E enjte, 28.03.2024, 10:13 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

Qerim Pllana: Pula mijëvjeçare

E enjte, 20.12.2012, 07:03 PM


Reportazh kujtimi:

Nga Pula mijëvjeçare mbresa emocioni dhe inspirime të shënuara

NË GJIRIN LIBURN SHTRIHET PULA E LASHTË TREMIJË VJETË

Në Hotel “Riviera” dhomën nr. 332 kishte punuar romansieri i njohur gjerman  Tomas Man. Po në të njëjtën dhomë të të njëjtit hotel, qëndroi edhe shqiptari dhe korifeu i artit skenik botëror, Aleksandër Moisiu i familjes së njohur durrsake Moisiu. Në Arenën e lashtë ilire, Moisiu, kishte shkëlqyer me Faustin, Getten, Egdalin, mbase Shekspirin me “Mbretin Lir”, “Hamletin”, Makbethin ...

Shkruan: Qerim Pllana

Në viset më jugore të Siujdhesës së Istres, dikur tokë e banuar kryesisht më popullsi ilire, Istrët, Liburnët, Dalmatet, etj., shtrihet Pula e bukur, njëra ndër qendrat më të lashta në siujdhesën e sotme kroate-sllovene të Istresë.  Qyteti i Pulës, për aq sa është i lashtë, po aq është i pasur me monumente historike, madje parahistorike ilire, romake, kroate etj. Në këtë qendër të njohur nëpër të gjitha periudhat historike u inspiruan kalimtarë, vizitorë, artist, aktorë, romansierë, muzikantë, poetë etj.

Në Pulë në mënyrë impozante qëndron Arena e lashtë e ngritur qysh në parahistori nga Istrët dhe Liburnët, në themelet e të cilës, romakët ripërtërinë Arenën diku rreth shekullit të tretë të erës sonë. Në Hotelin “Riviera”qëndruan shumë udhëpërshkrues, kalimtar nga Evropa; Robert  Koh, zbulues i bacilit të TBC-së,  Franc Leher, kompozitor i njohur hungarezë, Tomas Man, gjithashtu shkrimtar i njohur gjerman, korifeu ynë i artit skenik, Aleksandër Moisiu, z. M. Gross, z. A. Stiepçieviq dhe shumë të tjerë. Pata fatin që në të njëjtën dhomë t`jem edhe unë...

Në Pulën piktoreske qëndroi dhe pushoi një kohë edhe artisti shqiptar me famë botërore, korifeu i artit skenik, Aleksandër Moisiu. Madje shumica e figurave karakteristike botërore zakonisht u gjendën në të njëjtin hotel, “Riviera”,në dhomën ndër më të bukur të hotelit në fjalë, nr. 332. Për të qenë më interesant, në dhomën me shikim nga deti, Gjiri e Pulës, në të cilin u gjenda fare rastësisht edhe unë (autori i kësaj reportazhe, ngase kërkoja një shërim,  për tim vëlla më të voglin, të ndjerin,  Aziz Pllana, te i famshmi, dr. Primarius, sec. F. Franuloviq, i cili për kohën kur flas, ishte specialisti më i njohur në Ballkan dhe në Evropë. Detyrën e tij mjekësore e kishte të shtrirë në Lubjanë, Rjekë, Pulë, gjithandej ku e kërkonte nevoja, në Itali, Austri,Çekin mike etj., si sot neurologu ynë Dr. M. Petrela etj.

Në bisedë me njërin nga përgjegjësit e Hotel “Riviera” një mbrëmje qershori të bukur mësova se në vitin 1808, qe ngritur hoteli më i bukur i kohës në tërë bregdetin e Adriatikut, nga arkitektët e njohur austriak në stilin klasik të barokut. Në ‘Rivierë”, prehje gjetën shumë shkencëtar, romansierë, poet, artistë, vizitorë dhe udhëpërshkruesish nga tërë Evropa. Istra atëbotë ishte nën varësinë e Austro-Hungarisë.  Hoteli në fjalë gjatë ishte i kategorisë “A”, pas Luftës së Dytë Botërore për t`u shndërruar në kategorinë  “B”. Edhe pse nga pozita ku shtrihet, arkitektura dhe interieri i brendshëm në të, asgjë nuk ka ndryshuar pavarësisht ndërhyrjeve arkitektonike, fasadës brenda dhe jashtë. Hoteli mbanë po atë shije, pamje dhe bukurin e brendshme si kur është ndërtuar me stilin e barokut prej pesë katesh, me mbi 500 shtretër, me restorante, kafe-bare, kafe-kabarenë, sallën solemne për tubime dhe mysafirë, dikur sallën për shfaqjen e Film-Festivalit ish-jugosllav dhe kroate-slloven etj. Njëra nga dhomat më karakteristike ishte dhoma nr. 332, e rrallë për mysafirë eminent të kohës në të cilën, mu dha rasti të flija edhe unë  plotë pesë ditë. Në dhomë rastësisht hasa në disa nënshkrime të atyre të cilët gjetën, prehje dhe pushim të këndshëm, në mesin e të cilave ishte edhe nënshkrimi i korifeut tonë Aleksandër Moisiu, anëtar i familjes të ish-presidentit, A. Moisiu, pra pasardhësit po të artistit A. Moisiu nga Familja e njohur Moisiu nga Durrësi.

Hotel “Riviera” është i vendosur jo larg Portit, nën Arenën e njohur të Pulës. Dhoma në fjalë, nga ballkoni ka pamje nga perëndimi, sidomos në mbrëmje ditëve të bukura vere, pamja  nga deti në jug-perëndim ku dielli në mbrëmje me ngjyrën e flamurit lenë përshtypje sikur (ai) po fundoset në detin Adriatik. Kjo madhështi e natyrës të shtynë të meditosh për popullsinë ilire, istretë dhe liburnët sikur po kallën nga majë shtizash me flake të ushtrisë romake... Të përkujton anien e njohur “Liburna”, një model huazuar nga dalmatët, fenikasit, persët, lelegët, kaurianët, pellazgët, grekët e vjetër etj. Pula, dikur ishte e njohur edhe për anie-ndërtimtarinë, “Ulanik”, një si trashëgime e lashtësisë dhe teknologjisë ilire detare liburnët...

Një mbrëmje derisa po meditoja në ballkonin me shikim nga deti, kujtoj shtetin Ilirë të Ardianëve, Agronin dhe Teutën si dhe tri luftërat ilire-romake, 229-228 p. e. Sonë, të dytën 219-218 dhe të tretën, gjatë sundimit të Gentit 168 para erës sonë... Nga ai çast inspirimi, atë mbrëmje shkrova poezinë me titull: “Dialog i Përmotshëm”, kushtuar “mono-dialogut” mes  Agronit në amshim dhe Teutës e cila përplitej pa të shoqin Agronin, me katrahurën e plakut Dhimitër Hvari dhe ushtrisë romake deti-tokë, tokë-deti gjatë viteve 229-228. Kur Iliria pas nënshtrimit të gjatë nga Perandoria romake të dy kohërave, para dhe post historisë... Shih “Përmbledhjen: “Albanidë Toka ime e Zjarrtë” botuar vetëm gjatë ; “Luftës Çlirimtare 1998/99. Tani një lufte pothuaj të ngjashme shqiptare-serbe, një katrahure babëzie tjetër të zhvilluar në tokë, jo më kundër ilirëve, por Dardanisë të quajtur “Kosovë, populli kosovar”! Të nesërmen në shkallët e “Arenës” së njohur ilire-kroate, shkrova poezinë tjetër: “Mall për Rozafën”,  në përmbledhjen: “Erërat që S`prajnë” fq. 22, botim i vitit 1992 dhe pas mbrëmjes tjetër poezinë kushtuar Aleksandër Moisiut: “Festina Lenta Aleksandër Moisi”, botim po në të njëjtën përmbledhje, fq. 58.

Në mungesë të aparatit dhe teknikës të sotme, (telefonit celular) me munguan shumë foto për të cilat edhe sot mbarti mall, për udhëtim timin të paharrueshëm, por të domosdoshëm për shërimin e tim vëlla, në vitin e largët 1978. Pikërisht kur po Festohej 100-vjetori i Lidhjes Kombëtare të Prizrenit, 10, qershor në Prizrenin e bukur të Abdylit, Ymerit, Micit, Ali Pashë Gucisë... Kujtime të paharruara nga një udhëtim i rrallë. Pula, Arena në te, dhe dhoma nr. 332 në Hotel “Rivera”, aty ku defiluan shkencëtarë, romansierë, artistë, poetë, udhëpërshkrues, madje dhe korifeu ynë Aleksandër Moisiu, është tërheqëse lë përshtypje mahnitëse e t`paharrueshme...



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora