E premte, 19.04.2024, 07:11 PM (GMT+1)

Mendime

Neki Babamusta: Provokacionet greke ndaj Shqipërisë

E enjte, 27.12.2012, 12:27 PM


Provokacionet greke ndaj Shqipërisë, gusht 1949

Kush ja prek shqiponjës folenë, i lebetitur do marrë dhenë!...”- Neki Babamusta

Nga: Profesor Neki Babamusta, Londër

Ngjarje reale, sipas dëshmisë së ish-rojes kufitare nga Kavaja, z. Faje Çela

Pas çlirimit të Shqipërisë, veçanërisht në verën e vitit 1949 Junta ushtarake greke organizoi sulme ndaj njësive kufitare të Shqipërisë. Këto sulme barbare shoqëroheshin me vrasje, me rrëmbime njerëzish, me plaçkitje dhe grabitje bagëtish.

Nga mesi i gushtit v. 1949, një njësi e postës kufitare greke, në një mesnatë me shi, arriti të futet në një kapanon të rojeve tona kufitare. Si kriminelë dhe të pabesë, vrasin në gjumë disa nga rojet shqiptare, duke ua prerë kokën me thikë.

Pas 7 ditësh, 7 kufitarë shqiptarë, trima nga malësia, pa ua treguar eprorëve, lidhën besë për hakmarrje. Të armatosur dhe me bomba, të shtatë kufitarët eleminojnë dy roje të postës greke dhe futen në kapanonin e fjetjes. Hapin zjarr të befasishëm, duke lënë të vrarë tërë kufitarët grek në kapanon.

Ushtria greke i shtoi operacionet provokuese ndaj Shqipërisë. Nga fundi  gushtit i v. 1949, formacione kufitarësh grek, rifilluan sulmin në agim. Alarmi për mbrojtje të territorit shqiptar, ngriti në gadishmëri për kundërsulm njësitë tona kufitare. Një kompani me ushtar grek arriti të futet në brendësi të territorit shqiptar, me mendimin se do përparonin me ndihmën e kalit të  Trojes.

Njësitë shqiptare kufitare në jug të Shqipërisë iu përgjigjën kundërsulmit. Kufitari trim nga Kavaja, mitraljer, Faje Çela, nuhati situatën. Me qetësi, zuri pozicion mbrojtës pas një guri të madh. Duke mos u zbuluar nga ushtarët grek, priti deri sa  ato u afruan në distancën 40-50 metra. Hapi zjarr të pandërprerë, duke lënë të vrarë shumicën e kompanisë. Të tjerët ua mbathën këmbëve. Grekën tërhoqën të vrarët në brëndësi të tokës shqiptare në mesnatë.

Shqipëria dhe Greqia janë dy vende që historikisht nuk i duan luftrat. Në momente të caktuara historike, populli shqiptar i ka manifestuar popullit grek ndenja miqësie, si në kohën e Ali Pashë Tepelenës (1800-1821), po ashtu edhe në kohën e Luftës çlirimtare kundër fashizmit (1940-1944).

Dy batelionat shqiptare në pranverën e vitit 1940 u gjendën pranë popullit grek, kur Musolini sulmoi Greqinë. Forcat shqiptare me patriotin e madh të kombit tonë, Spiro Moisiu, u rradhitën në anën e popullit grek.  Po ashtu qindra forca shqiptare të Çamërisë u bashkuan me partizanët grek kundër fashistëve dhe nazistëve gjatë luftës së dytë botërore. Kjo është e vërteta historike që nuk mund të shtrembërohet duke na bërë diktate si ta rishkruajmë historinë.

Kombi shqiptar me 67,000 km katrore u coptua me forcën e armëve, me gjak e tmerr nga Fuqitë e Mëdha. Historikisht dihet se kufiri jugor i Shqipërisë është Preveza, siç theksoi dhe kryeministri z. Sali Berisha me 28 nëntor 2012. Çamërisë s’ia ndërron dot emrin që e ka të rrënjosur ndër shekuj në truallin e saj shekullor. Po ashtu edhe Athinës nuk ia ndërron dot emrin si vend më i lashtë dhe kryeqendra historike e lavdishme e popullit grek.

Në rezolutën e datës 10.12.2012 drejtuar parlamentit shqiptar nga z. Shpëtim Idrizi, drejtuesi i Partisë për Drejtësi dhe Unitet, kërkohet që parlamenti t’i njohi shqiptarëve të Çamërisë këto të drejta: të drejtën e pronës, të shpërblimit të pronës, mundësia e kthimi tek varrezat e të parëve në Çamëri, të hiqet ligji absurd i luftës, ku Greqi ka shpallur që nga vitit 1949 se Greqia është në gjendje lufte me Shqipërinë.

Klanet e egra nacionaliste greke, duke përfshirë edhe ato të tipit nazist “Agimi i Artë”, as populli liridashës grek nuk i don. Këta nacionalistë grek, jo vetëm që përndjekin dhe keqtrajtojnë shqiptarët në Greqi, por hedhin parrudha nacionliste për aneksimin e zonave shqiptare të jugut, si Korçë, Gjirokastër, Sarandë, Himarë, etj. Le të mos i fryjmë urrejtjet mes dy popujve shqiptaro-grek! Me dorën e miqësisë së sinqertë janë të fituar të dy popujt, duke jetuar secili i lirë në trojet e veta stërgjyshore.

Regjistrimi i popullatë s shqiptare (censusi) i v. 2012-të vërtetoi se minoriteti grek nuk e kalon shifrën 0.87%. Ky fakt rrëzon pretendimin e klaneve shoveniste greke se në Shqipërinë e jugut jetonë disa qindra mijë banorë grek, duke e quajtur çdo të krishterë shqiptar, grek. Në realitet pakicat minoritare duke përfshirë edhe ato greke gjithmonë kanë gëzuar të drejta të plota në Shqipëri, edhe në kohën e diktaturës komuniste. Pakicat minoritare duhet të shërbejnë si ura miqësie midis popujve dhe jo të bëhen shërbëtorë dhe spiunë besnikë dhe atyre që i komandojnë dhe paguajnë.

Lëvizja e Lirë - një e drejtë ligjitime dhe humane

Sot, në kohën e demokracisë lëvizja e lirë e njerëzve është një normë legjitime. Njerëzit kanë të drejtë të lëvizin brenda territorit aty ku i sigurohet jeta më e mirë. Që nga viti 1994 janë shpërngulur nga zonat e veriut dhe janë vendosur edhe në rrethinat e Sarandës mbi 60 familje shqiptare. Ata janë vendosur në toka të ish-fermës shtetërore. Me mundin dhe djersën e tyre banorët e ardhur nga veriu, ngritën fshatin e tyre Shëndëlli me 400 banorë. Si njerëz të punës kanë ngritur shtëpi të reja dhe kanë formuar plantacione me agrume. Njëkohësisht shumë nga fëmijët e këtyre banorëve janë në emigracion. Ky është një shembull domethënës që duhet ta ndjekin me qindra familja të tjera shqiptare në trojet shtetërore kudo në brezin kufitar të jugut. Kjo siguron ruajtjen e tërësisë tokësore të trojeve shqiptare. Kjo lëvizje në jug të Shqipërisë i ndërpren rrugën asimilimit të rracës shqiptare duke përforcuar identitein shqiptar.

Në vend të urrejtes, na duhet paqe mes popujve

Shqiptarët sot jetojnë të ndarë në pesë shtete, si në Shqipëri-Kosovë, Greqi, Maqedoni, Serbi dhe në Mal të Zi. Shqiptarë kudo që jetojnë në trojet e tyre nuk shfaqin fobi ndaj popujve të tjerë.

Që me 1991 problemi i shqiptarëve të Çamërisë ka qenë detyrë kryesore e forcave demokratike në Shqipëri.  Me 1995 ish-presidenti i Shqipërisë, z. Sali Berisha e ngriti problemin e çështjes çame ish-presidentit grek z. Stefanopullos, i cili akuzoi padrejtësisht shqiptarët e Çamërisë si jo luftëtarë me forcat greke kundra pushtesve gjerman. Këtë akuzë të tij e hodhi poshtë edhe gjykata e Janinës po në 1995.

Me rastin e 100 vjetorit të Shqipërisë kryeministri z. Sali Berisha kërkoi që pas zgjedhjeve të 23 qershorit 2013-tës të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen të pajisen me pashaporta shqiptare. Kjo është një e drejtë ndërkombëtare, ndërkohë kur maqedonasit, grekët dhe serbët u mohojnë shqiptarëve pashaportën shqiptare. Sa herë që përmenden kufinjtë e Shqipërisë dhe dhënia e pashaportave ngjallen reagime negative nga shtetet ballkanike dhe disa titullarë të Evropës. Në një kohë kur shqiptarët në Maqedoni burgosen, vriten, interrnohen, u griset flamuri shqiptar, në krahinat shqiptare nën Serbi dhe Mal të Zi u mohohen shqiptareve të drejtat më elementare të gjuhës dhe flamurit, si dhe burgosje. Ndërsa shqiptarëve camë u mohohet e drejta për të shkuar në vendin e tyre, në Çamëri. Propoganda shovensite ballkanike bën plane kundër kombit shqiptar për aneksimin e tij.

Akademikët maqedonas të Shkupit i quajnë shqiptarët ‘kafshë’ në një kohë kur në Maqedoni pjesa më e madhe e territorit maqedonas është shqiptar, duke përfshirë edhe 40% të popullsisë. Deputetja e PP (Partisë Punëtore) në Parlamentin Evrpian, grekja Marieta Grannacoy akuzon shqiptarët për shovenizëm (Shqipëri të Madhe) sa herë që përmendet kufiri jugor, Preveza-Greqi.

Fatkeqësisht, prapa ish-prokurores së Hagës, Karla Del Ponte, qëndrojnë dhe disa klane në Evropë, që natyrisht nuk ia duan të mirën Shqipërisë. Thëniet monstruoze të Karal Del Ponte shtrembërojnë historinë dhe lavdinëe kombit shqiptar për hir të prapagandës anti-shqiptare. Historianet grek bëjnë plane për zhdukjen e Ballkanit dhe mes Greqise dhe Serbisë të ketë një kufi të vetëm. Këto propaganda dhe shpifje nxisin tensione siç po ndodh dhe në Mitrovicë ku qeveria serbe do të hedhi poshtë pakon e Ahtisarit. Shqiptarët e Maqedonisë nënshkruan marrëveshje të Ohrit në 13 gusht 2001 në hir të paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Kjo marrëveshje është detyrim në rradhë të parë për qeverinë e Maqedonisë që të mos asimiloi dhe zhduki rracën shqiptare nga trojet e tyre.

Politika shqiptare për çështjen e platformës kombëtare duhet të jetë e bashkuar. Kosova me Shqipërinë do të bashkohet kur t’i vijë momenti i duhur. Shqipëria nuk kërkon ndryshim kufijsh, por integrim në Evropë. Kjo është një e drejtë që e meriton populli shqiptar. Ashtu siç jeta që është e përkohshme, edhe pushtetet dhe partitë janë kalimtare. Por kombi mbetet. Për këtë qëllim madhor partitë politike shqiptare kudo që ndodhen duhet të kenë një platformë të përbashkët kombëtare.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora