E enjte, 18.04.2024, 11:25 AM (GMT+1)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Heshtja e frikshme e intelektualëve të Kosovës

E merkure, 26.12.2012, 10:45 PM


Sinjale

Heshtja e frikshme e intelektualëve të Kosovës

Censura bënë hatanë në librat shkollorë: histori, letërsi, gjeografi, muzikë etj.  duke e pastruar nga fryma kombëtare, kurse elita intelektuale e krijuese heshtë si të mos ndodhte asgjë.

Nga Gani MEHMETAJ

Pas shpërthimit të demonstratave të vitit 1981 në Prishtinë dhe në të gjitha qytetet e Kosovës, filloi një agresion i furishëm ushtarak, policor dhe propagandistik i cytur nga Beogradi. Krahas gjendjes së jashtëzakonshme, u përmbys struktura qeverisëse lokale. Goditjen më të madhe e pësoi sistemi arsimor. U ndaluan qindra tituj librash. Me urdhër të Beogradit u formuan Komisione për ndryshimin e teksteve të historisë, të letërsisë, muzikës, gjeografisë dhe gjithë asaj që ishte superstruktura shpirtërore e kombit shqiptar. Elita intelektuale, megjithëse në qendër të sulmeve e të arrestimeve, iu kundërvu me dinjitet këtyre sulmeve. Denoncoi censurën në libra shkollorë.

Historia na përsëritet. Kohë më parë doli në medie se Komisioni (lexo censura për fshirjen e kujtesës kombëtare) në fshehtësi përbetimi paska bërë pastrimin e frymës shqiptare në tekstet shkollore të historisë, gjeografisë, të letërsisë, muzikës dhe gjithë asaj që quhet shpirti i kombit.  Sa prej këtyre anëtarëve të Komisionit për pastrimin e librave nga fryma kombëtare ishin edhe në Komisionin e dikurshëm të caktuar nga Beogradi?

Nëse pranohet një diversioni i tillë antikombëtar, fëmijët tonë do të dalin ca surrogat pa kujtesë shqiptare dhe pa dinjitet kombëtar. Okupatorin e dikurshëm do ta quajnë çlirimtarë, armikun- mik. Gjenocidi do të cilësohet zhvendosje e shqiptarëve. Si në romanet e Oruellt “Ferma e kafshëve dhe “1984” Kështu, kanë propozuar komisarët për historinë tonë kombëtare.

Kështu ka kërkuar Ankaraja! Çfarë duhet të heqin e çfarë të lënë në librat shkollor ua paska dhënë Ambasada Turke, ashtu si Beogradi dikur, kur ua dorëzonte vërejtjet me shkrim, komisioneve të ndryshme. Sërish po bëhet fshirja e kujtesës kombëtare, veprimi më antikombëtar në mileniumin e tretë.

Po elita intelektuale: shkrimtarë, artistë, gazetarët, historianë, mjekë, inxhinierë, arkitekt,   ku janë? Ku mbeten ata që e bënë shtetin e Kosovës, duke punuar e sakrifikuar disa dhjetëvjetëshe? Si është e mundur që ata dikur kundërshtonin veprimet e tilla antikombëtare me gjithë rrezikun e burgosjes e zhdukjes fizike, ndërsa sot në shtetin e pavarur heshtin?  Heshtja e tyre është e frikshme!

Intelektualët janë eliminuar tërësisht nga jeta publike, politike dhe artistike. S’ka asnjë emër për be në krye të institucioneve. Menjëherë pas luftës disa i vranë, ndërsa vrasësit nuk i gjetën kurrë. Të tjerët i kërcënuan. Prapë kërcënuesit nuk u zbuluan kurrë. Të tretët i hoqën më lojëra të pista nga institucionet e jeta publike. Ndërsa pjesa më e madhe e intelektualëve zgjodhën heshtjen. Arsyet e heshtjes i dinë të gjithë, por nuk i thonë.

Në mungesë të zërit opozitarë të intelektualëve, shkrimtarëve, gazetarëve dhe artistëve, censura bënë punën e pistë nëpër libra shkollorë të historisë, letërsisë, gjeografisë, muzikës etj me direktivë të një shteti tjetër. Dhe askush nuk kundërshton. Një heshtje domethënëse kjo. Po Komisionet e partive opozitare, ku janë? Mbase bëjnë kalkulimet e mundshme për koalicion, prandaj nuk duan t’ia prishin këtij komisioni antikombëtar.

“Po halli i fëmijëve tanë?”, më pyeti mbrëmë një intelektual i ri, shumë i shqetësuar me këtë informacion, “do të kalojë nëpër procedura parlamentare kjo censurë, apo është punë e kryer?”, shtronte mëdyshjet i riu nga Prishtina. Rrudha me supe.

Dhe vërtet nëse e lëmë në heshtje, fëmijët tanë do të mësojmë histori, letërsi, muzikë dhe gjeografi surrogato, sipas direktivave të shteteve aziatike e jo si ishte e kaluara. Kjo gjë duhet të varet nga ne e jo nga një shtet tjetër.

Dikur shtresën e caktuar të kuazi intelektualëve, si puna e këtij komisioni, bie fjala, pushtuesi serb i paguante edhe në shëtitë turistike: nga hotelet luksoze të Beogradit e deri të vilat qeveritare nëpër bregdet. Të njëjtën gjë po e bëjnë edhe shoqatat turke e firmat me veprimtari të dyshimtë, duke i shpërblyer me pushime vjetore në Mesdhe. Edhe Komisioni që pastroi librat shkollor nga përmbajtja kombëtare, sikur nuk ka mbetur keq.

Keq do të mbeten fëmijët tonë, nëse mësojnë sipas direktivave të te huajve.



(Vota: 14 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora