E enjte, 28.03.2024, 08:39 PM (GMT)

Mendime

Gëzim Vllasi: Shtrirja Gjeopolitike e njohjeve

E merkure, 02.01.2013, 02:42 PM


Shtrirja Gjeopolitike dhe Gjeostrategjike e njohjeve: forcim i pozitës ndërkombëtare për Kosovën

Nga Gëzim Vllasi*

Njohja e Kosovës si subjekt në marrëdhëniet ndërkombëtare në mënyrë individuale nga shtetet është një proces i ngadalshëm i cili merr kohë për të prodhuar rezultate. Por, gjërat duket se kanë lëvizur nga vendi me njohjen e fundi të shtetit të Kosovës nga Pakistani si një shtet me një ndikim në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik dhe me një status të fuqisë nukleare e bënë Pakistanin një faktor të rëndësishëm gjeopolitik dhe gjeostrategjik në botën e prodhimit dhe të furnizimit të naftës në Azinë Qendrore. Pakistani si e ceka më lartë është një anëtar i rëndësishëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC), dhe një aleat i madh i NATO-s në luftën kundër terrorizmit, dhe posedon një ushtri të disiplinuar, e cila renditet si forca e tetë më e madhe në botë.

Rëndësia e këtij shteti si në aspektin gjeopolitik ashtu edhe gjeostrategjik, mund të merret si një hap i forcimit të shtetësisë në këtë regjion mjaft të tensionuar (për shkak të problemeve të brendshme të disa shteteve), dhe një njohje në kufijtë e shteteve të cilat janë kundër njohjes së shtetit të Kosovës ( Kina, Irani, India). Kjo njohje mund të shihet edhe si një presion drejtuar Beogradit i cili çdo ditë e më shumë po humb rëndësi dhe peshë në arenën ndërkombëtare karshi Kosovës. Ky fakt u vërtetua me miratimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë për dërgimin e emisarëve nëpër botë për të penguar njohjet nga shtetet të cilat kanë një rëndësi gjeopolitike dhe gjeostrategjike në një regjion të caktuar, sikurse është Egjipti në Organizatën Islamike me një shtrirje në Afrikën Veriore apo Indonezia me një shtrirje të madhe në Oqean dhe me një popullsi myslimane.

Prandaj, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës duhet sa më parë të instalojë një mision diplomatik të vogël deri në 5-6 persona me 3 diplomatë të karrierës të cilët profesion primar kanë diplomacinë, e të cilët do të promovonin interesin e Kosovës në fushën politike dhe ekonomike por, nuk është në interesin e Republikës së Kosovës të akreditohet një ambasador jo-rezident në këtë shtet.

 

*Është i diplomuar në drejtimin Politikë Ndërkombëtare dhe Diplomaci.



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora