E premte, 29.03.2024, 12:24 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Kosova Lindore ka të drejtë

E premte, 21.12.2012, 06:19 PM


Kuvendarët e komunës së Bujanocit, të shqetësuar nga zhvillimet politike në raportet Kosovë-Serbi, e veçanërisht të indinjuar me përmbajtjen ultranacionaliste të platformës serbe për Kosovën, në mbledhjen e tyre të fundit kanë miratuar konkluzionet në lidhje me këto zhvillime dhe kanë votuar mocionin me anë të të cilit kërkohet reciprocitet politik në mes të Kosovës Lindore dhe veriut të Kosovës.

Këto Konkluzione ata do t’ua dërgojnë Qeverisë së Kosovës, asaj të Serbisë, Brukselit dhe Uashingtonit.

Lëvizja për Bashkim, e bindur se përfaqësuesit e Bujanocit kanë shprehur edhe qëndrimin dhe interesat e vërteta të shqiptarëve të Kosovës Lindore, i mbështet pa asnjë rezervë konkluzionet e Kuvendit të Bujanocit.

Lëvizja për Bashkim kërkon nga Qeveria e Kosovës që ta miratojë këtë kërkesë të Kosovës Lindore dhe të punojë për jetësimin e saj.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora