E marte, 23.04.2024, 02:34 PM (GMT+1)

Kulturë

Luan Xhuli: Një të diel dhjetori

E premte, 28.12.2012, 01:01 AM


Luan Xhuli

E shkruar një të diel  dhjetori

U pakësuan shtrëngimet e duarve
dhe përkëdhelja e sinqerte e supit,
Shikimi ne bebëz kur flet me fqinjin
ka humbur drejtimin e vërtete te dritës.
Kaq pak gjera na mbeten...
Klorofili i fjalës ka ngjyrosur flokët
dhe korentet e ajrit,
pësuan ndryshkje ne menteshat e lëvizjes...
Kaq pak ,
as borxh vetes
si japim dot me !
U pakësuan te ngrohtat, te ftohtat,
pikantet,te djegshmet...,
As me dashurinë nuk mbyllim me takim,
duke harruar bukurinë e pritjes.
Me te shkoqurat  e pakta ne astarin e ditës
asnjë teoreme nuk ka gjetur  zgjidhje...
Pak, pak, pak
sa dhe uria ka mbetur shtatzanë.
Do te lindi binjake :
Grindjen ne njërin  djep
vetminë ne tjetrën ane…
Unë,
duke  përkundur  te dyja,
si kjo dite dhjetori…!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora