Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Pirro Prifti: AK- një gafë kundër Ortodoksisë

| E merkure, 19.12.2012, 08:33 PM |


AK- një gafë  kundër  Ortodoksisë që i kushtojë shumë Integrimit dhe Vëndit

Nga Pirro Prifti

Disa drejtues te AK janë pa dyshim nacionalistë ekstremistë të cilët nën maskën e propagandimit të Shqipërisë së madhe, po shajnë këdo dhe pa doganë, duke kujtuar kështu se në këtë mënyrë do të fitojnë vota. Kërkesa e tyre e fundit, është  plotësisht  absurde dhe e pa-imagjinueshmë e AK, drejtuar Presidentit të vendit për t`i hequr Kryepeshkopit të KOASH medaljen e Skënderbeut. Kjo kërkesë është jo vetëm ashtu si thashë më sipër por që nuk ka asnjë pikë respekti, tradite, dhe etike, humane, dhe kortezie për kësi procedurash të rregullta.

Me anë të kësaj Deklarate, po shihet qartë se në Aleancën Kuq e Zi kanë zënë strehë individë anti-integrim por dhe paranojakë kur vjen fjala për të luftuar ortodoksinë dhe Kryetarin e Kishës Ortodokse Autonome të Shqipërisë – Fort lumturinë e tij Anastasios Janullatos, një nga njerëzit më të suksesëshëm jo vetëm në Shqipëri përsa i përket ngritjes dhe forcimit të KOASH, por dhe në botë  në drejtim të respektit, nderimit të pafund për këtë erudit fetar dhe njeri jashtëzakonisht human.

Përse  AK bëri këtë gafë e cila mund ti kushtojë të ardhmen e saj jo vetëm në zgjedhjet e ardhshme të 23 Qershorit, por edhe sepse sharjet, shpifjet, mashtrimet kundër Kryepeshkopit Janullatos justifikojnë shumë shkelje ligjore, shumë dredhira politike, shumë mashtrime elektorale? Përse?

-           Së pari, sepse lufta kundër Komunitetit Ortodoks nëpërmjet akuzave të pabaza ndaj Kryepeshkopit fort të nderuar e respektuar në gjithë botën e sigurisht në Shqipëri do të shkaktojë largimin nga AK të të gjithë ortodoksve, dhe të njerëzve të ndershëm që nuk mashtrohen nga deklarata të tilla  inat-ndjellëse,

-           Së dyti, deklarata të tilla dhe dërgime  të shkresave të tilla institucionit të Presidentit, nuk do të bëjën gjë tjetër përvec se do të prodhojë efektin `hodhi budallai një gurë në lumë dhe u mblodhen shumë njerëz dhe nuk e nxjerrin dot`; pra njerëz të tillë të ngjashëm me atë që hedh gurin në lumë, do të zhurmojnë dhe do të ngrenë tensione të kota dhe të pabaza të cilat nuk i bëjnë mirë aspak as stabilizimit të Shqipërisë dhe as integrimit të vendit,

-           Së treti, shkrime të tilla të bëra nga drejtues gjaknxehtë të AK, totalisht  keqdashëse, dhe me pasoja të rënda me  fraza inkoherence të tilla si `....Janullatos ka lejuar hyrjen në kishat shqiptare të përfaqësuesve të ekstremit të djathtë "Agimi i Artë...."(!?) (http://ëëë.sot.com.al/index.php?option=com_content&vieë=article&id=48365:aleanca-kuq-e-zi-kerkese-nishanit-janullatos-t-i-hiqet-urdhri-i-), jo vetëm që ngatërrojnë rolin e religjioneve në përgjithësi dhe të Kishës Ortodokse në veçanti- por dëmtojnë rrënjësisht tolerancën fetare dhe acarojnë me qëllim  marëdhëniet shumë të mira me fqinjët. Se cfarë lidhje kanë individë të `Agimit të Artë` me rolin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, dhe me atë të laicitetit kushtetues- vetëm një i cmëndur mund ta argumentoje.

Logoreja dhe mllefi kundër ortodoksisë shqiptare është i njëllojtë me disa pseudo-atdhetarë të pas viteve 1990 e deri më sot të cilët nuk kanë lënë gazetë, media, tv, dhe debate të kota  kundër  komunitetit të madh të fort të respektuar ortodoks madje duke pajtuar dhe ndonjë pseudo-prift vetëm e vetëm sepse në krye të Kishës Ortodokse shqiptare për 20 vjet është një njëri i shkëlqyer që e ringjalli Ortodoksinë e shkatërruar nga komunizmi. Jam shumë i sigurtë që edhe sikur të ishte apo dhe të jetë një Kryepeshkop shqiptar, këta sahan-lëpirës do të vazhdojnë të shajnë, të shpfin dhe të derdhin mllefin e tyre djallëzor njëlloj sikundër sot kundër Fort-Lumturisë Kryepeshkopit Janullatos.

Përse? Sepse në Shqipëri, këta bashibozukë të ish-Osmanllijve, të nazi-fashistëve italo-gjermanë, këta tradhëtarë ish-zogistë, këta ish-komunista me poste drejtuese dhe militantë të tyre, kanë 100 vite që po e shkatërrojnë Shqipërinë dhe nuk po lënë rehat askënd; megjithatë sikundër ka thënë Sulltan Mehmeti i II menjëherë pas vdekjes së Skënderbeut: `Në Arbëri dhe Epir nuk do të lë as një gur mbi gur` (dhe ashtu bëri me të vërtetë), këta plehra që nuk rrinë pa u futur në ndonjë parti, (dhe kësaj rradhe disa nga këta i kanë zënë karriket e para AK-së që tashti)- vazhdojnë të përcajnë popullin shqiptar me pretekstin Kryepeshkopi nuk është shqiptar. Turp t`ju vijë mor politikanë pa din dhe imam. Kryepeshkopi Janullatos është më shqiptar se disa pseudo-patriotë,  sepse jo vetëm ka predikuar bashkimin, jo vetëm ka predikuar pajtimin, jo vetëm ka predikuar tolerancën, jo vetëm që nuk është përzjerë me politikën, por ka dhënë kontribut rrënjësor në krijimin dhe forcimin e Kishës Ortodokse Autonome Shqiptare, si dhe ka dhënë ndihma materiale e morale për shumë komunitete shqiptare në nevojë, ka ndihmuar Kosovën që në 1999 edhe tani. Atëhere kur këta  militantë të mjerë dhe servilë të gjithkujt, që përpiqeni me cdo kusht të përfitoni cdo lloj posti (mjafton të mos punojnë), këta individë strukeshin nëpër pijetore duke u dehur e sharë fshehurazi amerikanët- sot na janë futur në AK. Turp edhe njëherë, që veprojnë në kundërshtim me kërkesat e BE dhe të SHBA. Këta Hipokritë dhe të korruptuar, vazhdojnë të  shajnë njëri tjetrin- vec për poste dhe jo për të mirën e Shqipërisë. Me këtë veprim, integrimi është larg, shumë larg.

Nuk është e rastit mllefi kundër Kryepeshkopit të KOASH-it, sepse ky mllef është në fakt kundër Ortodoksisë shqiptare, ështënë fakt një kamuflim për të ulur vlerat e Ortodoksisë shqiptare , vlera të cilat janë themeltare që në kohën e Skënderbeut, dhe për më tepër ashtu sikur kam përmëndur në shkrime të tjera të mëparshme, sepse Ortodoksia shqiptare ka vlera të patjetërsueshme në themelimin e shtetit shqiptar, në krijimin  e ndërgjegjesimit të të qënit shqiptar, të njohjes së Skënderbeut si Hero Kombëtar nga të gjitha komunitetet fetare, në njohjen dhe miratimin e flamurit me shqiponjën me dy krerë, në luftën për pavarësi të Shqipërisë, në bërjen e Kongresit të Manastirit, në bërjen e Hymnit shqiptar, në pjesëmarrjen masive në luftën nacional-clirimtare, në pjesëmarrjen masive në ndërtimin e vendit, në pjesëmarrjen masive në kontributin shkencor, social, teknik, mjekësor, historik të inteligjencies ortodokse, gjatë komunizmit, në pjesëmarrjen masive në krijimin e sistemit të ri demokratik.

Nënvlerësimi i vlerave të Ortodoksisë u pa qartë  dhe kulmoi,që në festën e 100 vjetorit të pavarësisë dhe e përfundoi detyrën e me uljen në përqindje absurde të popullatës Ortodokse në 6.8%. Kjo është qartazi një manipulim dhe një përgatitje për të nxjerrë jashtë loje në historinë dhe politikën shqiptare të popullatës ortodokse dhe të inteligjencies ortodokse, duke dëmtuar rëndë kështu tolerancën fetare dhe integrimin e vendit.

Mllefi i pashëmbëllt dhe armiqësia e hapur kundër Kryepeshkopit është qartazi gjithashtu kundër Komunitetit Ortodoks dhe mesa duket është gatuar në guzhinat lindore por i mbështjellë me mbështjelljen hipokrite pro-perëndimore. Asgjë të mirë nuk do të sjellë një  kërkesë e tillë me shkrim e bërë nga disa pseudo-patriotë, dhe nacionalistë ekstremistë të tipit Baleta. I bëj thirrje mëndjeve të shëndosha të AK, liderit të saj, të heqë dorë nga kërkesa të tilla, sepse pas kërkesave të tilla duket qarte linja anti-europiane.

Në përfundim dua ta mbyll shkrimin me pyetjet? Cfarë patën disa liderë të AK të bëjnë kërkesa të tilla Presidentit të vendit? C`lidhje ka kërkesa e rivlerësimit të patriotëve Ortodoksë  nga ana e Presidentit, me mllefin kundër Ortodoksisë?

Kush i hedh benzinë zjarrit të përcarjes në kohën kur kërkohet integrim?

Përse ngatërrohen dhe kamuflohen kërkesat politike, me sulmet e paskrupullta kundër komunitetit Ortodoks dhe Kryepeshkopit të këtij Komunitetit?

Përse gabimet e ekzekutivit dhe të politikës shqiptare, acarimet  me fqinjët,  i faturohen KOASH.-it?

Këtyre pyetjeve mund tu gjendet një përgjigje e thjeshtë- në Shqipëri po ravijëzohen  dy linja: ajo anti-europianë e fshehtë për mbatjen e pushtetit me anë të manipulimeve, dhe  linja tjetër ajo e nacionalizmit ekstremist që i ka sytë nga lindja.

Europë na ndihmo të integrohemi.

priftipirro@hotmail.com