E enjte, 25.04.2024, 01:49 PM (GMT+1)

Kulturë

Lifschin, Lushaj, Lushi: Triptik për dashurinë

E hene, 24.12.2012, 12:06 AM


 

Albana M. Lifschin

Si një urim për Krishtlindjet

TRIPTIK PËR DASHURINË

1. Dashuria ime
 
Nga Albana M. Lifschin

Një gjethe e varur nga vjeshta kishte mbetur,
e vetme në trupin e dimrit të lagësht e të bardhë,
sot kallkan u këput e ra mbi pezulin e dritares sime.
Ndoshta kështu do kisha rënë edhe unë atëherë
e mbetura pezull mes jetës edhe vdekjes,
sikur të mos më kishte mbajtur ti Dashuria ime!

Që atëhere mësova të dua jetën mbi gjithshka,
të kuptoj atë që të tjerët s'e kuptojnë,
të falë dashuri dhe aty ku mirënjohje s'ka,
të fal edhe miqtë që në të nxituar gabojnë...
Të fal edhe atë që kupën e helmit mbushur ka,
e mbi tavolinë për darkë si verë kërkon ta pijë,
që edhe fjalën e mirë  nga e keqja s'e ndan ,
jetën vetes i nxin më shumë se ç'e ka nxirë...
     ./.
-Nga USA, viti 2000 –
---------------

Zeqir Lushaj
( …vjen një ditë e gjithkush plaket!)

2. KUR ÇELIN MIMOZAT

Nga: Zeqir Lushaj

…!
Mysafir,
Eci këtë natë,
Në rrugët e këtij qyteti.

Bari i ri ,
Aroma e luleve të para,
Lajmërojnë:

– Po vjen pranvera!

Mimoza ,
Ku të prisja Ty,
Qenka rritur…

Aty,
Poshtë ish-dritares tande,
Rri!,
Ndezi një cigare.

Në tërë qenien time e ndjej,
Shkretinë shpirtërore ,
Të kësaj mbramjeje.

Ndjenjat, ndoshta,
S’u venitkan kurrë,
Shpirti, sa duket,
Nuk pyetka për vjet.

Gjithmonë,
Do të ndjej pranë vetes:

-Sa herë të çelin mimozat,
Sa herë të vi në këtë qytet.
./.
(Nga libri “HIJA E VENDLINDJES” faqe 35)
----------------------

3. FLOKËT E DASHURISË

Nga: Drita Lushi

Dimër.
Ftohtë.
Flokët e dashurisë
derdh mbi gjoksin tënd
ngrohtësi të të jap.

Ndjej drithërimat e tua,
jo nga dimri i acartë,
por nga prekja ime.

Është dimër. Ftohtë.
Krëhëri i gishtave të tu
më ngroh, teksa lehtë
m’i përshkon.

Dimër.
Ftohtë.
Në vatrën e shpirtit tënd,
prushin ndezur gjeta.
-------
(Pershendesim lexuesit, vlerësuesit dhe komentatorët e shumtë të ZemraShqiptare)



(Vota: 25 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora