E shtune, 20.04.2024, 12:29 PM (GMT+1)

Editorial » Sidheri

Elvi Sidheri: A kishte 28 nentor edhe per Arbereshet dhe Arvanitasit?

E diele, 30.12.2012, 12:49 PM


A kishte 28 nentor edhe per Arbereshet dhe Arvanitasit?

Nga Elvi Sidheri

Gjate festimeve te 100 vjetorit, une vura re nje mungese, qe uroj thellesisht te kete qene nga pakujdesia!

Pa pasur aspak nevoje t`i citoj nje per nje, te gjithe "fjalim-mbajtesit" e ceremonive zyrtare qe ndodhen mes Tiranes dhe Vlores "se bukur ne grope", secili prej tyre sidoqofte, me apo pa qellim, nuk e shqepi gojen t`i permendte Arbereshet e Arvanitasit qofte edhe nje here te vetme.

Po sa per te "mos i marre mesysh" te pakten, t`i kishin permendur te ngratet.

Kete gje e pohoj me plote gojen, sepse me keta bashkepatriote tanet, tejet te nderuar nga historia, e shkuara dhe e tashmja, me ata qofte dhe formalisht "te ishte lare goja" nga shteti, historianet memece dhe nga shurdheria e pergjithshme, qe u perplas mbi ekzistencen e tyre per 28 nentorin e 100 vjetorit.

Po lere pastaj qe kur ishin shkulur "me kuc e me mac" sic thote populli dhe kush nuk kishte ardhur ne ceremonite e kremtimit te asaj dite te madhe, nje Zot e di se perse ndonje Arberesh apo Arvanitas mungonte?

Vec kesaj gjeje, kesaj mosftese dhe po ashtu mosprezence "te turpshme", ideja e gjithe kesaj qe po rrekem te shtjelloj, ishte sidoqofte me e gjere.

Tani jemi ne dhjetor dhe perseri "me rregull treshi", pra me siguri matematike edhe per shume kohe do te vazhdoje te flitet me te njejtin "pathos" nacionalist, per mungesen e stisur, te grekut minister te jashtem, ne festimet e 28 nentorit.

Mosvizita e tij, e nje te huaji pra, perflitet pafundesisht, ne nje marrezi kolektive, qe grekut ne fjale dhe veprimit te tij grotesk, i jep shume me teper rendesi se c`meriton.

Burri i botes nga Athina, thjesht nuk donte te vinte dhe PIKE!

Me kaq mbaron kjo pune o njerez.

Sepse si shume te tjere edhe ai nuk deshironte te ishte prezent ne nje dite ku shqiptaret tregoheshin krenare per veten e tyre dhe ku himnizohej historia jone e lashte (sa e vete heleneve).

Avramopulluqit do i dhimbinin syte nga nje pamje e tille, aspak idilike ne kendveshtrimin grek te gjerave e i gjori ndoshta do behej "me bark" (diarre), po te provonte torten e madhe Kuq e Zi ate dite.

Zgjedhje e lire e tij ishte kjo.

Idete anakronike te greqerve per neve shqiptaret, te gjithe i njohim tashme!

Ata do na donin te gjitheve emigrante te leckosur e paushqyer.

Do na donin si njerez te turperuar nga vendi i tyre etj.

Greket kane idene e tyre per boten dhe jeten fundja.

Kjo ideja e tyre "e vecante", per mos te thene thelbesisht IDIOTE, i ben ata te mendojne se jane ende (ne pacin qene vertete ndonjehere)... "Kerthiza e kultures njerezore"!

Kjo sepse dikur, mijera vite me pare, qytet-shtetet e tyre, mendimtaret e filozofet helene, i dhane kuptim, logjike e vargje, kohes se tyre!

Gje kjo e pakundershtueshme.

Pervecse jo e gjithe mitologjia, vargjet, orakujt e legjendat qe ata i paraqesin akoma botes, jane vertete te tyret.

Ato sic e dime NE e disa studiues te huaj, jane pjeserisht edhe te tonat!

Por do pranuar se bota i njeh kryesisht si gjera helene, pra greke.

Kjo gje per shkak te paaftesise tone per te mbrojtur vlerat e historine tone etj.

Por sa kohe qe neve si shqiptare e gjuha jone do te ekzistojme, aq kohe do te ekzistoje edhe e verteta jone historike, mitet e legjendat tona!

Keshtu edhe "e Verteta" jone do te jetoje bashke me ne e do t`u qendroje gjithmone vjedhesve ordinere fqinje, si nje Shpate Demokleu mbi genjeshtrat e tyre.

Desha te them keshtu, se kete megallomani greqerit, s`e kane vetem kundrejt nesh.

Ata jane megallomane ndaj Gjithe Botes!

Mendohem ende, si nuk ia kane dale qe edhe Jezu Krishtin, dora vete, t`a nxjerrin helen?

Si besimtare te forte qe jane, ate nivel blasfemie s`e kapin dot duket!

Por ne mendjen e tyre, "trunin skic" (te mbrapshte), bota atyre u detyrohet gjithcka e keshtu ata ne perjetesi nevojitet te jetojne e hane ne kurrizin e te tjereve.

Keshtu ata kane jetuar ne kurriz te romakeve, ilirit Pirro, iliro-maqedonasve Filip e Aleksander i Madh, te perandoreve biznatine me origjine ilire, si Kostandini i Madh e Justiniani e deri tek turqit.

Sa here shteti binte ne dore te tyre shkaterrohej, keshtu ndodhi me Bizantin pasi greket e trasheguan nga udheheqesit ilire e me pare edhe me antikitetin helen.

Sepse kur helenet, s`jetojne ne kurriz te dikujt, ata "falimentojne".

Ata jetojne si mizat e kalit apo si ato shpendet qe u hane morrat hipopotameve, ne simbioze shfrytezuese pra me kedo qe ndan fatin apo vendin me ta.

Mjafton qe te kujtojme sesi qyteterimi antik helen, nuk u shkaterrua nga pushtuesit, por ai qyteterim u rrenua nga lufta e gjate civile mes heleneve te Athines e Spartes.

Pas ikjes se mbretit gjerman e Luftes se II-te Boterore, greket u shqyen me njeri-tjetrin e kur s`kishin as c`te hanin e sic thoshte stergjyshja ime korcare, vinin kerkonin nje cope buke ne Shqiperi, vetem nderhyrja britanike, i shpetoi nga kthetrat e komunizmit.

E tani shohim sesi Greqia, vend BE-je e ne zonen Euro, ka falimentuar totalisht e jeton nen meshiren e Gjermanise e FMN-se.

Kjo pasi greket u kapen pas kurrizit anglo-amerikan per te mbetur ne Perendim e pasi per disa dhjetevjecare genjyen e vodhen fondet e BE-se.

Edhe ne Perandorine Osmane, ata ishin mekembesit me te zellshem te Sulltanit, marinaret e saj dhe kishin detyre te mbanin te qete popullaten e krishtere ne perandori.

Per t`u shkeputur nga turqit ata perdoren armet e forcen e Sulioteve e arvanitasve e po ashtu edhe u fshehen pas shpines se Ali Pashait.

Me greket kjo gje ndodh gjithmone.

Kete semundje megallomanie te tyre s`kemi pse te vihemi t`a sherojme ne!

Sic po duket Europa, tashme e lodhur nga problemet e saj, e ka kuptuar lojen greke e nuk ua ka me ngene heleneve.

Prandaj greket kane rene ne nje krize qe duhet t`u kishte ndodhur qe para 180 vitesh kur u krijua shteti i tyre.

Hipopotami Europe, pleshtat e veta, i pastron pa ndihmen e mizes apo harabelit grek.

Po ashtu miza helene nuk i thote dot me kalit Europe... se:" ura dridhet nen kembet tona", pasi tashme vete greket po dridhen mire!

Historia antike, nuk do te thote, kredi BE-je gratis per greket.

Simbioza e tyre prej trumcaku mbi kurrizin e hipopotameve te tjere, ajo nuk funksionon me.

Nje mendje m`a thote, qe sido qe te jete, do jene serish emigrantet shqiptare, apo camet ortodokse te Camerise e Arvanitasit, forca ku shteti e harabeli pertac grek do mbeshtetet per t`u ringritur.

Por, trurin e heleneve, ne nuk e ndryshojme dot.

Pra."s`plasi peshku" se Avramopulluqi s`erdhi per 28 nentor.

Duhet te ishim ne, qe te ishim ndjere te fyer nga ky bojkotim i festes sone me te madhe prej tij.

Por kjo nuk perjashton, ate qe kam dhene ne krye, si arsye te ketij shkrimi.

Nje dite u lumturova, kur ne nje studio televizive, degjova nje kengetare te mrekullueshme Jazz-i shqiptare, e cila kendon kryeveprat e muzikes tone, e folkut historik shqiptar.

Ajo qe me beri pershtypje, ishte se kur ajo permendi kenget nga te gjitha trojet shqiptare, te cilat i kendon plot pasion, ajo foli per kenget e arvanitase, arbereshe, kosovare, nga Shqiperia e mesme, e jugut e veriu.

Alelujah-thashe!

Mire qe dikush u kujtua se shqiptare "vendas" ka edhe ne Greqi e Itali!

Sepse edhe une, mbeshtes plotesisht kryeministrin kur flet per toka shqiptare nga Preveza e lart.

Do sugjeroja qe te zbritej ca me poshte deri ne Gjirin e Artes e ne Janine.

Por cilido qeveritar apo partiak shqiptar, qe eshte zgjuar nacionalist para e pas ketij 28 nentori, ata nevojitet te dine, se ne Greqi, meqe per te po flasim, nuk ka vetem toka shqiptare, por edhe SHQIPTARE, te cilet aty ende jetojne ne tokat e tyre etnike, te quajtur came ortodokse ne jug te Konispolit, arvanitas rreth Athines, ne Peloponez e ishuj e Allvanose ne Thesali ku kane ardhur nga Edreneja e Fan Stilian Nolit.

Pra, kur dikush "e fut gojen ne pune" te flase per toka shqiptare ne Greqi, t`a kete parasysh se aty shqiptaret akoma Jetojne!

Mjaftojne kerkime te lehta ne internet e do hasesh faqe me shoqata te mireorganizuara te arvanitasve, te cilet megjithe shtypjen shteterore helene, serish e shpallin identitetin e tyre shqiptar.

Kush ka qene ne Greqi, arvanitasit i ka gjetur qe ne lagjen piktoreske Plaka ne Athine e kudo tjeter, ne Janine, Preveze, Filat, Negovan, Kostur e deri thelle ne jug.

Kushdo emigrant shqiptar, ka jetuar ne zonen e Camerise, ka degjuar shqipen me theks te forte jugor, qe flitet akoma ne mjediset e brendshme shtepiake, larg syve dhe vesheve te shtetit grek.

E per te cuar me tej kete ide, me siguri qe dikush prej tyre, po t`a kishin ftuar, ne mos shteti shqiptar, ndonje bashki apo organizate, ndonje shqiptar Greqie pra, do kishte ardhur per 28 nentor.

Por askush s`e mori mundimin as t`i permendte e aq me pak t`i ftonte shqiptaret e Helladhes.

Kjo gje, nderkohe qe me greket u gerricem sa mundem per Prevezen e jo vetem.

Rast me te mire pra, per t`a treguar "vertete" nacionalizmin tone, s`kishte.

Greku sidoqofte na provokoi, duke bojkotuar ftesen tone.

Me te tjere gjera helenet provokojne perdite.

Pra, prezenca e nje shqiptari Greqie, cam ortodoks apo arvanitas qofte, pakgje do kishte ndryshuar ne marredheniet tona me greqerit.

Por kjo prezence "e munguar" ishte nje turp per vendin tone e po aq nje shenje se shume prej retorikes nacionaliste qe po degjojme keto dite, eshte vetem nje nxemje para fushates elektorale.

Nga ana tjeter, puna me arbereshet e Italise, vjen ere seriozisht!

Moscitimi, mosrespekti e mosprezenca e dukshme e perfaqesuesve te tyre para e gjate 28 nentorit te 100 vjeteve pavaresi, eshte nje njolle e pashlyeshme, nje turp i padegjuar.

A thua ti se, mes Puljas, Sicilise, Kalabrise e Kampanias ne Itali, nuk jetojne me qidra-mijera arbereshe shqiptare, qe flasin nje shqipe te paster e te vjeter, te cilet e njohin veten e per me teper shteti italian i nje si minoritet SHQIPTAR!

Ne nje date e dite te tille gjitheshqiptare, cfare shpjegimi mund te kete qe keta shqiptare, pasues direkte te Kastrioteve, Topiajve, Muzakeve, Balshajve, Arianitasve etj, keta shqiptare qe ne 500 vite nuk e harruan gjuhen e origjinen e tyre, qe ata pra te harrohen, te mospermenden fare askund e te mos ftohen ne pervjetorin e madh te shtetit te tyre?

Kockat e Zef Serembes, Gavril Dares, e te madhit Jeronim De Rada (te cilit edhe bustin ne Tirane te Re, ka vite qe paturpesisht ja kane hequr vjedhurazi), me siguri po rrotullohen ne varr nga kjo fyerje qe atyre u eshte bere nga shteti e historianet shqiptare e nga organizatoret e ketyre festimeve.

Po qe ne Itali a Spanje, ka njerez qe ndoshta me te drejte thone se rrjedhin nga familja Kastrioti, pra familja jone e vetme mbreterore prej verteti, e dinit?

Pse s`i ra kujt mendja t`i ftonte keta pinjolle?

Po qe megjithe respektin per familjen mbreterore Zogu e rrjedhimisht per rolin e Ahmet Zogut ne formimin e shtetit shqiptar, pra edhe per ndertimin e mauzoleut te kesaj familje, keto dite degjova se varri i Donika Kastriotit, ndodhet ne Valencia te Spanjes!

Cfare e pengonte shtetin tone qe me dinjitet, eshtrat e gruas se heroit tone kombetar, pinjolles se Arianitasve, t`i sillte ne Shqiperi per kete 28 nentor qe si gjithmone perkon me diten kur Gjergj Kastrioti ngriti flamurin e familjes se tij ne Kruje?

Keto jane zbrazeti organizative te kritikueshme plotesisht.

Per t`u rikthyer tek arbereshet, une di qe per shembull, personazhe publike te Itali, te njohur edhe ne Shqiperi si aktori Michele Placido apo aktori komik Antonio Albanese, jane arbereshe e kete gje e dine edhe vete.

Na pengonte gje t`i ftonim?

Per fat Italia, arbereshet i njeh si minoritet e s`ua mohon kete te drejte ketyre bashkepatrioteve tane.

Pra askush s`do i kishte penguar perfaqesuesit e tyre te vinin e te nderonin 28 nentorin shqiptar.

Por ata askush s`e lodhi te pasmen t`i ftonte e askujt s`ia beri goja te permendi as emrin e as ekzistencen e tyre, para e pas festimeve te 100 vjetorit, as ne fjalimet me nacionaliste.

Por kujtohen apo jo per ta, ata arbereshe, arvanitas a edhe shqiptare Ukraine, gjithmone shqiptare jane e do te jene.

PS: Me kete shkrim serish proteste edhe ndaj shtypit shqiptar qe akoma urren perdorimin e shkronjave shqipe e perdor per gjuhen tone menyren kompjuterike qe nuk njeh shkronjat shqipe, une sidoqofte u uroj te gjitheve nje Vit te Ri sa me te lumtur.



(Vota: 48 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora