E shtune, 24.08.2019, 04:58 PM (GMT+1)

Komente

Xhevat Rexhaj: Letër për Ministrin Turk

E enjte, 03.01.2013, 01:06 PM


LETER MINISTRIT TURK TË ARËSIMIT Z. AHMET DAVUTOGLLU

Nga Xhevat Rexhaj

I nderuar Minister i Turqisë Z.  A. Davutogllu

Fatmirësishtë sot njerëzimi ka arritur të ketë qasje, dhe mundësi të jashtëzakonshme që të komunikohet lirshëm, dhe shpejtë prej një skaji në tjetrin skaj të botës. Këtë mundësi për fat të mire të njerëzimit e bënë të mundur shoqëritë e zhvilluara, dhe të demokratizuara të shteteve të caktuara të globit, të cilat me kohë investuan në dije, dhe në arësim e zhvillim shkencash të shumta të mireseardhura për vetë njerëzimin. Une si një qytetar i thjeshtë i një shteti të njohur ndërkombëtarishtë me emrin Kosovë ( Dardani), vendosa që të ju drejtohem juve si Minister i një shteti tani më demokratik, dhe besa të zhvilluar në të gjitha fushat dhe sferat e jetës.

I nderuar Minister Z. A. Davutogllu, ka kohë që nga shteti, pra qeveria e juaj turke na vijnë sygjerime, këshilla e besa edhe kekrkesa të një natyre jo normale, që në një apo tjetër mënyrë të rishikohet, të rishkruhet, dhe të ri përmirësohet historia shqipëtare karshi kohës së pushtimi afër 500 vjeqar otoman. Një gjë e tillë është kërkuar haptas e edhe direkt nga ju si minister i një dikasteri që quhet arësimi, pra një dikasteri shumë të ndieshëm ,dhe shumë të veqantë të një shoqërie, dhe nji shteti, që ne shqiptarët ta zbusim historinë tonë se kinse në të paska shumë urrejtje, paska gjëra të cilat sot mundë të i prishin marrëdhënjet e shëndosha “ vëllazërore” që kemi ndërtue këto vitet e fundit. Ju mëtoni se ne e paskemi obligim që në vendë se të mbledhim më shumë fakte, shenime, dokumente ,dhe faktime për një periudhë të errët kohore 5 shekujshe nënë pushtimin otoman, ne të bëjmë të kuindërtën që edhe këtë pak histori për ato shekuj që e kemi të ruajtur, ta hudhim në greminë ta poshtërojme gjakun e derdhur të miliona “ arrnautëve” që u vranë u shkatërruan, dhe u shuan në trojet e veta, si rezultat i apetiteve të sëmura sulltaneske.

I nderuai Z. Minister, ju si njeri i parë i një dikasteri të rëndësishëm që ka të bëjë me shkencën, artin, kulturën, gjuhën, arësimin në përgjithësi, me këto kërkesa bini ndesh me vet shumë rregulla, dhe ligje ndërkombëtare ku nuk lejohet që pushtuesi të i kërkoi viktimës ta ndryshoi historinë e vet, ngase nuk po i pelqejkan trashëgimtarit të pushtuesit, në këtë rast shtetit të sotëm turk si shtet pasardhës i vet otomanizmit që sakatoi jo vetëm qenjën tonë kombëtare, por edhe bëri pazare me gjysmën e trojeve shqiptare duke ua shitur dhe falur  armiqëve tanë fqinjë, e mjerishtë ju si “ vëllezër” tanë të besimit falët tokat tona tek kaurrët, si mundë të kuptohet një gjë e tillë.

I nderuar minister, une këtu do të sjelli vetëm disa shënime të shkurta sidomos për një periudhë të vonshme të katrahurave që na i bëri pushtuesi otoman mbi kurrizin tonë:

Konventa jugosllavo-turke e vitit 1938 dhe marrëveshja Jugosllavi - Turqi -Greqi e 28 shkurtit 1953 e njohur si ” Pakti BallkaniK” i nënshkruar në Ankara

Në bazë të hulumtimit sistematik të dy shërbimeve konzullare (sektorit të pasaportave) jugosllave dhe turke, dëshmohet se në periudhën 1951-1968 prej Jugosllavisë në Turqi janë shpërngulur 414.500 shqiptarë... ndërsa gjatë periudhës në fjalë (bazuar në statistikat sekrete jugosllave) në Kosovë ishin sjellur në heshtje 63.000 kolonë sllavë, prej të cilëve, pas rënjes së Rankoviçit (1966) duke mos u duruar një farë "barazie" me shqiptarët, shumica prej tyre udbash e kriminelë marrin ikën për Serbi . Ndërkaq sipas statistikave të publikuara më vonë del se në periudhën 1952-1965 per ne Turqi janë shpërngulur: 452.371 shqiptarë.

Në ato vite me dhunë detyrohen të shpërngulen edhe mijëra shqiptarë, kryesisht nga Mali i Zi (nga Hoti, Gruda, Plava, Gucia, Vuthaj, Ulqini, Tivari, Triepshi, Shpuza, Kraja etj.)

Në dimrin e vitit 1955/56 u organizua aksioni për mbledhjen e armëve dhe gjatë këtij procesi të dhunshëm i keqtrajtuan në format më mizore mëse 30.000 shqiptarë.

Në këtë ekspeditë udbeske, nga rrahjet dhe torturat u mbytën 103 shqiptarë,ndërsa u gjymtuan për jetë rreth 10.000 të tjerë...!!!

Hulumtimet shkencore për zbardhjen e një ngjarje historike siq është marrëveshja “Xhentëllmene” turko-jugosllave e vitit 1953 ndërmjet Titos dhe Kypreliut, sado që janë jo të mjaftueshme,prap na japin një pasqyrë shumë të mirë për ta kuptuar këtë marrveshje. Vlen të përmenden veprat e historianëve të kombit shqiptarë siq janë: Fehmi Pushkolli në vepren “Fronti Popullor-Lidhja Socialiste e Kosovës”, Jusuf Osmani në vepren “Vendbanimet e Kosovës-Gjilani”, Hakif Bajrami “Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995”, Sabile Basha “Dëbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës 1877-1995” dhe në shumë hulumtime të punimeve shkencore të cilat e kanë për objekt të studimit këtë temë shum të ndishme për popullin shqiptarë. Të gjitha këto vepra dhe shum dokumente tjera të cilat do ti përmendim në fucnot janë të lidhura me marrveshjen e Splitit ndërmjet Titos dhe Kypriliut. Në këtë marrveshje gojore edhe pse askush nuk diti se çka përmbante, pasojat e sajë u panë menjëherë, pas fillimit të zbatimit të sajë. Pas vitit 1953 filloi dëbimi masiv i shqiptarëve për në Turqi, gjë e cila e zbardhi këtë marrveshje. Represioni serbë u përcoll nga instrumentet shtetrore dhe në mënyr të organizuar nga vet shteti serbo-jugosllav. Paraprakisht ishte një marrveshje në mes Jugosllavisë dhe Turqisë e njohur si “Konventa jugosllavo-turke e vitit 1938”, e cila parashihte dëbimin e shqiptarëve për në Anadoll. Çështja e shpërnguljes së shqiptarëve pothuaj se u hesht gjithëher, ndërsa u shkrua dhe u propagandua nga qarqet serbe, kinse për shpërngulje serbo-malazeze që në të vërtet nuk ishte asgjë tjetër veqse migrime të vogla, të vullnetshme të popullsisë.

Marrëveshja turko-jugosllave e vitit 1953

Më 1953 në Split u takua kryetari i Jugosllavisë Josip Broz Tito dhe Fuad Kyprili, minister i punëve të jashtëme të Turqisë. Ata u moren veshë që të filloi shpërngulja e sërishme e shqiptarëve për në Turqi.. Marrveshja planifikonte vazhdimin e aksionit të shpërnguljes së shqiptarëve nga Kosova për Turqi, në baz të Konventës së vitit 1938. Dëbimi i shqiptarëve parashihej të bëhet përmes Maqedonisë.. Kjo erdhi në shprehje të zbatohet menjëher pas prishjes së marrveshjes jugosllavo-shqiptare, me pretekstin se i sherbenin Shqipërisë u denuan dhe internuan nëpër burgje mbi 500 shqiptarë të cilët u derguan në kampin famkeqë të Goli Otokut.

I nderuar Minister A. Davutogllu, a ka mundësi që këto shënime të eliminohen nga historia e jonë, a ka ndershmëri nga ana e juaj si minister i arësimit të kerkoni që ne ti hudhim në greminë këto fakte, ashtu siç tentuan paraardhësit e juaj të na hudhnin që të gjithë ne “arrnautëve” në greminën e Ballkanit. Këto janë vetëm disa shënime nga miliona shënime e faktime që  egzistojnë kudo nepër arkivat, dhe muzeumet e botës, por mjerishtë janë edhe me miliona shënime, fakte, dokumente, dhe dëshmi që gjenden në arkivat e juaja, në muzetë e juaja, por që ju kurrë nuk pranuat që ti hapni, dhe të i publikoni, të i ofroni opinionit si të juaj vendas ashtu edhe për ne shqiptarët. Z. Minister, do të ishte më mire që ju si ministër i arësimit turk, të ofronit mundësin historianëve tanë që ata të futen nepër arkivat e juajm dhe të hulumtojnë edhe më shumë rrethë pushtimeve të egra otomane në trojet shqiptare. Në realitet, i nderuari Minister, do të duhej që ne shqiptarët të kërkonim që ju ta ndërroni historinë e juaj, dhe të i tregoni popullit tuaj, dhe gjithë botës se çfarë ndodhi afër 5 shekuj në trojet shqiptare, deri ku ishin kufinjët tanë, deri ku frymohej shqip, deri ku jetohej shqip, dhe deri ku luftohej shqip, por jo përkundrazi ju dëshironi që ne ta shlyejmë një të kaluar të zezë që përjetuam nën okupimin tuaj, një pushtim i dyfishuar, ngase nga njëra anë na shkatëronin sulltanet, e nga ana tjetër ata edhe lejonin armiqët tanë në fqinjësi që edhe ata të na shkatërronin ,dhe pushtonin, e gjithë kjo bëhej me lejen, dhe aminin e paraardhësve të juaj.

Z. Minister, si ishte e mundur që edhe në rrethanat e lehtësuara pas luftës së parë dhe pas luftës së dytë botërore pushtetet e juaja lidhnin kontrata me “kaurrët” serbo-greko-sllavë që të bëhej dëbimi i shqiptarëve nga trojet e tyre. A mundë ta na shpjegoni si Minister i arësimit  se pse nuk ishit aso kohe në mbrojtje të “ vëllezërve “ të juaj nga besimi, por ishit mu në anën e armiqëve të juaj nga besimi?  Me këtë shifet sheshazi se jo vetëm në kohën e sulltanëve por edhe në kohën më të re qeverite e juaja bënë të pamundurën që trojet shqiptare të pastroheshin etnikishtë, dhe të u liheshin të pastra pa shqiptarë serbëve, malazezëve, maqedonëve , dhe grekëve, ju pra ishit pjesë e pastrimeve etnike, dhe ju financuat, dhe ndihmuat pastrimet etnike, ngase ishit të pangopur në antipati kunder “ arrnautëve”, të pamëshirshëm kundër emrit shqiptarë, por të mëshirshëm  ishit  karshi armiqëve të shqiptarëve. Të kthehemi pakëz në shekullin e 18 dhe 19 i nderuari Minister i Turqisë, pasi që ka të bëjë edhe me vet dikasterin tuaj që sot e keni. Dihet mirëfilli se aso kohe i gjithë Ballklani ishte nënë tutelen e juaj, dhe është tepër rrënqethës fakti se paraardhësit tuaj sulltanezë e pashallarë e lejuan shkollën kudo të popujtë e tjerë, u lejuan të gjitha nivelet e shkollës e gjerë te Univerzitetet, u lejuat në Beograd shkieve, në Nish dhe në Podgoricë, po kurrë nuk lejuan në trojet shqiptare. Paraardhësit tuaj, i nderuar Minister, në vendë së të lejonin shkolla ata vrisnin, dhe maltretonin ata shqiptarë që kërkonin shkolla, në vendë se të lejonin shkollimin paraardhësit tuaj, na e detyronin me zor besimin mysliman, në vendë të shkollave ndëtonin xhamija ,dhe hamame ku flladiteshin pashallaret dhe ushtaret otoman në kurrizë të shqiptarëve. Në pashallakun e Beogradit ju lejuat , financuat, dhe ndërtuat infrastrukturë të mirë për serbet, por nuk e bëtë asnjërën në trojet shqiptare, qysh në ata shekuj ju e bëte me qëllim ndarjenë, dhe zhvillimin e serbëve e sllavëve të tjerë në kurrizë të shqiptarëve. Paraardhësit e juaj na e lanë vetëm vuajtjen, dhimbjen, vrasjet dhe dhunimet e natyrave të ndryshme, pasojat e të cilave i vuajmë ende edhe sot.

I nderuar Z. Minister A. Davutogllu, të kthehemi pakëz në kohët e pas marrëveshjeve që ishin bërë e që i ceka më lartë në kurriz të shqiptarëve, për shpërnguljen e tyre për të ju në Anadollin e largët. Thuhet se në Turqi po jetuakan afër 5 milion apo më shumë shqiptarë ( mjerishtë ju edhe në kohët moderne nuk lejuat që të ketë një stataistikë se sa shqiptarë jetuakan në Turqinë e sotme), dhe se ata qenkan sistemuar. dhe qenkan pjesë e rëndësishme e shoqërisë. dhe zhvillimit të gjithmbarshëm të Turqisë. Me këtë besoi se pajtohemi që të gjithë se shqiptarët vërtet janë të vyer, të menqur. dhe kanë prirje për fusha të ndryshme të jetës në një shoqëri .dhe shtet. I nderuar Minister, a keni ju mundësi të sqaroni shqiptarët se përse shteti i juaj i asimiloi plotësishtë shqiptarët në Turqi? Pse shteti i juaj, dhe ju tani si Minister, në vendë që neve të na kërkoni ndryshim historie, nuk e ndryshoni së pari historinë e juaj të re, dhe të lejoni shqiptarët që lirshëm të deklarohen për identitetin e tyre , të kenë shkolla në gjuhën shqipe, të kenë mundësi të mësojne gjuhën shqipe dhe të ndihen si shqipëtarë? Jo Z. Minister ju këtë nuk e keni bërë, dhe nuk do ta bëni asnjëhere, ngase jeni ende me mentalitet të tillë, që arrnautet duhet shtypur dhe duhet frikësuar, arrnautëve nuk duhet lejuar shkollën ngase mundë të vetëdijësohen, dhe të jenë një barrë për shtetine juaj. Gjërë sa në shtetet “kaurre” të demokracive evropiane funkcionojne shkollat plotësuese shqipe, në disa janë të sistemuara edhe në sistemin arësimor të shteteve të caktuara lëndët e gjuhës, dhe historisë e kulturës shqiptare, te ju pra te shteti i “ vëllezërve” tanë nuk ka asnjë shenjë se kjo do të ndodh edhe në shekullin e ardhëshëm. I nderuar Minister a do të ishtë më njerëzore që ju si minister i shkollës të anagzhoheshit mu për këto gjëra që kanë të bëjnüe me të drejtat, dhe liritë e njeriut në tërë botën, se sa të kërkoni që ne ta ndërrojme historinë ,dhe të fillojmë të mësojmë gjuhën turke, gjuhën e “ vëllezërva” tanë nga Aanadolli, që nuk na paskan pushtue 5 shekuj, por na paskan kthye kah kibla??? Jo i nderuar Z. Minister, gabim jeni, ne nuk do ta nderrojme historinë tonë për “ habibat” e juaj, jo asesi. Ne do të insistojmë që historia e jonë vërtet të përpunohet, por edhe të futen edhe më shumë fakte, dhe dëshmi të së kaluarës së kobshme të popullit shqiptarë që përjetoi nënë zgjedhën otomane.

I nderuar Minister A. Davutogllu, ju ndoshta sot mundë të gjeni ndonjë politikan shqiptarë që do ua bëjë qejfin, ndoshta do të mundë edhe të bleni me para njerëz të shitur të identitetit shqeiptarë që do të tentojne të shkarravasin në historinë tonë, por ne jemi ata që do i hudhim në llumin e historisë ata të cilët do bëjne një gjë të tille¨, sikur që kemi hudhur disa Ali Shukria e Rrahman Morina.

I nderuari Z. Minister A. Davutogllu, ne shqiptarët nuk jemi armiqë të turqëve, por nuk jemi as ata që do e harrojmë të kaluarën, ne nuk e dëshirojme urrejtjen, por  na duhet të bashkëjetojme me atë që ishim të urryer ,dhe të shkatëruar nga pushtimet osmane. Ne shqiptarëte e duam të ardhmën e mire, të përparuarë me një zhvillim të gjithanshëm, duam marrëdhenje me të gjitha kombet e botës, ashtu edhe me Turqinë, por nese ju dëshironi të kemi diç speciale atëhere behuni shtet normal. dhe na kërkoni falje historike për pushtimet makabre 5 shekullore, për shitjen e tokave shqiptare fqinjëve tanë, për shkapërderdhjen e miliona shqiptarëve nepër Itali , botë e Turqi, të cilët si rezultat i vrazhdësisë shekullore pushtuese sot janë të asimiluar pa dëshirën e tyre.

I nderuari Minister, une e kam emrin Xhevat, nuk është emër shqip, fëmijët e mi fatmirësishtë i kanë emrat  burimor shqiptarësh, ashtë mrekulli kjo që sot fëmijët tanë pagëzohen me brumin ,dhe origjinën shqiptare kastriote, andaj une me dëshire do e ndërroja historinë ku emri im nuk do shënohej Xhevat, por Alban, Gjergj, Dukagjin, Bujar, Driton, Arbër e shumë e shumë të tjerë, por nga ana tjetër nuk do pranoi ta ndërroi historinë që emrat e fëmijëve të mi të ktheheshin në Osman, Qazim, Sulltan, Salep, Ramadan e të tjerë emra. që nuk ishin dhe nuk do jenë kurrën e kurrës emra shqiptarësh.

I nderuar Minister A. Davutogllu, juve sigurishte se ju pëlqen  emri i juaj, ngase ështe emër autokton i popullit tuaj, por emri i im as nuk ishte e as nuk është  emër autokton me gjenezë shqiptare, por fatkeqësishtë ishte dhe më mbeti një lëkurë ujku në qenjën time shqiptare, me këtë dua të them, ne do ta ndërrojme historinë për ta përmirësuar për të mirën tonë dhe të ardhmën tonë, por nuk guxojme dhe nuk do  ta ndërrojme që të zëvendësojmë  fjalën pushtues me shpëtimtarë, jo  asesi.



(Vota: 14 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT