E shtune, 20.04.2024, 11:46 AM (GMT+1)

Kulturë

Tefik Selimi: Ibrahim Kadriu - Romancieri i Vitit

E hene, 07.01.2013, 11:10 PM


Ibrahim Kadriu merr çmimin vjetor si romancier më i mirë i vitit...

Nga Tefik Selimi

Sapo ka arritur lajmi “taze”, ku PEN qendra e Shqipërisë, në Tiranë, të shtunën në mbrëmje, ka ndarë për herë të parë çmimet vjetore për krijimtarinë letrare. Andaj, shkrimtari zhegras, nga Kosova, Ibrahim Kadriu, ka marrë çmimin vjetor për romancierin më të mirë me librin “Pjella e dreqit”.

Shkrimtarët janë madhështia e vendit, por janë edhe krenaria e popullit. Pa shkrimtarë, vendi i lindjes do të ishte me pak vlerë. Pse jo? Shkrimtarët ia rrisin “namin” vendlindjes. E hijeshojnë vendin, njerëzit, natyrën, dhe bukuritë e atij vendi. Andaj, vendlindja është djepi i artë i secilit njeri ku jeton. Pa vendlindje, jeta s’ka kuptim. Ajo është foleja e parë e qytetërimit njerëzor. Aty njerëzit lindin dhe  kurrë s’e harrojnë. Ata dhe vetëm ata e “ngjallin” këtë fole të ngrohtë të lindjes. Sado e vogël të jetë, ajo është vendlindje! “Askush s’e do vendlindjen pse është e madhe, por pse e ka vendlindje”, ka shtuar dr. prof. Mehmet Halimi, stujdues. E, Ibrahim Kadriu, shkrimtar, zhegrës, i ka kushtuar shumë vepra letrare vendlindjes. Të shumta janë frymëzimet e tij për vendlindjen, njerëzit e këtij vendi etj. Ibra lindet në Zhegrën e Grykës së Karadakut të Idriz Seferit dhe të heroit të  popullit, Agim Ramadani. Andaj, në organizim të Ars Clubit “Beqir Musliu”, Manifestimi kulturor “Vjeshta letrare...”  u gjend kësaj here në përmbyllje të orgazimeve të shumta letrare në Shkollën fillore “Agim Ramadani” të Zhegrës, në prani të pesonelit arsimor dhe të shumë qytetarve të kesaj ane të Malësisë së Karadakut. Ky eveniment apo “ngjarje” letrare iu kushtua dy veprave të autorit, Ibrahim Kadriut,  njërit ndër shkrimtarët më produktiv  të kulturës sonë, i cili, një pjesë të jetës së rinisë e ka kaluar në vendlidjen e tij, Zhegër. Fillimisht, Sabit Rrustemi, krijues zhegras, por edhe udhëheqës i manifestimit, tha se, sot, ky vend, ku gjendemi, është Shkolla fillore “Agim Ramadani”, e cila, par dy vjetësh është ndërtuar dhe  është bërë një “nuse” e  re e kësaj ane. Andaj, ky tempull i dijes, me krenari e mban emrin e heroit të kombit, Agim Ramadani, djaloshit më të mirë të kësaj ane dhe të Kosovës. “Shihni, tha Sabit Rrustemi, - ky vend, ku është ndërtuar objekti shkollor, më heret ishte vend i policisë serbe. Këtu janë maltreruar sa e sa shqiptarë, të cilët, prej torturave të rënda, kanë pësuar shumë qytetarë me jetë. Ja, sot, ky vend është “shtëpi” e dijes dhe e jetës, ku po shkëlqen me shkollarët dhe me mësuesit e  saj”. Zhegrasit, si njw, Manifestimin “Vjeshta letrare...” e kanë mirëpritur me një numër të konsideruar artdashësish, të cilët, i nderuan pjesëmarrsit krijues që erdhën nga  meset tjera të Kosovës. Këtu, përherë të parë janë paraqitur dy vepra të këtij viti, që lidhen për një emër, shkrimtarin e këtij vendi, Ibrahim Kadriu. Ky shkrimtar yni, është ndër krijuesit që ka bërë emër në letërsinë shqipe. Dhe, sapo ka arritur lajmi “taze”, ku PEN qendra e Shqipërisë, në Tiranë, të shtunën në mbrëmje, ka ndarë për herë të parë çmimet vjetore për krijimtarinë letrare. Andaj, shkrimtari zhegras, nga Kosova, Ibrahim Kadriu, ka marrë çmimin vjetor për romancierin më të mirë me librin “Pjella e dreqit”. Ky çmim për shkrimtarin e kësaj ane jo vetëm që do të thotë shumë, por nderohet letërsia dhe autori Ibrahim Kadriu, shkrimtar. Ai gjer më tani ka botuar mbi 40 vepra letrare të gjinive të ndryshme. Sabit Rrustemi tha edhe këtë se, “Unë sot jam i vogël të flas para Ibrës, por kam nderin të shtoj pak fjalë, sepse, ky ishte një nga krijuesit që përherë i është kthyer vendlindjes me anë të veprave letrare. Nuk ka vepër që nuk e “prek” ndonjë pjesë të kësaj ane të Karadakut jetik. Romanet e tij, sidomos romani në dy vëllime: “Ne vajhall, I-II”, por edhe disa të tjerë, janë kryekëput që flasin për rrethanat dhe “ngjarjet” e kësaj ane që e kanë zanafillen e hershme dhe vijnë e përdundojnë gjer në fund të  lufës së fundit 1999. Pra, Ibrahim Kadriu është i tëri krijues, por krijues që shquhet për rrëfimet mjaft interesante në prozë. Ja flet edhe vepra e tij e parë poetike “Netët e Karadakut”, e cila artikulon vargje për jetën e kësaj ane”. Prof. dr. Mahmud Hysës, studjues i letërsisë, duke folur në këtë takim letrar, ka folur për temën: “Polifonia e tekstit letrar” – fiksioni në romanet e Ibrahim Kadriut si dhe romanin më të ri të këtij romansieri të paepur, “Pjella e dreqit”.  Romani “Pjella e dreqit” i Ibrahim Kadriut, i takon tipit të romaneve të personazhit që temën kryesore e zhvillon dhe e zbërthen përmes karakterit dhe veprimeve të disa individëve më markantë të realitetit që, si personazhe artistikë, janë mjaft bindës për veprimet e tyre dhe për receptorin se i takojnë vetëm asaj periudhe historike për të cilën bëhet fjalë në roman. Tema kryesore e romanit, realiteti politik i krijuar pas ngjarjeve të fundit të përmbysjes së  pushtimit dhe të udhëheqjes së vendit nga faktori kombëtar me tërë frustrimet që e përcjellin këtë periudhë, realizohet kryesisht përmes tre personazheve më tipikë që ka krijuar autori: Din Gurziu, Roberti dhe Uran Sina. Të tre personazhet kanë veçori të përbashkëta, janë pjesëmarrës të lëvizjes së rinisë përparimtare në demonstrata dhe në luftën e armatosur për shkëputjen e vendit nga pushtuesi i huaj dhe arritën ta gëzojnë edhe fazën e formimit të shtetit të ri. Megjithatë, dy të parët, në periudhën e pasçlirimit,  dallohen si të frustruar, të  pa dinjitetshëm dhe të paparim morale, keqpërdorues të pozitës udhëheqëse, shfrytëzues të privilegjeve dhe të benificioneve që janë në dëm të idealeve dhe interesave të popullatës, ndërsa i treti mbetet konsekuent në pastërtinë e idealeve, në luftën për denoncimin e shpërdoruesve të të mirave kombëtare, një person që, përpos pasojave që përjetoi pse zbardhi të vërtetat për shpërdorime, vazhdon të veprojë edhe më tutje sipas idealeve dhe ndërgjegjes personale dhe jo sipas porosive dhe shantazheve”. Pas një bibliografie të shkurtër për prof dr. Mahmud Hysën, të cilën e paraqiti, Bilall Haliti, rreth kësaj vepreje studimore, folën Xhevat Syla, poet e botues, si dhe Nexhat Rexha, poet e kritik letrar nga Dardana. U tha se prof Mahmud Hysa, ka bërë një studim të gjithanshëm për opusin romanësor të Ibrahim Kadriut, duke i marrë për shtjellim 17 romanet e tij (pa dy romanet e fundit, botuar këtë vit, “Gjallorin” dhe “Pjellën e dreqit”), romane këto që, në mënyrën më të mirë paraqesin këtë njëqindvjetësh shqiptar me të gjitha situatat, sfidat dhe rrugëtimet e tija deri në ditët e sotme. Ndërsa , vendlindja e tij, Zhegra dhe Gryka e Karadakut, mbesin frymëzimi i përhershëm i autorit (I. Kadriut) dhe epiqendra ku zhvillohen të gjitha ngjarjet thuaja, që paraqiten nëpër këto romane, të cilat kanë pasur jehonë të gjerë si tek lexuesit poashtu edhe tek kritika. Ndërsa, Nexhat Rexha, kritik, tha se, “Nëpër këtë zhvillim të ngjarjeve, ku bota e fëmijëve i ka edhe misteret e veta, Mahmud Hysa i ka shkoqitur e analizuar deri në thellësi. Në  gjashtë romanet për fëmijë, që nga romani “Pas kthimit”(1975) e deri tek ky i fundit ”Çuni i kohës së Lekës” ( 2006), aktualizohet loja dhe veprimet  botës së fëmijëve, nëpër të cilat  kalojnë fatet  bashkë me gëzimet e ngushëllimet e tyre. Këto, veprime të tyre kanë destinacion të  kuptueshëm për karakterin  e kënaqësisë për të arritur tek ajo që zhvillojnë në imagjinatën e  tyre. Këto karaktere janë zbërthyer në planin  artistik dhe  analogjia e tyre ka kuptimin  e bashkëveprimit konkret. Parabolimet e protagonistëve të romaneve për fëmijë, autori i ka ngjyrosur me ilustrime të duhura për të saktësuar situatat e kohës”. Pas kësaj “ore” të prezentimit të vepërs së M. Hysës lidhur me veprimtarinë e I. Kadriut me titull, “Polifonia e  tekstit letrar”, protagonisti i dy veprave të paraqitura, Ibrahim Kadriu, më pas, të pranishmnëve ua dhuroi librin e tij “Gjallori”, si dhe drejtorëve të tri shkollave fillore, asaj të Zhegrës, të Llashticës dhe të Shurdhanit. Njëkohësisht, nuk u harrua as biblioteka e shkollës fillore “Agim Ramadani”, të cilës Ars Clubi “Beqir Musliu” i dhuroi 44 ekzemplarë librash me tituj të ndryshëm. Po, edhe shkrimtari Ibrahim Kadriu, disa nga titujt e fundit të opusit të tij ia dhuroi shkollës në fjalë. Përndryshe, “Vjeshta letrare e Gjilanit”, e cila pjesërisht po ndihmohet nga DKRS-ja, përmbyllet me 22 dhjetor, kur edhe do përurohen dy botimet më të reja të këtij fundviti, “Vjeshta letrare e Gjilanit”, edicioni 2011 si dhe përzgjedhja poetike me një grup autorësh gjilanas “Parnasi me aromë Gjilani”.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora