton? t? shpraz?t e ashtu – n? vazhdim - do t? lind Zoti (i v?rtet?). Nuk erdh Krishti p?r asgja n? k?t bot?. Ka ardh koha q? ai, si Zot, t? lind edhe n? qenjen ton?, por qenjen ton? t? dlir? (me fshis?!), n? qenjen ton? t? shpraz?t.