E shtune, 20.04.2024, 01:01 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Ethet e Edi Ramës

E premte, 04.01.2013, 08:12 PM


ETHËT E  PA SHËRUESHME

Nga Dedë Preqi

Sikur Enver Hoxha të kishte pasë jetë më të gjatë dhe të vazhdonte diktaturën  e vet,  çka do të kishte ndodhur sot me shqiptarët ?

Populli shqiptarë  duket sikur i ka harruar shpejt ato turtura ç’njerëzore, të diktaturës së  egër të  përbidëshit  E.Hoxha, i cili nuk diti të ngopët me substancën e vet shqiptare.

Përshtypja e asaj bote nuk është vështirë të kuptohet, por është vështirë të mendohet,këtë e dinë vetëm  të mbijetuarit,të cilët edhe kësaj dite i vuajnë pasojat, por për çudi, pse e pëlqejnë akoma disa njerëz, apo grupe të atij modeli,të cilët i ushqejnë aspiratat e tyre, dhe mundohen ta riparojnë e ta mëkëmbin edhe një herë atë lloj „lugati“  ndoshta edhe më të përsosur, ata mendojnë…

Këto janë konceptet e trashëgimtarëve të E.Hoxhës, të cilëve u prinë kryesocialisti Rama, me bashkëhaxhiqamilët  e tij ,të modelit antikombëtarë,duke respektuar konceptin dhe programin e „partisë së punës“ me amanetin xhaxhit diktator.

Në vitin e kaluar,kryesocialisti Rama bojkotoj Parlamentin Shqiptarë me Partinë e vet Socialiste, të cilin Kuvend e legjitimoj vota e popullit dhe Kushtetuta e shtetit shqiptarë, njëherit edhe përkrahja e faktorit  ndërkombëtarë.

Mirëpo, në zgjedhjet e fundit, pas humbjes në krye të Bashkisë së Tiranës, kryesocialistit Rama i ka hy frika në palcë, dhe tani për të shpëtuar nga humbja, ai bënë manovrime  në forma të ndryshme politike, duke  synuar të tubojë sa më shumë ithtarë rreth vetës, si makanizëm i tij për vetmbrojtje,pa asnjë interes të popullit, por duke shkakëtuar vetëm përqarje dhe ndarje brendashqiptare.

Pas rënjës së diktaturës së E.Hoxhës,shteti shqiptarë frymoj më lirshëm dhe filloj të rimëkëmbët në frymën e sistemit demokratik,dhe pas një periudhe disa vjeqare, sidomos në kohën e fundit, ky vend e merr vetën në dorë dhe sot ia kanë lakmi shumë vende të rajonit, me të arriturat ekonomike dhe shumë anfrastrukturave tjera zhvëllimore të vendit.

Ndërsa, kryesocialisti Rama, të gjitha këto të arritura të Shqipërisë ,ai quan jo trasparente  dhe parimore, të cilat i nënvlerëson  me fjalët e tij fyese të drejtuara kundër Qeverisë dhe shtetit demokratik shqiptarë .

Edhe në rastin e tunelit të Kalimashit, që lidhi  Kosovën me Shqipërinë, kryesocialisti Rama e kundërshtoj këtë projekt, me gjithë fuqinë që kishte,duke i akuzuar ideatorët dhe arkitektat e saj, duke i dhënë etiketime të ndryshme dhe antikombëtare.

Thotë një fjalë popullore,yndyra dikur del mbi përshesh, ashtu edhe qëllimi i Ramës  del në shesh, kur hapur thotë, se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, paraqet krizë, të cilin projekt e kundërshtojnë  SHBA-të, dhe Evropa, duke ditur se që të dyja  janë të bashkuara dhe këto nuk e marrin përgjegjësinë e bashkimit tonë kombëtarë, nëse populli shqiptarë nuk merr vetë vendime  për të ardhmën e vet.

Rama këto fjalë i nxori nga zemërligësia e tij, që shprehi për shqiptarët dhe bashkimin e trojeve të tyre,duke i dhënë material gjithë atyre që na kanë lënë dhe na kanë copëtuar deri sot, dhe kjo deklaratë e Ramës, i ka dhënë  Serbisë dhe Greqisë  kurajo, se rruga e tyre për copëtimin e trojeve shqiptare ishte e drejtë dhe tani kërkohet një mobilöizim i tyre, kundër shqiptarëve të bashkuar.

Rama nuk shikon mirë, sepse i mungon vizioni për bashkimin e shqiptarëve, por shqiptarët janë sot të bashkuar, dhe po frymojnë sëbashku natë e ditë Kosovë,Shqipëri , sepse ky ishte projekt i ka-hershëm i kombit shqiptarë, dhe vullnet i shenjtë i një populli të një gjaku, një gjuhe dhe të një trungu të përbashkët iliro-shqiptarë, dhe të një rrënje më të gjerë të quajtur pëllazgë.

Si është e mundur sot, në kohën e demokracisë, ku të gjithë synojnë dhe luftojnë për një të ardhme më të mirë të vendit të tyre, kryesocialisti i Shqipërisë Rama, i akuzon njerëzit që dallohen dhe bëjnë vepra të mira dhe ndryshime në vend, duke i xhelozuar ata dhe injoruar , që do të thotë se njerëzit e tillë janë vetëm ata që vuajnë nga sëmundja e xhelozisë së tepruar.

Kjo politikë e tillë është më pasoja, sepse nuk është në interes të popullit dhe qojnë në politika dezintegruese,të cilat pasoja i vuajti qeverija dhe shteti shqiptarë edhe këto ditë, duke e mos marrë statusin  e kandidatit për tu anëtarësuar në BE.

Ky skandal politik që suspendon të arriturat e vendit të vet,është rrezulltat i një politike antikombëtare dhe vazhdon në sytë e botës demokratike  dhe civilizuese, duke shpifur popullin e vet, në mënyrën më hipokrite, ata të cilët e ngritën kapacitetin dhe rrolin shqiptarë në botë, dhe krijuan politika zhvëllimore e kombëtare, duke u bërë edhe anëtare e NATO-s, dhe së shpejti anëtare e Bashkësisë Evropiane.

Reqetat e Ramës nuk mund të quhen të shëndetshme për popullin shqiptarë në përgjithsi, sepse janë bërë bajate, dhe mëlmesat e tij nuk janë të shieshme, të cilat në të shumtën e rastëve janë edhe helmuese për popullin.

Për të paraqitë të vërtetën në popull, nuk mjaftojnë llafët, apo vetëm fjalët boshe, të cilat e shurdhojnë  popullin në metingje të përditshme, por duhet më shumë metoda pune dhe dëshmi, që populli të bindet me kualitetin e punës dhe standartin e jetës.

Simptomët e ethëve të Ramës janë të  njohura dhe të qarta, dhe është mendimi se këto ethe janë të shpërndara edhe në Kosovë, që paraqesin rrezik  dhe shumë kush thotë se, te pacientët e tillë vërehët një „neuro-xhelozi“,dhe ndaj kësaj epidemie duhet patur kujdes,sepse e ka preardhjen e  trashëguar nga epidemia e kaluar enveriste,  e cila mbështetët edhe nga rajoni për ti përqarë dhe ndarë shqiptarët , pa dyshim duhet konsulltuar me ndonjë literaturë të suksesëshme demokratike, për të gjetë diagnozën  e saj shëruese.



(Vota: 15 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora