E premte, 19.04.2024, 08:10 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Enxhi Krasniqi Bardhaj

E premte, 04.01.2013, 03:17 PM


ENXHI KRASNIQI BARDHAJ

ATJE ËSHTË DUKAGJINI
 
Atje ku lindën të mëdhenjtë burra,
Ndrec Luca, Haxhi Zeka,Bajram Curri,
Ndue Përlleshi, e të tjerë të fortë si kulla.
Atje ku LIDHJA SHQIPTARE foli pa pra,
Ku digjet dorështrëmbëra mbi tra.

Atje, atëherë në kohë të kometës,
Kur trimat martoheshin me pushkën,
Malin,fushën patën shtratnuse të vetës.

Atje e atëherë,nga syri i zi për t’u mbrojtur,
Vajzat dërgoheshin si murgesha ,
Rrëkeloti i tyre lau pluhurin e kohës,
Iku dhe ajo,bashkë me trimat në shkrepa.

Atje ku britma edhe qiellin shpoi:
„Mos m’i prekni kulla e oxhake,
Ju vërboj me të Shqiponjës thonjë!"

Atje ku plaku thërret me zë si pushkë:
"Kthehuni - Mirë se vini bijtë e mi,
Dymbëdhjet thuprat e bashkuara bëjnë fuqi!"

Ku Mërturi, Kelmendi, Krasniqi e Mirdita,
Thaçi dhe të tjerët të fortët gurë
Lane gjurmët në histori, për të mos vdekur kurrë.

Atje ku sytë ruanim
Nga pluhuri që hidhej prej korbash,
Atje ku varri i shenjtë
Kërkon prehjen prej kohrash.
Atje, ku gozhduan në kryq dhe femijë,
Atje është e jona mbretëri.

Atje ku dasma nuk ndalej nga lufta,
Ku tupani tingëllonte si pushka.

Atje ku luhet vallja e shpatave me krenari,
Ndera,Besa dhe Bujaria kanë folën aty.

Atje, ku për hise fene e Krishtit kam prej fisi,
Atje, ku Bajraku mbi çati si plumb krisi.
Atje është Dukagjini. Atje kam lisat e mi!...
Atje eshte Aroma e Tokës -Lindjefëmijë!...

24 qeshor 2012

PREKNI  ME  DORËSHPIRTIN

Hyrë në një zonë rreptësie,
Fati vetëm një herë na bën të padukshëm.
Mos të vjellim fjalë kotësie,
Fjala e thenë - nuk mund të përpihet vrullshëm.

Fjalën dhe BESËN,marrim e marrim,
Harrojmë se me ketë i bëjme vetës varrin.
Se FJALA dhe BESA nuk vdesin kurrë,
Ndërgjegjen e pastër ruaje o burrë, si gur.

Jep pak besë,do marrësh shumfish,
Bashkëdyzoje shpirtin,me fjalën bëje njësh.
Ndero dhe vlerëso tjetrin,të jesh i përgëzuar,
Do çmohesh si zemer e dlirë, e arpraruar.

Atyre që në damarë u rrjedh tradhëti,
I veshur gjoksi me korbin e zi,
Njëqind herë të kthehet ngjarja
Me gojëgjak lyejnë me pabesi.

Ju lutem,flisni ashtu si dini,
Pa nevojë të krekosni,
Por fjalën e gojës,me helm
Mos e ngjyrosni!

Mos e thëngjillosni shpirtin e bardhë,
Dlirësinë e tjetrit e vishni me lotvalë.
Mos errësoni flakërimat e agut të kuqrremt,
Si gjel i egër, me këngën e errtë.

Gjërat e rëndësishme janë të padukshme,
Kur hidhen si baltosje,
Vrasin dhe bëjnë plagë të vuajtshme.

Ah, sa do doja disa të vërbohen,
Vlerat me ndershmëri t'i thithin,
Si sy të perdorin shqisën e ndritshmërinë.
Të ndjejnë e prekin me dorëshpirtin.

Unë kam veshët,vetëm këta më kanë mbetur,
Ju dëgjoj,por mundohem fjalën ta ftoh.
Edhe pse nuk ju njoh,e jam lagë e tretur,
FERRAT APO LULET nga kopshti juaj shoh!...

20 maj 2012

SHQIPONJA

Me flatra flladis shpirtin në klithje,
Gjykoj veten me gjakun që shkund.
Gjymtyrësh e prerë,qëndroj në pritje,
Në thelb e tkurrur, dhembjen lëkund.

Më verbuat,prerë duar, këmbë e kokë,
Zemrën e dënuat,e shkelet me pabesi .
Koka mbetet në Shqipëri,dora në Çamëri,
Këmbët mbetën në Ohër,Stugë e Tetovë,
Syri në Hot,Grudë e Guci!Shpirti në Kosovë!

Ah, sa vuaj kështu thikash prerë,
Gjymturët me dhëmbin larë me gjak.
Verbuar i njoh të gjitha dredhitë,
I ndjej të kohës moderne rrapollitë,
Gatitem e rrëmyer por mëndjehollë,
I mpreh flatrat me të cunguarën dorë.

Si shkëmb i patundur do qëndroj,
Hap krahët e zjarrtë lart të fluturoj.
Shpreh besimin e patundur,jo kot,
Që është kërkes e drejtë në këtë botë!
Të bashkojë trupin tim si një lis,
Të sjellë qetësinë e vërtetë të lirisë.

Fluturoj si kurrë me parë, me krenari,
Mbi flatra bart fjalët e fundit të mbret Kastriotit:
"Të kërkosh në kohë të qetë stuhinë,
Ështe çmenduri!
T'i kundërshtosh asaj me arsye,
Kur të shtrëngon koha apo nevoja,është URTËSI!"

Çdo flatër e imja do lëshojë flakë,
Nuk lejoj më të jam mish për top.
Me lojën e fluturimit tim zig-zag
I tregoj botës se, trupin që cunguat,
Deshirën dhe flakën kurrë nuk e shuat.

Asnjë flatër nuk dua të më mungojë,
Gjymtyrët e trupit dua t'i bashkoj.

Më quani sot SHQIPONJË E PAZBUTUR,
Që nuk i dorzohem paqes me kusht.
Shndris me mençurinë e pashoqe,
Me guxim do rrah sofrën me grusht,
T'i këndoj krenarisht hartës së moçme!

12 maj 2012

DUA  SHUME, POR...

Më shkrumbon shpirti këtu larg,
Njollat e dhimbjes më helmojnë.
Përpiqem me lot t'i laj,e përpiktë,
I vesh karakterin e drites,fytyrës,
Zemrën shndërroj në urë të çeliktë.

Dua të jem mes gjakut tim,
Të ndjej deshirën e flaktë,si etja.
Të përqafoj dheun Shqipëtar,
Aty ku e njoha fjalën -TUNGJATJETA!...

Thërras të rrahurat e tupanit,
T'i ngjiten rrapollis së shpirtit tim.
Të më zgjojnë si zë i ngrohtë
Mbushur plot e përplot ngazëllim.

Të luaj lojën e burrave,
Me ritmin e zemres si tupan,
Edhe nëse me shkelni mbi sup,
Të qëndroj krenare që ju kam!...
Më shtyni,më përbuzni,më shkelni,
Por eshtrat e mia, nuk mund t'i hidhni!

Me ashtin tim,dua të dridhet teli i çiftelisë,
Tingëllima e saj kudo të shpërndahet.
Dua të vjerret si amulet mbi një lis,
Syri i armikut, kur afrohet, të thahet!...

5 maj 2012

KRIJESË  HYJNORE

Mos u shtyni në të errtën ultravjollcën zonë,
Freskinë e një metamorfoze në lulëzimpritje.
Ëmbëslsinë e një pafajsije tek të gjithë zgjon,
Tingëllimën e thirrjes së shpresës në rritje.

Këtë buzëqeshje të larë me qumështin e nënës,
Me rrjedhën zëkëngë nga tastjera lumturije,
Mos e çakordoni ritmin që përcjell si thëllëzë,
Mbi të mos hidhni vrundull dhëmbshurije.

Butësinë e tkurrur e të mardhur tretetni tutje
Nga bota e fluturueshme,e butë,e një fëmije,
Shijoni ëmbëlsinë hujnore të krijesës,ju bëjë lutje,
Trishtmin visheni me ngjyra të ngrohta dashurije.

Vlerësojeni si nocion i dritës,i tingullit,i kënaqësisë,
Thesar që zbukuron dhe jep kuptim jetëmrekullisë.

3 maj 2012

FLAKA  TË  MOS SHUHET

Kafshoj vetminë rrugëve të botës,
Kujtimet ëmbëlake shpalosen palë-palë
Erë e oxhakut më deh,pranë motrës
Flakë e saj shpirtin ngroh,e kall,
Melodi e mallit ulur rreth votrës.
Ah, ç'më zhurit ky mall!...

Derisa në trand ftohtësi e gurit,mërdhi,
Nga ethet në largësi!

Moti dikur,
Bjeshka kokëulur dhe unë,
Bashkë, dënesëm, njomëm cërpikziun me lot,
Vështirë të ndahemi- t’i them lamtumirën!
Të ikë e thyer e dhëmbje plotë...

Sot, shumë larg!
Më kërrusi pesha e mallit e dhembjës,
Për Drinin e Bardhë, për lisin e pishat,livadhet-lugjet,
Për traditën, prroin për çifligun,
Dhembje për OXHAKUN ,flaka të mos i shuhet!

Kujtimet trondisin, deri në zemershqyerje,
Nga kohë e lënë pas,e shpirt të vrarë,
Larg DJEPIT të ëndrrave,
Atje ku pengë më ja mbet,
e shpirti im prehet, me to kur flet!...

Çmëndem!..Ofshaj!...Gjëmoj!….
E etur të gëlltis helmin në vend të pikëlotit!...
O bukurit e vëndit tim!...
Përnatë, përditë ju puthë!.. Ju përqafoj!..

11 maj 2012

RRETH  SOFRES

Mblidhuni poet rreth sofres së vajzërisë
Ngrehni artëfjalën mbi sytë që shkëlqejnë,
Freskin e fytyrave të shquara sipër magjisë
Shquani pa nderprerje forcat që rrëmbejnë.

Ju artist të mëdhenjë vajrash e ngjyrash
Ndjekni lakoren e mbështjellë mbi trup
Të hollat e të çiltrat lëkundje linjash
Derdhni ngjyrat ,si derdhën flokët e artë mbi sup.

Gdhendni kryevepra nga kjo bukuri, o skulptor,
Individualitetin e tejndritshëm të mbi hujnisë.
Pushtoni sallonet e mëdha botrore me dorë,
Të qëndroj tek goca Shqiptare vula e bukurusë.

Jetë!...Rrjedhe shembelltyren e tyre si lumi
Botë ëndrrimtare e mbushur me fisnikëri,
Estetiken e palëkundur të një vajzëkurmi
Të veçante e të gjallë,bëje këtë madheshti.

Kenga,vallja,portreti, skulpura të mbesin kryevepra
Bukuri dhe freski e vashava,të mbledhura në oda të vjetra!...

11 maj 2012

GDHENDJA  E  DORËGJYSHES

Perënditë e kryqëzuara rrugëve ku thahet bari,
Të cunguara marrëzisht nga duart e shkreta,
Braktisur në gurorët e lagur ku shuhet zjarri,
Parashputa bënë lutje, më thoni, ku u treta?

Veprat e mbretërimit të kohës vrasin e flasin,
Dyert e arkës mbetën të mbyllura,u gozhduan,
Kohët e kullave të stërgjyshërve më thërrasin,
Buzëqeshja e veshjes bëhet më e lodhur, harruam?..

Kujtimet e zhveshura i mbulova me rrezeditë,
Figura e zbukuruar e vashave shëmbëllente,
Shpalos kujtimin e përjetshëm mbi breznitë
Tek i gëzohem solemnitetit që mbërthente.

Të gjitha rrezet të shkrira mbi vashat këmbëlehta
Tek vallezonim Dasmen e Madhe Shqiptare,
Aty gdhendet e dorëgjyshes mbi vek vepra,
E praruar për veshjen më të vjeter Kombëtare.

Shpirti i paraprirë të radhiste cdo gjë nën dritë
Krahasonte vallëtaret me të ndritshmet hyjnit.

23 Prill 2012

MË JEPNI NJË  PLIS

Hej!...
Më jepni një plis,
Që flokët e gjatë t’i fsheh apo t’i gris!
M’i zhumbrosni me thengjij buzë dhe ballë,
Qepni gojën time, të mos nxjerr asnjë fjalë!

Më jepni një plis,
Të bëhem burrë më eshtrat nën një lis,
Degët të shtrihen në anën tjetër,
Të arnohen copat e mëdha qiellit të përboruar e të vjetër.

Fytyra e re, pa erë gjaku të njomë,
Të çfryjë re të bardha mbi këtë dhomë,
Më zhveshni veshjen e natës së pistë,
Sytë e perënduar m’i nxirrni me brisk.
Më jepni një plis,
Që botës gabimin t’ia gris!

15 qeshor 2012

KËMBËKRYQ  NE TIRANË

Që kur isha fëmijë
Im atë,me mua dertonte shpesh
Për Tempullin e Artë,
Ne dejtë e saj, gjakun tonë bartë.

Ai kishte këmbëngulur
Këtë tempull ta shkelte,
Këmbëkryq,në dheun e tij për t'u ulur.

Ai ,iku!...
Iku pa prekur dëshirën e flaktë,
Dëshirën e tij e mbolli ne mua
Që nuk lëkundet si varkë.

O baba!...
Ngrihu nga varri dhe më degjo!
U ula sot këmbëkryq në Krujë,
I gjithë vendi bëri bujë.

Ika dhe në të bukuren Tiranë,
Librat shpaloseshin shumë për të thënë.
Humba mes zërave që dilnin nga libri,
Rrotullohesha të kapja dritë e fjalë shpirti.

E kisha prek këtë tempull në fotografi
Dhe texte librash,
Imazhi i tij ishte i larë me gjak,
Ashtu si e përshkruante im Atë!

8 qeshor 2012

KËNGA  M'U  BË VAJ

Shkëput shpirtin lajmi i pashpresuar,
Më shtang,më ngrin në vend.
Një hije e zeze dhe e trishtuar,
Kobshëm mbështjellë cdo kënd.

Vallja shëndërrohet në marramendje,
Kënga me bëhet mllef dhe vaj.
Hidherimin shterngoj si trembje
E shtanguar dua lotin ta thaj.

Ah moj NËNË!... Zonjë, të lash'!
Shëndetplot e fytyrëqeshur.
Të tillë të dua kur të kthehem - të thash'!
Me zërin e një mbretëreshe,
E qëndrueshmëri prej burrërreshe!

Ulërij mbi gjoksin tënd,prej të vdekuri,
Udhëtar i kycur në trup kam mbetë,
Ku mbeti forca e patundur prej hekuri,
Që jetës i jepte shpirtë,gaz e shpresë?

Ku mbeti hijeshia e fytyrës dhe trupit,
Bashk me stolitë e tjera të shpirtit,
Apo shpërndave aq shume dashuri,
Këshilla,butesi,urata,puthje e krenari,
Gjer në shterrjen e tëndes mbretëri.

Jo - jo!...Mbretëria jote është e pafund,
Çdo hap të jetes time do e perkund.

Me shqyhet shpirti sot kur të shoh,
Zemerdjegur ndal frymemarrjen.
Qetësinë nuk dua t'a thyej,dua të të ngroh
Të puth, me lutje t'a ndjesh timen, ARDHJEN!

14 maj 2012

GËZIM I NGJYROSUR

Tingulli i violinës së shpirtit nuk ndryshon kumbimin,
E gërryer serish nga sirenëthirrja me zhgënjimin,
Mbyll sytë,mbrënda këllëfeve të murit mbytet
Pandeh se dëgjoj hijen time të burgosur që përpëlitet.

Si instrumentaliste,luaj motivin e shkurtër të gëzimit,
Pamje të kumbueshme,të ngadhenjej lotet e hidhërimit.

Ah, sikur të kisha këtu ku jam hedhur e tretur,
Oxhakun e gurit të gjyshit nga kulla e vjetër.
Mbi prushin që zhavarit, të ve për kafe një kusi,
Me ujin e marre nga i imi i pashtershëm lotpusi!
Kafeja të vlojë, të derdhet mbi flakën e saj,
Aromën e thirrjes tingull gazmore të shpërndajë.

Një thirrje e shpirtit,akoma e mbetur gjallë,
Ta lexoni në syt e mi haren: "U bera nënë me djalë!..."
Dua gëzimin me ju ta celebroj,me ju ta ndaj,
Më është lodhur shpirti, duke ngjyer GËZIMIN në VAJ!...

1 maj 2012

KALLINJËT E ARTË

Si iku koha kur njerëzit,
Nga mundi e djersa
Kishin kënaqësi,
Për bukën e grurit
Të mbledhur mbi kallinj.

Kishim sy që përshëndrisnin,
Që në rrezen e parë
Buzëgazi puthte diellin,
Me dëlirësi dhe mirësi
Derdhej si ushqim i shpirtit
Mikpritja me bujari.

Sot jemi bërë pikë e pes
Ujk për bagëtinë e shëndoshë,
Jemi gjarpër helmues
Për drithërat në kosh.

A nuk është pasuria e njeriut
Shpirti si fijegruri i artë,
Që mbron dinjitetin e sejcilit
Mbi botën që na bart?!...

Shumë pak të duhet, o njeri,
Për të arritur gjer te lumturia!...
Pa buzëqeshje në fytyrë,
Nuk vlen, dhe as shijohet pasuria!...

29 prill 2012



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora