E enjte, 25.04.2024, 11:38 AM (GMT+1)

Mendime » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Manastiri me histori iliro-shqiptare, nga Leka i Madh deri te Milton Manaqi

E enjte, 27.12.2012, 10:17 AM


Figurat që mbajtën gjallë Manastirin

Manastiri  me  histori iliro-shqiptare, nga Leka i Madh deri te Milton Manaqi.

Ekskluzive nga Reshat Nexhipi

Sqarim i shkurtër

Me siguri, ndonjë nga lexuesit që nuk i përcjell me kujdes shkrimet e mia, lidhur me historinë e Manastirit, do thotë: ,,E po ky njeri, na plasi me këtë qytet, duke menduar se përsëriten të njëjtat gjëra, gjë që nuk është e vërtetë, sepse  edhe të ketë momente të tilla, ato shtjellohen nga këndvështrime të ndryshme, prandaj dhe përsëritja e një ngjarje  ose  e një figure historike, është e pa shmangshme. Fundi i fundit ,,Përsëritja është  nëna e dijes,, apo jo? me kusht    të ketë limit. Do përpiqem sa është e mundur t i përmbahem  këtij mesazhi.

Elaborimi i  titullit

Banorë       vjetër që  nje  historia në regionin e Manastirit të sotëm, ishin pellazgët e 120 shekujve të kaluar, gjë të cilën e dëshmon emri i fushës së këtij qyteti-Pellagonija, që ka të bëjë me fjalën shqipe  pellg ose plak. Prej tyre rrjedhin fiset ilire, siç janë edhe linkestët, themeluesët e Manastirit të vjetër, i cili edhe sot e kësaj dite mban emrin e tyre disa mijë vjeçare-Heraklea Linkestis. Nga gjiri i tyre ka dalë nëna e Lekës së Madh, që do të thotë se ky  ishte nip i këtij qyteti.

xxx

Disa  historionë sllavomaqedonas, pa pikën e turpit dhe përgjegjësisë, Lekën e Madh  e paraqesin  për të vet, kurse babanë e tij, Filipin  e Dytë,  për themelues të qytetit të vjetër, edhe pse, këtë rol e lojti mbreti ynë ilir-Bardhyli, gjë të cilën, e ka pohuar edhe një historian sllavomaqedonas ose Vlleh nga ky qytet në librin e tij, të para  dy-tre dekadave dhe të cilin disa herë e kam cituar në shkrimet e mia, në maqedonisht. Mirëpo, për këtë, sllavomaqedonasit, nuk duanë as të dëgjojnë, për shkak edhe  të emrit puro shqiptar të tij, që do të thotë  Ylli i bardhë. Pra, nuk heqin dorë nga Filipi i Dytë, edhe pse, siç thashë, edhe ky ka origjinë ilire, por me një emër që tingëllon bukur në veshët e sllavomaqedonasve, prandaj dhe i ngritën përmendore madhështore në Manastir. Meqënëse gjatë inagurimit, nuk thanë asgjë  për origjinën e tij, i i irituar nga kjo, shkruava tekstin maqedonisht, me titull ,,Filipi i Dytë kishte origjinë iliro-shqiptare,, që u publikua në gazetën e Shkupit ,,Utrinski vesnik,, por me titull të ndryshuar ,,Filipi në qytetin e konsujve,,. Prej atij momenti, albanofobët e këtij qyteti, nuk deshin të shtjenë sytë te përmendorja, duke përshpëritur: ,,Ky nuk qenka yni, pse u derdhë gjith ato para për këtë përmendore,, etj.etj.

xxx

Jo fort larg nga kjo përmendore, para Pallatit të kulturës,  gjindet  ajo e Manaqit,  i cili,  në historinë sllavomaqedonase, konsiderohet  për  Vlleh, gjë që, për hir të së vërtetës, për shkaqe të njohura, edhe ai, kurrë nuk e ka mohuar publikisht, përveçse njëherë kur, sipas një shqiptarit dibran, i paskësh thënë që është shqiptar, por nuk ka guxuar të deklarohet s i i tillë. Sa është e vërtetë deklarata e dibranit, nuk e di, por disa   studijuesë  tanë, siç është Abas T. Hoxha  etj., thonë që  ka origjinë shqiptare, kurse Qerim Vrioni  e nxjerr me origjinë  të përzjerë shqiptaro-vllehe (Për të dy këta autorë kliko në internet). Sidoqoftë, një gjë është e sigurtë: Në damarët e tij ka rrjedhur  edhe gjak shqiptari,  por, të jem i sinqertë, këtë nuk  dëshiroj  t ua them  publikisht  maqedonasve të Manastirit në gjuhën e tyre  për shkaqe  të cilat çdo lexues mund t i marrë me mend.  Sepse, këtë qytet, bota  e  sotme, e nje më tepër permes kamermanit në fjalë dhe  çdo vjet aty orgazohet manifestimi ,,Takimet e Manaqit,,  me karakter ballkanik ose më gjerë. Por, edhe sikur t i thuhet e vërteta, nuk do ta pranonin, ashtu siç veprojnë edhe me Lekën dhe Filipin e Dytë, përmendorja e të cilit, pas shkrimit im, u është si hala  ose gjembi në sy, por  u vjen turp ta heqin.

xxx

T i kthehem edhe njëherë titullit. Përveç Lekës dhe Manaqit, të një  distance kohore  prej rreth 2400 viteve,  gjatë kësaj periudhe, në skenën historike, u paraqitën edhe mjaft personalitete të tjera shqiptare  të cilët, në mënyrë direkte ose indirekte, afirmuan  historinë  e Manastirit të sotëm. Të tillë ishin Skenderbeu,  i cili forcat osmane  i  ndoqi  deri në këto treva, gjë që, veç tjerash, flet edhe kënga sllavomaqedonase ,,Skenderbeu dhe vajza e Manastirit,,. Betejat e tij  legjendare  bënë pra  që emri  i këtij qyteti    dëgjohet  përsëri. Them ,,përsëri,, sepse pas vdekjes së Lekës, emri  i këtij vendi, po  arohej fare. Në  drejtim të riafirmimit të këtij  emri, rol të madh lojti edhe Ali Pashë Tepelena, i cili disa herë sulmoi  këtë qytet, duke u hakmarrë për vrasjen e  një njeriut më të dashur të tij-Kapllan Pashës, të cilit, akoma pa zbritur  nga kali, ia  kishin prerë kokën dhe e kishin lënë në gjendje të tillë, disa ditë me rradhë në qendrën e qytetit. Emri i Ali Pashë Tepelenës  njihej    tërë  botën, prandaj dhe përmes tij, u  afirmua edhe emri i Manastirit. Përveç  kësaj,  ky personalitet i shquar ishte  shkakëtar  për ardhjen  këtu të  vllehëve nga Shqipëria, të cilët, si njohës të disa  gjuhëve    Ballkanit, i dhanë impuls të veçante zhvillimit ekonomik dhe kulturor    kësaj ane, duke krijuar kushte që Manastiri të shëndrohet në qendër vilajeti dhe qytet konsujsh, i njohur si i tillë anë e mbanë planetit.

xxx

Emri  i këtij qyteti u afirmua edhe përmes  shqiptarit  Nijazibe Resnjës, i cili    vitin 1908, aty shpalli  Hyrjetin, duke  i  dhënë  fund   absolutizmit  pesëshekullor    sulltanëve,  kurse vitin tjetër, 1909,  Hristo Qiriazi, në Manastir  ngriti Shtypshkronjën  univerza le, në të cilën u shtypën 300.000  tituj  ose tekste në 13 gjuhë, të cilat disperzoheshin  an e mbanë  botës, duke e afirmuar   edhe emrin  e vendlindjes së asaj shtypshkronje. Një studijues i Manastirit, shkruan: ,,Hristo Qiriazi…Ishte një ndër pasanikët më të mëdhenj të kësaj ane. 20% të fitimeve nga libraria e tij ia jepte një gazete të qytetit, kurse më 1926 bëri një kartpostale për teatrin e Manastirit i cili ishte në renovim e sipër dhe ia dhuroi Këshillit për rinovim dhe të hollat e fituara nga shitja e tyre  investoheshin në rinovimin e teatrit. Sponzoroi edhe shoqatën e artistëve të teatrit të Manastirit. Në dyqanin e tij kishte një arkë speciale në të cilën të gjithë ata që vinin hidhnin vullnetarisht para për familjet e varfëra të qytetit,,. I biri i tij, Petar Qiriazi, i vdekur para disa vjet, ka thënë se Hristo Qiriazi ishte fotografi i parë në Ballkan dhe se mbante lidhje me firmën e shquar Marubi nga Shkodra, etj.

xxx

Emri  Manastir  u afirmua tepër edhe përmes Parashqevi Qiriazit, sepse  ajo ishte e vetmja femër në Konferencën e Paqes në Paris, më 1919 dhe si e tillë  bëri që bota të interesohet për biografinë e saj, pra edhe për vendlindjen-Manastirin. Mos harrojmë se në këtë qytet vite me rradhë ka mësuar poeti ynë i shquar Migjeni, dëftesat dhe dokumentet e tjera të të cilit,  janë pasuri  e madhe në bibliotekën e  Mitropolisë së këtij vendi, bashkë me veprat e  Kukuzelit,  i njohur si ,,Xhevair i krishterizmit,,.

xxx

Rekapitulim

Përveç emrit të Pellagonisë, Heraklesë Linkestis dhe përmendores së Filipit të Dytë, të cilat janë gjurmë të stërgjyshëve tanë- Pellazgëve të para rreth 12.000 viteve, pasardhësve të tyre- Linkestëve, Bardhylit dhe Lekës së Madh  të para 2400 viteve, praninë iliro-shqiptare të kësaj ane e dëshmojnë edhe emrat e  ndryshme të Manastirit si dhe dy emrat e lumejve të këtij qyteti. Turqit e quajtën dhe sot e kësaj dite e quajnë Manastir, për shkak se aty paskan gjetur vetëm një objekt të tillë fetar, me siguri të ngritur nga Linkestët pas krishterimit të tyre.Vllehët  qytetin e quajtën dhe sot e kësaj dite e quajnë Bituli, për shkak se, sipas disa të dhënave  jo fort të argumentuara, ky emër ka të bëjë me fjalën shqipe i butë? Sllavët e ndryshuan fare pak duke e quajtur Bitolla, emër ky që, për hir të së vërtetës,para pluralizmit, përdorej edhe nga shumica e shqiptarëve të vendeve të ndryshme të ish Jugosllvisë, kuptohet edhe atyre  nga Maqedonia. Sa i takon dy lumejve, fjala  është për Lumin e Zi, të cilin sllavët e quajtën Cërna Reka, edhe pse emri i vjetër dhe i parë i tij ishte Erigon, që do të thotë i errët, i zi dhe që ka të bëjë me gjakun e 7.000 ushtarëve  të vrarë  të Bardhylit, kurse  emri i lumt Dragor që kalon rrëzë objektit të Alfabetit, lidhet  me  fjalën shqipe  dragua.

Besoj se të dhënat e këtij shkrimi, arësyetojnë titullin e tij, edhe pse ka edhe shumë gjëra të tjera për të thënë, të cilat i lashë për tjetër herë. Kur jam te titulli, e udhës është të theksoj që në të vendosa emrin e Lekës së Madh dhe atë të Milton Manaqit, për shkak se i pari ka të bëjë me afirmimin fillestar të Manastirit të vjetër, kurse i dyti me afirmiminn e disa dekadave të fundit dhe atij aktual të Manastirit në botën e kulturuar. Pa këta të dy, si dhe të atyre që përmenda më sipër, të gjithë të një gjaku, Manastirin nuk do ta njihte njeri. Por, për fat të keq, bashkëqytetarët tanë, të racës sllave, nuk e çmojnë fare dhe sillen me ne sikur të kemi zbritur nga Marsi, gjë që është edhe pasojë e neglizhencës së faktorit shqiptar, të cilën e kam theksuar disa herë në shkrimet e mia, por pa asnjë efekt!!



(Vota: 19 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora