E premte, 29.03.2024, 10:26 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

U nënshkrua binjakëzimi i Shkollës së Stubllës me Institutin Edukativ Novos Tempos në Contagem

E diele, 27.04.2008, 05:00 PM


Delegacioni i Institutit Brakos merr pjesë në Panairin Letrar 2008:

NËNSHKRUHET BINJKAËZIMI I INSTITUTIT EDUKATIV "NOVOS TEMPOS" ME SHKOLLËN "DOM MIKEL TARABULLUZI" NË STUBËLL TË VITISË

Caio Werneck
Pritje dinjitoze për delegacionin e Institutit Brakos. Edhe në këtë manifestim karakteristik dhe tradicional letrar, u shpalos Flamuri i Republikës së Kosovës. Drejtuesit e Institutit i kanë bërë ftesë drejtorit të shkollës së Stubllës – Prof Fran Gjergjit, për një vizitë këtu, që ta bëjnë bashkë programin e bashkëpunimit.

Nga Caio WERNECK

Contagem, 26 prill 2008 - Me ftesë të drejtorisë së Institutit Edukativ "Novos Tempos", pasditen e sotme delegacioni i Iunstitutit për bashkëpunim mes Brazilit e Kosovës – BRAKOS, e kanë kaluar në Contagem. Ftesa ishte bërë, me rastin e hapjes së Panairit Letrar 2008, që është një panair tradicional i këtij instituti, ku nxënësit paraqesin punimet e tyre, për një libër të lexuar, punime që mund të jenë me shkrim (referate), punime artistike (piktura, skulptura, grafikë....).

Delegacioni i Brakos-it sot ishte i përbërë nga presidenti Engjëll Koliqi dhe nga dy zëvendëspresidentët – Dr Vera Lúcia Alves Neves dhe Paulo Thiago Vieira da Silva Fernandes. Ata në fillim janë pritur nga drejtoresha pedagogjike e Institutit - Keyla Glícia de Freitas Maia Mascarenhas, e cila edhe ka nënshkruar me presidentin Engjëll Koliqi-n kontratën e bashkëpunimit të këtij instituti edukativ, me Shkollën "Dom Mikel Tarabulluzi", të Stubllës së Vitisë. Bashkë me kontratën, Ajo i ka dhënë Koliqit edhe një letër përcjellëse, të nënshkruar nga drejtoresha e përgjithshme, për drejtorin Fran Gjergjin, i cili është ftuar për një vizitë këtu, për të bërë bashkërisht programin e bashkëpunimit.

Drejtoria me delegacionin e Brakos-it dhe shkrimtaren Theresinha Casassanta
Paulo Thiago ka udhëtuar për në Belo Horizonte, me urgjencë, për një veprimtari tjetër të Institutit Brakos, kurse Engjëlli e Vera Lúcia janë ndalë të marrin pjesë në manifestimin e hapjes së Panairit, me fillim në ora 14:30 (ora lokale). Ata janë pritur në drejtori, nga çifti bashkëshortor: drejtoresha e përgjithshme – Maria das Graças Martins Maia de Araújo (Glícia) dhe drejtori administrativ e financiar – Joaquim Maia de Araújo. Që të dy kanë shprehur kënaqësinë për binjakëzimin me Shkollën e Stubllës dhe kanë premtuar edhe ndihma në këtë drejtim.

Edhe në këtë manifestim, krahas flamujve tanë shtetëror, është shpalosur edhe Flamuri i Republikës së Kosovës. Mysafirët janë përshëndetur dhe janë nderuar edhe nga profesorët dhe nxënësit e këtij instituti.

Delegacioni i Institutit Brakos, këtu pati rastin të takohen edhe me shkrimtaren e famshme mineire – Theresinha Casassanta, e cila shkruan kryesisht për fëmijë, shkrimtare kjo e moshuar, e cila ka botuar dhjetëra vepra për fëmijë dhe për të rinj.

Gjatë nënshkrimit të binjakëzimit

Panairi Letrar 2008

Engjëll Koliqi e Theresinha Casassanta

Pamje nga Instituti "Novos Tempos"

Engjëlli me lodra fëmijësh



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Instituti Brakos vazhdon takimet, në kërkim të investimeve në Kosovë Caio Werneck: Brënda ditës - Dy ligjërata dhe një binjakëzim Profesori kosovar Engjëll Koliqi rikthehet me ligjërata në Universitetin Papëror Katolik të Minas Gerais-it Engjëll Koliqi: Ata vdiqën per t'u ringjallur Kosova Së shpejti bëhet binjakëzimi me Kolegjin Universitar të Gjilanit José Raimundo da Costa: Shtëpia botuese O Lutador mund të shtrihet edhe në Kosovë Të gatshëm për ndihma dhe investime në Kosovë Vazhdojnë takimet e veprimtarit Engjëll Koliqi, në kërkim të njohjes së Republikës së Kosovës Engjëll Koliqi: Njëherepërgjithmonë të mbrohet me të gjitha forcat Republika e Kosovës Profesor Engjëll Koliqi ka ligjëruar për Kosovën dhe ka siguruar binjakëzimin... Paralajmërohet ndërtimi i qendrës spitalore e strehimore për fëmijët e paralizuar në Stubëll të Karadakut Caio Werneck: Dr. Jose Saraiva Felipe emisar e misionar i denjë i Republikës së Kosovës Caio Werneck: Një pritje dinjitoze me një festë madhështore për të uruar Republikën e Kosovës Caio Werneck: Engjëll Koliqi sjell freski me muzikën burimore shqiptare Caio Werneck: Fillon implementimi konkret i binjakëzimit Itabirito-Stubëll Në kishat braziliane lutje dhe bekime speciale për Republikën dhe Popullin e Kosovës Engjëll Koliqi: Ka ardhur koha të qërohen hesapet me bijt' e kurvës Rusi Caio Werneck: Ligjëratë me argumente e porosi shumë domethënëse e Engjëll Koliqit Engjëll Koliqi: Republika e Kosovës, shtet kukull apo funksional?! Edhe një ligjëratë e bukur e profesor Engjëll Koliqit në Belo Horizonte

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora