E premte, 19.04.2024, 11:25 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Imagjinim i frymëzuar nga Jezusi

E hene, 24.12.2012, 01:05 AM


IMAGJINIM I FRYMËZUAR NGA JEZUSI

Nga Dedë Preqi

Tani po afrohet fundi i vitit. Gjatë vitit janë shënuar ngjarje të ndryshme, disa prej tyre kanë lënë mbresa të mira dhe nuk mundëmi ti harrojmë lehtë, por edhe ato ngjarje që nuk kanë lënë përshtypje  të mira, në një mënyrë duhet të pajtohemi, sepse vetë jeta i ka peripetitë e veta, të cilat na mësojnë, apo na tërheqin vëmendjen, që të punohet ,apo të qeveriset jeta ma mirë.

Gjithherë fundi i dhjetorit është edhe fundi i një viti, me ç’rast njeriu duhet të ndjehët i gëzuar, apo i dëshpëruar nga përjetimet e veta gjatë kësaj kohe. Gjatë dhjetorit shënohen edhe festa të ndryshme, që ia shtojnë vundvitit madhështinë .

Para vitit të ri , në fund të dhjetorit, në mes datës 24-25 dhjetor është Ditëlindja e Jezuesit,apo „Krishtlindjet“,sikur quhen  në gjuhët e ndryshme të botës.

Të gjitha festat e vitit janë festa të njerëzimit, janë nderime të cilat njeriu i shpreh ndaj idhullit të vet, që ia përkushton dhe e adhuron , në shenjë respekti e dashurie dhe  besimi  i tyre në zotin.

Ashtu si çdo vit tjetër,në fund të vitit vijnë edhe „Krishtlindjet“, me ç’rast  bëhët një manifestim i madh nga popujt e shumë vendeve të botës krishtere, nga të cilët adhurohet Jezuesi dhe lindja e Jezusit fëmijë.

Plot njerëz  gjatë këtyre ditëve grumbullojnë dhurata të ndryeshme për ta festuar Vitin e Ri, ashtu  edhe për ditëlindjen e Jezusit, të cilat dhurata i shpërndajnë njëri-tjetrit,në shenjë respekti e dashurie, në shenjë gëzimi dhe lumturie.

Sa do të ishte i gëzuar edhe Jezuesi, sikur të gjithë fëmijët e botës do të shpërblehen, jo vetëm në këto ditë feste, por në gjitha festat tjera dhe gjatë   vitit, pa dallim  edhe ata në Irak, në Avganistan e Pakistan, në Egjypt , Palestinë,Siri e Liban,  dhe në gjitha vendet tjera ku troket lufta dhe  varfëria, të mbretërojë paqa dhe dashurija.

Të gjitha mediumet e botës japin komente të ndryshme me rastin e kësaj feste, e cila ka për qëllim ta përkujtojmë  lindjen e Jezusit fëmijë,i cili vjen në këtë botë para 2 mijë e sa vitëve, për të përsonifikuar fëmijët e po sa  lindur engjuj, dhe në këtë rast Jezuesi lind si një njeri i jashtëzakonshëm, që ndërmjetëson me zotin dhe në shenjë të dashurisë ndaj zotit dhe për mëkatët njerëzore, Jezuesi shpërblehet me vuajtje deri në amshim.

Krishtlindjet janë festuar edhe më herët, sëcili popull duke e festuar me ritet e veta, por festat janë bërë në një mënyrë të thjeshtë, ndoshta më bujare se sot, por si do që të jenë ato, me siguri që Jezuesi do ti falenderoj, sepse e përkujtojnë lindjen e tij.

Krishtlindjet nganjëherë bëhën shumë madhështore, ku tryezat janë të mbushura e të stërmbushura me ushqime të lloj-llojshme, por kjo ndoshta nuk do ti pëlqejë aq shumë Jezuesit, edhe pse njerëzit tubohen dhe argëtohen deri në orët e mëngjesit, nëse nuk i kujtomë edhe ata që i shtrojnë tryezat e zbrazura dhe ndoshta pa asnjë lloj ushqimi, duke festuar vetëm shpirti i tyre dhe më hareshëm, duke shpresuar se një ditë edhe tryeza e tyre do të mbushët plot, të cilët e meritojnë edhe ata të jetojnë të lumtur në këtë botë sikur të tjerët.

Pse jo,nuk është e çuditshme  dhe pse është e ndieshme,  se ka plot njerëz të cilët festojnë ditë e natë Krishtlindjen, apo KurbanBajramin, megjithatë nuk e dinë pse festojnë …?

Duke kujtuar  një aheng të mrekullueshëm të Krishtlindjes, të organizuar bukur dhe të ftuar plot miqë  e shokë dhe dashamirë të rrethit  të ngushtë familjar,  dhe tryezat e mbushura plot me pije e ushqime  ndër ato më të shieshme, duke festuar  deri në orët e mëngjesit, të cilët ishin të gëzuar deri në kulmë.

Kishte edhe plot dhurata, të mbështjella me dekore të ndryeshme, të cilat do të shpërndaheshin me rastin e Krishtlindjes, por asnjëri nuk e respektoj kohën kur ato duhet të shpërndahen dhe të llogarisin momentin e lindjes së Jezuesit, për të cilën bëhëj gjithë ai aheng i mrekullueshëm.

Kjo ngjante sikur sëcili dëshironte që ti  shuaj apetitet e veta me ushqime dhe pije, me ç’rast  nuk i interesonte për ngjarjen e cila lidhej me manifestimin e Krishtlindjes dhe ajo që ishte më e rëndësishme, Jezuesi as që ishte ftuar në këtë ahëng, dhe as mysafir nderi i kësaj hareje.

Dikur nga mesi i natës, njerëzit filluan ta humbin kontrollin,dhe ata që kishin pirë shumë dalloheshin nga brohoritjet, ndërsa disa të tjerë duke kënduar dhe vallëzuar në harmoni, e kishin gjetë mënyrën më të mirë të argëtimit. Por, gëzimi më i madh i ahëngut ishte kur fëmijët e gëzuar i mbanin dhuratat në dorë, duke ia dhuruar  njëri-tjetrit dhe duke i uruar Krishtlindjet.

Një njeri nga mesi i të ftuarve u vesh në rroba të kuqe dhe kishte vendosë një mjekërr të bardhë, ndërsa fëmijët dhe të rriturit e ndiqnin pas, duke brohoritur „baba dimër“,i cili dukej i dehur nga alkooli kur i nxirrte fjalët për ta përshëndetur dikënd, pothuaj se gjithë ai ahëng po bëhëj për nderin e tij.

Ndoshta edhe këtë herë e kishin harruar Jezuesin pa e ftuar, por gjithë ajo festë aq madhështore që bëhëj për lindjen e tij, atë se kishin ftuar fare, së paku të vendosej në një kënd të shtëpisë, jo me ngrënë e as me pi, por të shoqërohej me njerëz, apo të merr mesazhe dhe urime për ditëlindje.

Nuk është befasi, edhe pse ndodhin plot ngjarje të pa pritura, ku disa tentojnë t’ia mbyllin derën...por zemra e Jezuesit është e butë, është e ëmbël dhe e qetë për sëcilin njeri, zemra e tij është e durueshme, edhe aty ku nuk është i ftuar, apo harrojnë njerëzit për ta ftuar, ai do të arrijë me gjithë zemër në atë vend dhe do të përpjekët që në mesin e njerëzve të mbretërojë paqa dhe dashurija njerëzore.



(Vota: 13 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora