E shtune, 20.04.2024, 02:43 AM (GMT+1)

Kulturë

Drita Lushi: Dashuruar me diellin

E enjte, 20.12.2012, 09:02 PM


Unë nuk jam as astrologe, as shkencëtare!
Por në fund të fundit edhe këta njerëz janë, e si te tillë na bashkon logjika.
Përderisa jeta në Toke nuk lindi brenda një ditënate, nuk ka pse të shkatërrohet brenda një dite apo date.
I besoj teorisë së evoluimit sesa të shkatërrimit dhe asgjësimit.
Une nuk e di se cfarë do të ndodhë, natën e datës njezet e një dhjetor, sepse do jem duke fjetur ashtu si cdo natë me familjen time të dashur, por e NDIEJ dhe BESOJ, se si do të jetë data Njëzet e dy.

Në këte cikël poetik, vendosa të sjell vetëm lirika dashurie, si FORCA që mban BOTEN dhe TOKËN  në KEMBË, e si VAZHDIMËSIA E JETËS!

DASHURUAR ME DIELLIN

NGA DRITA LUSHI

NJËZET E DY DHJETOR

Dielli përsëri
buzë kodrës,
detit,a liqenit do të LINDË,
e do  të na buzeqeshë
i veshur në ar.
Me shumë se shpirtrat,
sytë do na ndricoje,
me  Jeten që asnjëherë
s’do perëndoje!
 
E ne nga lumturia
do të duhemi  më fort,
mbi  këtë Tokë të lashtë,
qe kurrë, kurrë, s’ka mort!
Ne, dashuruar do t’jemi
përjetësisht  me diellin
qe s’na braktisi,
e Jetën tonë do ta mbushë
më  plot… plot!

FLOKËT E DASHURISË

Dimër.
Ftohtë.
Flokët e dashurisë
derdh mbi gjoksin tënd
ngrohtësi të të jap.

Ndjej drithërimat e tua,
jo nga dimri i acartë,
por nga prekja ime.

Është dimër. Ftohtë.
Krëhëri i gishtave të tu
më ngroh, teksa lehtë
m’i përshkon.

Dimër.
Ftohtë.
Në vatrën e shpirtit tënd,
prushin ndezur gjeta.

NJË DREJTIM  

Të gjitha rrugët më çojnë drejt teje.

Më çon zemra, që ty të ka rrahje.
Më çon fjala qëndisur me mëngjesin.
Më çon shpirti bashkë me universin.

Të gjitha rrugët të sjellin drejt meje

PLANETET E DASHURISË  

Në prehër të qiellit skicoj
forma yjësish,
ndërtoj një galaktikë
ku unë e ti të jemi hëna dhe dielli
e femijët tanë të jenë yjet,
kometat na bëjnë hije
kur ne udhëtojmë me meteoret
në orbita të reja në kërkim të planeteve
të përveçëm me iniciale dashurie “D”.

UNË DHE DIELLI 

Një ditë dielli,
si një djalë,
më shkeli syrin
e tij të bukur,
e unë
i fala buzëqeshjen.

Kaluan vite
e me diellin
në dashuri rashë,
me shkelje sysh
e buzëqeshje t’arta.

Porsa vinte nata,
ma merrte dashurinë,
e unë mëngjesin prisja,
diellin tim të kisha.

Histori e hershme
kjo e jona;
e lashtë sa vitet e mia.
Unë per diellin do jem
tokësorja,
ai për mua do t’jetë
gjithësia.

PRANVERË

Dita ime pi Diellin
në një kupë të gjelbër Pranvere,
nësa unë, ulur në poltronën e kaltër të qiellit,
shoh si meteorët përtypin retë
për të më lënë veç
me qiellin,
ditën,
Diellin
dhe Pranverën.

Planetet na kanë zili mua dhe Tokën.

S’është faji im, që dita ime ndrin
nga dielli, që pi qysh në lindje ....
Pranvera ka ardhë…e unë përdore me të
shëtis e lumtur universin.

LIMANI IM 

Kam një liman
qetësie,
oaz për ëndërrat
dhe dashurinë time.

Kam një liman

ku vetëm unë di të hyj:
në limanin e kaltër
mbështes kokën
e valëzoj ëndërrave,
prek brigje ujëvarash,
që rrjedhin mbi liman,
e buzët e mbrëmjes
i ngjyej me të kuq dielli.

Unë, e përndezur,
puth në heshtje
qetësinë mbretërore
të limanit tim,
dhe zgjoj  
njëmijë Çirce të fshehura
brenda trupit të tij,
e robinjë e lidhur
ngel:
robinjë e çmendur
e oazit tim.



(Vota: 20 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora