Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


U nënshkrua binjakëzimi i Shkollës së Stubllës me Institutin Edukativ Novos Tempos në Contagem

| E diele, 27.04.2008, 06:00 PM |


Delegacioni i Institutit Brakos merr pjesë në Panairin Letrar 2008:

NËNSHKRUHET BINJKAËZIMI I INSTITUTIT EDUKATIV "NOVOS TEMPOS" ME SHKOLLËN "DOM MIKEL TARABULLUZI" NË STUBËLL TË VITISË

Caio Werneck
Pritje dinjitoze për delegacionin e Institutit Brakos. Edhe në këtë manifestim karakteristik dhe tradicional letrar, u shpalos Flamuri i Republikës së Kosovës. Drejtuesit e Institutit i kanë bërë ftesë drejtorit të shkollës së Stubllës – Prof Fran Gjergjit, për një vizitë këtu, që ta bëjnë bashkë programin e bashkëpunimit.

Nga Caio WERNECK

Contagem, 26 prill 2008 - Me ftesë të drejtorisë së Institutit Edukativ "Novos Tempos", pasditen e sotme delegacioni i Iunstitutit për bashkëpunim mes Brazilit e Kosovës – BRAKOS, e kanë kaluar në Contagem. Ftesa ishte bërë, me rastin e hapjes së Panairit Letrar 2008, që është një panair tradicional i këtij instituti, ku nxënësit paraqesin punimet e tyre, për një libër të lexuar, punime që mund të jenë me shkrim (referate), punime artistike (piktura, skulptura, grafikë....).

Delegacioni i Brakos-it sot ishte i përbërë nga presidenti Engjëll Koliqi dhe nga dy zëvendëspresidentët – Dr Vera Lúcia Alves Neves dhe Paulo Thiago Vieira da Silva Fernandes. Ata në fillim janë pritur nga drejtoresha pedagogjike e Institutit - Keyla Glícia de Freitas Maia Mascarenhas, e cila edhe ka nënshkruar me presidentin Engjëll Koliqi-n kontratën e bashkëpunimit të këtij instituti edukativ, me Shkollën "Dom Mikel Tarabulluzi", të Stubllës së Vitisë. Bashkë me kontratën, Ajo i ka dhënë Koliqit edhe një letër përcjellëse, të nënshkruar nga drejtoresha e përgjithshme, për drejtorin Fran Gjergjin, i cili është ftuar për një vizitë këtu, për të bërë bashkërisht programin e bashkëpunimit.

Drejtoria me delegacionin e Brakos-it dhe shkrimtaren Theresinha Casassanta
Paulo Thiago ka udhëtuar për në Belo Horizonte, me urgjencë, për një veprimtari tjetër të Institutit Brakos, kurse Engjëlli e Vera Lúcia janë ndalë të marrin pjesë në manifestimin e hapjes së Panairit, me fillim në ora 14:30 (ora lokale). Ata janë pritur në drejtori, nga çifti bashkëshortor: drejtoresha e përgjithshme – Maria das Graças Martins Maia de Araújo (Glícia) dhe drejtori administrativ e financiar – Joaquim Maia de Araújo. Që të dy kanë shprehur kënaqësinë për binjakëzimin me Shkollën e Stubllës dhe kanë premtuar edhe ndihma në këtë drejtim.

Edhe në këtë manifestim, krahas flamujve tanë shtetëror, është shpalosur edhe Flamuri i Republikës së Kosovës. Mysafirët janë përshëndetur dhe janë nderuar edhe nga profesorët dhe nxënësit e këtij instituti.

Delegacioni i Institutit Brakos, këtu pati rastin të takohen edhe me shkrimtaren e famshme mineire – Theresinha Casassanta, e cila shkruan kryesisht për fëmijë, shkrimtare kjo e moshuar, e cila ka botuar dhjetëra vepra për fëmijë dhe për të rinj.

Gjatë nënshkrimit të binjakëzimit

Panairi Letrar 2008

Engjëll Koliqi e Theresinha Casassanta

Pamje nga Instituti "Novos Tempos"

Engjëlli me lodra fëmijësh