Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Qerim Pllana: Histori e ndaluar

| E premte, 04.01.2013, 08:13 PM |


Njëqind-vjet nga viti i prapësht 1913, mbase në këtë 2013, lind  histori e re dhe për ne!

HISTORI E NDALUAR NË MËNYRË TË VEÇANTË E DEVIJUAR

Iliri-Albani toka të zjarrta u xhelozuan si fëmijë të lindur para kohe! Tani hyjmë në 2013, respektivisht 134, 100-vjetorin nga viti i prapësht, kur Shqipërisë iu mor gjysma e territoreve, po aq e popullsisë nga fqinjët në bashkëpunim me fuqi-Evropiane. Tani e tutje çdo të ngjet me këto hapësira, lëvizjen shekullore për bashkim të Shqipërisë Natyrale, të cilën kanë filluar të përkrahin edhe miqtë tradicional të shqiptarëve?!

Shkruan: QERIM PLLANA

Prej kohesh është ditur se historia e popujve dhe tokave ilire-shqiptare kishin dhembje gjymtyrësh devijuese kurrizore. Këta popuj, gjithashtu pësuan ngritjet dhe rëniet, humbjet një nga një të tërësive, nga veriu, detet, lindja dhe përendemi. Qysh në parahistori, para formimit të Federatës Ilire edhe shkëmbinjtë e rivierave të deteve kishin mësuar të flisnin ilirishten. Ilirët prodhonin dhe shisnin në mënyrën ilire, gdhendnin metale, figura dhe stolisi gur-dru figurash të zotëve, bënin varreza të përkryera-tumula murale. Ata u shquan me artin e krijimit të armëve të sofistikuara të kohës qysh në parahistori, për t`u mbrojtur, kur sesi për t`sulmuar. Për t`u mbrojtur herë nga deti, toka, herë nga veriu lindja, derisa i mori morti i tradhtisë dhe ranë nën perandoritë e kohës histerike...

Iliria gjerë e gjatë shtrihej nga Korushka, Celoveci në Detin Marmara, mermertë, Gjirin Kavalla dhe  Aspravalltë. Nga Danubi, Lumi Savë  deri në Atikë, Selanik- Korint. E lulëzuar një fuqi e botës në kontinentin e vjetër. E njohur për detari të tregti, bletari, birrari, blegtori dhe peshkim të zhvilluar. E para ndër të parat në Lojërat në Olimp, me Liburnët e rrallë në detari bërë projekt kopjues për fenikas, babilonas, grekë, persianë, athinas. Iliria u shqua me zotërimin e lundrimit në Adriatik, Jonë, Egje dhe gjithandej  Detin Mesdhe...

Iliria një histori e pathënë në mënyrë të veçantë vetvetore, para dhe gjatë historisë qytetëruese, civilizimit shtrirjes në një hapësirë 250.000 kilometra katrorë. Me popullsi emrash si: Ardianë, Dardanë, Dalmatë, Albanë, Pirustë, Penest, Mollas, Maqedonas, Dokleatë, Liburn, Pajon, Japyg, Enkelejë e Mesapë. Ku janë dhe kush janë sot këta popuj me më shumë  se 70 kombe  e kombësi?! Ku është Iliria sot ore njeri i tokës dhe popullsisë së humbur si; lelegët, kaurinët, dakët, pellazgë, persianë, grekë e romakë të lashtë, ku janë superfuqitë, Federata Ilire, Roma, Bizanti, Perandori Otomane, ku janë i gjen sall në libra, mësuesen e jetës, në histori, si federata-konfederata perandori të shtrira në botën e vjetër, Evropë, Azi Afrikë...

Tani realiteti për këtë histori është i shkuar, mjaftë i dhembshëm. Po si historia e pasardhësve të ilirëve, shqiptarëve në Ballkan, pse jo dhe kudo në Diasporë të ndarë anekënd botës të shpërndarë! Të dy këto histori të një populli të veçantë, janë një zezonë simbioze motër-nimi epokash dhe shekujsh, të lënë dhe të pathënë në mënyrë të e veçantë të harruar!  Lakmia për ujëra të nxehta, minerale, klimë mesdhetare, begati, dhe pasuri përrallore me pyje, xehe, fusha, lumenj, liqene dhe male, begati dhe pasuri pemësh, kafshë të buta dhe të egra, bimë dhe ujëra mjekuese... Bëri që Federata Ilire dhe për shkaqe të grindjeve brenda zhbëhet keq e më keq, madje romanizohet, edhe kur në krye të perandorive kishte perandorë ilirë e shqiptarë...

Shqiptarët duan bashkimin zotëri të Evropës-miq pse akoma me dyshime!

Tani lirishtë themi, Iliria, Arbëria, Dardania, Albania, Dukla, Dalmacia, gjithandej pjesët e Ilirisë nga veriu-jugu, detet dhe lindja, ishin dhe mbeten një histori, metaforë e pathënë, në mënyrë të veçantë histori e falsifikuar..! Në krijimtarinë time prozë-poezi, këto toka virilë i kam quajt Albanida të Zjarrta. Vullkan që ziejnë, por akoma nuk shpërthejnë, toka të befta që i thërrasin ndërgjegjes, por akoma nuk pëlcasin, nuk shkrepin siç mundë të ndodhë një ditë, këtu e në këtë planet, mbi tokën etninë e tyre të vetë. Të paktën në atë çka sot ka mbet, atje ku flitet shqip, ku këndohet dhe mësohet emri atdhe e mëmëdhe, ku valon sall një flamur i Gjergjit, Ismailit, Hasanit.., ku bukës i thuhet bukë, ujit ujë. Iliria gjatë pikoi gjak, kurse Albani-datë për t`u mbijetuar, çdo dekada-stinë sakrifikuan rininë, bijtë e saj të gjallë u murosën, Majë Rozafës, në Risan, Kotor, Toplicë, Kosovë, gjithandej në Epir, Çamëri, Malësi, Rrafsh, Has, Dukagjin, Kosovën Lindore, Iliridë-Pollog, Manastir,Ohër, Kaninë, Ostros, Strugë Shën-Naum, Plavë, Guci, Vermosh. Gjithë-andej kjo madhështi! Apo marrëzi groteske, tragjikë që vjen deri në fillim-shekulli XXI, dhe më të ndarë,  coptuar, më të plaçkiture dhe më të përçarë se kurrë!

Ku t`i dihet pse këto kokëçarje në Kontinentin e Vjetër. Një bashkim konglomerati tjetër, i shndërruar nga demagogë  dhe anasjelltas  të ri e të vjetër. A s`bëhet kjo për vjelje te të mirave nga të tjerët, si sot si atëherë. Kjo vërtetë është një histori në mënyrën e vetë të pathënë, e shkruar dhe fshehur nëpër arkiva për nevoja tjera të gjeneratave të tjera! Kjo histori retushimi e pathënë, por e shkruar diku qoftë edhe në gurë, pergamen siç i thuhej në lëkurë. Ja, serish vjen ajo kohë, prapë për t`u falsifikuar histori e tyre si dikur. Në mënyrë të veçantë në paskajore dhe në formën vetvetore ndërrohet një e kaluar e bujshme me të sotmen paçavure! Prapë një histori e ngrirë në thellësinë e tragjikes, groteskes, brez pas brezi në mënyrën mortore të vetë jetës. Histori e shkruar, por e pa thënë në mënyrë të veçantë e falsifikuar, për dëshirën e miqve, dikur armiqve më të përbetuar... E ripërtëritje mund ose s`do të ketë, as pas epoka shekujsh, as pas 100-vjet, të gjysmës së  shteteve që aq shumë u trumbetua për më shumë nacionalizëm  dekorativ, luftë për pushtet,  çoroditje të së vërtetës edhe pas 100-vjet të shtetësisë  me pak jetë.

E duamë, pra sa shumë e duamë jo atë zonjën që na rri karshi-karshi, por atë shkëmbin që ka aromë  helmi, parajsë dhe purgurator D. Aligeri! E duanë ata, jo ju, ne as këta këtu përskaj nesh, por ata të cilët posa ngjitën dhe ngritën majë hierarkisë, me s`ka fuqi për t`i zbrit nga stoli, pos fuqisë së “Perëndisë”, sovranit, fukarasë te mjerëve dhe të lënëve prapa shpinës së zotit e t`atdheut, kanuneve, rregullit,  ligjësisë për një më të lumtur demokraci dhe jetë!

Iliri-Albani-da, jeni toka të zjarrta, seç u xhelozuan si fëmijë të lindur para kohesh. Është sall një histori e pathënë, e shkruar por akoma e devijuar papranuar, për më keq me çdo forcë e gjykuar, fat i tyre për të dështuar! Apo në mbështetje të dialektikës, forcës, filozofisë dhe histori-gjeografisë së dokumentuar për të fituar, duke u rikthyer atje ku këta popuj shtriheshin dikur. Kjo më asnjë mënyrë nuk është lloji i veçantë i asnjë historie të falsifikuar apo të devijuar. Është  vetëm kthimi kah vetja, jeta, zhvillimi dhe bashkimi i asaj çka ka mbetur nga të tjerët pa u tjetërsuar, ndjekur dhe pa u asimiluar. S`është sall një meditim për Vitin e Ri, 2013, 134, 100-vjet nga viti i brishtë i shqiptarisë 1913. Të goditur për të satën herë në palcë, shpirt në gjene hapësira kombëtare..! Urime Kërshëndellat, Viti i Ri  2013, mbase jo më të brishtë për shqiptari se ata të 1881, 1913, 1945, para plotë 100-vjet të tokës dhe kohës së ndaluar! Shqiptarët e duan bashkimin zotëri të Brukselit, miqtë tanë në Evropë dhe në Amerikë. Pse të ketë dyshime, akoma bëhen hile ndaj bashkimit të shqiptarëve, tokave, popullit të shpërndarë e të okupuar, ndarë pa-bashkuar-ribashkuar?! Pse kjo histori dhe (histeri) në mënyrë të veçantë, sui-generis e devijuar, ndaluar dhe e falsifikuar në Ballkan, akoma vlen sall për shqiptarët?!