Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ismet Uka: Bisedime të grackave

| E diele, 30.12.2012, 12:06 PM |


Bisedimet me Serbin të cilat po i udhëheq Evropa,janë bisedime të grackave dhe Pazarllëqeve me territor të Kosovës!

Nga Ismet Uka

Nuk ka vend për optimizëm se bisedimet me Serbin do të jen të shkurta dhe të suksesshme përpos nëse delegacioni kosovar hekë dorë prej atyre kërkesave që skish me hekë askush tjetër. Pik se pari Kosova është sulmuar me mjete ushtarake dhe policore për shkak se territori i pjesës veriore është i pasur me minerale dhe miniera dhe fabrika që në të kaluarën ndërmarrja Trepça investoj atje dhe miniera dhe flotacioni i Leposaviqit po punon me kapacitet të plot. Dhe UNMIKI por edhe EULKSI,së bashku me udhëheqjen e Kosovës kurrë nuk u angazhuan që strukturat shtetërore Serbe ti shpartallojnë dhe të vendosin ne krye te bordit Trepça një drejtor por Trepçën një pjesë të saj ende e lan nen okupimin Serb dhe Trepça po eksplatohet dhe të mirat materiale të saj po dërgohen për Beograd.

Serbia nuk i pranoj bisedimet teknike e as politike për ti  normalizua mardhënjet me Kosovën sepse Serbia gjithnjë ka konsideruar dhe konsideron se Kosova është çështje e forcave të brendshme demokratike në Serbi,dhe çështje e brendshme e Serbisë e mbi te gjitha këto Serbia edhe në kushtetutën e vet edhe para arenës ndërkombëtare Kosovën e futi si territor të saj bile fare pa u skuqur qe mbi një popull që e konsideron si popull që jeton në territor të Serbisë beri krime te tmerrshme për  të vetmin qellim që shqiptaret bën kërkesa politike për të avancuar pozitën e tyre. Mjerisht klasa politike shqiptare ende është në gjumë dhe nuk është duke e ditur me këndë ka punë dhe për ti normalizuar mardhënjet me Serbin gjithsesi ka qen dashur që të formulohet  platformë mbi ato bisedime pa marr parasysh e a janë bisedimet politik apo teknike dhe pasi që veç po kërkohen bisedime Kosova duhet të hek krejt dorë nga plan i Atisarit dhe të merr modelin e shteteve ballkanike evropiane se si janë të rregulluara të drejtat e pakicave për ato shtete dhe model i vetëm kish me qen të drejtat e shqiptarëve në luginë të Preshevës, dhe aq të drejta as ma shumë e as ma pak për pakicën Serbe e cila jeton në Kosovë.

Ne praktikat politike dhe shtetërore nuk ka pakica të shenjta kur bahet fjalë për pozitën e pakicës shqiptare në Serbi dhe pakicës Serbe në Kosovë,pra nëse kemi than dhe deklaruar se pakicat do të jen urë afrimi mes dy vendeve atëherë e çka është pakica shqiptare në Serbi,mos vallë ajo pakicë edhe para këtyre evropianëve që po shtihen si demokrat duhet lejuar Serbin ti rrah ti maltretoj e ti dëboj kur ti teket e askush mos ta ngre zërin kundër ati represioni që shqiptarët po e përjetojnë në luginë të Preshevës e besa edhe në Maqedoni dhe Mal te Zi.

Bota demokratike duhet të jep përgjigje të prere pse Serbet në Kosovë duhet të trajtohen më mirë si pakicë se pakica shqiptare në Serbi. Bisedimet duhet te zhvillohen pa e favorizua asnjërën palë e cila është ne bisedime sepse Serbia nuk është duke luftuar për drejta mate madha njerëzore por Serbia luftën është duke e ber per grabitjen e territoreve të huaja, siç është çështja me territorin e shqiptarëve të Kosovës ku po donë ti përvetësoj territoret ku jeton pakica Serbe duke i detyrua ata të rebelohen kundër institucioneve të Kosovës.

Çka po ndodh dhe si po sillet Serbia po e sheh bota Evropa dhe bashkësia ndërkombëtare dhe para veprimeve kriminele Serbe ika mbyll sytë sepse ,si po duket po e shfrytëzon rastin kur ne për veti e kemi sytë po i mbajmë të mbyllur .Kurse Serbia po punon natë e dit pa u ndalur fare dhe me mia vorre masive me shqiptar që vet shteti Serb dha urdhër të varrosen atje,në territor të Serbisë e sodë po paraqitet se nuk e din ku janë ato vorre e po i paraqitet Evropës qengj e Evropa po e pranon si  të tillë ne si shqiptar politiken ton ndaj vet vetes  dhe  ndaj të tjerëve sa ma par duhet ta korrigjojmë .Sepse ai që pranon që të ulet ne bisedime kur bahet fjalë për një qashtje  siç janë pakicat nacionale të mbetura në pjesë të shteteve tjera siç është pakica shqiptare në Serbi e pakica Serbe në Kosovë,e fillon dikush qe rreth te drejtave te tyre te mat me dy kute dhe favorizohet pakica Serbe e për ata shqiptare as që është në rend dite sa ma par nga ajo tryezë e bisedimeve duhet hekë dorë,sepse po krijohet presedan në territorin e Ballkanit,pra po krijohen pakica të shtypura dhe pakica te  privilegjuara gjë që krijimi i pakicave te tilla kurrë nuk do ta stabilizoj as Kosovën e as Ballkanin,por edhe as Evropën.Pra atje ku ekzistojnë pakicat duhet te trajtohen një soj dhe ti kanë te drejtat një soj nëse vërtet dojmë mardhënje të mira nder fqinjësore dojom bashkëpunim në ato pika ku kemi interes .Pra ashtu qysh Serbia po i jep veti të drejt që pakicën Serbe ta financoj në aspektin material të njëjtën të drejt duhet ta ketë Kosova edhe për pakicën shqiptare e cila jeton në teritorin e Serbisë Preshevë Medvegj e Bujanoc .Ndonëse Kosova tani nuk i ka kushtet por atëherë kur ekonomia kosovare të rimëkëmbet e forcohet pse mos mej ndihmuar.

Nuk mundemi të sillemi si gjokeri në shah dhe të presim iniciativat e Serbisë se çka me Kosovën dhe pozitën e saj në arenën ndërkombëtare kur dihet qe Kosova tani është shtet i ka të gjitha institucionet e saj dhe veprimi i këtyre institucioneve duhet të jetë shumë azhur sa i përket kërkesave Serbe në planin më të ri,dhe planet që kanë pretendime të atakimit te sovranitetit dhe te integritetit territorial të Kosovës duhet amortizuar me kundër plane duke hekë dorë nga privilegjet e ofruara me planin e Ahtisarit pakicës Serbe në Kosovë.

Në pjesën veriore qytetarët shqiptar janë të rrezikuar nga bandat kriminele Serbe të armatosura  nga nisitë e formuara të mbrojtjes territoriale nga regjimi Serb .Pra me këto veprime rëndë u shkel sovraniteti i qytetarëve të Kosovës por edhe integriteti territorial,dhe institucionet e Kosovës i kanë fut veshtë në lesh kurse EULEKSI e KEJFORI po bashkëjetojnë me këto struktura kriminele dhe deshëm ose nuk deshëm ta pranojmë ndërkombëtarët po  na sugjerojnë se për një pjesë të territorit të Kosovës duhet dialoguar. Qa do të thotë se pjesa veriore ka ardhur para aktit të kryer në pamundësi të institucioneve shtetërore të Kosovës që të ballafaqohen me problemet e krijuara atje sepse ju ka munguar përpjekja për tu faktorizuar si shtet dhe për të vepruar si shtet.

Për të funksionuar si shtet ka qen dashur që të punohet shumë në ekonomin e Kosovës të forcohet policia në rend te par dhe të jetë policia jon në pjesën veriore atje ku në një pjesë të vendit ton ekziston një vatër krize e cila vatër u krijua me neglizhencën e faktorit ndërkombëtar,por e dhe vendor duke udhëheq politik të dy trajtshme ,duke lejuar që shqiptaret të dëbohen me anë të represionit nga strukturat Serbe kurse lejimi i forcimit dhe organizimit të strukturave shtetërore Serbe duke fillua nga ato policore e ushtarake,deri te organizimi i mbrojtjes territoriale,që paraqet rrezik për popullatën shqiptare të asaj pjese në çdo moment dhe kësaj popullate i sugjerohet që të jetë e durueshme e mos të mbrohet nëse këto struktura Serbe marrin ndonjë aksion kundër saj. Kurse këta që po aludojnë se e kanë besimin e popullit për ta udhëheq edhe para kësaj furtune të kurdisur kundër popullit të vet ne vend që të dhanë mjete për ta mbrojt shtetin dhe forcua ata dhe për të vunë kontroll neper secilin cep të Kosovës ,pushtetarët tan blejnë vetura të shtrenjta ,telefona e mbushje të kushtueshme e keqpërdorin buxhetin për benzinë dhe shëtitje jashtë orarit me vetura zyrtare pra çdo gjë që e dëmton kit shoqëri e bëjnë kurse pak bëjnë për përparimin e saj.

Një fjalë e urtë e pleqve tan duhet të shërbej si mësim se me bë e bën po me e majtë a mundesh .Pra ja shteti u krijua me shumë gjak e sakrificë,fatkeqësisht vetëm emrin e ka shtet sepse nuk jemi përpjek si qytetar ta japim çdo gjë prej veti për të vënë rend qetësi e ligj,shumë qytetar në ketë shtet nuk trajtohen ne aspektin social shëndetësor arsimor e por u shkelen të drejtat njerëzore në mënyrë shumë të egër,kurse para krejt këtyre padrejtësive populli e ka shtri qafen e e lejon që pushtetarëve të cilëve ja dha votën për ta udhëheq shtetin të bëjnë veprime që e shkatërrojnë shtetin e ne si popull shukatëm.

Është interesant se ka edhe veprime krye ne veti në shumë çështje e sidomos kur është çështja të bisedimet me Serbin pjesë e pushtetarëve tan ne vend që tu shmangen këtyre bisedimeve e të shtrijnë pushtetin në çdo cep të Kosovës ata vet ju paraprinin thirrjeve se jemi të gatshëm për bisedime teknike por edhe politike me Serbin. Pra këtu shihet ajo pa aftësia politike e të gjithë këtyre që janë në pushtet sepse bisedimet politike me Serbin nuk janë të nevojshme kurrë derisa Serbia mos ta njoh Kosovën si shtet.

Prandaj thirrjet e pushtetarëve tan se janë të gatshëm për bisedime politike me Serbin rrjedh si rezultat  platforma Serbe që po quhet platforma e Nikoliqit e e cila platformë tani ju dorëzua edhe bashkësisë ndërkombëtare e evropiane,për ta kundërshtuar ose përkrahur.

Një diplomat Gjerman platformën Serbe e përshëndeti duke i sugjeruar edhe qeveris së Kosovës  që edhe kjo ta bën një platformë rreth këtyre bisedimeve dhe te dy platformat te afrohen në tavolinë dhe të futet Kosova në treg dhe te vuhet ne pik pyetje sovraniteti i saj dhe integriteti i saj pasi Kosova nuk është në gjendje ta vë nen kontroll një pjesë të territorit të vet. Pra për të vendos Kosova në atë pjesë rend .ligj e qetësi e rregull duhet pa tjetër për ta përdor forcën se a janë krijuar kushtet për ketë kjo çështje duhet të jetë diskutabile ,sepse atje ku shkelet reni dhe ligji nga strukturat kriminele pushteti ne secilin shtet sa do demokratik dhe tolerant do të jetë është i detyruar që rendin dhe ligjin ta rikthej në normalitet,po të jetë nevoja edhe me mjete represive e jo të dialogoj me një shtet tjetër që çka të ndërmerret për ta stabilizuar atë pjesë ai shteti tjetër është problemi vet atje.

Pra si përfundim i krejt kësaj bisedimet duhet të ndërpriten menje herë me rastin e lëshurjes në shqyrtim të platformës Serbe më të re për Kosovën para institucioneve evropiane dhe ndërkombëtare. Te futet policia e Kosovës në pjesën veriore dhe ti mbroj fshatrat shqiptare nga sulmet e  strukturave shtetërore të Serbisë,të ftohet popullata shqiptare në atë pjesë që të qëndroj e mos të shpërngulet dhe dinjitetin dhe sovranitetin e vet qytetar ta mbroj me të gjitha mjetet,tu afrohet nga pushteti i Kosovës asaj popullate atje ndihëm sociale ekonomike,dhe transport dhe lëvizje të lirë pasi që ata që e patën për detyrë ta bëjnë këtu nuk e bën,të rikthehen të gjithë qytetaret shqiptar në veri që pronat e tyre i shiten për shkak të dhunës Serbe dhe për shkak të mos interesimit te pushtetit të Kosovës për t’ju krijuar siguri qytetarëve të vet në atë pjesë .Këto veprime kishin me stabilizua pjesën veriore kishin mu krijuar rend qetësi për secilin qytetar atje pa marr parasysh se çfar feje e nacionaliteti është.