E enjte, 25.04.2024, 12:22 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Shqipërinë na e deshi zemra

E premte, 21.12.2012, 07:26 PM


Demir KRASNIQI

SHQIPËRINË  NA E DESHI ZEMRA

Sa na e deshi Shqipërinë zemra –
Është dëshmua me shumë emra .
Këtë dashuri për ta dëshmua –
Fëmijët tanë i kem pagëzua .

Kur ishim nën  robëri –
Pagëzonim vajzat: Shqipëri !
Vajzat: Shqipe , djemtë: Shqiptarë –
Shovinistët qitnin zjarr !

Kur vuanim si gjarpri nën gurë –
I pagëzonim djemtë: Flamur !
Kur s’ kishim liri , as fe –
I pagëzonim djemtë: Atdhe !

Nëpër luftëra e nëpër tmerr –
I pagëzonim djemtë: Skënder !
Kur të drejtat na i kanë prekë –
I pagëzonim djemtë : Lekë !

Kur nuk kishim mbret  në log –
I pagëzonim djemtë : Zog !
Për t’iu bë shkaut kancer –
I pagëzonim djemtë: Enver !

Kur kishim etje për mësim –
I pagëzonim djemtë: Naim !
Kur kishim varfëri n’ çdo ven –
I pagëzonim djemtë: Migjen !

Kur na ndiqnin për Anadoll –
I pagëzonim djemtë: Fan Nol !
Kur na kishte hasmi n’ mëri –
I pagëzonim vajzat: Çamëri !

Kur copëtonin trojet n’ harta –
I pagëzonim vajzat : Arta !
Kur përballeshim me armik –
I pagëzonim djemtë: Adriatik !

Kur s’ përfillej  gjuha e jonë –
I pagëzonim djemtë : Jon !
Kur ziheshim si mish n’ kazan  –
I pagëzonim djemtë : Sazan !

Kur nuk kishim drejta n’ vatan –
I pagëzonim djemtë: Elbasan !
Kur nuk kishim asgjë n’ dorë –
I pagëzonim vajzat : Vlorë !

Kur kishim shtypje të randa –
I pagëzonim vajzat: Saranda !
Kur mbi qafë na rrinte kosa –
I pagëzonim vajzat : Vjosa !

Kur s’ kish bukë në sofrat tona –
I pagëzonim vajzat : Valbona !
Kur s’ na lenin serbët rehat –
I pagëzonim djemtë : Berat !

Kur na ndiqnin kasapët  serbijanë –
I pagëzonim djemtë : Shkodran !
Kur mundoheshin serbët t’ na zhbijnë –
I pagëzonim djemtë : Shkumbin !

I pagëzonim: Drin , Valdrin ,
Rozafë , Dibran , Dukagjin ...
Kur na quanin turq e arab –
I pagëzonim djemtë : Korab !

Kur donin për t’ na përzënë –
I pagëzonim djemtë : Shkëlzen !
Kur me dhunë na i thyenin brinjët –
I pagëzonim djemtë : Butrint !

Kur  na i  vrisnin fëmijët n’ pelena –
I pagëzonim vajzat: Albulena !
Me gjak skuqëm çdo pëllëmbë t’ dheut ,
Si stërnipa të Skënderbeut !

-II.-

Tash po e pyes, unë, Nënë Shqipërinë –
A e pagëzoi ndo ‘i  vajzë: Prishtinë ?
Po i  pyes motrat në  Klenjë  –
A e pagëzuat  ndo ‘i  vajzë : Pejë ?

Po i pyes motrat n’ Libohovë –
A e pagëzuat ndo ‘i  vajzë: Gjakovë ?
Po i pyes vëllezërit n’ Elbasan –
A e pagëzuat ndo ‘i  djalë: Gjilan ?

Po  e  pyes , motrën  Etlevë –
A e pagëzuat ndo ‘i vajzë: Preshevë ?
Po e pyes , bacën Jakup –
A e pagëzuat ndo ‘i djalë : Shkup ?

Po i pyes motrat n’ Kuçovë –
A e pagëzuat ndo ‘ i vajzë:Tetovë ?
Po i pyes vëllezërit në  Himarë –
A e pagëzuat ndo ‘i djalë : Sharr ?

-III-

Shkelen ligjet , shkelet besa –
Me armiq lidhen martesa !
Me armiqtë tanë shekullor –
Bëhen dasma me kurorë !

Hidhen vallet brez për brez –
Me serbijanë e malazezë !
Sa zhuganët e Serbisë –
Na janë bë dhëndurë t’ Shqipërisë ?!

Morraxhinjët e  Maqedonisë –
Na janë bë dhëndurë t’ Shqipërisë !
Evski , Ovski, Viç e Biç –
Me shqiptarët janë bë miq ?!

Tash  Shqipëri , ta them t’ vërtetën –
Na duaj Ty , e Ti duaj vetën  !
Ne po ndizemi si drutë n’ prush ,
Si jetimë , s’ na donë askush !



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora