E marte, 16.04.2024, 09:55 AM (GMT+1)

Mendime

Enkol Gjëlliqi: Perëndimi i një partie

E enjte, 20.12.2012, 08:01 PM


ÇASTE NGA PERËNDIMI I NJË PARTIE

(përgjim)

NGA ENKOL GJËLLIQI

- Ky që sapo mori fjalën është i biri i saj, ndërda kjo vetë është e bija e atij që e grushtoi partine për vdekje – i tha Rrapushi Demushit, në çastin kur skandali po shpërthente me erë m…

- Mbylle ore shk… m… se ta tregoj unë tash të birin e saj e të bijën e tij – me zë paksa të ngritur iu ngërmua Çaushi.

Që në frazën e tretë të folësit në fjalë (të birit të së bijës së atij që e kishte grushtuar partinë për vdekje) debati mori kahjen drejt debaklit, për të përfunduar në shkapërderdhje të partisë, duke vulosur në faqet e kronikës së fundit të historiatit storiet e përmbushura me sharje, shpifje… me eshtëra të thyera e me fluska gjaku.

Mikrofonat e shërbimeve tona kanë regjistruar të gjitha sharjet e shpifjet, të gjitha ofshamat e klithjet, por ekspertët tanë, të frikësuar nga esgtërat e thyera e nga fluskat e gjakut, shumë nga mikrofonat dhe audio e video shiritat i kishin harruar – të përziera me eshtërat e thyera dhe me copat e inventarit të shkatërruar të selisë së partisë.

Kryetari, i cili mezi kishte shpëtuar i gjallë, në intervistën më të vështirë të karrierës së tij politike, ndër të tjera tha: “Zonja e shoqe dhe zotërinj e shokë! Me fajin e gazetarëve të çoroditur dhe me pabesinë e këtij populli injorant që nuk ana i dha votat, rrathët e brëndshëm dhe të jashtëm të partisë sonë pëlcitën, dhe papritmas përjetuam fundin e një tradite të një politike internazionaliste. Në të vërtetë, ky është fundi i një tradite të një partie me emër, por kurrsesi fundi i politikës sonë internazionaliste e largpamëse – deri në Athinë e në Beograd dhe deri në Moskë e në Pekin. Anëtarët e partisë që sapo perëndoi do të shpërndahen, për të vepruar denjësisht, nëpër partitë simotra, kurse unë vetë do të avancohem në trupin drejtues të internacionales. Pas një kohe do të piqen kushtet, me përmirësimin e rrethanave të brëndshme e të jashtme, dhe ne do e ribëjmë partine, me emër të ri dhe me përbërje të re anëtarësh dhe kuadrosh politike. Unë do jem prapë ai që do e drejtoj timonin. Edhe ky shk… populli do mbushet mend e do na i japë votat, kështuqë do e bëjmë një severi internazionaliste dhe do i vëjmë rregullat tona politike e qeverisëse, sipas kërkesave të partnerëve tanë internacionalistë.  Kam edhe shumë gjëra për t’i thënë, por… “.

Pas mbarimit të kësaj interviste u shkaktua edhe një rrëmujë dhe humba edhe notesin tim, kështuqë këto që i shkrova janë të gjitha që mbajta në mend nga mbledhja e fundit e shkatrrimtare e partisë që deri dje ishte në pushtet, mbi kurrizin e popullit.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora