E diele, 17.11.2019, 09:03 PM (GMT)

Personalitete

Gëzim Llojdia: Humoristi i shquar Gaqi Visha

E enjte, 27.12.2012, 11:44 AM


GAQI VISHI HUMORI I TIJ ËSHTË ENDE I GJALLË NË BUZËQESHJET DHE ZEMRAT E VLONJATËVE

NGA GËZIM LLOJDIA - Anëtar i  Akademisë Evropiane të Arteve

1.

Frymëmarrja e jetës të një aktori  siç ishte Gaqi Visha është ndërprerë njëzet më parë. Trualli ku prehet  nuk janë vetëm varrezat civile,por është panteoni i artit ku ai ka zënë vend madje gjurma  e tij është më e thelluar se të tjerët .Në mëndje  ndërkaq dhe në zemër ai gjen vend, ashtu  siç përpiqen  artistët  dhe të gjithë krijuesit e mirëbërësit e tjerë  që , kërkojnë rishtazi një copë truall të ri në zemrën e publikut. Për Gaqin aktorin e humorit vlonjate kjo hapësirë është me e pamatshme. Këto fjalë nuk mund të ngrenë një përmendore artistit të humorit ngase përmendorja  ngrihet me materiale të tjera që nuk kanë si bazë shpirtin por materien. Sa për përmendore ai e ka të ndërtuar në shpirtin e njerëzisë .Ai ishte aktori që ngjiste me artin e tij dhimbje , gëzim, dëshpërim, ëndrra, të sillte në humor kur ishe si një stinë e mërzitshme dimri.Humori i tij është ende i gjallë në buzëqeshjet dhe zemrat e vlonjatëve” është shprehur Leka Kruta.

2.

Rrëfimi për aktorin  e pantonimës, Sharlotin e Vlorës jam koshient se do ti bie shkurt. Luan Toto ma rrëfeu dje në mëngjes në studion e tij. Kur isha në teatër,Gaqi na e ka rrëfyer vetë. Vlora ka pasur udhën Vlorë-Skelë,q në vitin 1906, kohë kur qyteti që shtrihej në pjesën tjetër. Xhamia e Muradies, lidhej me Skelën përmes një gjurme, që nuk kishte asgjë të përbashkët me një rrugë. Paria vlonjate e kohës vendosi që kjo rrugë të ndërtohej e shtruar me kalldrëm. Gjatë periudhës deri në fund të viteve 1940-të të shekullit të kaluar, rruga ishte e paasfaltuar dhe qarkullimi në të ishte jashtë standardeve.Në krahë të majtë kur vjen nga Skela kishte një banesë dhe atje ku ishte ekspozita ishin varret. Ushtarët italian kishin shumë frikë nga fantazmat ngase ishin edhe pushtues në një vend të huaj ku lufta nuk të pyet .Gaqi tregon L.Tota,morri rreth 50 breshka dhe një natë të errtë u ndezi breshkave në samarin e tyre ,qirinj dhe i vendosi në rrugën Vlorë- Skelë. Italianët që shërbenin atje kishin garnizonin e tyre të dislokuar me mjete dhe forca ushtarake. Rojet italiane, që ishin sipër në kulla vrojtuese kanë parë  një ushtri me drita që ecte krah tokës duke marshuar në bulevardin kryesor me drita ndezur .Si për çudi breshkat  ecnin kolonë drejt udhës duke ndriçuar hapësirat deri në kupë të qiellit. Në atë farë nate ,lemeria vet.. Ushtarët italian dhanë alarmin se po mërinin xhindet pra hijet me dritë,një lloj fantazme  dhe ja mbathën drejt Vlorë me frikën që u kanosej në shpirt. Dëshmitarët  e rrëfenin historinë ë ushtarëve italian kur  braktisën  kazermat nga frika e pesëdhjetë breshkave marshimtarëve me qirinjtë në samarët e tyre duke i pandehur ato fantazmat që po sulmonin garnizonin e tyre.

3.

Sipas idesë time që më gërryen : Gurët shqyrtojnë fortësinë. Qyteti zbulon pafajësinë. Po artisti ku është këtu?Artisti është atje në shpirtin e një populli. Nuk është qiellor. Ngase tokësor është më shumë. Ngase tek unaza e hënës ,është profili. Dua ta shpërtheje  sado pak,prapa dua ta shpërfill atë konceptim që deri më sot kryhet për të larguarit nga jeta. Meqenëse njeriu ka mbyllur në mënyrë definitive të gjitha  llogarit e kësaj jete,një bilanc  i bëhet.

Statistika:1550 role të luajtura në skenat e estradës . 40 role në Teatrin e Qytetit të Vlorës dhe në Kinema. “Aktori Gaqi Vishi”, monografi, shkruar nga, Bardhosh Gaçe dhe Ilirian Ali.

Krijuesi vlonjat L.Cipi: Roli i parë në teatër i Gaqi Vishit e ka  zanafillën 83 vjet më parë, në vitin 1927, kur artisti i  madh debutoi, së bashku me vlonjatë të tjerë si Nuri Arapi, Shefqet Resuli, Ilia Peço, Pelivan Haxhiu, Panajot Papingji, Mustafa Belshi, Fani Dema, Ahmet Butja, Nazim Batalli, Toli Mato, Miti Rumbullaku, Stavri Rrapushi, Musa Gorishti, në Grupin Teatral me emrin “VLORA”.Pas Çlirimit, me krijimin e Estradës Profesioniste, ai u përfshi në një veprimtari të gjerë artistike për 50 vjet pa ndërprerje, duke dhënë spektakle në qytet e në fshat, shumë herë edhe  dy shfaqje në ditë, në bashkëpunim me aktorë të tjerë të talentuar, si Myqerem Ferra, Leka Kruta, Evgjeni Shtrepi, Pirro e Qirjako Sava, Vangjel Panozaqi e Nazmi Bonjaku. Nuk ka  banorë të qytetit të Vlorës dhe nga mbarë vendi, që nuk e kanë njohur dhe nuk e kanë duartrokitur e dashuruar, aktorin e spikatur  komik të skenës shqiptare, “Artistin e Merituar” Gaqi Vishi. Figurat e tij komike janë të gjalla e të paharruara, pse ato mbartin të vërtetën e madhe të jetës dhe ishin gjithë humor e kripë.

Thënie për artin e tij. Liza Laska, Artiste e Popullit:“Individualiteti i tij i prirur drejt humorit të hollë, gjithashtu dhe drejt pantonimës, afirmoi në skenë cilësi origjinale të personalitetit të tij artistik”.

Myqerem Ferra aktor ”Ai ishte një shembull i gjallë artisti punëtor, që çdo ditë mblidhte material, shkruante, qëmtonte nga thesari popullor, i përpunonte ato dhe gdhendte karakteret e personazheve, sidomos në skeçe, parodi, kuplete, duke qënë kështu, një aktor shumëplanësh.

Nazmi Bunjaku, regjisor: ”Ai ishte  njeri me një temperament të çuditshëm, këmbëngulës, deri sa të bindej për figurën, karakterizimin e rolit, lëvizjet skenike, të cilat i shoqëronte me një varg pyetjesh dhe u jepte  gjithnjë zgjidhje optimale.

Qirjako Sava, aktor :”Ai është ndër  mësuesit e mi  të rrallë të humorit. Unë mësova prej tij përkushtimin për krijimin e figurës artistike, për gdhendjen e personazheve, për të lënë shpirtin e madh të tij në botën e bukur të artit”



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT