E premte, 19.04.2024, 06:47 AM (GMT+1)

Mendime

Ismet Uka: Veprimtarët që vuajnë për bukë!

E enjte, 20.12.2012, 08:30 PM


Sot shumë veprimtarë që dhanë shumë për lirinë e Kosovës po vuajnë për bukën e Gojës!

Nga Ismet Uka- Vushtrri

Populli i Kosovës për lirin e vet beri sakrificë të madhe dhe lufta për lirin e Kosovës nuk filloj nga viti 1997, por, lufta ka fillua shumë më herët në ditët e lashta të shekullit 18.

Pretendimet që të klasifikohen luftarët e lirisë në luftuar ma të çmueshëm e më të lirë kjo tezë e atyre që po kanë pretendime të tilla është e pa pranueshme dhe fyese për shumë familje kosovare që dhanë bit dhe bijat e tyre për lirin dhe pavarësinë e Kosovës.

Te gjithë e dimi se në çfarë gjendje kemi qen dhe si jemi ballafaqua me torturat e shkuat tortura shumë të rënda  në kohë zgjatje qind vjeçare duke na vra e sakatosur e duke na detyrua pa shikuar kohë e as stinë  me anë të dhunës për ti lëshuar vendet dhe shtëpitë tona në shumë territore që sodë gjenden në vet republikën e Serbisë, dhe në brendi të Kosovës.

Lufta për lirin e Kosovës në kurfar etape historike nuk u ndal çdo here  gjendeshin trima dhe trimëresha që rroknin pushkët për lirin e popullit te vet ,një pjesë që nuk ishin në gjendje të luftonin me pushkë i ushqenin luftarët e lirisë me bukë dhe i furnizonin me veshmbathje,kështu që luftë pa logjistik nuk ka. Pretendimet se ai që nuk e ka rrok pushkën në dorë ai nuk ka ber asgjë për lirin e Kosovës,janë pohime të pa menduara mirë sepse shumë ushtar të ushtrive të ndryshme,luftën e ndihmojnë edhe pa pushkë fare dhe ndihma e tyre bën që pushka e shkrepur e atyre që i kanë ato në dorë të ketë sukses në frontet ku lufta zhvillohet. Veteran të luftës së fundit nuk janë vetëm ata që qen në frontet e luftës dhe u ballafaquan me ushtrinë Serbe ballë për ballë por pjesëtar të asaj lufte duhet te jen edhe ata të diasporës që ka familje që në fondin vendlindja thërret e derdhi krejt kapitalin e vet të cilin e fitoj gjatë ter jetës. Pra për të luftuar duhet të krijohen kushtet për tu krijuar kushtet duhet,paraja e parat i dha diaspora,dhe nuk është e bollshme që familjet që dhanë kapitalin,tu jepet ndonjë mirënjohje apo ndonjë falënderim por familjeve të tilla duhet tu caktohet veni në mesin e atyre që dhanë çdo gjë për lirin dhe pavarësinë e Kosovës,dhe vet organet shtetërore duhet tua dhanë tretmanin e merituar.

Është e pa kuptimtë që kur të vlerësojmë,veprimtarin e njerëzve të Kosovës që bën për lirin e Kosovës në krejt ato ngjarje dhe situata të rënda e të krijuara  të lejohet që dikush me qellim apo pa qellim  mos ta përmend fare,bile që është gjallë me të drejt disa po e ndijën veten të fyer dhe të nënçmuar me plagë në trup për lirin e këtij vendi, e fyerjet e tilla mund ti bëjnë  vetëm ata që se donë popullin e Kosovës se donë lirin e tij dhe kurrë nuk dhanë asgjë për popullin e vet e sodë përmes kamuflimeve të ndryshme politike edhe se në të kaluarën ishin në anën e kundërt dhe punonin kundër popullit të vet sodë kanë arrit të jen në maje të pushtetit duke rrah gjoks si patriot e duke injorua ata vërtet që e barten barrën dhe rreziqet gjatë rrugëtimit për çlirimin e Kosovës ketë barrë e bartën dekada me radhë,duke mos kursye as bukë e as gjak.

Sodë kemi qytetar që edhe në të kaluarën familja e ti dha çdo gjë për lirin e Kosovës por edhe në luftën e fundit nuk kursej as bukë e as gjak përpjekjet e tij sakrifica dhe puna që e beri në interes të Kosovës ai veprim i ti  u harrua dhe si luftuar i lirisë nga pushteti i tanishëm lejohet te vuaj edhe për bukën e gojës gjë që është e pa logjikshme e pa ndershme e pa mendar mirë dhe veprim fyese për të gjallit dhe te vdekurit  që u ballafaquan me shkanë për lirin e Kosovës .Po trumbetohet se do të ketë ligj për veteranet e luftës dhe të burgosurit politik e  që burgosjet e tyre u bën gjatë etapave të ndryshme që u gjenden në demonstratat e vitit 1968 e deri në demonstratat e vitit 1981,po vërehet se ky ligj punëtoret e Trepçës dhe Minatorët e Stari-tregut do ti len jashtë privilegjeve që ky ligj ua sjell të persekutuarëve politik në ish Jugosllavi dhe nga regjimi i fundit i Millosheviqit.

Është shumë e vërtet që pati shumë demonstrata lëvizje të ndryshme me ardhur deri te barazia e Kosovës me të gjitha republikat tjera por çdo herë brenda vet shqiptarëve të Kosovës ndodhshin thyerje të ndryshme dhe asnjë herë në historinë ton nuk arritëm me fol me një zë.

Prandaj regjimi Titist u arsyetonte duke than,ja qe klasa punëtore nuk po kërkon çka po kërkon rinia studentore e sikur te kishte me kërkuar klasa punëtore që sistemi ja garanton rrolin udhëheqës vërtet kërkesat gjithsesi do të duhej shqyrtuar dhe analizuar dhe gjithë sesi ishte dashtë për të ju dhanë përgjigjeje. Mirëpo kur punëtoria e Trepçës e vërejti se vërtet pretendimet Serbe synonin rrënimin e autonomisë së Kosovës minatorët e filluan marrshin madhështor politik dhe jetik për popullin shqiptar të 17 nëntorit të vitit 1988 ku këtij marrshi ju bashkëngjiten të gjithë punëtoret tjerë të kombinatit Trepça, e ma pastaj ju bashkëngjiten i madh e i vogël populli i Kosovës,duke par minatorët se edhe marrshi i 17 nëntorit i vitit 1988 nuk i dha rezultatet e pritura qe regjimi Serb të hekë dorë nga rrënimi i autonomisë edhe se kërkesat e minatorëve i përkrahi krejt populli i Kosovës,Minatorët e Stan-tregut vendosen të futen në grevë me 20 shkurtit e vitit 1989  minatorët e Stan-tregut u mbyllen në zgafelle dhe parashtruan kërkesa politike të cilat kërkesa gjeten përkrahje te të gjithë punëtoret e ndërmarrjeve në Trepçë dhe puna në Trepçë në shenj solidariteti me minator u paralizua ,prapë Milloshoviqi i grahi dhunës dhe represionit që minatorët kjo dhunë nuk i frikoj dhe me  3 shtatorit e vitit 1990,prapë punëtoret e Trepçës futen ne grevë qe e thirri sindikata e pa varur e Kosovës në shenj pakënaqësie për situatën e rënd politike e të sigurisë në Kosovë që e krijoi regjimi i Milloshoviqit e kërkesat e punëtorëve të Trepçës nuk ishin kërkesa sociale ekonomike por ishin kërkesa fund e krye politike,dhe minatorët kërkesat i bën me zotim që të mos heqin dorë nga to derisa regjimi Serb të ulet dhe kërkesave të drejta të punëtorëve të Trepçës të cilat kërkesa u shëndrruan në kërkesa të mbar klasës punëtore të Kosovës dhe popullit shqiptar dhe nuk hoqën dorë nga ato kërkesa politike deri sa regjimi Serb e përdori dhunën policore dhe i përzuri 17500 .nga të gjitha ndërmarrjet e Trepçës vetëm për,kërkesat e tyre politike që Kosovës ti jepet status i republikës si të gjitha republikave tjera në federatën Jugosllave .Pra punëtoria e Trepçës dhe greva e tyre politike ne krye të se cilës ishin minatorët arriti suksese të mëdha në jetën politike të vet shqiptarëve të Kosovës,kjo grevë përfundimisht e varrosi shpresën  e shumë shqiptarëve që mendonin se LKJ është vend ku  sillen vendime në të mirë të Kosovës dhe popullit të saj. Kjo grevë beri që për jetë e mot Kosova edhe de fakto por edhe de jure të shkurorëzohet nga sistemi  ideopolitik e juridik,Jugosllav që rrolin pris e kishte LKJ. Pra kjo ishte fitore jo veç e punëtorëve të Trepçës e minatorëve por kjo ndarje  politike dhe ndarja nga ky sistem politik ishte fitore për krejt popullin e Kosovës sepse për herë të par në historinë e Kosovës shqiptarëve ju dha rasti të jen kreator të politikes se vet kombëtare demokratike dhe të pa varur,dhe regjimin Serb dhe Jugosllav politika e mençur e shqiptarëve të Kosovës e lan me gishta në gojë ku ne kit politik shumë konstruktive Trepça dhe punëtoret e saj e kishin rrolin pris. Pra ma brenda Trepçës që nga 17 shkurti i vitit 1988 e deri me 3 shator te vitit 1990 nuk prodhohej me kapacitete të planifikuara nga regjimi por Trepça u shendrrua prej një poligoni të fuqishëm prodhues në një stad të rëndësishme politike ku,punëtoria në Trepçë u zotua se jetën do ta japin kurse të drejtat kombëtare nuk do ti japin. Prandaj nuk ka qen letë që në etapat të cilat i përmenda kur Milloshoviqi e kishte sulmuar Kosovën me të gjitha mjetet dhe rrike kujdestar që atje ku kush ta ngre zërin kundër regjimit të tij menje here te fut ne veprim dhunën dhe represionin mirëpo punëtoret e Trepçës për ti treguar se nuk e kanë ndërmend të dorëzohen .Minatorët e ndërpresin mihjen floteret e nderprejshin bluarjen e xehes metalurgët e mbyllnin llulen e plumbit të arit dhe të agjentit,cinkara nderprente prodhimin e cinkut,akumulatorët e ndërprerinin prodhimin e tyre ,kështu që punëtoria e Trepçës çdo here ishte në ballë të lëvizjeve politike kundër qëllimeve të regjimit të Milloshoviqit që Kosovën donte ta shendrronte në një bashkësi lokale të saj.

Sodë,kur Kosova është e lirë, pushtetarët e Kosovës po hezitojnë të vendosin qa me punëtoret e Trepçës që regjimi Serb për veprime politike kundër ti i qiti me an të dhunës në rrugë,.punëtoret e Trepçës dhe Minatorët kur i hyn luftës politike për Kosovën dhe pozitën e saj në ish Jugosllavi ishin të sëmur nga sëmundjet profesionale dhe Milloshoviqi në pa mundësi për ti bind që të pajtohen me themelimin e Serbisë së madhe në token e Kosovës Regjimi i Millosheviqit punëtorët e Trepçës i ndëshkoj me masën më të rënd largimin e tyre mosovik nga ndërmarrjet e Trepçës dhe ndërprerja e mardhënjes se punës pa dëshirën e tyre. Sodë e asaj dite edhe se Kosova është e lirë dhe e pavarur  punëtorët e Trepçës dhe Minatorët kanë mbet në rrugë me një ndihëm qesharake materiale që nuk del as bukë thatë brenda muajit .Punëtoret e Trepçës edhe atëherë kur hyn në grevat e përmendura politike hyn me shëndet të rrënuar skajshmërish nga punët e rënda dhe të helmuara në minierë dhe reparte tjera të Trepçës,dhe shumë prej tyre kanë vdekur dhe mbet me sy qel pa e pa lirin e Kosovës fare për të cilën liri dhanë shumë kurse të tjerët edhe se e pan fatkeqësisht statusin e tyre,në shoqërinë kosovare organet kosovare të themeluara pas lufte për ta zgjedh pozitën e minatorëve,në shoqërinë kosovare ja  besuan Nenad Rashiqit,pra tani e tutje revulicionaret e Trepçës,që luftën për lirin e Kosovës fatin e tyre e kanë në duar të Nenadit,  e Nenadi tani po kërcënohet që do tua hek edhe pensionet të cilat vet qeveria e Kosovës se bashku me bordin e Trepçës e sindikatën këta punëtor të Trepçës i pensionoj ne vitin 2004. Pra loja e këtillë me njerëz që dhanë shumë për lirin e Kosovës,është e pa par dhe e pa pranueshme sepse,fillet e fillimit të organizimit unik,pre luftë për lirin e Kosovës filloj nga Trepça dhe punëtoret e saj në krye të të cilit ishin Minatorët  është e pa kuptimtë që në ditët e sotme kjo punëtori mos ta ketë vendin ne mesin e atyre që dhanë shumë për lirin e Kosovës. Por të lejohet që gjatë jetës të maltretohen në secilin institucion të shoqërisë kosovare ku shkojnë me ndreq punë edhe nga personeli i nivelit më të ultë te atyre institucioneve. Punëtoret e Trepçës luftarët e UQK- ës të burgosurit politik,janë gjenerata ma e shenjët e këtij kombi dhe këta duhet të kenë respektin e vet në çdo mes dhe vend ku do të gjenden dhe fryja dhe maltretimi i tyre nga kush do qoftë do të duhej të tërhiqte sanksione të ndryshme . Sepse kjo gjeneratë e këtyre kategorive njerëzish dha shumë për gjeneratat e sotshme,që në liri po lindin rriten shkollohen,punojnë prandaj kjo gjeneratë e çlirimtarëve të Kosovës duhet respektuar dhe trajtuar ashtu qysh trajtohen,çlirimtaret neper vende tjera që respekti ndaj këtyre gjeneratave është i veçante dhe i rregulluar me ligj.

Shpresoj që edhe shoqëria kosovare një dit do të veproj e zhdehur dhe kësaj kategorie njerëzish që dhanë çdo gjë për lirin e Kosovës ti trajtoj dhe respektoj sipas merite.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora