E marte, 19.03.2024, 06:31 AM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: ''Skenderbegu'' i Fishtës

E merkure, 02.01.2013, 02:40 PM


“SKENDERBEGU”  I  FISHTËS... SË  SAPËS…

Nga Fritz RADOVANI

Aty nga viti 1871… kur Shqipnia ishte e pushtueme nga turqit, në Fishtë të Sapës, ka lé një djalë, që tue mos mujtë me e thirrë Gjergj ia vune emnin “Skenderbeg”. Filloi me u rritë dhe kur filloi me marrë mend, turqit e kanë marrë dhe e kanë dergue në Bosnje. Nuk dihet a kishte kenë ma perpara në ndonjë mejtep, por në Bosnje mësoi shkrim e këndim perbukuri… Kishte qejfë me lujtë dojkë, besoj e dini këte lojë! Ishte një vazhdimsi trilli i mbetun qysh i vogel si fëmijë çoban. Në Bosnje u dallue si nxanës i squtë dhe thonë se aty filloi me shkrue edhe vjersha. Per gjithshka i shkonte nder mend shkruente nga një vjershë. Edhe mësuesit e tij tue pa dëshiren e Skenderbegut, nuk ia prishnin qejfin, po madje, edhe i jepnin zemer me shkrue. Se ka u pat sjellë nuk e mori kush vesht veç kur u bashkue edhe me disa “katundarë” të tjerë dhe u pat kthye prap në Shqipni, e pat shkue menjëherë nder disa rrenoja që atëherë i quenin “saraje”.

Kur erdhi gati as njerëzit e shtëpisë nuk e njohen. Ishte burrnue, lëshue edhe pak bark e per mos me u kujtue kush se asht Fishtasor, paraqitej si prift misionar...me sandale e një konop per bel sikur fretnit e dikurshem, në shekujt e kaluem. Fjalen e kishte t’ ambel por kur ndezej e bahej flakë nga zemrimi mjer ai që hynte në luftë fjalësh me te! Shihej aty – këtu edhe me shumë hoxhallarë, kështu, as dreqi nuk e merrte vesh se si asht puna e tij. Thonë se i pat shkrue edhe njëfarë Sulltanit aty nga viti 1904, per me hapë shkolla nder disa katunde të mëdha të Shqipnisë, si në Shkoder, Lezhë e dikund andej kah Troshani, ku kerkonte me futë nder ta edhe gjuhen e disa katundeve të permenduna. Kur qe, njëditë Sulltani i çoj edhe një dhuratë, që ky e varte në gjoks. Nuk zgjati shumë e u nis njëditë në Manastir, ku ia mbushi mendjen disa “katundarëve” atje, dhe a po do që në 1908, nxorri disa shkronja prej vedit e atyne shkronjave ua vuni emnin Alfabeti Shqip. Të gjithë që ishin aty kur morën vesh se i thonë emnit Skenderbeg, u bashkuen me te, jo se donin Skenderbegun e vjeter të para 400 e sa vitëve, por ma shumë nga frika se mos asht ndonjë pinjoll i Tij...Atje i doli zani se njihet edhe me Sulltanin, e të gjithë i silleshin sa para e mbrapa si njerëzve të mëdhej. Ndonjeni edhe mendonte se mos e ka sjellë vetë Sulltani këtu!

Sa fillonte me folë nuk lente gja pa thanë per shkjaun, a thue se nuk kishte hanger buken e tyne kur kje në Bosnje! Megjithate, kur filloi me folë per Europen, kush ishte rreth tij filloi me i besue se ishte “besnik” i bejlerëve, mbasi edhe emni nuk tregonte se asht i lidhun me shkje. Edhe i pat hy në zemer se dinte ku me e futë nder biseda nga një fjalë turqe, sa me lezetue biseden kur ishin nder sofra, ku me shumë kujdes tregonte histori të vjetra per fiset e Sapës. Thonë se kishte kenë në Paris e Amerikë, por as sot nder ata banka nuk e la pasha 1 napolon!

Kishte humor prej natyre. Pat thye njenen kambë e u detyrue me mbajtë edhe një shkop, prej të cilit, kur nxirrte vjerrsha therëse shokët i thonin: “A po na i thue disa bejta në shkop?” Nuk ia pritonte as ky me ua dhanë pergjegjen e vet. Në një kohë pat shkrue edhe një liber me disa “bejta” që thirrej “Gomari i Babatasit”, i cili i pat kushtue shtrenjtë...Shkoi e vuni në lojë edhe disa ministra që ia mbajtën mend “hokat” e tij. Mirpo, katundari mbetë katundarë!

Sa kje gjallë nuk i shkoi mendja asnjëherë me i vue masen as vjerrshave as “gjuhës”, që ia nxirrte fjalen nga fundi i barkut ku ishte ma e ambla e ma e tharta! Kujtonte se Shqiptarët e kanë mendjen kah Europa, aq sa kur vizitoi Stambollin, disa thonin se u ba “belbacuk”...

Një mik i tij e pat pyet se “pse filloi me t’u marrë goja?”, dhe ky iu pergjegj: “Ishte një mrekulli e vertetë!”. I “pashetitun” i shkreti...nuk kishte pa Boten me sy!

Mbas vitit 1924, dukej sikur filloi me u harrue rruga e Bosforit! Ernat e Moskovit filluen me fry e besa edhe me na sjellë edhe eren e qelbun të “mortajës” që ra nder Shqiptarë. U tha edhe Skenderbegu i Fishtës, se më duket sikur po jam tue pa disa andrra të këqija...e nuk dij, se ku po del kjo e shkretë Shqipnia... Po, nuk ia vuni kush veshin, “punë katundarësh”!

Kishte çue dreqi e binte bora deri në gju perditë e pernatë. Skenderbegut, qyshë fëmijë i pelqente bora. Ishte viti 1940 që kishte fillue me borë e po mbyllej me borë! Skenderbegu tue e pasë fort per zemer sidomos me e pa kur binte ajo, u ngrit nga shtrati i vet dhe doli në dritare me e pa naten si dukej Shkodra e mbulueme me borë... U pat ftoh në gjoks dhe nga teperatura e naltë edhe ky si Skenderbegu i Krujes, në të dalun të dritës së dates 30 Dhjetor 1940 dha Shpirtë!

Edhe pse borë, akull e të ftohët, lajmi i vdekjes së Tij mori dheun... Fretnit e Shkodres per me e ba të vetin, jo vetem e veshne per së vdekuni me zhgun e konop, por edhe ia ndryshuene emnin “At Gjergji i Fishtës”, e varrosen në Kishen e Tyne...dhe, hapne fjalen se ka vdekë një nga njerzit ma të Mëdhej të Shqipnisë, që kishte shkrue edhe një liber “Lahuta e Malësisë”, e per té, disa të dijtun andej neper Europë ia kishin vue emnin “Poeti Kombtar” i Popullit Shqiptar...

Mbas 30 e sa vjetësh, djali i bulykbashit Gjinokastres, çoi në Shkoder një anadollak të Bosnjes, i njohun per me vra e me çvarrosë dhe prishne edhe Kishen ku kishte vorrin Ky, po edhe ate të Vaut të Dejës, ku ishte kunorzue Gjergji tjeter i Gjon Kastriotit... Kështu pra, një rrugë e tri punë: Burgos, vra e çvarros...E megjithate, edhe pse dihet që “thesi me Eshtnat e Tij” asht në Rrëmaji, qeveritarët tanë janë marrë mendësh me kocat e atyne që shitën Shqipninë...

Kush ka emnin Gjergj apo Skenderbeg, per turqit asht njësoj...



(Vota: 14 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora