Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kadri Mani: Letër e hapur albanologut zotit Noam Chomsky

| E diele, 27.04.2008, 06:01 PM |


Kadri Mani
Letër e hapur albanologut zotit Noam Chomsky

 

 

KUR ALBANOLOGU PËRKRAH XHELATËT SERBË!?!

/Ari në zjarr provohet, miku në rrezik kuptohet/

 

 

Zotni Profesor Noam Chomsky, unë që po Ju shkruaj, quhem Kadri Osmani- Mani, i lindur më 23.1.1937, jam i martuar me zonjën Shukrije Bunjaku- Mani /10.11.1937/ dhe kemi tre fëmijë e 11 nipa e mbesa.

E përmenda bashkëshorten time, që ta merrni vesh se jemi njerëz të pjekur e familjarë si dhe për shkak se e kam njëkohësisht edhe bashkëluftëtare, e jemi nga dy familje kaçakësh me një traditë të gjatë lufte kundër pushtuesve serbë (malazias-bullgarë-grekë-turq), mik i të cilëve po dilni Ju!?!

 

Noam Chomsky: Ndamja e Kosovës asht e PAMUNDUN (“Java” 24 prll 2008, f. 2.):

 

“Idea e ndamjes së Kosovës në pjesët serbe dhe shqiptare ka shumë kuptim, por tash kjo ide asht e pamundun, thekson filozofi me shumë influencë botore, Noam Chomsky, në nji letër dërgue shkrimtarit serb, Dobrica ?osi?, që u botua e plotë në të përditshmen beogradase „Novosti”.

Chomsky përfundon se nuk ka ma çka me thaanë mbas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe situatës së re, sepse nuk ia vlen që situata me u përsërit.

Dobrica ?osi?, i njohur edhe si „babai popullit serb“, anëtar i Akademisë serbe e cila ishte autore e Memorandumit famëkeq që inisicoi krejt luftat në ish Jugollavi, edhe njiere kërkoi kërkoi nga profesori amerikan me shprehë idenë e tij mbi ndamjen e Kosovës dhe statusin e provincës jugore serbe, për të cilën Chomsky u gjegj: “ky propozim ka pasë kuptim dikur, por sot është krejt i pamundur”.

 

Noam Chomsky /më 7.12.1928/
Ngushëllimet tona dueti i zi Chomsky-?osi?!!

 

Po a nuk na ka treguar babai e çetnikëve se ata gënjejnë në mënyrë kreative, që sërish t’i besojnë mendjelehtit apo dashakeqët!?!

Tradita jonë shqiptare do të na e impononte që më të vjetrin ta quajmë- Bacë, ama në rastin konkret, kur kemi të bëjmë me një kundërshtar të egër, do të tingëllonte tepër ironike, cinike e dyfytyrëshe.

Tepër kemi heshtur, duke pritur të korrigjoheshit e të pendoheshit për gabimin trashanik që keni bërë duke përkrahur pushtuesit e tokave të huaja dhe masakrat që pushtuesit serbë po bënin ndaj shqiptarëve e boshnjakëve... më herët edhe ndaj kroatëve e ndaj sllovenëve: mbytja e albanologut kroat Dr. Milan Shufflay me shufër hekuri në kokë nga ana e bandave serbe të Kral Aleksandrit I Karagjorgjeviq, këtu e para 77-vjetësh, kur patën reaguar personalitet më eminente të kohës, sikur që ishin:

Albert Einstein
Heinrich Mann

APPEAL TO THE INTERNATIONAL LEAGUE OF HUMAN RIGHTS

125, AVENUE DE WAGRAM, PARIS

Distinguished friends!

We cannot let pass the occasion to alert the International League of Human Rights to the events that led to the murder of a Croatian scholar Dr Milan Sufflay on February 18 [1931].

Helmimi në kafe i deputetëve kroatë në Beograd, si dhe helmimi në kafe në parlamentin serb në Beograd i deputetit shqiptar nga Shkupi, Kolë Bojaxhiu, babai i Nënës Terezë.

Përse edhe Ju nuk e ndoqët shembullin e të famshmëve Albert Einstein
Heinrich Mann!?! Por e zgjodhët rrugën më të gabuar në jetën tuaj, pas shembullit të xhon boltonëve e karla del ponteve!?!

Që Kosova ka qenë dhe është shqiptare, Ju duhet ta kishit ditur, në mos më parë, që nga shkrimtari e poeti malazias:

Radovan Zogoviç

ARDHËSIT- KËNGËT E ALI BINAKUT

DOŠLJACI- PESME ALI BINAKA

Si i lejoni vetes, zotni Profesor, që nga një shkencëtar me famë, të bini në provim në politikë!?!

Zotni Profesor, në tavolinë kam librin e autorit Aezem Hajdini- Xani: “MASAKRA E TIVARIT (MEMOARE), Prishtinë- 1998, i cli i ka përjetuar dhe mbijetuar vetë!

Në f. 17 shkruan:

“Më 31.3.1945, 4310 shqiptarë u masakruan nga serbët e malazezët, në Tivar.”- dhe për turpin e Partisë së Dhunës, ata kanë kaluar nëpër Shkodër!!! Gjenerali Sejdin Avdiu kur i sheh se tre rekrutë kërcejnë nga Ura e Zogut për t’iu dhënë fund torturave çnjerëzore, vrapon te Tuk Jakova dhe i rrëfen. Tuku (që e ngrëntë ujku!), shtriqet në fron dhe po i thoshte: Ani çka!?- përderisa i kanë dënuar vëllezërit jugosllavë, ata nuk meritojnë fat më të mirë dhe ti shiko e ndrequ, qërohu se nuk je komunist i mirë!!

Po Ju, zotni Profesor, mos vallë jeni bërë komunist-sadist!?! Dhe nga Amerika demokratike!?!

 

Srebrenica rivarros 465 viktima nga masakra e vitit 1995

 

11-07-2007

Familjarët e viktimave të masakrës së vitit 1995 në pjesën lindore të Bosnje-Hercegovinës shkuan sot në Srebrenicë për të përkujtuar 12 vjetorin e vrasjes së tetë mijë burrave dhe djemve myslimanë.

Gati 30 mijë vetë, përfshi kryeprokuroren e gjykatës së Hagës Carla del Ponde, nuk u ndalën nga shiu i rrëmbyer për të marrë pjesë në rivarrimin e 465 viktimave të identifikuara së fundi. Eshtrat e tyre u nxorën nga varret masive dhe më pas u identifikuan përmes analizave të ADN-së. Forcat serbe hynë në enklavën e mbrojtur nga OKBja më 11 korrik të vitit 1995 në Srebrenicë.

Të mbijetuarit thonë se trupat serbe ndanë burrat dhe djemtë myslimanë nga gratë dhe i ekzekutuan ata gjatë ditëve të ardhshme. Në komentet e sotme për një agjenci franceze të lajmeve, kryetari i bashkisë së Srebrenicës Abdurahman Malkiç u tha të pranishmëve se të mbijetuarit kanë përgjegjësinë që të sigurohen se drejtësia vihet në vend dhe që viktimat të mos harrohen kurrë. //rd//

Korriku shënoi 12 vjetorin e masakrës së 7 mijë burrave myslimanë në Srebrenicë, mizoria më e rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Por autorët e këtij krimi ende nuk janë nxjerrë para drejtësisë. Ndërsa disa spekulojnë se amnistia për kriminelët më të mëdhenj mund të ketë qenë pjesë e marrëveshjes së paqes së Dejtonit, që i dha fund luftës në Bosnje, të tjerë këmbëngulin se amnistia për komandantët serbë të Bosnjës nuk ka qenë kurrë kusht për marrëveshjen.

/Zëri i Amerikës, 13-07-2007/

10-programet serbe për shfarosjen e kosovarëve dhe  

heshtja mortore e reaksionit kombëtar-ndërkombëtar!

 

1844- Ilia Garashanini përpilon Naçertanian-(Projektin e Madh) për shfarosjen e shqiptarëve;

1881-Programi i depërtimit në det;

1920-Programi i likuidimit të shqiptarëve;

1937-Elaborati i Çubrilloviçit për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë dhe me terror;

1939-Programi i Ivo Andriçit për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë;

1941-Programi i Moleviçit për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë;

1942-Programi i Drazha Mihajloviçit për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë;

1944-Elaborati i II-të i Çubrilloviçit për shpërnguljen e shqiptarëve eme dhunë dhe me terror;

1950-Programi për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë;

1986-Memorandumi i Akademisë Serbe për Kosovën serbe!

 

(Rushit Ramabaja:”Mareci i shpresës së mirë- dhe rrëfime të trishta

për golgotën e kolonave të Gallapit në Grashticë, Makoc e Llukar”)

 

Zotni Profesor, a e keni ngritur zërin e ndërgjegjes kundër Serbisë fashiste për njerëzit tanë të humbur, të zhdukur e të pagjetur!?!

Është interesant se në fizionomi nuk dukeni person i keq, aq më pak kriminel!?!

Kemi qenë dhe jemi mirënjohës ndaj të huajve që dhanë kontributet e veta në historinë tonë dhe në albanologji:

Dr. Shykrane Gërmizaj: STUART MANNI ADMIRUES I MADH I SHQIPES DHE I SHQIPTARËVE, Prishtinë, 2004.

Dr. Shpresa Hoxha: KONTRIBUTI I UILLJËM LIKUT NË FUSHËN E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE, Prishtinë, 2007.

Mr. sc. Kadri Osmani- Mani

 

KONTRIBUTI I MILAN SHUFLAY-t

NË FUSHËN E HISTORIOGRAFISË

SHQIPTARE E TË ALBANOLOGJISË

DR. MILAN SHUFFLAY

9.11.1879-18.2.1931

(Monografi në dorëshkrim)

Po Ju, mos e keni studiuar albanologjinë për qëllime spiunazhi!?

Nuk po zgjatem, zoti ju mëshiroftë!

Por, megjithatë, mund të ngushëlloheni se më të pëqinj se ju janë kolegët tuat shqiptarë që ju kanë duruar kaq gjatë!!

Huligani e çetniku, batakçiu dhe injoranti politik Vojisllav Koshtunica në gjueti njerëzish!

 

Është gabim të thuhet se s’ka serbë të mirë, ja disa fort të mirë:
Bogdan Bogdanoviq, Milovan Gjilas, Mirko Kovaç, Deniq, Vlado Dapçeviq, Koço Popoviq, Dr. Ivan Gjuriq, Prof. Dr. Zagorka Golluboviq, Milan Nikoliq, Lazar Stojanoviq, Sonja Biserko, Natasha Kandiq... të cilët deklarojnë se ata së pari janë njerëz, dhe rastësisht edhe serbë!
Ata vijimisht kanë akuzuar Sllobodan Millosheviqin... dhe angazhohen për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut.
Tash është themeluar edhe Partia Liberale Serbe, e cila e njeh pavarësinë e Kosovës.
Po ama shumica absolute serbe janë të paqytetëruar dhe barbarë: Ushtria dhe Policia serbe, Udhëheqja serbe dje dhe sot, Shoqata e Gazetarëve serbe, Shoqata e Shkrimtarëve serbë, Oda e avokatëve serbë, Akademia serbe e Shkencës dhe e arteve, Kisha serbe ku kaherë kanë zënë vend të rehatshëm djajtë!!
Dhe kushdo që i përkrah sot qentë e tërbuar serbë, qofshin ata kombëtarë a ndërkombëtar, do t’i luftojmë me mjetet që luftohen qentë e tërbuar.

Kadri Mani