E premte, 18.10.2019, 12:07 AM (GMT+1)

Plus » Shoqëria

15 gjerat qe keni ditur gabim per seksin

E shtune, 25.03.2006, 01:28 PM


Seksualiteti është një fushë në të cilën idetë e gabuara janë vërtet shumë dhe është thuajse e pamundur të shpëtosh pa u ndikuar prej tyre. Ja një përmbledhje e disa legjendave që duhen shembur, për më shumë kënaqësi seksuale

1. Kur stimulohet pika G, një femër arrin menjëherë në orgazmë

E gabuar

Stimulimi i pikës G mund të provokojë ndjesi të këndshme dhe të çojë në orgazmë 10 % të femrave! 90 % e tyre, për fat të keq, nuk do të ketë kurrë fatin të provojnë këtë lloj orgazme të veçantë. Pika G është një zonë prej disa centimetrash, e vendosur në muret e brendshme të vaginës, vetëm 3-5 cm nga hyrja e saj. Kjo pikë e quajtur G, nuk ka absolutisht ndjeshmërinë e klitorit. Që është një zonë ekstremisht erogjene. Për pikën G përkëdheljet që stimulojnë klitorin nuk vlejnë. Vetëm presionet më energjike mund të shkaktojnë tek disa femra efekte të kënaqësisë seksuale që arrijnë deri në orgazmë.

2. Gjatësia e penisit është shumë e rëndësishme për kënaqësinë femërore

E gabuar

Organi seksual mashkullor nuk është shumë efikas për t'i dhënë kënaqësinë një femre. Pse? Arsyeja është se organi kryesor i kënaqësisë seksuale tek femra është klitori. Për të stimuluar klitorin një mashkulli i nevojiten duart, goja dhe penisi, por një penis i përmasave të mëdha nuk sjell asnjë lloj efekti më special. Përveç kësaj, ajo që konsiderohet si pjesa më e ndjeshme e vaginës, pra pika G, gjendet jo më shumë se 4 cm larg hyrjes së vaginës. Gjatësia e penisit në gjendje të erektuar është gjithmonë mëse e mjaftueshme për të arritur pikën G. Pastaj, thellësia e vaginës është 8 cm në gjendje qetësie dhe 12 cm në gjendje të eksituar. Ndodh shumë rrallë që penisi në ereksion të mos arrijë të tilla dimensione. Kur një femër dëshpërohet nga gjatësia e pamjaftueshme e penisit të partnerit, në fakt problemi qëndron tek vagina, e cila nuk është muskuloze aq sa duhet. Muret e vaginës janë elastike dhe mbështeten rreth e rrotull penisit. Nëse në këtë pikë konstatohen probleme, nevojitet pak gjimnastikë seksuale për të tonifikuar muskujt e vaginës.

3. Pas lindjes vagina është më e gjerë

E gabuar

Vagina zgjerohet shumë gjatë lindjes. Është mëse normale dhe kjo është arsyeja që në brendësi është e ndërtuar me pala, në mënyrë që të zgjerohet gjatë momentit të lindjes. Më pas vagina kthehet në formën normale. Eshtë një organ elastik, i krijuar për t'u zgjeruar dhe ngushtuar. Mjeku mund të këshillojë ushtrime gjimnastikore për muskujt rreth vaginës, për t'i ndihmuar të arrijnë formën e tyre natyrale. Në disa femra gjatë lindjes muskujt e vaginës janë të zgjeruar dhe nëse nuk trajtohen me stërvitje, rrezikojnë që të shkaktojnë mospërmbajtje urinare. Për këtë është e nevojshme gjimnastika e muskujve për të rigjetur një jetë të pëlqyeshme seksuale dhe për të evituar rrezikun nga mospërmbajtja urinare.

4. Një femër "shatërvan" quhet ajo që ka një lubrifikim shumë të fortë

E gabuar

Disa femra kanë një lubrifikim shumë të theksuar, por ky fakt nuk ka asnjë lidhje me "gruan shatërvan". Kemi të bëjmë me një femër të tillë, kur në momentin e orgazmës një sasi e caktuar lëngu del me forcë nga uretra. Kjo është arsyeja që shpesh flitet edhe për ejakulacion femëror. Në fakt, kontraktimet muskulare të orgazmës provokojnë nxjerrjen e lëngut jashtë. Shumë femra kanë përshtypjen e urinimit, por nuk është aspak kështu. Vetëm 10 % e femrave kanë provuar një orgazmë me ejakulacion. Nuk dihet akoma nëse një fenomen i tillë është specifik vetëm për një pjesë të femrave apo të gjitha mund ta provojnë. Ejakulacioni femëror është gjithmonë i shoqëruar me një kënaqësi shumë të fortë, një lloj superorgazme.

5. Viagra stimulon dëshirën

E gabuar

Viagra, e përdorshme në rastet e shqetësimeve të ereksionit, nuk ka aspak lidhje me dëshirën. Është vetëm një stimulues i ereksionit. Nëse një mashkull përjeton një dëshirë të fortë seksuale dhe merr viagra, ereksionet e tij do të jenë më të mira. Por nëse nuk ka asnjë lloj dëshire, viagra nuk do të ketë asnjë efekt, ajo nuk rrit dëshirën seksuale. Shpesh shumë meshkuj që nuk kanë një ereksion të pëlqyeshëm, pas marrjes së viagrës pohojnë se ndjejnë më shumë dëshirë. Por është frika e të mos qenit në lartësinë e duhur, e cila zhduket me marrjen e viagrës dhe i lë vendin dëshirës që ekzistonte edhe më parë, por nuk guxonte të shprehej.

6. Një partner i mirë mund të bëjë seks disa herë radhazi

E gabuar

Fakti i të qenit ose jo një partner i mirë nuk ka lidhje me numrin e herëve që një mashkull mund të ejakulojë gjatë një mbrëmjeje. Në fakt, pjesa me madhe e meshkujve që mund të bëjnë dashuri disa herë radhazi kanë tendencën të ejakulojnë shumë shpejt (por jo të gjithë!). Meshkujt që ejakulojnë vetëm një herë arrijnë shumë më lehtë të zgjasin aktin seksual për shumë kohë. Në fund të fundit, ajo që është e rëndësishme në një marrëdhënie nuk mund të matet: meshkujt, për të qenë më të sigurt, tentojnë të llogarisin pak nga të gjitha, gjatësinë e penisit, për sa kohë arrijnë të bëjnë seks pa ejakuluar, numrin e herëve në të cilat mund të rifillojnë përsëri… numrat janë të thjesht për t'u krahasuar, por kënaqësia nuk matet në këtë mënyrë. Një mashkull mund të jetë një partner i shkëlqyer, edhe pse ka një penis të shkurtër, edhe pse nuk mundet të rifillojë disa herë radhazi aktin seksual. Si ia arrin të jetë i tillë? Thjesht është shumë i vëmendshëm ndaj dëshirave të partneres.

7. Nëse do t'i them jo një pozicioni, nuk do të më dëshirojë më

E gabuar

Kur e dashuron dikë, është e rëndësishme të dëgjosh dëshirat e tij seksuale dhe të përpiqesh ta kuptosh. Por të dëgjosh dhe të kuptosh, nuk do të thotë aspak që të thuash po për të gjitha. Eshtë normale që dy persona të ndryshëm të mos kenë të njëjtat dëshira. Dhe është shumë e rëndësishme të respektosh këto diferenca. Atëherë, nëse nuk je gati për të plotësuar një dëshirë të partnerit, e rëndësishme është të dish të thuash jo. Idealja do të ishte ta pyesje: Më shpjego se përse për ty është kaq e rëndësishme? Dhe pastaj të thuash: E kuptoj, por unë nuk dëshiroj të njëjtën gjë. Të pranosh një praktikë seksuale që nuk e dëshiron, do të thotë të dalësh mbi veten tënde. Dhe pastaj të ndihesh keq. Partneri yt nuk do të të respektojë, thjesht sepse ti vetë nuk respekton veten tënde. Dhe nuk mund të duash një njeri që nuk të respekton. Duke thënë gjithmonë po dhe asnjëherë jo, rrezikon të shkatërrosh marrëdhënien.

8. Për të ndier kënaqësi duhet të jesh i dashuruar

E gabuar

Të bësh seks me njeriun që dashuron është gjëja më ideale. Por kjo nuk do të thotë aspak që një akt seksual pa dashurinë në mes nuk mund të të japë kënaqësi. Sepse mungesa e dashurisë nuk ka të bëjë me mungesën e tërheqjes fizike dhe as me të jetuarit e momentit. Edhe pa ndjenjat në mes mund të ekzistojnë ndjesi pozitive që lidhen me kënaqësinë seksuale. Në përgjithësi mund të thuhet se një vajzë për të bërë seks ka shumë nevojë për dashurinë e një djali. Por me kalimin e viteve gjërat evolojnë dhe një mashkull do të ketë më shumë nevojë për dashuri dhe për një seksualitet që ta përmbushë, ndërsa një femër do të dijë të çmojë gjithmonë e më shumë kënaqësinë seksuale edhe pa ekzistencën e dashurisë. Edhe diçka tjetër: dashuria mund ta komplikojë kënaqësinë. Kur dashuron ke frikë se nuk i pëlqen tjetrit, se mund të jesh i refuzuar dhe jo në lartësinë e duhur. Kur ndjesi të tilla nuk janë në lojë, kënaqësia arrihet shumë thjesht.

9. Të gjitha femrat janë multiorgazmike

E gabuar

Një femër multiorgazmike është ajo që mund të provojë orgazma të ndryshme radhazi gjatë një raporti seksual, pa pauza! Disa specialistë ngulmojnë se mashkulli është monoorgazmik, që do të thotë se mund të ketë vetëm një orgazmë, ndërsa femra është multiorgazmike nga natyra. Në realitet vetëm 10% e femrave pohojnë se mund të kenë orgazma të ndryshme njëherësh. Nuk dihet akoma nëse të gjitha femrat kanë të tillë potencial, apo vetëm disa prej tyre. Por nuk duhet menduar që për të qenë një femër e vërtetë duhet patjetër të kesh aftësinë e arritjeve të shumë orgazmave. Sepse 90 për qind e femrave nuk janë aspak të tilla.

10. Meshkujt nuk shtiren kurrë për një orgazmë

E gabuar

Thuhet shpesh që femrat shtiren se kanë arritur orgazmën, por shpesh kjo vlen edhe për meshkujt. Vetëm 47 % e meshkujve pohojnë se kanë arritur orgazmën në çdo raport seksual. Shpesh herë edhe për ta jo të gjitha gjërat shkojë perfekt. Përse bëjnë gjasme? Për t'i bërë qejfin partneres, sepse lodhen apo për t'u stimuluar paksa? Kur një mashkull shtiret se ka kaluar në orgazmë, imiton disa rënkime, disa lëvizje, por vetëm për një gjë nuk mund të shtiret dot: se ka ejakuluar. Në fakt është e çuditshme, por e vërtetë. Edhe pa ejakulim, disa femra nuk e kuptojnë se partneri është duke u shtirur. Megjithatë, duhet të thuhet se, edhe pse shumë meshkuj kanë sajuar ndonjë orgazmë në jetën e tyre, nuk është një sjellje shumë e praktikuar nga ata.

11. Meshkujt janë gjithmonë gati për të bërë seks

E gabuar

Ideja shumë e përhapur në shoqërinë tonë është se meshkujt mendojnë vetëm për seksin dhe janë gjithmonë të gatshëm për ta bërë sapo t'iu jepet rasti. Por kjo nuk është e vërtetë! Madje edhe meshkujt bezdisen nga ideja që duhet të jenë gjithmonë të disponueshëm seksualisht. Nëse thonë jo, ndjehen keq, edhe partnerja e tyre po ashtu. Sigurisht, për një mashkull normal seksi është i rëndësishëm, por në kushte të caktuara. Nuk është gjithmonë i gatshëm të bëjë dashuri në çdo vend, me çdo femër! Dhe sa më shumë kalojnë vitet, meshkujt kanë nevojë për dashuri. Është e vërtetë që një mashkull mund të ketë periudha në të cilat provon shumë dëshirë, siç ka edhe shumë periudha të tjera kur ndjehet më pak i disponueshëm seksualisht. Dhe kjo e fundit është me e shpeshtë nga ç'e mendojmë ne.

12. Kënaqësia seksuale zbehet në një çift me bashkëjetesë të gjatë

E gabuar

Kur në një çift komunikimi është i mirë, me kalimin e kohës edhe kënaqësia seksuale tenton të rritet. Shumë çifte pohojnë se me kalimin e kohës jeta e tyre seksuale bëhet më intensive. Duket se ajo që ndryshon është lloji i dëshirës. Për të pasur një jetë të kënaqshme dhe të pasur seksuale edhe me kalimin e viteve, është e nevojshme të mësosh të shkosh drejt tjetrit më dëshrë dhe jo ta lësh veten thjesht në duart e një dëshire hormonale të momentiit. Kërkohet një vullnet i mirë për shkëmbim. Kjo lejon njohjen më të mirë të dëshirave të partnerit, për t'u realizuar në çift dhe për të evituar keqkuptimet. Dëshira seksuale në një çift nuk zbehet kur kalon vrulli i fillimit. Duhet ta kultivosh dhe mbi të gjitha ta meritosh këtë dëshirë.

13. Femrat kanë më pak dëshirë seksuale se meshkujt

E gabuar

Femrat kanë dëshirë seksuale të ndryshme nga ajo e meshkujve, por jo më të vogël. Vetëm se është më pak e dukshme se ajo e mashkullit, më pak e rënshme në sy. Një mashkull që sheh partneren e tij, që i duket e bukur, e dëshiron. Kurse dëshira tek një femër stimulohet më shumë nga fjalët që dëgjon prej tij. Pikërisht ky është problemi: në përgjithësi meshkujt flasin pak, dhe aq më pak për dashuri dhe për dëshirë. Si rrjedhojë, dëshira e një femre mund të "fyhet". Nëse një mashkull di se si t'i flasë një femre, do të ndezë dëshirën e saj edhe me kalimin e shumë viteve.

14. Seksi është gjëja më e rëndësishme në çift

E gabuar

Seksualiteti është i nevojshëm, i shëndetshëm dhe pozitiv për një çift. Por nuk përfaqëson esencialen. Seksi është një mënyrë për të komunikuar, siç është fjala, veprimet, shkrimi… seksualiteti është një mënyrë shumë e privilegjuar për të shprehur ndjenjat dhe nevojën për të qenë pranë dikujt. Është një instrument shkëmbimi.

Shpesh seksualiteti është pasqyra e shëndetit të një çifti. Kur çifti nuk shkon mirë, edhe marrëdhëniet seksuale janë të pakënaqshme dhe anasjalltas. Dy partnerë mund të ndjehen shumë të afërt me njëri-tjetrin, edhe nëse marrëdhëniet seksuale janë të vështira.

15. Ritmi normal i raporteve seksuale është tri herë në javë

E gabuar

Nuk ekziston asnjë rregull në botë. Mund të flitet në përgjithësi, por absolutisht nuk është e njëjta gjë. Mesatarja, sipas deklarimeve të ndryshme (të vërteta ose të gabuara), është 3 raporte seksuale në javë. Por disa çifte bëjnë dashuri çdo ditë, dhe disa të tjera një herë në javë ose edhe një herë në muaj. Asnjë çift nuk mund të quhet normal apo anormal në këtë rast. Ajo që i pëlqen një çifit, nuk i pëlqen një tjetri. E rëndësishme është që secili nga partnerët të ndjehet i kënaqur. Është normale që një çift të ketë periudha shumë intensive seksuale, ashtu siç mund të ketë periudha më të qeta. Ashtu siç është normale që një lidhje të zgjasë për shumë vjet. Pastaj, frekuenca e raporteve seksuale është thjesht një numër. Dhe nuk tregon cilësinë e një raporti seksual. Për një çift mund të jetë më mirë të bëjë dashuri një herë në 15 ditë, sesa çdo ditë vetëm për disa minuta. Kjo varet nga shijet e gjithësecilit.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT