E marte, 23.04.2024, 10:02 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Viti i Ri i ndryshimeve

E hene, 31.12.2012, 02:05 PM


VITI  I  RI, DO TË JETË VITI I NDRYSHIMËVE TË REJA PËR KOSOVËN

Nga Dedë Preqi

Viti i vjetër po ik, njerëzit lëvizin nga gjitha anët për ti kryer obligimet e veta, ashtu edhe duke përgaditë ndonjë dhuratë sa do modeste  nga festat e fundvitit për ti gëzuar fëmijët e tyre, të cilët presin  me shumë kënaqësi dhe janë më të merituarit e kësaj bote.

Jeta i ka obligimet e veta, dhe një njeri me të ardhura të vogla e ka vështirë me i përthëku të gjitha obligimet që kërkohen, ndërsa ai që nuk ka fare të ardhura, apo burime jetësore, për atë, nuk ka komente, pa elemente… Edhe pse njerëzit jetojnë në një rreth shoqëror, nuk e kanë të gjithë jetën e njejtë, apo standartin e njejtë jetësor.

Shumica e atyre që kanë emigruar dikund jashtë atdheut në vende të ndryshme të botës, me nastalgji e shprehin mallin e tyre për atdheun e dashur, dhe dëshira e tyre është e flaktë, që sëpaku këto festa të fund vitit ti presin së bashku me të afërmit e tyre. Mirëpo, ata të cilët gjinden brenda atdheut, shumica e tyre dëshirojnë që të largohen dikun largë në vendet perëndimore, të emigrojnë në një vend ku jeta është më e mirë dhe më e begatshme, sepse kushtet ekonomike të detyrojnë të mendosh dhe të veprosh për një gjë të tillë.

Ky raport ndërnjerëzor argumenton se jeta është e ëmbël dhe duhet për ti shërbyer me sakrifica të mëdha, edhe pse nganjëherë ndoshta është e pamundur për t’ia arritë qëllimit…

Dikur shqiptarët u larguan nga vendi i tyre për shkaqe specifike,apo gjendjes politike, të cilat na i ka imponuar okupatori dhe jemi detyruar të emigrojmë dikund largë, ndoshta për ti humbur gjurmët,

Migracioni shqiptarë e luajti një rrol shumë të madh pozitiv, sepse shumë atdhetarë i kanë shërbyer atdheut të tyre në shumë aspekte humanitare dhe kombëtare, dhe konceptet e gabuara mbi migracionin duhet të qartësohen dhe të marrin në konsideratë efektet pozitive të saj, në kombinim edhe me qështjet sociale, politike dhe ekonomike.

Kosova  është një ndër vendet më të freskta që ka dalë nga lufta, ky vend është edhe një ndër vendet më të dëmtuara në rajon, sepse mbetët jashtë procesit të liberalizimit të vizave, e kushtëzuar nga BE-ja, ku Brukseli ua hapi dyert të gjita vendeve të Ballkanit, duke izoluar vetëm qytetarët e Kosovës.

Nga politika e mbrendshme shteti i Kosovës ka ngecje, sidomos në qeverisje, e cila me prevojën e saj pas lufte, nuk ka mundur të tregoj rrezulltate të duhura, sidomos  në fushën ekonomike, shëndetësore,sociale e politike, pa të cilat nuk mund ti qelë sytë qytetari i saj.

Popullsia e Kosovës është sot në shkallën më të lartë të papunësisë dhe varfërisë në rajon. Mungesa e vendeve të punës është edhe stagnimi i shumë ndërmarrjeve punuese, të cilave u është vënë dryri, sepse blerësi, apo ivestitori nuk ka me çka të startojë, sepse pasuritë e Kosovës iu shitën  njerëzve që nuk kishin fare kapacitete profesionale dhe as managjuese.

Gafet e qeverisjes aktuale në Kosovë janë të shumta dhe as që ndalën, duke filluar prej procesit të privatizimit, i cili në vend që të ndikojë në rritjen e punësimit dhe zhvillimit ekonomik, privatizimi ka krijuar edhe më shumë papunësi dhe varfëri. Mandej, edhe korrupsioni është në shkallën më të lartë në rajon, i cili ka sjellë shumë defekte të mëdha dhe direkte në ekonominë e vendit, duke qenë prezent në gjitha fushat e jetës qytetare, si edhe në Korporatën Energjitike, ku janë investuar me miliona euro, prapë se prapë nuk ka rrymë të mjaftueshme për nevojat minimale të qytetarëve, dhe si shkak i kësaj amullije kanë ikur edhe shumë investitor të huaj. Nga kjo kuptojmë se Kosova vazhdon të mbetët pjesë e izoluar edhe përshkak vendeve të rajonit, të cilët ndoshta dëshirojnë të investojnë, por vendi i jonë nuk ua plotëson kushtet për investime.

Vetëm veriu i Kosovës është shdërruar në një zonë tregtare, ku përditë hynë dhe dalin me qindra mauna, të cilët deri tani nuk kanë paguar  doganë në favor të Kosovës, duke i mbushur supërmarketët kosovare me plot plazmakeksa dhe mallëra të ndryshme me afate të skaduara dhe të kancerizuara.

Kosova nuk ka ende kode shtetërore dhe deri tani nuk ka arritë ti siguroj ato kode ndërkombëtare, as në sektorin ekonomik, të telefonisë mobile dhe as në sektorin e aeroportit, ku vetëm në sektorin telefonik që e shfrytëzon nga Serbia, si edhe nga disa  operime tjera ilegale, shteti i Kosovës humbë miliona euro.

Përveq tjerash, në Kosovë ka edhe krime të fshehta që janë bërë pas luftës, edhe pse nga pak kanë filluar të vetëzbulohen, të cilat janë shkakëtuar në emër të atdhetarizmit të rrejshëm, të cilat pasoja janë evidente edhe sot, duke mos i kursyer edhe ata që ishin në ballë të luftës çlirimtare, por pse jo, edhe ata që ishin në krahun e legjendes kombëtare Ibrahim Rugova.

Dhe qytetarët e Kosovës presin me vite fjalën e drejtësisë, dhe njerëzit të cilët janë të inkriminuar nuk duhet të jenë në poste qeveritare, por në fakt qeveria dhe pushteti  më shumë u shtojnë kujdes opinionëve ditore, duke dhënë vetëm një marketing politik situatave aktuale, si dhe duke e lavdëruar vetëvetën dhe çdo pëllëmbë të udhëheqjes së tyre, duke e përfunduar këtë vit, me plot gojën se, ishte viti më i suksesshëm i qeverisë në fjalë.

U bënë 13 vite pas lufte, janë edhe 18oo kufoma të pagjetura, që i rrëmbyen forcat fashiste serbe, dhe ende nuk dihet fati i tyre, ndërkohë familjet e tyre vazhdojnë të kërkojnë  nga qeveria kosovare, që ti bëjë trysni  të vazhdueshme Beogradit dhe në marrëveshjet me Serbinë , kjo qështje të vëhet kusht i domosdoshëm ,që  fati i tyre të ndriqohet sa ma shpejtë.

Edhe pse ky pushtet për disa pushtetarë është i ëmbël, ku shumica ka arritë ti realizojë ëndërrat e tyre, duke u pasuruar brenda një kohe të shkurtër, por në këtë mënyrë e kemi krijuar, jo një shtet demokratik popullor, por një pushtet parazit dhe të paqëndrueshëm. Askush nuk e ka menduar një situatë të tillë pas vitit 1999, sepse kemi menduar vetëm ta largojmë prej qafe okupatorin serb, ndërsa të tjerat do ti rregullojmë vet. Askush nuk e medoi këtë situatë, si diçka e pa imagjinueshme, ku në forma të ndryshme dhe shkatërruese po ia gërryejmë themelet e pavarësisë së shtetit tonë, për disa përfitime të mjera përsonale, që ka pasoja , jo vetëm kjo gjeneratë, por edhe gjeneratat e ardhshme.

Kosova nuk mundet të shkoj përpara pa bërë ndryshime të reja, edhe nëse ndodh koalicioni i ri, nuk mundet për ta ndryshuar situatën kaotike në vend, dhe këto ndryshime duhet ti bëjë vetë shteti i Kosovës me intelektualët e rinj dhe profesional, dhe jo gjithherë me ndërhyrjen ndërkombëtare.

Prandaj, populli i Kosovës është i shtrenguar të kërkoj një jetë më të mirë, por jo edhe të kaloj nëpër rreziqe. Është koha që ti lëmë pas të kaluarat e dhimshme , jo edhe ti harrojmë, por ti qasëmi të sotmës për të ardhmën, që të punojmë dhe ndërtojmë Kosovën demokratike, dhe të fukcionojë shteti ligjor në gjitha këndët e saj, pa dallim nacioni dhe as religjioni. Dhe ndër të gjitha, në pranverën e ardhshme, Kosova të përgaditet për zgjedhje të reja nacionale, sepse është koha për ndryshime të reja, në të mirën e vendit dhe qytetarëve të saj. Kjo ide nuk do të ishte e gabuar, por një strategji e argumentëve ligjore dhe morale e qytetarëve të Kosovës, për një jetë më të mirë dhe më të lirë, duke qenë optimist se me ndryshime të reja do të ndryshon në mënyrë pozitive edhe jeta e qytetareve të Kosovës.



(Vota: 15 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora