E marte, 11.08.2020, 07:53 PM (GMT+1)

Komente

Mustafë Rugova: Mos fol keq se koritesh!

E premte, 28.12.2012, 01:59 AM


Kujtime nga vizita e parë në Shqipëri

MOS FOL KEQ SE PO KORITESH!

-Gjithmonë e kam pasë në mendje që një ditë të bukur ti qes në leter kujtimet e mija per viziten e parë në Shqipëri, vizitë kjo e cila nuk më hiqet kurrë nga mendja dhe nga shpirti. Por njeriu që më ka nxitë të evokoj këto kujtime është pa dyshim Zeqir Lushaj me një shkrim të tij në ZSH që ia kushton kumbarës së vet Petrit Sokolit, per mikpritjen që i ka bërë zotnia në fjalë, të cilin e falënderoj pafundësisht per motivin që m'ka dhënë-

Nga Mustafë Rugova

Per here te pare token e endrrave te medha, ate toke per te cilen pleqte tane nga pamundesia qe ta shohin dhe ta prekun kane ike nga kjo bote me nje brenge te madhe ne shpirt , me zemer te plasur dhe me sy çele. Ne vitin 1995 kam shkuar per here te pare ne vatren tone te shenjtë ne zemren e shetit Albani. Kur i jam ofruar portit te Duresit une nga emocionet dhe nga dashuria e pamatshme per kete vend pata humb drejtpeshimin. Nuk isha vetvetja, trupi me ishte bere kokrra-kokrra. Kisha shume emocione. Vetem pena e holle do t'kishte mundesi ta pershkruaj kete moment te permallshem dhe shume emocional.

Une pata shkuar aso kohe ta marr nipin tim dhe per ta sjelle ku jam .U nisa prej Holande me mikun tim Sabri Krasniqin me makine, ndersa vellai im Ahmeti vinte nga ana veriore e Shqiperise. Permes telefonit kishim lene piktakimin ne hotel Dajti. Vellai im me djalin e vet kishin ardhe nje ore e me shume para meje. Perllogaritjen e kishim bere ndryshe, por ja qe mua me mikun tim na paten ndale ne portin e Duresit me shume se ç'eshte e zakonshme. Nje kontroll krejt si ne Rentgen. Ashtu siç e kishim lene me goje te takoheshim ne hotel Dajti ashtu edhe ndodhi, por edhe ketu kam nje kujtim interesant. Posa hyra ne hotel, edhepse vellai me djalin kishin ardhur para meje, ne ato momente nuk i pashe ne salle. Ne hyrje te tij ishte nje vajze e re qe punonte ne sportel, e bukur sikur zana. I ofrohem edhe i them: Çika e mire, une kam ardhe prej Holande ta takoj vellain tim. Piketakimin e kemi lene ketu, por ai ose nuk ka ardhe ende ose mbase ka ardhe por ka dale prej ketu. Mos rastesisht e keni pare?

Ajo me kqyri me habi, dhe me thote: Po si mund ta njoh une vellain tend, une spo te njoh as ty. Deshi t'me injoroj edhe me tutje, por une ia pres. I thashe: Nese vellai im ka ardhe ketu s'ke si mos ta njohesh! Ajo tash muar nje qendim me serioz, sepse e verejti qe une isha shume kembengules. Me gjase ia hangra oren. Vajzo vellai im nuk eshte sikur te tjeret. Ka diçka ne qenjen e tij qe dallon shume nga te tjeret. He me thote cfare e dallon ate nga ...? I them une : Ai eshte i madh sa nje lis, burre shume i pashem dhe me mustake sikur te Luigji Gurakuqit. U ndal, dhe me veshtroj edhe njehere, por kesaj here ia futi nje te qeshure sa ushtonte krejt salla e hotelit.

Nuk e mora vesh se a po qeshej nga pershkrimin plot lavd qe i bera vellait , apo mbase per diçka tjetër, nejse. Nje njeri siç po e pershkruan ti vertete e kam pare, dhe ai ka prite ketu me shume se nje ore. Deri sa po bisedonim me kete vajze, une ndjeva se dikush po me ofrohej, ishin hapat e vellait tim, u ktheva prej tij, u perqafuem permallshem, se nuk ishim pare nje kohe te gjate. Me vajzen krijuam nje miqesi te shkurter por te paharrueshme. Pasi u takova me vellain dhe me nipin te cilin e kisha lene ne moshe fare te re, e i ciili tash ishte bere burre, ia shtruam muhabetit. Fillimisht vellai kishte hetuar se me mua diçka nuk eshte ne rregull. Mu kishte ngrire buzeqeshja ne buze, isha zhgenjyer goxha shume thjesht me ishin perzier emocionet ne pritjen e "bukur" ne portin e Duresit.

Por me tu takuar me vellain tim, dhe kur fillova t’i tregoj per odisejaden time ne port, ai me thote keshtu, tekstualisht keshtu: Mos fol se je tue dashte me u korite. Ti e din se Shqipnia eshte Direku i kombit tone. Kujto vetem Ernest Koliqin , ish ministrin e arsimit i cili qysh ne vitin 1941 ne Kosove i ka derguar hiq me pak se 200 mesues, jane keta mesues qe na i kane hape syte. Kujto sa e sa familje kane gjetur strehe ne kete vend kur jane detyruar te ikun prej zorit dhe mizorive te Serbise. Kjo per Kosoven atehere ishte ndihma me e madhe qe ka mund ti bej shteti ame. A e din ti qe kur dikush e ka vra nje çetnik ne Kosove ketu te kane prite si hero dhe te kane mbajte para duarsh. Ne fund te fundit krejt pleqte tane kane ikur ne boten e pertejme , me mallin pervlimtar dhe me syte çele qe s’kane mundur ta shohin per se gjalli Shqipnine tone...

Me bindi me pak fjale, ne fakt keshtu sikur kete here me ka bindur gjithmone sepse shume me perpara e ka pare diellin…

…!

Kurre deri sa t'jem gjalle s'kam per ta harruar mikpritjen e perzemert qe m'kane bere njerezit ne Shqiperi e sidomos familja Shehu prej Durresi. Ne ate shtepi kam qendruar afer dy jave, dhe une ku kam shkuar dhe me kend me ka rene biseda rreth mikpritjes u kam thene:

Ne ne Kosove mikepritje e kemi tradite, edhe sot e kesaj dite e mbajme fort, veç edhe me mire se ne mikpritjen e kishin ne Shqiperi. Ne kosovaret e them me shume siguri, duhet te marrim yrrnek (shembull-model), prej tyre se si pritet nje mik shtepie.

Siç e thashe me siper une bashke me nipin tim po qendronim ne kete familje ne nje banese te vogel, por me zemra te medha. Para se te vije ketu une njihesha me Jusuf Shehun djalin e kesaj familje i cili kohe me pare ishte edhe vete kandidat per azil ne Holande. Ketu ishim bere shoke te mire, dhe une s’pata gabuar fare qe me se pari pata trokite ne deren e tyre. Ata na priten jashtezakonisht mire. Ne duhet te qendronim ketu per nje kohe, pra deri sa te rregullonim nje dokument per nipin tim per ta marre pastaj me vete. Une edhe pse pata shkuar thjesht vetem per nje vizite te shkurter, ata paten insistuar, ishin kategorike qe ne deri sa te kryejme punet tona te qendrojme ne kete familje.

Me vinte shume keq, sepse ishte nje barre e rende per ta, por ishte pune e kryer. Gjate gjithe kesaj kohe,pra sa kemi qendruar aty ne kemi folë “per Shkup e per Shkoder”.

I zoti i shtepise Dilaver Shehu ishte nje njeri shume i zgjuar. Ai kishte kryer liceun , pra nje gjenerate me Emin Durakun dhe me tjere burra te asaj kohe . Por, ky njeri i mire, siç me ka thene edhe ai vete, dhe une skam pasur asnje arsye tjeter mos ti besoj, e kishin ndjekur sikur bishen gjithe jeten, dhe ky ishte detyruar ti bej punet me te renda qe ta mbaj familjen.

« Me thonje me dhemb i kam mbajtur kete familje» , -me thoshte. Njehere i them une po mire more burri i forte, po ju me gjithe kete pergaditje, (sepse edhe ishte shume i mprehte) si s’keni arrite te beheni se paku nje nepunes i shtetit? I kam pasur me thote te gjithe mundesite dhe predispozitat , madje te ngjitem edhe ne majat e pushtetit, por keshtu kam dashte, dhe ma ka qite me mire. Per Kosoven bisedonim gjate. Ai me tha njehere: Ndegjo rugovasi im: (keshtu me quante non-stop) Kosova do te lirohet atehere kur te kete vendose Anglia. Une i them e pse bash Anglia bace? Po, si se paske marre vesh more djale, eshte dashur ta dish? Anglia eshte kreatorja me e madhe e botes. Ajo eshte qendra e vendosjes. Edhe Shqiperia e vitit 1913 eshte bere me ndihmen e Anglise. Nuk quhet kot Shqiperia Londineze.

Atehere nuk e pata marre edhe aq shume seriozisht, por kur ndodhi mrekullia, liria e Kosoves, i dhashe te drejt, dhe une kujtoj me andje kete thenie si nje profeci.

Kur jemi ndare, do ti kete thene djalit te vet: jepi ati rugovasit libra sa t'mundet me i que. Po kjo e kishte habite djalin e tij, sepse plaku librat i kishte pase ruajtur si syte, dhe ne kete pike kish pas qene dore shtrenguar. Me gjase duhet ti kesh lene pershtypje te madhe, ndryshe smundem ta kuptoj me thote, Jusufi-djali i tij.

Gjate kesaj vizite mua me pati rene te rri rrafsh tri jave. E kam pare Tiranen, Durresin, Krujen, Kavajen, Fushe Krujen, Shijakun dhe gjate qendrimt ketu kam takuar shume njerez. Shumica derrmuese me kane dhene shume kenaqesi. Kishte edhe te tille qe kurre nuk do te doja ti shohe me sy. Por ishin minorance, per t'mos ia prishe shijen ketij shkrimi dhe kesaj vizite une i kam veçuar vetem te mirat qe i kam pare, dhe ato pak te meta qe e percjellin secilin popull as qe kam dashur t’i mbaje ne mend , dhe kurre asnjehere me askend as qe i kam perfole. Nuk doja atehere, por as edhe sot qe t’ia vras shkelqimin kesaj vzite qe eshte nje nder vizitat me mbreselenese ne jeten time.

Para kater vitesh te dajallaret e mi, kishte nje rast vdekjeje. Une aty pata qendruar ne t'pame gjithe kohen. Kurre se harroj nje person, i aferm i imi, te cilit s’do tia permendi emrin, per hire te kesaj afersie. Ishte ulur ne balle te oxhakut. Fliste keq dhe fliste rende per Shqipnine. Ai kishte shkuar per here te pare ne Shqiperi edhe ate vetem nje dite, per ta nxjerre nje dokument ne ambasaden gjermane ne Tirane…

Mua si nip nder daje nuk me takonte ta merrja fjalen, por per nje moment humba durimin. U detyrova ta thej rregullin e odes. Fillimisht i them atij zoteriut, ja ke bere sikur Adem Arif Elshani ne nje kohe, kur po udhetonte per ne Peje me gruan e vet. Aso kohe nuk ka pasur automjete , ose ka pasur vetem per personat zyrtare. Pas ketij udhetimi dikund pak pa ardhe ne Peje-te mehalla e gabelve, ngasesi i qerres me kuaj e merr nje djale te ri. Ademi i thote gruas se vet: noja menen grujo se qeky djale koka i hijshem me pa, e ti e din na e kemi nje çike pa martu. Gruaja e Ademit tash nuk i zihet vendi vend, pra behet merak edhe nuk ia kishte pase shkoqe syte atij djaloshit. Kur vine te Sokaku i Podgurit, pra aty ka qene dikur stacioni i fundit i Pejes, zbresin prej qerres. Gruaja i thote Ademit kadal plak mos u ngut, te marrim vesh punen e ketj djali, prej kahit asht dhe i kujt asht. Oj gru i i thote Ademi: Ai djali asht magjup, ti a me nje rruge Peje deshte me dhane çiken a? Edhe ti i them une atij zotnise: Me nje rruge qe paske bere deri ne Tirane e po mundohesh me na e mbushe mendje se ke takuar krejt Shqipnine. I fola rende, por nuk jam fare pishman... U detyrova te flas edhe me shume , por me e rendesishmja kujtoj une ishte ajo me nje rruge Shqipnie....

Per fund shtrohet pyetja: A e duam Shqiperine ne shqipetaret qe kemi mbetur jashte kufijve te saj administrativ? Pa asnje dyshim dhe me bindje e them se po, e duam, e kemi dashur dhe kurre ska me na u hjek malli i saj. Ajo asht nena jone, ajo eshte eliksiri i shpirtit tone.

Akademiku yne i mirenjohur Mark Krasniqit ne nje prononcim te tij lidhur me Shqiperine e thote  bukur : Shiperine e kemi dashte edhe ne kohen e Zogut, edhe ne kohen e Enverit , e e duam edhe tash.

Po me i bukuri refren eshte ai i Ali Asllanit: -Shqiperia eshte e shqipetareve, koha eshte e maskarenjeve.



(Vota: 23 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora