E merkure, 24.04.2024, 05:11 PM (GMT+1)

Mendime

Leon Duhanaj: Mos u mburrni me dështimet

E merkure, 02.01.2013, 03:59 PM


MOS U MBURRNI ME DËSHTIMET

Nga Leon Duhanaj

Në përfundim të këtij viti vërehet një trend i çarte i prezantimit te të arriturave , të qeverise së Republikës së Kosovës . Por gjithashtu bie në sy se asnjeri nga dikasteret e qeverise nuk kishte madje asnjë dështim te vogël. Pra gjithçka ishte perfektë dhe e përsosur në rrjedha normale. Që në fillim të këtij shkrimi dua të citoj një ish polic anonim të EULEX-it i nacionalitetit gjerman i cili për një kohë të gjatë kishte shërbyer në Kosovë dhe në kushte anonimiteti kishte dhënë një intervistë për një gazetë gjermane Der Spiegel, në të cilën veç tjerave i referohet njërit ndër institucionet me të besueshme qe kemi në Kosovë, policisë së Kosovës  citat.

“Unë  e  krahasoj forcën policore në Kosovë me "termocentralin Obiliq pranë kryeqytetit Prishtinë. Që nga viti 1999, kur  NATO ka dëbuar serbët nga Kosova, në termocentral është planifikuar  për tu instaluar një filtër. Deri më sot nuk kanë pasur sukses. Termocentrali ende hedh  ndotje  të papenguar në ajër.  Me përpjekjen nga ana e BE-së për të krijuar një sistem të pastër politik në Kosovë për të ndërtuar një sistem funksional juridik, është e njëjtë”.

Raporti në fjalë është përplot me përshkrimin e dukurive negative të cilat në Kosovë janë përditshmëri , e çka është më e keqja institucionet tona mburren me to dhe i prezantojnë si të arritura.

A është e arritur e ministrisë së brendshme kur policia e Kosovës krahasohet me termocentralin e Obiliqit i cili është simbol i dështimit? Apo ndoshta mund të prezantohet si e arritur afera me e famshme korruptive, ajo e pasaportave biometrike, e cila i minoj përpjekjet për të përfituar nga liberalizimi i vizave dhe irritoj faktorin dhe institucionet e BE-së?

A mund të quhet e arritur kur ministria e arsimit, përpos dështimeve të vazhdueshme  i venë   hapat e parë në zhbërjen ë historisë kombëtare, duke themeluar madje edhe grupin me të cilin do ta filloj këtë punë të turpshme dhe me prapavijë të dyshimtë, e cila u iniciua nga përfaqësuesit e shtetit turk?

A mund të mburremi me ministrinë e kulturës në të cilën qellim parësor ka qenë spastrimi i këtij dikasteri nga oponenca politike dhe instalimi i “vlerave tallava”?

A mund të mburremi me ministrinë e diasporës e cila përpos drekave dhe darkave që kanë organizuar për veti dhe përfitimeve që bëjnë si rezultat i benificionëve asgjë më shumë?

A mund të mburremi me ministrinë e integrimeve nga e cila që pesë vite kemi premtime boshe se do ta fitojmë liberalizimin e vizave dhe në fund ju mjafton një deklaratë dëshpëruese , jemi te zhgënjyer me BE-ne?

A mund të mburremi me ministrinë e punëve të jashtme për 13 njohjet që i ka sjell, dhe në anën tjetër me rivalitetin e tyre në arenën ndërkombëtare e kanë  paraqitur Kosovën si një figurë shahu apo skenë gladiatorësh në të cilën nuk vlen asgjë përpos bizneseve private, duke bërë që shtetet me shumë të irritohen se sa ta njohin shtetësinë e Kosovës?

A mund të mburremi me ministrinë e tregtisë dhe industrisë , si rezultat i angazhimit efektiv të këtij dikasteri kemi vetëm rritje të importeve dhe deficitit tregtar?

A mund të mburremi me ministrinë e financave e cila planifikimet buxhetore i bën ekskluzivisht nga të hyrat nga doganat e Kosovës, nga taksat në TVSH të cilat i inkason madje që në fillim të vitit, duke  dëmtuar kështu bizneset vendore dhe duke iu pamundësuar të jenë likuid ?

A mund të mburremi me ministrinë e zhvillimit ekonomik e cila gjatë gjithë mandatit s’ka arritur asnjë progres përpos shitjes së distribucionit të KEK-ut për një çmim qesharak? Apo duhet të mburremi sepse inflacioni është rritur në shkallen më të lartë të mundshme, se papunësia po ashtu është në nivel rekord, se varfëria ka arritur shkallë madje alarmante. Pakënaqësia në popullatë është ndoshta edhe me keq se gjatë bombardimeve të   NATO-s.

Kosova nuk është në situatë për t’u mburrur bash me asgjë e aq me pak qeverisja e vendit  e cila po udhëheq me një politik populiste të paparë, duke manipuluar ketë popull të nëpërkëmbur , nga njëra anë duke i rritur rrogat apo pensionet për ata të paktit që janë në marrëdhënie pune , ndërsa nga ana tjetër duke rritur inflacionin dhe duke iu bërë jetën të pamundur dhe të padurueshme. Kosova është vendi me i shtrenjti në Europë , përder sa ka të ardhurat me të ulta, dhe cilësohet ndër vendet me të varfra ne Botë. A është kjo e arritur?

Prandaj ne Kosovë nuk ka vend për të shprehur “suksese” të cilat janë inekzistente, por do duhej kërkuar përgjegjësi institucionale, por kjo vështirë që do ndodh pasi që fjala përgjegjësi dhe dorëheqje, nuk është pjesë e fjalorit politik Kosovar.

Uroj që ky vit që po lëmë pas, të  mos harrohet dhe që viti që po hymë në të,  të jetë me prosperues.



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora