E merkure, 24.04.2024, 02:47 AM (GMT+1)

Mendime

Veneta Çallpani: Letër, drejtuar Z. Shpëtim Idrizi

E merkure, 19.12.2012, 09:19 PM


Letër, drejtuar Kryetarit PDIU, Z. Shpëtim Idrizi

Nga Veneta Çallpani

"Udheheqes behet ai njeri qe ka guximin te ngrihet dhe te thote ate qe mendon" Ju Z. Shpetim Idrizi e keni bere kete gje. Ju jo vetem keni thene ate qe mendoni,por po luftoni fort per nje ceshtje te cilen njerezit e vuanin ne heshtje. Ka shume njerez te cilet duan te hedhin poshte perpjekjet e tua dhe te gjithe perkrahesve tuaj, por dijeni qe ju kurre nuk do te jeni vetem ne kete "lufte". Ceshtja Came eshte nje ceshtje qe nuk ju perket vetem cameve,por te gjithe shqiptareve, (dhe une qe ju shkruaj jam nga Tropoja) keshtuqe te gjithe njerezit duhet t'i bashkohen qellimit tend te mire. Ata qe jane kunder rezolutes dhe kunder kesaj ceshtje, nuk e meritojne emrin Shqiptar. Kudo qe te shkojme, sado kohe te kaloje, historia,prejardhja, kultura indentiteti jone nuk mund te shuhet kurre, ne nuk do ta lejojme kete gje! Ato toka came kane pire gjakun e paraardhesve tane,ajo ruan kripen e loteve te tyre,djersen e kenaqesise dhe frikes. Nuk mund te lejojme qe te tjeret ta mbajne ate qe ne na perket. Ju uroj shume suksese ne punen tuaj, dhe ju kerkoj qe te mos dorezoheni por ta coni deri ne fund kete qe keni nisur, sepse Ne do te jemi gjithmone krah jush,. Ju pershendes perzemersisht!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora