E premte, 19.04.2024, 02:05 AM (GMT+1)

Mendime

Blerim Ramadani: Kuvendi shkel mbi demokracinë!

E enjte, 03.01.2013, 09:05 PM


Kur edhe Kuvendi shkel mbi demokracinë!

Nga Blerim RAMADANI

Zhvillimet e fundit që u shfaqën në parlamentin e Maqedonisë dhe jashtë tij, në masë të madhe e kanë dëmtuar rëndë funksionimin e shtetit juridik. Shqetëson fakti se procedurat demokratike mbi të cilat funksionon kuvendi u shkelën pikërisht me urëdhërin e njeriut të parë i cili dirigjon me dhomën ligjëvënse. Rasti i miratimit të buxhetit për vitin e ardhshëm, në një atmosferë të pazakontë, i shoqëruar me konfrontime ekstreme, që si aktorë kryesor u shfaqën subjektet më të mëdha politike në vend dhe dhunë të papracedent të ushtruar nga sigurimi i parlamentit, bartë në vete një pasiguri se në të ardhmen mund të ndodhin situata jashtë normales. Shkelja e rregullores së parlamentit dhe ligjit, i cili parasheh punën e Parlamentit me rastin e miratimit të buxhetit në mënyrë “antidemokratike” la pas veti pasoja të rënda si në aspektin politik ashtu edhe në atë juridik. Kryetari i Parlamentit në situata të tilla duhej të ndërpriste seancën plenare, kuptohet nëse nuk ka kushte për zhvillimin e saj. Duhej të gjendej mënyrë e tillë që buxheti të miratohej në një atmosferë normale, me qëllim që të mos paralizohej funksionimi i shtetit dhe të stagnonin proceset euro-integruese. Është shqetësuese prezenca dhe numri i madhë i personave të sigurimit, brenda ndërtesës së parlamentit. Sipas kësaj, egziston mundësia që persona të pautorizuar dhe të të paidentifikuar të kenë intervenuar nga jashtë.

Dhuna ndaj gazetarëve

Që të jetë skandali më i madh, kryeparlamentari jep urdhër që nëpërmjet përdorimit të forcës të largoheshin me dhunë gazetarët e akredituar, në rast se do të refuzonin të largoheshin nga hapësirat e Parlamentit, përfshirë këtu edhe Kryetarin e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë. Nga veprime të tilla, të pamatura, është shkelur Kushtetuta e Maqedonisë, e cila parasheh se seancat e Parlamentit duhet të jenë publike. Gazetarët janë penguar drejtëpërsëdrejti nga sigurimi i Parlamentit që të ushtrojnë veprimtarinë e tyre të informimit të opinionit për ngjarjen. Në demokraci është e rëndësishme që opinioni të informohet. Veprimi i tillë i Kryetarit të Parlamentit ka vetëm një përgjigje logjike!? Të ushtrohej agresion dhe dhunë ndaj opozitës dhe ngjarja mos të filmohej nga gazetarët e pranishëm, e cila do të mund ti shërbente më pas opozitës si argument për arsyetimin e një grushtështeti të mundshëm.

Shqetëson fakti i sjelljes së pushtetarëve

Kryetari i shtetit në prononcimin e tij për mediat theksoi  se “çdokush ka të drejtë të respektoj Kushtetutën dhe ligjet”, por atij i mungoi guximi të gjykoj shkakëtarin dhe agresorin e gjithë këtij skandali në parlament. Kryetari Ivanov, pritej që të ulëte tensionet dhe të mbronte parimet demokratike dhe funksionimin e shtetit juridik. Përkundrazi, ai indirekt fajësoi opozitën për gjendjen e krijuar, duke deklaruar se “nuk mundet që e gjithë shoqëria, të jetë peng i një sjellje të papërgjegjshme.” Pikërisht deklarata të tilla nuk e bëjnë atë që të jetë moralisht kryetar i të gjithë qytetarëve që jetojnë në vend. Shkeljet e tilla të pakontrolluara nuk u dënuan publikisht as nga kryeministri, që len të nënkuptosh se e gjithë Qeveria dhe institucioni i kryetarit të shtetit kanë qenë të koordinuar dhe bashkëpjesmarrës në këtë skandal.

Sjellja e deputetëve shqiptar

Si duket deputetët e subjekteve shqiptar morrën mësim nga e kaluara. Të kujtojmë përbërjen parlamentare, ku mazhorancën e formonin VMRO-DPMNE-PDSH. Të nxitur nga interesa të ndryshme jo-shqiptare, ndodhi incidenti në të cilin pjesëmarrës ishin deputetët e BDI-së dhe PDSH-së. Vetëm se atëherë nuk ndërhyri sigurimi, nuk u larguan as gazetarët nga ambientet e parlamentit. Por deputetët u lanë në mëshirë të fatit. Pikërisht ky ishte edhe synimi i Kryetarit të parlamentit, të nënçmoheshin shqiptarët në Parlament dhe në sytë e opinionit publik. Por, zotëriu harroi fjalën e urtë popullore “Asnjëherë mos i bën ndokujt diçka, që nuk dëshiron ty të të ndodhë”. “Heshtja” e deputetëve shqiptar në këtë skandal politik vjen pikërisht nga mësimi që u jep e kaluara atyre.

Pasojat pas 24 dhjetorit

Në rast se nuk hetohet çështja dhe nëse dëshmohen shkeljet e procedurës, atëherë duhet të ndërmerren masa konkrete me qëllim që situata të tilla të mos na përsëriten. Është fakt se pushteti është përgjegjës i drejtpërdrejtë për atë që ndodhi në Kuvend. Me preteksin e këtij precedenti që pamë, egziston mundësia që në të ardhmen ngjarje dhe tensione të tilla të paraqiten shumë shpesh. Pa marrë parasysh se kush mund të jetë në pushtet. Ky shembull do t’ju shërbejë si argument subjekteve politike të cilat do të përbëjnë mazhorancën në Kuvend. Funksionarë të lartë të LSDM-së e bënë të qartë publikisht se do të ketë hakëmarrje kur kjo forcë politike do të kthehet në pushtet. Pikërisht kësaj duhet ti frikësohemi! Tash më nuk bisedohet për procedura demokratike apo për sundimin e së drejtës por për revanshizma politik dhe të gjitha këto dëmtojnë rëndë imazhin e shtetit në arenën ndërkombëtare. Megjithatë, tashmë është hapur një vrimë që procedurat e Kuvendit, edhe pse përcaktohen me Kushtetutë, ligj dhe rregullore, të njejtat mos të respektohen, por të veprohet sipas dëshirës dhe vullnetit të mazhorancës. “ Një qeverisje duhet të jetë mësues i mirë për qeverisjen tjetër, përndryshe duhet të përballemi me një të ardhme të pasigurt. “Kemi situata që për hirë të interesave strategjike, nevojitet guxim dhe politikë e shëndoshë, të afrohen dallimet politike dhe të përkrahen interesat shtetërore. Në rast se nuk ndërhyn faktori ndërkombëtar mund të përballemi me luftë civile. Që të mos eskalojë dhuna dhe jo-toleranca ndërhyrja e shpejtë e faktorit ndërkombëtar është e domosdoshme.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora