E marte, 23.04.2024, 03:10 PM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Selimi: Gazetarët kosovarë janë të trashë

E enjte, 27.12.2012, 02:00 PM


Gazetarët kosovarë janë të trashë, dembelë dhe frikacakë!

Shkruan Ramiz Selimi

Mjaft më, me zbukurime dhe trillime, është koha për gazetar profesionist, koha për zhvillim të vendit, koha që vlera më në fund të dominojë mbi të keqën.

Në përgjithësi stafet tona gazetareske janë të djegura nga brenda, shumica e tyre nuk kanë asnjë ide dhe asnjë qëllim. Ata bashkë me pronarin e tyre e shohin interesin kryesor të fitimi i parave dhe përfitimi i sa më shumë reklamuesve të rinj, qëllimi është për të mbijetuar gazeta. Një fokusim i tillë i stafeve në ndër-dijen e tyre, nuk lë vend për ofrimin e ideve dhe qëllimeve në dobi të shoqërisë, ato ide vetvetiu digjen, nëse nënshtrohemi apo bëhemi peng i mjeteve materiale.

Nganjëherë unë jam tmerrësisht i mërzitur me idetë dhe ato që u ofrohen lexuesve në shumicën e  gazetave kosovare nga disa analistë, opinionistë, kolumnistë apo komentues. Nuk është me rëndësi se a janë ato të shkruara nga gazetarë profesionist apo persona tjerë të spikatur, thelbi është se aty mungon ideja dhe ofrimi i alternativave të mirëfillta në nevojë të shoqërisë!

Ndoshta titulli i shkruar më sipër në lidhje me gazetarët kosovarë dhe përfshirja e tyre në përgjithësi duket se është titull absurd. Por relativisht ofrimi dhe botimi i shkrimeve në lidhje me situata të ndryshme ku mungojnë idetë dhe drejtimi i duhur, të ofrojnë mundësinë e etiketimit të tillë. Sigurisht ka gazetarë që ju mungojnë idetë, edhe atëherë kur ata ofrojnë “ide” janë të djegura dhe të padobishme, shkrimet e tyre në shumicën e rasteve janë të pa vlera, që sillen e pështillen si në kohën e meseleve të odave shqiptare, pa u marrë direkt me temën, pra këta janë gazetarë cinik, të trashë në kokë, ku vetëm titulli i lartë-shkruar i përshtatet.

Gjithashtu, ka gazetarë që janë e kundërta e tyre. Por shtrohet pyetja,pse ata kur është nevoja e reagimit dhe ofrimit të ideve alternative bëhen pjesë e "sjelljeve të mira", sipas kërkesave të pushtetit apo përfitimeve materiale. Ata duke harruar çdo diferencim dhe kritika në adresa të caktuara, i përgjithësojnë rastet abuzive të politikanëve budalla, rastet e korruptuara dhe shkeljet tjera ligjore për të cilat lë të kuptohet se ata gazetarë janë ose të korruptuar, ose injorant, ose dembelë, ose të interesuar vetëm në interesat e veta materiale, etj.

Në shumicën e vendeve të zhvilluara, atëherë kur politikës i mungojnë idetë dhe nuk mund të arrij të qëllimet e përpiluara dhe caqet e definuara, janë idetë e gazetarëve ato që e furnizojnë politiken me ushqim dhe tejkalim të situatës. Në politikën e vendeve Evropiane nga qeveri dhe politikanë dëgjohen thirrjet që u bëhen gazetarëve dhe njerëzve tjerë me ndikim në ofrimin e ideve dhe alternativave për tejkalimin e situatave të ndryshme. Asnjëherë ato nuk mungojnë, as nga gazetarët por as nga njerëzit tjerë me ndikim, sepse të gjithë këta që ofrojnë ide dhe alternativa i kanë të qarta saktësisht rrugën dhe cakun e dëshiruar, prandaj politika i merr idetë e tyre, i përpunojnë ato dhe pastaj edhe i zbatojnë.

Bashkimi Kombëtar të ndodhë tani!

Shtrohet pyetja, Pse, shkrimet për tema të caktuara në shumicën e rasteve përgjithësohen? Çka dëshirojnë me ketë për të arritur? Përgjigjja është në titullin e lartshënuar! Nëse kritikohet një politikan për nepotizëm, korrupsion, neglizhencë, etj,etj, automatikisht nga gazetari kërkohet ideja dhe alternativa për zgjidhjen e tij. P.sh. Ministri X është zbuluar dhe faktuar nga gazetari për veprën e bërë, ofrohet alternativa me personin x në zëvendësimin e tij, politika duhet të analizojë.

Shumë analistë, opinionistë, komentues po merren në kohen e fundit me shkrime për Bashkimin Kombëtar. Të gjithë janë të bindur se Bashkimi Kombëtar do të ndodhë me integrimin në Bashkimin Evropian. Disa nga këta gazetarë me të vërtet janë cinik dhe të trashë, duke shkruar tema jorealiste të cilat aspak nuk i hynë në punë politikës. Pse nuk kërkohet rreptësisht, bile, bile nëse është nevoja edhe me protesta Bashkimi i menjëhershëm kombëtar në fushën e arsimit, ekonomisë, kulturës, turizmit. Çka po na pengon neve që se pari të bëjmë Bashkimin Ekonomik Kosovë-Shqipëri, që në dy tri vitet e ardhshme ta bëjmë një minishengen me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Kosovën, pas disa viteve edhe me Greqinë e Serbinë. Gazetarët duhet të hulumtojnë dhe të ja ofrojnë të vërtetat opinionit se ku janë pengesat që nuk po ndodhë një bashkim ekonomik mes shqiptarëve. I gjithë zhvillimi i një vendi në të dy drejtimet si mirë, si keq, përpos politikës është edhe meritë e gazetarisë. Mjaft më, me zbukurime dhe trillime, është koha për gazetar profesionist, koha për zhvillim të vendit, koha që vlera më në fund të dominojë mbi të keqën.



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora