E premte, 29.03.2024, 10:00 AM (GMT)

Mendime

Besim Gollopeni: Themelimi i ShSK - ngjarje e veçantë

E enjte, 27.12.2012, 10:44 AM


Themelimi i ShSK: Një ngjarje e veçantë për sociologjinë kosovare

Nga MSc. Besim GOLLOPENI

Vitin që po e lëmë pas (2012), ishte një vit me plotë e përplot ngjarje të karakterit politik, shoqëror, kulturor, edukativo – arsimor, e deri te kulminacioni i ngjarjes (manifestimi) të përvjetorit të 100 – ind të mëvetësisë së Shqipërisë. Por, pa u zgjeruar shumë për të shtjelluar ngjarje të lartcekura, në këtë rast do të shkoqisim një ngjarje të madhe e ndodhur kjo, për komunitetin e sociologëve të Kosovës, e cila ka të bëjë me themelimin e “Shoqatës së Sociologëve të Kosovës”.

Në prag të ndërrimit të viteve, Kosova dhe në veçanti komuniteti i sociologëve të Kosovës, hynë në vitin e ri - 2013 më e pasuruar se që ka qenë deri me tash, për faktin se ju shtua një institucion (ombrellë e sociologëve) shumë i rëndësishëm, i munguar deri me tash, siç është “Shoqata e Sociologëve të Kosovës”. Me iniciativën e një grup sociologësh nga Kosova dhe Shqipëria, në shenjë të 100 vjetorit të mëvetësisë së Shqipërisë por, edhe nevojës së domosdoshme për të pasur një Shoqatë të kësaj natyre, ndërmorën iniciativën e themelimit të “ShSK – së”, ide kjo, e filluar tash e sa kohë.  Me datë 18 dhjetor 2012 në Amfiteatrin e madh të Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, organizuan kuvendin e parë të përgjithshëm zgjedhor të “ShSK –së”, ku ishin rreth 200 të pranishëm, për të vazhduar më pastaj me 110 delegat me të drejtë vote - për të zgjedhur organet e saja drejtuese. Aktualisht, Shoqata ka konsoliduar organet e saja drejtues (Kryetarin, Zv. Kryetarin, Sekretarin dhe Kryesinë) dhe pret në të ardhmen e afërt të mobilizoj edhe infrastrukturën e nevojshme për të funksionuar si duhet. Si çdo organizatë tjetër edhe “ShSK”, dokumentin më të rëndësishëm mbi bazën e të cilit mbështetet dhe funksionon e ka Statutin e saj.

Nuk ka dyshim se fillesat e para të shoqatës për të siguruar qëndrueshmëri të plotë nuk janë aspak të lehta por, meqenëse ideologjinë e saj e ka të shëndosh dhe qëllim mirë, jep të nënkuptohet se gjithçka do të shkoj për së mbari.

“ShSK”, është një organizatë jo përfituese me anëtarësi, e cila për synim të vetin ka, përcjelljen e trendëve bashkëkohore në lëmin shkencorë - profesional të shkencave sociologjike dhe të përafërta me te. Pra, përveç tjerash, ka për qëllim edhe identifikimin, hulumtimin dhe përfaqësimin e një zëshëm të dukurive dhe fenomeneve që e atakojnë sociologjinë kosovare, përmes qasjes konstruktive. Shoqata këtë më së mirë do ta bëjë përmes organizimit të debateve, forumeve, tribunave, simpoziumeve, seminareve, konferencave etj. në formë fizike ose/apo përmes rrjeteve sociale dhe elektronike.

Përderisa komuniteti i sociologëve e në veçanti studentët e sociologjisë dhe shkencave të përafërta me te, deri më tash ishin në hallë se ku të plasojnë (publikojnë) punimet e tyre në mungesë të njohurive / qasjes, si të qasen në debate publike me tematika të ndryshme sociologjike, në seminare, simpoziume, konferenca, etj, këtë gjë më së miri do t’ua mundësoj “ShSK”, e munguar tash e 40 vite. Të gjithë sociologët do të njoftohen dhe përkrahen në forma nga më të ndryshme për aktivitetet e lartcekura nga “ShSK” përmes ueb faqeve zyrtare ose përmes ftesave, njoftimeve e të tjera.

Gjithashtu, shoqata ka për qëllim të vetin që të lidhë marrëveshje institucionale me organizatat si motra që veprojnë në rajon dhe Botë, siç është Instituti Shqiptar i Sociologjisë, Forumi Ballkanik i Sociologëve, Asociacioni Botëror i Sociologëve etj.

Përmes bashkëpunimit ndër institucional me organizatat si motra, “ShSK” do të përfaqësoj sociologjinë kosovare në veçanti komunitetin e sociologëve të Kosovës ku do në Botë, përmes pjesëmarrjes së drejtpërdrejt ose indirekte në tubime shkencore, konferenca, etj.

Përfundimisht, zëri i shoqatës do të jetë ZË i fuqishëm në luftimin e dukurive negative, në shërbim të të gjithëve e në veçanti të komunitetit të sociologëve.

Shoqata e Sociologëve të Kosovës është e jona, është e juaja, është e të gjithëve, dhe në shërbim të të gjithëve.

(Autori është Zv. Kryetar i Shoqatës së Sociologëve të Kosovës (SHSK), qëndrimet e shprehura në këtë shkrim janë personale)



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora