Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nëngurra: Sa asht i mirëpritun bashkimi LDK-LDD

| E enjte, 20.12.2012, 08:05 PM |


SA ASHT’ I MIRËPRITUN BASHKIMI LDK-LDD

-Mua do më gëzonte bashkimi vetem me një kusht. Që menjëherë që në kongresin që do shpallet bashkimi i këtyre dy partive të vendoset që nga të dy partitë të largohet komplet garnitura e lidershipit të LDK-së dhe LDD-së.-

Nga Selim M. Nengurra

Te shqiptarët ndamja gjithmonë asht konsiderue si diçka e randë, e dhimshme, e frikshme dhe rrallherë njerzit ju kan gëzue ndamjes. Zakonisht per ndamje shqiptarët kanë ditë kur asht ba ndamja e interesit familjar në mes vëllaznive apo edhe kushërinjëve që per vite pasi kan lind e rrit nën një çati. Me kohën vendosin të ndahen, pra ta shkëpusin interesin e perbashkët. Pothuej gjithmonë ( fatkeqësisht ) vëllaznit apo kusherinjtë e deridjeshem , që të miren e të keqen e kan pas bashk, tash bahen rival, kundershtar e xheloz në njani-tjetrin dhe jo rrallë xhelozia e rivaliteti perfundon deri në hasmëni.

Në kohet moderne dhe të civilizimit euro-perëndimor per ndamje të tilla askush nuk flet dhe askush nuk jau vë veshin. Asht normale që posa të bahen moshat e parapara me ligje secili njeri të largohet nga familja e ngusht dhe të jetojë jetën e vet tuj e krijue edhe familjen e vetë.

Deri vonë asht folë per ndamjet e bashkëshortëve, por edhe kjo ndamje asht ba diçka e zakonshme dhe njerzit jetojnë sa jetojnë bashk, dhe ndahen pa krijue asnji bujë, asnjë telashe njani-tjetrit.

Mirëpo ndamje të një fraksioni politik nga partia amë ka gjithandej, vetem se deri sot në botën e euro-prendimorve me aq sa unë di nuk ka pas kurr ribashkim të fraksionit apo partisë që asht krijue nga ai fraksion me partinë burimore apo partinë amë.

Dihet se në kohen e pushtimit totalitar policor e ushtarak të Kosovës nga Serbia e S. Millosheviqçit populli shqiptar u vet-organizue per ta mbrojtë qenjen në trojet e veta dhe ky organizim u ba permes Levizjes kombëtare shqiptare që me 23 dhetor 1989 u pagëzue si LDK dhe lider i saj u zgjodh Dr. Ibrahim Rugova.

Që nga ajo ditë e derisa lideri i Shejtë i shqiptarëve të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova iku në Boten e Amshueshme LDK-ja ishte shtëpi e perbashket e shqiptarve patriot, e intelektualve, akademikve dhe të gjithë kishin emnin e Ibrahim Rugovës në gojë.

Koha ka deshmue se shumica ( fatkeqësisht ) e tyne atë emen e kan perdor per ti realizue ambicjet e veta të smura ,egoiste e karrieriste. Menjëhere pas 21 Janarit 2006 LDK-në e godet termeti i dytë ( i pari ishte vdekja e Dr. Ibrahim Rugovës ) dhe në Kongresin e VI. të saj perveç se u perplasen pamëshirshem per postin e liderit të LDK-së dy njerëz me tituj Akademik, Dr. Fatmir Sejdiu e Akademik Nexhat Daci, aty u perplasen edhe karriget per krena të delegatve dhe shkaku i kësaj pas pak kohe doli fraksioni i Akademik Nexhat Dacit i cili pa vonesë edhe formoj parti të re që e pagëzuen LDD ( Lidhja Demokratike e Dardanisë ). Një nga perkrahësit e Akademik Nexhat Dacit ishte edhe autori i këtyne rreshtave i cili në Norvegji formon Degën e LDD-së tue u ba Kryetari i parë i saj.

Akademik Nexhat Daci pat marr perkrahjen e shumicës së LDK-istve të devotshem në radhë të parë per shkakun se ai pat organizue dhe ba hyjnore ceremoninë mortore të Dr.Ibrahim Rugovës. Ai e kishte at mundësi sepse si Kryetar i Parlamentit të Dardanisë, me ligj, automatikisht bahej ushtrues i detyrës së Presidentit të vendit në raste të tilla. Mirëpo, as Akademiku me renome shkenctari dhe me nam të kryeparlamentarit të drejtë e principiel nuk mund ti rezistojë lakmisë, egoizmit dhe pasi pat premtue marrjen e Qeverisë që në zgjedhjet e para parlamentare nga të cilat fitojë vetem 11 ulse në Parlament, ai me kryeneqësinë e ti dhe mendjemadhësinë e një forme teper cinike e herë-herë edhe poshtruese me at fjalorin e ti megaloman perplot me ironi në raport me të gjithë, edhe me perkrahësit e vetë irritojë pikrisht ata që e mbështeten dhe ngadalë një nga njië ju larguen ( i pari që u largue nga LDD dhe posti i Kryetarit të Degës në Norvegji, asht autori i këti shkrimi, i cili pat marr kritika nga miqët e bashkveprimtarët si Agim Rexhaj Kryetar i Degës LDD në Nju Jork, Hysen Gërvalla Kryetar i Degës LDD në Zvicërr, Hafiz Gagica Kryetar i Degës LDD në Gjermani, Musa Prushi Kryetar i Degës LDD në Austri etj,etj.) Vetem pas disa muajve, të gjithë këta që i permenda një nga një  hasen në perbuzjet e Akademikut dhe të irrituem u larguan duke i shuar edhe Degët dhe aktivet e tyre në tanë diasporen shqiptare. Kjo solli deri te teposhtza e LDD-së së ciles edhe në vetë Kryesinë e saj ju dridhen thememlet. Një nga një u larguen apo i largojë Akademiku ( vetem ata e dinë), Dr.Naser Rugova, Prof. Berin Ramosaj, Adem Salihaj etj. që të gjithë Nenkryetar të LDD-së.

Akademik Nexhat Daci jo vetem njëherë ka deklarue haptazi se kurr nuk bashkohet me LDK-në, mirpo pasi në zgjedhjet e fundit nuk kaloj as pragun zgjodhor ai në vend që ta merr pergjegjësinë  dhe të jap dorëheqje, paturpsishtë vazhdon me avazin e ti të fodullit, tuj dalë në ato pak paraqitje publike në Tv. dhe gazeta dhe tuj nençmue të gjithë dhe tuj shit mend e tru Akademiku të cilat nuk ja bleu askush.

Tash si duket, pasi ju ka shtjerr kuleta dhe per ta zhvat ndonjë EURO edhe këto ditët e pakta të jetës që i ka ai, papritmas thotë se do ribashkohet me LDK-në.

Shumica e dashamirve të LDK-së të Liderit Historik të LDK-së të Dardanisë e të shqiptarve Dr. Ibrahim Rugova i gëzohen këti lajmi dhe e presin me padurim. E presin me padurim sepse ata dhe popullin e Dardanisë i ka varfnue e poshtnue deri në skajshmeni qeverisja famkeqe kriminele e Hashim Thaçit, ministrat dhe deputetet ,ish njerëz të SHIK-ut.

Unë nuk i gëzohem këti bashkimi dhe ashtu si po shifet se do bahet ky bashkim edhe nese e merr pushtetin pa drojtje e them se do jet poashtu i kobshem dhe fatal per qytetarin e Dardanisë sa asht edhe pushteti aktual i PDK-së në koalicionin e saj me AKR dhe partitë e minoritarve serb.

Mua do më gëzonte bashkimi vetem me një kusht. Që menjëherë që në kongresin që do shpallet bashkimi i këtyne dy partive të vendoset që nga të dy partitë të largohen komplet garnitura e lidershipit të LDK-së dhe LDD-së.

Do flas pak pse duhet të largohen dhe po filloj me LDK-në.

1. ISA MUSTAFA: Ish ministri famkeq i financave në qeverinë në ekzil të Bujar Bukoshit tani Kryetar i LDK-së të largohet pa asnji mëshirë sepse ky njeri asnjëherë nuk ishte as nuk asht antar i LDK-së. Ky njeri ishte antar i LKK të LKJ dhe minister në qeverinë famkeqe antishqiptare të Jusuf Zejnullahut në kohen pasi Kosovës ju mor Autonomia kushtetuese nga Serbia e S. Milosheviqit. Isa Mustafa së bashku me shefin e ti Bujar Bukoshin nuk paten lan gur as dru pa levizë per ti ba grushtshtet DR. Ibrahim Rugovës, dhe Isa Mustafa njifet si perçamsi ma i keq e ma perfid i diasporës shqiptare gjithandej Europës. Nuk do flasë per perçamjet në shtete tjera sepse kan folë per to shqiptarët para meje, unë do flasë per perqamjen që ky njeri tinzar i qetë në dukje por i rrept në prapshti pat ba në Degën e LDK-së në Norvegji. Pasi Bujar Bukoshi kishte vendos ta menjanoj Dr. Ibrahim Rugoven ai dekreton Ministrin e Mbrojtjes Kolonel Ahmet Krasniqi që së bashku me disa bashkveprimtar të takohen në Oslo me Adem Demaqin e Xhavit Halitin. Me këte rast Ministri Ahmet Krasniqi pajtohet me rivalet e ti Demaqin e Halitin dhe vendosin që të bashkohet krahu luftarak i LPK-së me ate institucional me Kolonel Ahmet Krasniqin minister e Dr. Ibrahim Rugovën Komandant Suprem i Forcave të armatosuna të Dardanisë per ta ba luften per çlirimin e Dardanisë. Xhavit Haliti dhe Adem Demaqi me këte rast marrin nga Kolonel Krasniqi disa miliona Marka gjermane ( asht folë per shuma të ndryshme: 9 milion, 15 milion etj ) dhe më ketë rast Kryetari i Degës së LDK-së shoku Fatmir Zymeraj pasi e zhbin sikur ta perbinte toka Fondin e disa dhjetra ( në mos qinda ) milion Marakve gjermane të Degës së LDK-së në Norvegji edhe largohet nga pozita e kryetarit të Degës së LDK-së në Norvegji dhe ky vend udhëheqës në këtë Degë mjaftë aktive me vite të tana mbetet i zbrazët.

Kryesia e Degës mban Kuvendin dhe me këtë rast ministri i financave në çeverinë e Bujar Bukoshit , shoku Isa Mustafa menjiherë intervenon dhe urdhnon që kryetar i Degës në Norvegji të zgjidhet Sali Tahiri , një i njofshem i ti nga Koliqi i Podujevës, një njeri që me asgja nuk kishte kredibilitet per të ken antarë i LDK-së e le ma Kryetar i Degës në Norvegji. Kjo solli deri të perqamjet e asaj mase sa në Norvegji u formuen dy Degë të LDK-së, një me seli në Skien të Regjionit Telemark me Kryetar Ejup Gashin dhe një në Kristiansand me Kryetar Daut Haxhaj. Që të dy këta ishin aktivist të LDK-së ama Sali Tahiri nuk ishte as antar i saj. Isa Mustafa per ta shkatrrue Degën fut hundet edhe në Norvegji dhe sot e asaj dite këtu nuk funksionon Dega e LDK-së apo të pakten nuk ka ndonjë peshë sepse nuk dihet se cila asht kryesia e saj, cili asht kryetari i saj. Nese njeriu lexon librin e Shefqet Dibranit " 11 MINUTA PARA ORËS 00 " shef se si Isa Mustafa si minister i financave të qeverisë së Dardaisë bllokon fondin per Presidencën e Dardanisë dhe per Presidentin Ibrahim Rugova, per Qendren per Informim të Kosovës ( QIK )  se si Kryetari i Degës së LDK-së në Zvicërr z. Hajdar Sadrija mbledh para nga mergimtaret per ti pague bileten Presidentit Ibrahim Rugova per të shkue në Vashington ku ishte i ftuem ndersa Isa Mustafa mbante shuma marramendëse në fondin e Republikës së Kosovës dhe nuk donte ta njef Presidentin i cili kishte dal nga vota e popullit me mbi 98% të votave. Pra Isa Mustafa ishte dhe padyshim se edhe asht armik i perbetuem i Shejtit të Dardanisë, i liderit historik të popullit të Dardanisë, i Presidentit të parë të saj dhe i krijuesit dhe liderit të perbotshem të LDK-së andaj nuk ban të jet jo vetem kryetar i kësaj partie , por as antarë i saj sepse qoftë edhe një kerkesë e thjesht e ti per antarsim në LDK , nga ne dashamiret e devotshem të LDK-së kuptohet si KAL TROJE mbrenda LDK-së dhe këte asesi nuk duhet me lejue. Isa Mustafa DUHET ME IK NGA LDK.

2. FATMIR SEJDIU: Juristi që shkel ligje e Kushtetutë, njeriu që me klanin e Naim Jerliut pat luftue per një kohë me 1999 Dr. Ibrahim Rugovën, njeriu që futi perçamjen e parë në LDK dhe shkaku i ti në Kuvendin e VI-të u thyen karriget per krena delegatësh dhe shkaku i ti u pergjysmue LDK-ja nga e cila iken shumë veprimtar të devotshem dhe nga e cila u krijue edhe LDD-ja. Dhe mekati i pafalshem i juristit Sejdiu asht se ai solli në LDK dy nga armiqët e  Rugovës; Isa Mustafen dhe Bujar Bukoshin. DUHET TË IK NGA LDK  edhe ky.

3. SABRI HAMITI: Si duket njeriu ma kontravers dhe ma me së shumti pushtet në LDK pasi vdiq Dr.   Rugova. Ky perfitojë nga fakti se asht dhandërr i  Rugovës, por neve që njofim mirë raportet e Ibrahim Rugovës me kusherinjet e ti në Cerrcë të Istogut dhe konkretisht me nusen e Sabri Hamitit dim se Sabri Hamiti e ka pas mik Ibrahim Rugoven DE JURE, por DE FAKTO JO. Perkundrazi ai e ka xhelozue pa nda dhe këte e ka ba se Sabri Hamiti asht baxhanak me ish shefin shumvjeqar të ashtuquejtunit SUP në Pejë, Sherif Idriz Balaj nga Llugat e Istogut.

Sabri Hamiti thotë e shkruen mite per Dr. Ibrahim Rugovën a në anen tjeter e ka mikun ma të mirë Xhavit Halitin i cili perflitet si njeriu që ka porosit dy atentate kunder Ibrahim Rugovës. Këte jo fort moti e pohoj nga burgu i DUBRAVËS vet atentatori të cilit tash i kam harrue emnin. Ke edhe tjera arsye por këto besoj se mjaftojnë qe Sabri Hamiti TE IK nga LDK.

3. EQREM KRYEZIU: Njeriu ma i pa akseptuem nga elektorati i LDKsë, perqamsi dhe shkatrruesi i frymes RUGOVJANE.  Të IK NGA LDK.

4. LUTFI HAZIRI:  Asht ba i merzitshem , asht ngrit në lartësi që nuk i ka meritue kurr, njeri me shpirt islamist, shkaktar i debateve në Degën e LDK-së në Gjilan. Të IK EDHE LY.

5. HAKI RUGOVA: Kurr nuk ishte antar i LDK-së, njeri pa aftësi profesionale, pa karizem lideri dhe njeri që falë mbiemnit   arrit në poziten e nenkryetarit të LDK-së tash të Isa Mustafës. Dhe në mos per asgja tjeter atëhere pse pranojë ti futet nen sqetull Isa Mustafës anmikut të djalit të axhes ( Ibrahim Rugovës ) DUHET TËLARGOHET EDHE KY.

6. TEUTA SAHATÇIJA: Të ik sa ma shpejt kjo shemtime që paturpsishtë në foltoren e Parlamentit shante e sulmonte Dr. Ibrahim Rugoven derisa kjo ishte autoparlante e shoqates së ish komunistëve jugosllavist të Veton Surroit që u quejt ORA. Te IK edhe KJO SA MA SHPEJT nga LDK.

Ka edhe të tjerë që ishte dasht të ikun apo së paku të shkarkohen nga postet e pozitat partiake e pushtetore që i kanë sepse vetem kështu do shpetoj LDK nga shperbamja dhe zhdukja.

Ndërsa nese bashkohen me LDK nga LDD së pari duhet me ik NEXHAT DACI, BESA GAXHERRI, LULZIM ZENELI dhe disa tjerë dhe vendin e tyne duhet ta zanë njerëzit e deshmuem si njerëz  të së mirës.

Dhe per fund mendoj se pasi të largohen këta njerez që e kan shkatrrue LDK-në e  perstigjin e Dardanisë si shtet dhe e kan sjell në mjerim popullin e sajë. Në vend të tyre së pari duhet të sillen ata që në realitet dhan ma së shumti per tu krijue LDK-ja në kohnat e vështira të okupimit serb, dhe të cilet pa deshiren e tyne i larguen nga LDK apo u detyruen të largohen. Do cek këtu disa emna.

1. Akademik Jusuf Buxhovi

2. Akademik Zejnullah Rrahmani

3. Akademik Rexhep Gjergji.

4. Hajdar Sadrija.

5. Teuta Gërvalla

6. Hafiz Gagica

7. Agim Rexhaj

8. Shefqet Dibrani

9. Mehdi Bardhi etj, etj. veprimtarë të devotshëm që ishin shtylla të LDK-së dhe institucioneve të shtetit të Dardanisë në kohnat ma të vështira.Njerëz të tillë ka nëper secilin fshat e secilen bashkësi lokale të secilit qytet të Dardanisë.  Dhe medomos të futen në Kryesi të LDK-së familjar ( djem, vajza, gra, vëllazen ) të gjithë atyne që i vrau dora kriminele e SHIK-ut dhe sherbimeve tradhtare mbrenda permbrenda vetë LDK-së. Pra familar të Ukë Bytyqit, Shaban Manaj, Enver Malokut, Xhemajl Mustafa, Fehmi Aganit, Bardhyl Qaushit, Agim Hajrizit, Latif Berishës, Bardhyl Ajetit, Ali Ukës etj, etj veprimtarë, gazetarë, profesorë e krijues të cilet u likuiduan per të vetmin faj pse ishin perkrahës të   Rugovës, të Dardanisë e të Shtetit Dardan.

Po të ndodhte kjo do më gëzonte ribashkimi i LDK-së me fraksionin e saj LDD-në per ndryshe asgja nuk ndryshon. Perkundrazi situata në LDK vetem sa do randohet dhe do vijë shpejt te vendosja e saj në sirtarët historik.

Sarpsborg: dhjetor, 2012