E premte, 29.03.2024, 11:07 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Xhevat Rexhaj: LDK - konkurrencë e shëndoshë dhe ripërtëritje

E diele, 27.04.2008, 12:28 PM


LDK - konkurrencë e shëndoshë dhe ripërtëritje

Nga Xhevat Rexhaj*
   
Nuk e kam menduar asnjëherë, prej se kanë fryrë erërat e demokracisë partiake me themelimin e Partisë së parë Demokratike në trojet shqiptare, LDK-së, se për ta thënë mendimin tëndë për rrjedhat e Partisë sate duhet të kesh shumë kujdes apo të mos e thuash hiç. Nuk kam menduar se duhet matur shumë për të shkruar, për të thënë për të kritikuar apo edhe për të menduar diq për të mirën e një Organizimi ku ke dhërnë në kaqikun tëndë shumë, vërtet shumë e të tillë ishin më shumë se ¨1 milionë shqiptarë të Republikës së Kosovës që me shpirt, me mund, me vullnet, me sinqeritet, me shqiptarizëm , me durim ndaj sharjeve e fyrjeve e..., me vite të tëra mbështeten, punuan, vepruan, harxhuan, u flijuan për atë të veqanten, mbjelljen e disciplinës qytetare dhe resüpektin ndaj të ardhmes ku dallohej për herë të parë respekti për votën për atë të zgjedhurin e popullit dhe përkrahja ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ishte diçka e re për ne shqiptarët që të kemi mendime të ndryshme për të ardhur në cakun e përbashkët, ishte e veçantë se shumica absolute e popullit përkrahu principet demokratike për të mirën e republikës së Kosovës, ishte pra ajo ku prekej në organizimin dhe ecjen e LDK-së në krye me Intelektualët, Rininë dhe mbarë shtresat e qytetarëve në ballë me Presidentin Ibrahim Rugova. Trimi i mirë me Shokë shumë. Nga kjo LDK pollën edhe Parti dhe organizime të tjera, shumë mirë për të ngjyrosur pluralitetin kosovar. LDK ishte prap e fortë, e organizuar, me strukturë organizative vërtet si në Perëndim. LDK ishte vërtet e përkrahur, kishte Një Njeri vërtet modest por edhe Madhështor, të Urtë, Shqiptar të vërtet me Civilizim dhe frymim propërendimor, Njeri që me mund të madh ktheu në anën tonë Fuqitë dhe Demokracitë më të mëdha të rruzullit tokësor. Mirëpo Presidenti ynë e dinte shumë mirë se meritat për këto hapërime i takonin edhe organizimit dhe tërë anëtarëve e simpatizantëve të LDK-së, të cilët bënin aktivitete të rënda dhe të rrezikshme për Kosovën e jo vetëm për Kosovën kur dihej se ku ishte edhe Shqipëria e trojet tjera tona etnike. Pra LDKja e tëra ishte në funksion të themelimit të Shtetit Republikës së Kosovës.
Janari i vitit 2006 i mori LDK-së, por edhe tërë kombit, Njeriun e 2 Shekujve për shqiptarët, e la keq Kosovën, por mendonim se edhe pa prezencen e tij fizike do të mbahej LDK-ja, organizimi ku ai frymoi dhe mbajti gjallë me vite Shtetin në themelim, Republikën e Kosovë, të Integruar në Strukturat Euroatlantike dhe në Miqësi të Përhershme me SHBA-në. E çfarë ndodhi, ajo që nuk duhej ndodhur sidomos para Njohjes Formale të Pavarësisë. Mirëpo ndodhi e çfarë nuk ndodhi, sigurishtë ajo e tronditjes fatale dhe totale të anëtarësisë besnike të LDK-së. Une fajin nuk kam guxim t’ia hedh askujt, as atyre që thirren ende në LDK e as atyre që themeluan LDD. Une si antarë i denjë dhe po them aktivist me vite, i pasionuar me mundësinë që pata të jem pjesë përbërëse e një Partie Pluraliste Demokratike, edhe pse shpesh i kërcënuar, gjërat duhet thënë hapur gjithmonë, më shumë po vuaj tani për gjendjen në LDK sesa kur shantazhohej dhe etiketohej. Kam frikën se e gjithë kjo e vërtetoi atë se ne prapëseprapë jemi bajraktarë. Thënë troç, LDK-së po i përgatitet edhe një truk, edhe një greminë pas Mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, nëse mbahet, e është dashur të mbahet, pas katandisjes së saj në votimet e fundit. LDK-së po i gatuhet kulaçi që të shkapërderdhet ende, kjo Kryesi, thënë troç e disa pensionistëve nuk ka më ide, nuk dinë për inovacionet, nuk ngutet dhe nuk mërzitet për anëtarësin e gjerë, për njerëzit që me vite e përkrahën dhe e mbështeten shumë, thjesht e deshten shumë dhe janë të gatshëm që ta duan ende, mirëpo duhet aksion, duhet Ripërtëritje, gjallëri dhe jo “Mesele e llafe odash me prapavija”. Jemi në Shekullin e Stresit e jo të llafeve. Kjo Kryesi e përbërë nga Njerëz që kanë humbur votat në qytetet e veta, pos njërit nga Istogu, e që mëton të udhëheqë e të mos japë llogari për realitetin, është e dështuar të jetë e suksesshme, është mëkat që menjëherë pas Rishpalljes së Pavarësise nuk u mblodh kjo Kryesi për të deklaruar zgjedhje të reja brenda LDK-së. LDKja, duhet të ballafaqohet me realitetin, sikur bota që ka realitetin e shtetit më të ri dhe po ballafaqohet me te. LDK-ja duhet të përgatitet dhe ta mbaje Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, duhet të jetë transparente, Kryesia me ata kryesorët që mbajnë përgjegjësi duhet të shkoj në pension, disi të merituar për punën e tyre deri në Kuvendin e 6-të, dhe të lejojnë Fuqi të reja që do të ballafaqohen me realitetin, por që do ta mbrojnë fort edhe Fytyrën e LDK-së prej themelimi të saj.

*Autori është aktivist i LDK-së, dega Zvicër, që prej vitit 1990



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora