E premte, 26.04.2019, 11:51 AM (GMT+1)

Plus » Shoqëria

Kosta Gjoka: Vera e Kuqe

E enjte, 03.01.2013, 01:56 PM


Vera e Kuqe

Nga Kosta Gjoka

Me 331 BC ( para Krishtit ), ne Athine asambleja votoi ne menyre demokratike ligjin qe ndalon grate te pinin vere.[1] Eva Kantarela tregon se ate vit pati helmime te jashtezakonshme te shume burrave te shquar nga grate e tyre.[2]  Burrat e doni per vete ate. Qe ne lashtesi ja dinin vleren Veres se Kuqe. Perendia e veres Dionysos perdorte vetem vere te kuqe.

Cdo lloj vere tjeter nuk quhej ne fakt vere, por emertohej me emra te vecante. Dionysi i vleresuar aqe shume nga dijetaret, nga vete helenet dhe banoret e gjithe botes se lashte pagane, per shume kohe ishte lene ne harrese.

Nicia i beri nje rivleresim kesaj Perendie, e sidomos ceremonive ne festat dionysiane te shoqeruara qe te gjitha me vere te kuqe.[3] Shkenca po verteton sot, se ne saje te vetive te perberesve te saj, njeriu ndjehet i qete kur pi vere te kuqe edhe kur ha, kur te doje, e c'te doje, pa asnje lloj rregjimi e orari.[4]

Vera e kuqe forcon zemren, rrit rezistencen e trupit ndaj semundjeve dhe zgjat jeten. Keto veti tek vera e kuqe krijohen ne saje te taninit qe ka. Tanini krijohet vete, kur vera eshte e mbyllur hermetikisht, mbas tre vjetesh nga data e prodhimit. Vera me e re, ka pak efekte, eshte si e bardha, ndonse ka shije por nuk permban cilesite sheruese.

Studimet kane treguar se kjo lloj vere ka nje perberes te quajtur resveratrol qe ndihmon per shendet te mire dhe ndikon ne jete-gjatesi. Kush pi rregullisht pak vere te kuqe, nuk ka nevoje per asnje lloj diete. Mbrron zemren, ka aktivitet anti kancer, mbron melcine kur perdoret ushqim me yndyre te madhe.[5]

Ksenofoni ne kthimin e 10 mije ushtareve nga Babilonia, qendra e Persise, per ne Greqi u detyrua te kalonte pergjate rrjedhes se lumit, drejt veriut, neper shkretetira, neper male te ashpera, vende te pa banuara dhe ne mungese te theksuar te ushqimit. Por ne saje te mjaltit dhe veres se kuqe qe u be dieta ditore, per rreth nje viti, asnje person nuk humbi jeten nga uria ose semundjet.[6]

Per ata qe hane pa mase dhe shendeti i tepert kthehet ne semundje, vera e kuqe do ti normalizonte. Pervec efektit kundra dhjamosjes, redukton efektet negative  te semundjeve qe shoqerohen me diabetin. Te semureve me zemer, diabet, kancer, cregullime nervore, ju ben mire vera e kuqe[7].

Mbas cdo lufte ushtareve te legjioneve Romake u jepej vere me bollek. Dom Frang Bardhi me 1637 tregon se gjate vizites se tij neper kishat e Pukes, kudo ku shkonte pinte vetem vere, pervec nje familjeje shume te varfer qe piu uje. Tek ata qe pine vere te kuqe rregullisht, ulen risqet e atakeve te zemres dhe te semundjeve te saj, ulen ne pergjithesi vdekjet. Per kete ndikon polyfenoli qe permban alkoli i veres.[8]

Vera e bere ne shtepi, sidomos ne brigjet e Mesdheut, ka perqindje me te larte te polyfenolit. Ne keto vende jete gjatesia e burrave eshte me e madhe se ne vendet e tjera.Vera e kuqe eshte plot e perplot me resveratrol antioksidues i cili ndihmon ne parandalimin e mpiksjes se gjakut, dmth pengon krijimin e trompozave. Studimet tregojne se ata qe pine perdite nje gote vere ( sido qe te jete ), kane trup atleti.

Kerkuesit kane zbuluar se vere piresit kane bel te holle, jo bark te dale qe deformon trupin. Kush pi 9 gota me vodka, raki, gin, uzo ose wiski ne jave i rritet propabiliteti 3 here per kancer kolone. Kush pi vere te kuqe perdite, nuk ka asnje rrezik nga kanceri.

Ne Bregdet vera ka qene gjithmone ne tavoline jo vetem per miqte, por per cdo rast. Vreshtat e fameshme te kodrave te Bregdetit si ato te Lugjezes, Lizikoit, Gradishtes, Megajthit etj, jane ne taraca te ndertuara me mure mije vjecare. Ne familjet tona ishte mjeshter bres pas brezi cdo burre ne berjen e veres se kuqe.  Dr.Taso Nini nga Kudhes-Qeparo, mjeshtri me i mire i verave ne Shqiperi, ka botuar nje liber te vlefshem per prodhuesit e vegjel ne kushte shtepiake.

Ne shtepine tone, si ne cdo familje bregase, mbajme vazhdimisht vere te vjeter, duke u kujdesur qe veren e re sipas studimit te mesiperm, ta leme per me vone edhe nqs se nuk kemi tjeter. Prinderit tane L. Gjoka, kur nuk kishte me se te hante buken, bente pershesh me vere vazhdimisht. Nuk duhet pire shume se po mbaroi, po qe se nuk ke gjendje per te nesermen, atehere pirja nje here sot, e nje here mot nuk ka efekt ne rritjen e rezistences, imunitetit, per te gjitha organet e trupit, dmth ne jete gjatesine e shendeteshme.

Kur nuk je duke ngrene, shkon vera e bardhe per gusto e per muhabet. Cdo pije, me pak vere te kuqe, jep koktej me shije dhe me vlera per trupin tone. Perdorues i alkoolit eshte kushdo, kjo eshte tipike e nje personi me nivel te ulet, ndersa perdoruesi i veres eshte ne mos me gjendje te mire ekonomike, njeri me mendje te paster.

Vreshta dhe blete nuk mban kushdo. Pervec vullnetit duhet edhe mendje. Vera e Kuqe eshte gjaku i Krishtit, qe nga pikepamja fetare do te thote se ai qe pi Vere te Kuqe eshte i bekuar, dmth plot shendet e pasuri. Pini per Rilindjen e Krishtit, per rilindjen e Drites, mqs qe sot ditet do te behen me te medhe, me me drite ( shkruar me 21 Dhjetor). Pini ne festen e Vitit te Ri dhe ne cdo rast.

Ti Gezoni Festat vetem me vere te kuqe.

 

[1] Ornaldo Paterson, Liria, Tirane 1997, f. 165

[2] Eva Kantarela eshte cituar ne faqen 165 te librit Liria, autor Orlando Paterson.

[3]  Frederik Nice, Orgjina e Tragjedie, Apollo dhe Dionysi.

[4] www.nia.nih.gov/Researchinformation/ScientificResourcess/Interventions Testing Program.htm.

[5]  Matt Kaeberlein, Grapes versus gluttony, Nature vol 444,   16 nov 2006.

[6] Xenophon, Anabisis. Lufta me persianet ne shekullin e IV para eres se re.

[7] Peter S. Rabinovitch, Grapes versus gluttoni, Nature vol 444,  16 nov 2006.

[8] R. Corder. Red wine procyanidis and vascular health, Nature, vol 444/30 nov 2006.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT