E shtune, 07.12.2019, 11:11 AM (GMT)

Komente

Albana Lifschin: Ç'do të thotë të jesh Amerikan?

E diele, 30.12.2012, 12:08 PM


Udhëtim në Historinë e Amerikës (5)

Ç'do të thotë të jesh Amerikan?

Nga Albana M. Lifschin

Michel Guillaume Jean de Crevecoeur, i lindur ne France por emigruar ne SHBA ne shek e 18-te, ne librin e tij "Letrat e nje fermeri amerikan", ne mes te tjerash ka nje ese me titull "C'eshte amerikani," ku pershkruan ndryshimet qe peson gradualisht emigranti i ardhur ne Amerike deri sa perqafon plotesisht identitetin e tij te ri qe ndryshon me ate qe solli prej vendit te vet. Autori shkruan: "Ai (emigranti i Amerikes) le pas paragjykimet e sjelljet e vjetra dhe fiton nje menyre te re te sjelluri e te menduari. Ketu njerezit nga te gjitha kombet shkrihen ne nje "race" te re njerezore, ne nje njeri te ri qe vepron mbi bazen e parimeve te reja. Ai misheron ide te reja e formon opinione te reja. Ky eshte amerikani.*"

"Njerezit te cilet ne vendin e tyre kane ndjere shijen e urrejtjes, perbuzjes," shpjegonte ai, "kur vijne ne Amerike, behen njerez te lire nga meskiniteti e urrejtjet e vjetra. Fillojne nje jete te re e nderrojne vetveten. Ketu qytetari amerikan, mund te ndodh qe te kete gjyshin nga Anglia, gjyshen nga Hollanda e vete martuar me nje franceze. Nga martesa i lindin kater djem te cilet martohen me gra nga kater kombe te ndryshme." Kjo ishte dicka e vecante qe nuk mund te ndodhte ne Evrope, ku njerezit martoheshin brenda fese se tyre.

Crevecoeur shkruante se "ne nuk kemi princer per te cilet duhet te rrobtohemi e te vritemi. Ne kemi shoqerine me te persosur qe egziston sot ne bote. Ketu njeriu eshte i lire ashtu sic duhet te jete."

Crevecoeur thoshte se eshte liria dhe mundesite qe e kane bere kete vend nje vend te madh me shtepi te mira, rruge te mira, ura, peme orkide, lendina, aty ku 100 vjet me pare kishte vetem toke te eger, te pakultivuar.

Duke folur per ligjet e Amerikes, ai shkruante se ketu ligjet e lejojne qytetarin qe te fajsoje pa frike guvernatoret dhe te tjeret.

Ne Amerike erdhen njerez qe u ishte mbushur kupa nga hallet e problemet ne te shkuaren. Ata kishin vuajtur nga diskriminimi klasor, fetar, nga perbuzja e te pasurve.

"Ketu njerezit e ardhur nga e tere bota "shkrihen" duke formuar nje njeri te ri, puna e prosperiteti i te cilit do te sjelle ndryshime te medha ne bote"-shkruante Crevecoeur.

Libri i Jean de Crevecoeur " Letrat e nje fermeri amerikan" u botua ne gjashte vende dhe u be shume i njohur. Fjalet qe ai hodhi ne leter me shume se dyqind vjet me pare jane aktuale edhe sot.

Amerika e sotme thuhet se eshte nje "melting pot" ku emigrantet e te gjitha vendeve, kombesive, racave, shkrihen ne nje idenditet te ri, ne identitetin amerikan qe ruan e zhvillon po ato tipare per te cilat shkruante dikur Crevecoeur.

(Nga libri i autores "Udhëtim në Historinë e Amerikës”, botuar 2003, ribot. 2006, 2010)

- (Ky liber eshtë BOTUAR PER HERE TË PARE NE 2003 DHE RIBOTUAR NE 2006, SI EDHE NE 2010 Në KOSOVË NËN KUJDESIN E MINISTRISË SË KLUTURËS, RINISË DHE SPORTEVE-

-Krejt cikli prej 5 shkrimesh është sjellur për botim në ZSh, nga Z. Lushaj-



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT