E merkure, 24.04.2024, 11:24 AM (GMT+1)

Mendime

Qerim Pllana: Lamtumirë viti i 2012 gënjeshtrave

E hene, 31.12.2012, 02:25 PM


Gënjeshtrat shpeshherë shkaktare luftërash dhe sfidë popujsh nëpër botë!

Lamtumirë viti i 2012 gënjeshtrave - Gëzuar Viti i Ri 2013-ta !

Shkruan: Qerim Pllana

Vitin që e lamë pas ishte me plotë gënjeshtra deri me apokalipsin e planetit! Tani përshëndetemi me lamtumirën e vitit të 2012 rrenave! Duke hyrë në vitin, vëllain e brishtë 1913-ta, respektivisht 2013-ën. Po e përcjellim 2012-ën me plotë  gënjeshtra, taktika dhe mashtrime si të grekët me Kalin e Trojës. Serbët me ëndrra për Serbinë e madhe. Shqiptarët ç`duan me Shqipërinë, e cila s`është as e vogël por as e madhe, pos Shqipëri Normale Natyrale! Serbët akoma e duan Serbinë ballkanike nga Karllobagu në Adriatik, nga Pula në Dubrovnik, nga Shkodra në Durrës, nga Shkupi në Korinti dhe Selanik...

Gënjeshtra gegërisht rrena është një mëkat dhe dëm i madh për çdo shoqëri, individ, familje, sidomos ves i shëmtuar për çdo politikë, për udhëheqës, politikan në cilitdo institucion shtetëror apo shoqëri. Ves i shëmtuar për ekzekutiv, legjislativ, presidencë, shumë më keq për gjyqësor. Gënjeshtër është çdo fjalë që nuk është e vërtetë. Është një veçori, mënyrë dhe cilësi, ves dhe vepër e ulët, poshtëruese në veçanti kur bëhet me qëllim të caktuar përfitimi mbi kurrizin e tjetrit, shumicës së shoqërisë nga pakica, hierarkia apo grupi oligarkik në institucionet udhëheqëse shtetërore në veçanti në ekzekutiv, kulturë  dhe gjyqësi!

Fatkeqësisht gënjeshtra sot është përhapur pothuajse në tërë planetin, në çdo mjedis, në shumicën e shoqërive, pavarësisht sistemit shoqëror. Gënjeshtra (gegërisht rrena) është ves, lloji mashtrimi prore me qëllim ogurzezë, përfitues dhe mashtruese. Gënjeshtra ndonjë herë  merret si një lloji arti, sepse si e tillë do një mjeshtri si të gjitha artet, të cilat kërkojnë një mjeshtri për të arrit qëllime të caktuara në politikë. Sado që gënjeshtra është jetë-shkurt, lë pasoja në shoqëri, familje, institucione gjithandej ku ka reperkusione në shumicën e qytetarisë..!

Ka pak apo aspak raste në jetë, që një njeri i cilësdo moshë a gjini, të mos ketë gënjyer një herë në jetë. Pavarësisht se gënjeshtra është fjalë e thënë që s`është e vërtetë. Një pohim që shtrembëron dhe fsheh me qëllim të vërtetën. Rrenë-mashtrim, thjeshtë është një trillim në mënyrë, formë apo stil të pa vërtetë. Prore i thuhet rrenë apo gënjeshtër me bisht, që i ka këmbët e shkurta, që zbulohet shpejt. E bënë vegshin por s`ja ve kapaku e lë pa i ngjitë vegën...

Gënjeshtra është shpresë dhe premtim i kot, që s`mund të fshihet dot. Gënjeshtra të shtynë të gabosh, të tradhtosh vetën dhe të tjerët për një kohë, por jo për gjithnjë dhe për gjithmonë. Më gënjeve njëherë, dy, por s`do t`më gënjesh tërë jetën!

Kjo shprehje në Fjalorin e Gjuhës se Sotme Shqipe  të AASH-së, botim i  IGJLSH-të vitit 1984-Tiranë, shpjegohet: Gënjeshtër.-ra f. sh.-ra -rat. 1. Fjalë e thënë që s`është e vërtetë; pohim që shtrembëron e fsheh me qellim të vërtetën, rrenë, mashtrim; diçka  e paqenë , trillim. Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, bisedë që bie në sy menjëherë: “Vërshimi si ky sivjet, (2011) ndodhë njëherë në 100-vjet”! Thënie me rastin  e vërshimit  të nën-Shkodrës nga ujërat e Bunës, Drini i Bardh, Kiri dhe L. i Shkodrës etj. Pra gënjeshtër që bie në sy menjëherë. “Gërdecin nuk e di ku shtrihet e ku gjendet”, me rastin e tragjedisë në Gërdec, vetëm 12 km. nga Tirana, dhe shumë lajthitje rrena dhe naivitete tjera lidhur me gënjeshtrën! Ose lapsuse të llojit të rrenës si të tilla për zhvillimin (ngecjen e zhvillimit ekonomikë, ndërtimin e 35 HC-ve etj. Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra më premtime a shpresa të kota. Diçka që të bënë të gabohesh, që s`përputhet me të vërtetën. Lajmë ose nënshkrim i gënjeshtërt  me pasoja  të rënda, madje njerëzore, kombëtare e shoqërore etj.

E terë kjo që u theksua rreth gënjeshtrës (rrenës) përputhet me premtimet boshe para elektoratit nga ana e shumë politikanëve, partive dhe udhëheqësve te tyre, jo vetëm për të ardhur në pushtet, por edhe  për të mbajtur sa më gjatë pushtetin me premtime të rrejshme, keqpërdorim dhe vjedhje të votës etj. Aq më keq kur premtohet se lufta zhvillohet për të krijuar kushte sa më të volitshme për qytetarin komunitetet, sovranin, forcimin e demokracisë në shoqëri, për njeriun e thjeshtë në përgjithësi. Premtimet pastaj dalin të jenë boshe, të kota, gënjeshtra dhe rrena të  shtrembëruara, t`kulluara e të cekëta të pakripë!

Gënjeshtra dikur në mbështetje të kanuneve ka qenë krim i dënuar rreptësishtë. Mik i gënjeshtërt. Sjellje a buzëqeshje e gënjeshtërt, buzëqeshje ironike. Gëzim i gënjeshtërt, ose qetësi e rreme e gënjeshtërt. Para të rreme (false). Gënjeshtrat herë- herë nëpër etapa dhe periudha historike kanë shkaktuar gjakderdhje, luftëra, konflikte.., rasti me “Kalin e Trojës”, kur grekët i mashtruan trojanët me vënë dhe pije të cilat i kishin të futura në kalë dërrasash. Ata depërtuan në Kështjellë, duke i gënjyer trojanët, derisa në mesnatë dolën ushtarët të armatosur deri në dhëmb, vranë tërë rojën, më pas edhe ushtrinë trojane e zunë peng dhe të gjallë në gjumë të mesnatës... Ka dhe raste tjera të ndodhura gjatë historisë.

Rasti me ndjekjen dhe dëbimin e shqiptarëve nga trojet etnike të Sanxhakut të Nishit, krahinave, Toplicë, Vllasenicë, Bllac, Surdulicë etj., më 1877/78. “Po tërhiqet Perandoria turke, ikni me te, sepse do t`u vrasim të gjithëve”! Gënjeshtrat ishin pjesë e luftës, ndjekjes dhe dëbimit më të madh pas ikjes së shqiptarëve  për në Itali, pas rënies së Shkodrës, Drishtit, Durrësit etj., me 1405  nën perandorinë turke.

Në popull ishte përhap lajmi se në Itali jetojnë, flasin dhe gjallojnë fiset ilire; Japygët dhe Mesapët. E vërteta ishte së në jugun e Italisë, Kalabri, Siçili, Sardenje dhe Napoli, dikur jetonin fiset autoktone ilire në fjalë. Ndonëse nuk ishte sall kjo “gënjeshtër” shkak i shpërnguljeve sa frika nga hakmarrja e Perandorisë Turke, e cila do të dëshmohet gjatë shekujve me përhapjen e islamizmit, haraçit, tatimeve dhe obligimeve të tmerrshme të kohës para, gjatë dhe pas Tanzimatit.

Propaganda, gënjeshtra dhe mashtrime pat gjatë gjithë bombardimeve të NATO-s mbi Bosnjë, Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, madje para gjatë dhe pas sulmeve. Sot, çështja Kosovë-Serbi është shumë e ngjashme me t`kaluarën. Gatishmëria e politikës  së tradhtisë, sidomos  gënjeshtrave të cilat Serbia e ka specialitetin kryesor në jetën politike, shtetërore, diplomatike, kishtare ditore dhe programore ndaj shqiptarëve del me lloj-lloj pamfletesh. Madje këtë specialitet qarqet serbe nuk e fshehin, sepse e kanë  dokumentin e V. Pellagiqit, Qubrilloviqit, Andriqit, Qosiqit, Kushtunicës, pse jo dhe gjithë garniturës pas tyre të shkruara dhe sipas momenteve, të shpalosur, si platforma kundra shqiptare, kundra kroate, boshnjake, bullgare... Më Naçërtanien dhe të ligatë ogurzezë. Program shtetërore kishtar zyrtar. Kosova e çliruar që nga qershori i vitit 1999, Serbia akoma e mbanë në kushtetutë “si pjesë  gënjeshtre” duke gënjyer masën e gjerë të saj! Sepse njërën prej metodave më të specializuar e ka rrenën përmes së cilës kisha njeh  faltoret të ndërtuara mbi mure dhe themelet ilire-shqiptare, nga parahistoria, mesjeta e hershme, mesjeta e vonë, fillimin e kohës së re 1844-1999..!

Kjo sikur i shërbeu në Rambuje, Paris, Vjenë, me bisedime dhe Pakon e Ahtissarit, mashtrime flagrante për manastire, kisha dhe prona të shqiptarëve deri me veriun e dalldisur! Ç`ka të bëjë manastiri i Deviçit, Patrikana e Pejës, Manastiri i Deçanit, dhjeta kisha në vendbanime të pastra shqiptare, të ndërtuara në tokat e tyre të okupuara gjatë shekujve!? Tani kur vazhdojnë bisedimet, (dialogu) Kosovë-Serbi, për çdo takim nga memorandume nxjerrën pamflete anti-shqiptare me mendime reaksionare brenda ditës dhe natës! Duke mos respektuar shumicën e vendimeve, të cilat merren, madje në praninë e faktorëve ndërkombëtar. Daçiq pas çdo takime me Z. Thaçi, z. B. Echton, ndërron idetë, anashkalon mendimet nga takimi i radhës. Kjo bëhet duke u mbështetur në teorinë: “Të vazhdohet sa më gjatë dhe të ruhet “status-kuo-ja”, qoftë edhe më gënjeshtra jo sall para popullit apo konsumit të brendshëm politikë, siç e arsyeton politika ditore kosovare vesin e rrenës, tradhtisë, gënjeshtrës dhe pabesisë ndaj popullit të qiellit..!

Sidoqoftë gënjeshtra ka një afat të caktuar të jetëgjatësisë! Sepse një popull, njeri apo një familje, mund të gënjehet një, dy apo tri herë, por s`mund të tradhtohet, lajthitet dhe të gënjehet tërë jetën. Edhe pse gënjeshtrat e tilla kanë shkaktuar luftëra dhe mjerim gjatë sistemeve dhe shoqëri, gjatë gjithë historisë. Siç u theksua me gënjeshtra dhe tradhti grekët pushtuan Trojën, romakët Aleksandrinë, Egjiptin dhe Ilirinë, serbët ndoqën shqiptarët, por më shumë me dhunë., tradhti dhe pabesi!

Kurse gjatë tri dekadave të fundshekullit të kaluar u përpoqën për krijimin e Serbisë së madhe deri në Split, Dubrovnik, Durrës, Selanik etj. Duke u mbështetur në gënjeshtra fetare, kisha, manastire dhe varre... Prandaj, askush nuk duhet dhe s`guxon të lajthitet në politikën gënjeshtare, të pabesë të qeverive serbe, të cilat me shekuj, dekada dhe vite me gënjeshtra dhe politika shumë fytyrash, madje duke gënjyer popullin e vetë me një grusht serbë, mbajnë pushtet me karrierizëm, korrupsion, plaçkitje të përhershme në Kosovë, apo kudo qoftë një varr serbi..!

Fatkeqësia qëndron në atë se tash e 100-vjet reshtë edhe politika shqiptare është kah vazhdon se imituari politikë të ngjashme si veja që i ngjet vesë. Pra partitë apo sistemet njëra-tjetrës i bëjnë hile, popullin e sfidojnë tash e plotë 100-vjet reshtë po ashtu për konsum të brendshëm politik, sall për pushtet. Duke u kënaqur më një grusht pushtet pa shtet të vërtetë, pa pavarësi dhe pa unitet, me grindje,  gënjeshtra të përhershme. Vërtetë sall për të qëndruar sa më gjatë në pushtet, me pak apo aspak interesim për milet, popullin e vetë..! Lamtumirë viti i 2012 gënjeshtrave. Po hymë në vitin e ri, mbase jo si vëllai i vitit të brishtë para 100-vjet! Gëzuar Viti i Ri! Gëzuar 2013-ta!



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora